Bylis ben surprizen ne Kupen e Shqiperise. Ballshiotet kane fituar sot 1-0 ne fushen e tyre kunder Skenderbeut dhe kane eleminuar kampionet ne fuqi nga ky kompeticion, pasi ndeshja e pare ne Korce ishte mbyllur me rezultatin e barabarte 1-1. Nje fitore e merituar e Bylis qe ka fituar ndaj nje Skenderbeu pa ide qe ka treguar shume pak ne kete takim.
Në prani të një numri të madh tifozësh, ndeshja në Ballsh është luajtur e fortë dhe me sulme e kundërsulme nga të dyja palët. Minuta e 10-të sjell rastin e parë ideal për gol të korcarëve. Orelesi driblon mbrojtjen ballshiote dhe del i vetëm me Frashërin. Ky i fundit i ndërhyn në momentin deciziv, duke ia hequr topin nga këmbët , por i dëmtuar disi. Më pas kemi të bëjmë me një dominim të zotërimit të topit nga mallakastriotët, që përmes pasimesh të shpejta e të qarta dalin shumë kollaj në gjysmëfushën mike. Xhafaj dhe Peter bëhen rrezik serioz për kundërshtarin, sepse janë tepër të shpejtë dhe depërtues të zotë.
Megjithatë, edhe rasti tjetër i volitshëm për gol i takon Skënderbeut. Eshtë minuta e 25-të, kur Fagu lëshon një predhë nga distanca, por Frashëri reagon mrekullisht, duke e devijuar topin në këndore dhe evituar golin në kuadratin e vet.
Gjithcka është e hapur. Zhvillohet një lojë me ritëm të lartë, e bukur, më sulme dhe kundërsulme, por mbrojtjet respektive janë në lartësinë e duhur. Në minutën e 29-të kemi të bëjmë me një kombinim të bukur të dyshes Bola-Peter, me këtë të fundit që zhytet me kokë për të goditur, por paksa jashtë portës së mbrojtur nga Shehi.
Drithërima për portën kuqebardhë ka edhe në minutën e 37-të. Peter, i papërmbajtshëm, kalon bukur dy-tre mbrojtës korcarë dhe del i vetëm përballë portierit Shehi. Godet fort në pozicion ballor, por në duart e “gardianit” kuqebardhë, duke humbur kësisoji një mundësi shumë të mirë për shënim. Kundërpërgjigjen korcarët në minutën e 41-të. Orelesi asiston bukur Fagun, që në pozicion ballor, i gjendur mbi vijën e 16-metrave, godet fluturimthi, por Frashëri pret në dy kohë.
Rastin më të mirë për shënim miqtë e kanë në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, kur Plaku gjendet i vetëm me Frashërin, pas një kundërsulmi të shpejtë të tijve, por godet mbi traun e portës vendëse.
Pjesa e dytë nis edhe më kërkues për skuadrën e Bylisit. Ata janë të vendosur për të shënuar dhe mos e lënë fatin e kualifikimit te barazimi i sfidës së luajtur në Korcë. Në minutën e 53-të fitojnë një goditje dënimi, që ekzekutohet mrekullisht nga fieraku Gërxho. Në një largësi prej rreth 20 metrash ai e “qëndis” topin në trekëndshin e Orges Shehit. 1-0 për Bylisin, tifozëria vendëse është në qiellin e shtatë.
Reagon fuqishëm skuadra e Joës, që derdhet në aksione të njëpasnjëshme sulmuese, duke i detyruar mallakastriotët të rreshtohen me forca të shumta para Frashëit, ndërsa kujtohen të dalin hera-herës në kundërsulme të shpejta. Plaku dhe Nimaga bëhen protagonistë të rasteve të shpërdoruara për juglindorët, ndërsa një korçar, por në radhët e Bylisit, Frashëri, bëhet shpëtimtar i të tijve me pritje të bukura.
Mbetet në fuqi ai eurogol i Julian Gërxhos, që do të thotë finale e Kupës së Shqipërisë. Një arritje historike kjo për mallakastriotët, që tashmë do t’i bëjnë llogaritë edhe për trofeun ku ne finale do te luajne ndaj Lacit. Ne loje eshte dhe nje vend ne Europe.
