Imzot Rrok Mirdita uron Krishtlindjet: Kush fal armikun, ndez yllin udhërrëfyes/
TIRANË- Imzot Rrok Mirdita, kreu i Kishës Katolike në Shqipëri ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjeve, duke dhënë mesazhin e faljes, bujarisë dhe drejtësisë. “Kush fal armikun, ndez yllin udhërrëfyes, kush ndihmon skamnorin ndez dritën e Hyjit. Kush ndreq padrejtësinë bën të vezullojë, shenja e Mesisë”, thotë Imzot Rrok Mirdita.
“Sonte të Krishterët përkujtojnë lindjen e Jezu Krishtit, birit të Hyjit në Betlehemin e Judesë. Çdo gjest dashurie e miqësie që shfaqet në jetën tonë është vezullimi i dritës që çon drejt Betlehemit. Kush fal armikun, ndez yllin udhërrëfyes, kush ndihmon skamnorin ndez dritën e Hyjit. Kush ndreq padrejtësinë bën të vezullojë, shenja e Mesisë. Festa e Krishtlindjes është festa e gëzimit. Për secilin nga ju, Hyji e ka ndezur një yll, për tju mbushur me gëzim e për tju udhëhequr në takimin me Krishtin. Ai yll ndriçoftë sonte e përgjithmonë jetën tuaj në familjet tuaja. Për shumë vjet Krishtlindjet, të gëzuar e të lumtur vitin e Ri 2015!”, ka uruar kreu i Kishës Katolike të Shqipërisë.(News 24)
Atdhetari says
Mé vjen keqé pôr armiku nuké falet.Kundeshtari falet ,armiku denohet.
dardania says
A duhet me u pendu kush hesht për mëkatet e veta? A duhet me u fal kush që ka ba terror ndaj nji pjese të popullit shqiptar? Kjo më duket shum djallzore, që gjithmon theksohet t’i falim,…. Kë të falim? Autorët e Gjenocidit si mund të falen autorët e Gjenocidit pa kalue në proçesin e Pendimit. Pa pendim nuk ka as besim kristian. Si falet terroristi pa kerkue falje duke ba pendesën. Deri më tash atorët e terrorit nuk kan kerkue pendesë ndaj viktimës që emigroi pas 1991, po vuen dhe ju asht humb e drejta të jetojn në vendlindjen e tyne për shkak se fmijtë e terroristve janë në krye të partive, të qeverisë e kudo.
Imzot Mirdita nuk din shka flet, predikon në favor të kanibalve.