Në mbrëmjen e 16 Nëntorit 2022, nën “breshërinë” e pyetjeve të moderatorit Jake Tapper, të shumë gazetarve, intelektualeve, e përfaqësuesve të fushave të ndryshme, foli për gati dy orë në TV CNN, ish Zëvendës Presidenti i SHBA-së Zoti Mike Pence.
Me një sjellje elegante prej intelektuali e xhentëllmeni të vërtetë amerikan, ndaj të gjithë atyre që e morën fjalën. Me një gjuhë të drejtpërdrejtë e pa asnjë mëdyshje (ekuivoke) por të qartë si kristali. Me qetësi, maturi, fjali të shkurtëra e të mirmenduara, ai ju përgjigj pyetjeve të thjeshta e atyre me shumë “spec”, që të për para dy viteve dhe të situarës aktuale. Disa nga pyetjet ishin edhe rreth librit që kishte publikuar Zoti Pence.
Ai pasi vuri në dukje besimin e tij të palëkundur në vlerat republikane për: fenë, familjen, shtetin,ekonominë, interesin publik dhe përgjegjësinë e shtetarit për mbrojtjen e interesave amerikane në botë, për zhvillimin, progresin e të ardhmen, u ballafaqu me disa sekuenca filmike të 6 Janarit 2021.
Ish Zëvendës Presidenti mendueshëm e prerë tha: ”6 janari është një ditë tragjike për SHBA-në…Ajo është dita më e vështirë në jetën time publike”. Më vjen keq që presidencia në të cilën unë shërbeva (did not end well), nuk u mbyllë mirë.
Pyetjes së Presidentit Trump pas kësaj ngjarje se : ”a u friksove?, unë ju përgjigja tha Pence “ nuk u friksova por jam i inatosur” dhe shtoi: ”Miqësisht i ofrova Presidentit këshillat e mija për kundërshtimin antikushtetues për të bllokuar rezultatet e zgjedhjeve”. Për këtë me pas Presidenti më kritikoi edhe publikisht, por gjërat janë të tilla që “Presidenti zgjodhi të bëhej pjesë e problemit, kurse unë zgjodha të bëhem pjesë e zgjidhjes”.
Pyetjes se thirrjet e Presidentit Trump më 6 janar a e nxitën turmën për rrebelim kundër Godinës së Kongresit, Pence ju përgjigj se thirrje të tilla ka bërë Kryetarja e Kongresit Nensi Pelosi shumë herë. Por pyetja shtrohet se Trump nuk i kërkoi turmës të ndalej? Pence tha ishte vonë. Por në gjykimin tim Presidenti ishte “resentful” e cila në shqip do të përkthehej si: i fyer lënduar, i zemruar, i inatosur.
Por Zoti Trump deklaroi se do të kandidojë për zgjedhjet e vitit 2024, ju si mendoni për këtë kandidim? Pence ekzaktësisht tha:”I think it’s time for new leadership in this country that will bring together around our highest ideals”. Pyetjes se a do të kandidoni ju për zgjedhjet e ardhëshmë presidenciale? Ai e la derën e hapur duke thënë se: ”në tavolinën e fundvitit ku do të jenë prezent, bashkshortja, djali, vajza, dhëndërri ku do ta diskutojmë edhe këtë temë”.
Pyetjes se pse nuk e dhatë dëshminë tuaj në Konges? Pence ju përgjigj:” në Kushtetutë tonë është përcaktuar ndarja e pushteteve, ku Presidenti (edhe Zëvendësi) nuk mund ta thërrasin në raportë Kongresin. Por edhe Kongresi nuk mund ta thërras Presidentin (Zënendësin).
Vec sa më sipër Zoti Pence ju përgjigj edhe shumë pyetjeve që kishin objekt luftën në Ukrahinë, krizën energjitike, inflacionin, të ardhmen globale dhe lidershipin amerikan, mundësitë e bashkepunimit për udhëtimet në hapsirë (orbitën e tokës, Hanë, Mars etj).
E shkruajta këtë shkrim të shkurtër, jo qëllimkeq e si një kundërvënie ish Presidentit Trump, aspak. Por, vetëm për të vënë në dukje disa aftësi e cilësi brilante lidershipi të ish Zëvëndës Presidentit Mike Pence të cilat do të dëshiroja ti shihja tek klasa politike në dyshtetësin shqiptar. Do të dëshiroja të ju a rekomandoja vecanërisht politikanëve të rinj shqiptar se sa i rëndësishëm është artikulimi pa rrotulla i gjërave të rëndësishe në politikë, ekonomi, diplomaci e kudo tjetër.
ASLLAN BUSHATI