
Harry Bajraktari/
Kosova sot humbi një veprimtar të shquar të jetës politike dhe akademike. Unë humba një mik të çmuar.
Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Dr. Alush Gashit, me të cilin pata nderin dhe fatin të punoj për më shumë se tri dekada për çështjen e Kosovës në Washington ![]()
![]()
![]()
Dr. Alush Gashi ishte një nga zërat më të angazhuar në përpjekjet për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ai ishte një ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Presidentit Ibrahim Rugova. Ai udhëtonte krah Presidentit historik në kohët më vendimtare për Kosovën, duke përfaqësuar me dinjitet aspiratën e popullit tonë për liri, paqe, pavarësi dhe demokraci.
Dr. Alush Gashi shërbeu si ministri i parë i Shëndetësisë në Kosovën e pasluftës, deputet i Kuvendit të Kosovës dhe një nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008. Rrugëtimi dhe historia e jetës së tij na bëjnë krenarë.
Ai lë pas vetes një karrierë të pasur akademike, e cila do të shërbejë si udhërrëfyes për brezat e rinj.
Ngushëllimet e mia më të sinqerta bashkëshortes së tij, zonjës Iliriana, djemve Albanit dhe Anilit, vëllezërve Aliut dhe Afrimit, motrës së tij dhe gjithë familjes Gashi, si dhe të gjithë atyre që e njohën dhe patën fatin të punojnë me Dr. Alush Gashin.
Shpirti i tij u prehtë në paqe ![]()
Zoti e bekoftë Kosovën dhe mbarë popullin shqiptar.