Siç edhe e dini këto vende nuk janë gjeografikisht afër por as kulturalisht gjithashtu askund afër.
Po përse ne po i vendosim së bashku e çfarë mendojmë se i bashkon. E kemi thënë edhe herë të tjera se i përmbahemi parimit kristian shprehur nga prifti në predikim “për fajin tim, për fajin tim për më të madhin fajin tim”. Kjo vlen edhe për kombe e popuj ku padyshim nuk bëjnë përjashtim edhe kombet e mësipërme përfshirë edhe Kosovën. Po e fillojmë me Israelin pasi në këtë rrafsh historik dhe atë çfarë duam të trajtojmë fillon me Israelin. I madhi Ben Gurion për kombin e Israelit shpalli krijimin e shtetit të Israelit me 14 Maj 1948 pa marrë dakordësinë e Presidentit Truman megjithëse ju ngarkua komunitetit hebrew në Amerikë për të siguruar njohjen e Amerikës sa më shpejt të jetë e mundur gjë që e arritën. Se cilat janë marrëdhëniet Amerikë – Israel dihen dhe nuk po ndalem. Po vazhdoj me Çeçeninë që me aq shumë gjak e mund e fituan pavarësinë dhe e humbën nga hajnia apo siç i themi sot ne mënyrë të kulturuar nga korrupsioni.
Ukrahina futet në këtë histori nisur nga traktati i garancisë përsa i përket sovranitetit të dhënë në 1994 nga fuqitë e mëdha ku për ironi të fatit të majtët ishin në pushtet në Amerikë në 1994 e 2022 kur u agresua nga Rusia, nënshkruese e këtij traktati. Po Kosova ku qendron përsa i përket historisë së marrëdhënieve ndërkombëtare e organizimit shoqëror referuar sukseseve e dështimeve të kombeve të mësipërme përgjatë pothuaj një shekulli që po kalon.
Kosova si çdo komb tjetër përgjatë konsolidimit të shtetit e sovranitetit të sajë ka arritur sukseset e natyrisht dështimet e sajë. Problemi nuk është të qajmë për gabimet e së shkuarës por të mësojmë nga përvoja e të tjerëve të ngjashëm me ne e historinë tonë që kemi bindjen se kanë arritur tja dalin me sukses me qeverinë Kurti.
Padyshim Kosova nuk ka arritur të shpëtojë plotësisht nga kanceri i shoqërive moderne, korrupsioni përgjatë tridhjetë viteve të fundit por hapat e hedhura këto vitet e fundit në këtë fushë janë sinjifikative.
Ajo çfarë duhet thënë me të madhe është fakti se qeveria Kurti ka arritur ta ndalë theqafjen duke e kthyer vendin në normalitet e dy tre fishuar të ardhurat në buxhet që do të thotë më shumë subvencione respektivisht prodhim vendor e sigurisht punë e mirëqenie. Gjithashtu duhet thënë që toleranca ekstreme e qeverive të mëparshme në Kosovë në fushën e sigurisë e sovranitetit, herë nga padituria dhe herë nga shantazhi e kanë rrezikuar seriozisht integritetin dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës deri në agresion të hapur në vjeshtën e kaluar nga struktura kriminale të dërguara dhe sponsorizuara drejtpërsëdrejti nga Serbia. Qeveria Kurti mund të ketë gabime objektive e subjektive por i duhet njohur merita se ndali me vendosmëri e trimëri ogresionin ushtarak e disentigrimin e Republikës së Kosovës.
Për herë të parë pas luftës e krijimin e Shtetit të Kosovës, institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës kontrollojnë çdo centimetër të territorit të Kosovës të njohur ndërkombëtarisht e si askush tjetër e ka të stampuar hartën në flamurin e shtetit të Kosovës.
Për mua Kosova ja ka dalë të shmangë deri diku gabimet që kanë bërë të tjerët herë në kundërshti me aleatët perëndimorë por me së shumti me mbështetjen e partnerve strategjikë , mbeshtetje që siguron ekzistencën e vetë shtetit të Kosovës.
Forcimi i mbrojtjes së vendit dhe rritja e kapacitetit të strukturave të sigurisë së bashku me efikasitetin e dukshëm të luftës ndaj korrupsionit është rruga e duhur që po ndjek qeveria e Kosovës për konsolidimin e lirisë e pavarësisë së vendit në respekt të plotë të sovranitetit territorial e vendimarrës.
Nëse i shikojmë me vëmendje zhvillimet në Kosovë përgjatë mandatit të qeverisë Kurti ku të tëra perplasjet me Serbinë e faktorin ndërkombëtar apo edhe me miqtë Amerikane kanë ndodhur në kuadër të korigjimit të lëshimeve e gabimeve të mëparshme apo edhe të marrëveshjeve që nuk janë zbatuar kurrë por që kanë ndikuar drejtpërdrejtë në sovranitetin territorial e shtetëror të Republikës së Kosovës.
Me këtë të fundit dua të them se qeveria Kurti ka pasur shumë situata kritike të imponuara që mendoj se i ka përballuar me sukses në funksion të konsolidimit të lirisë e pavarësisë që për mua ja ka dalë me sukses me gjithë koston që i është dashur ta paguajë.
Pavarësisht rezervave të natyrshme që mund të kemi ndaj qeverisë Kurti në shumë fusha gjë që është e drejtë në një sistem demokratik pasi mundësia për më mirë gjithnjë ekziston prapë se prapë përsa i përket veprimeve e parimeve për një qeverisje të pastër e në shërbim të interesave të popullit e atdheut, qeveria Kurti i ka arritur. Gjithsesi certefikimin e të gjitha ketyre që shkruajtëm më lart do ja bëjë populli i Kosovës së bashku me diasporën e tij në zgjedhjet e radhës që po vijnë së shpejti. Populli i Kosovës është aq fisnik dhe ka treguar edhe në të shkuarën se di t’ju japë hakun liderve të tyre dhe kemi bindjen e plotë se dhe këtë herë nuk do gabojë por do votojë në favor të forcimit të identitetit e sovranitetit të Republikës së Kosovës.
Sami Gashi / Ajet Delaj.