Nga ana tjeter jane korcaret qe perseri nuk arrijne te ngrejne trofeun e Kupes se Shqiperise edhe pse ne kampionat jane vetem nje hap larg titullit te trete rresht. Skenderbeu eshte skuadra qe ka arritur me shume here finalen, pa e fituar ate asnjehere. Plot kater here ata kane qene ne finale, por trofeu u mongon. Nuk ka mjaftuar as premio e majme e presidences kuqeblu per ti motivuar ata, dhe tani duhet te presin shansin e rradhes ne sezonin e ardhshem.
Laci ka arritur nje fitore historike sot duke mundur 2-1 Kukesin ne ndeshjen e
kthimit te gjysmefinaleve te Kupes se Shqiperise. Nje fitore qe e kalon ekipin
bardhezi per here te pare ne finalen e ketij kompeticioni dhe i jep shansin per
te fituar per here te pare Kupes e Shqiperise, njekohesisht dhe trofeun e pare
madhor ne historine e vet. Laci e nis vrullshëm lojën, në sulm, duke
ngulmuar ta gjejë sa më shpejt golin. Kuksianët shfaqen tepër të kujdesshëm në
prapavijë, ndërsa mundohen të dalin me pak pasime në kundërsulm, me destinacion
të përhershëm të topit te “pyka”, Popovic. Sidoqoftë, vihet re një luftë e fortë
sportive në mesfushë, ku lojtarët bëjnë të vuajnë njëri-tjetrin dhe të mbeten në
kufijtë e pasimeve të gabuara. Zefi për vendësit ndëshkohet shumë shpejt
me karton të verdhë, që në minutën e 4-t, pas një ndërhyrjeje që rrezaton
ngarkesën dhe karikimin maksimal të të dyja palëve për të fituar dhe shkuar në
finalen e Kupës. Tensioni duket po aq i lartë edhe në kontestimet karshi
kryesorit Pashaj, pas cdo vërshëllime të tij. Janë kurbinasit, ata që i
afrohen shumë pranë golit në minutën e 7-të, pas një goditjeje dënimi nga e
djathta e sulmit të vet. Topi harkohet në zonë nga Shazivari dhe aty godet një
tjetër lojtar i Lacit, por mbrojtësit miq evitojnë rrezikun. Dy minuta më pas,
pas një këmbëngulje të gjatë nga e djathta, vendësit ekzekutojnë një këndore.
Buljan ngrihet mbi të tërë, godet me kokë dhe për pak nuk shënon. Kemi të bëjmë
me minuta të tëra kur presingu i madh i bardhezinjve e detyron kundërshtarin t’i
përveshë mirë mëngët dhe të mbyllet në gjysmëfushën e vet. Kjo gjë
përshkon cerekorëshin e ndeshjes, derisa verilindorët nisin të zgjohen pak e nga
pak dhe ta hedhin vështrimin drejt portës së Bakajt. Përmes organizimit të
lojës, që mundohen të bëjnë Musolli dhe Allmuca në mesfushë, debutuesit në
Superiore tentojnë të gjejnë kokën e Popovicit. Serbi, falë shtatlartësisë së
tij, sjell pështjellim te prapavija e skuadrës së Nicës, duke e bërë thuajse të
pamundur markimin e tij nga Emiljano Cela. Rasti i parë për t’u shënuar i
Kukësit vjen në minutën e 17-të: pas goditjes së dënimit, të fituar dhe
ekzekutuar nga Allmuca, Popovic gjendet në pozicion ideal konkludimi, por del
huq me kokë, pasi i ishte vjedhur prapavijës vendëse. Miqtë e spostojnë manovrën
e tyre ofensive më së shumti në të majtë, duke shfrytëzuar daljet e Allmucës e
të Prognit, që krosojnë në zonën e vogël të portës kurbinase, por në finalizim
nuk kanë shënjestrën e duhur. Gabon disa herë shtatlarti serb, ashtu sikurse
konsumon të njëjtën gjë edhe Ylli Hoxha në minutën e 25-të, kur topi devijohet
në këndore nga mbrojtësi Emiljano Cela. Evidente minuta e 33-të, kur
Vucaj ekzekuton nga e djathta një goditje dënimi, ngrihet me kokë dhe godet
bukur Cela, por Halilaj grushton në trekëndëshin e portës së tij, në mënyrë të
mrekullueshme. Topi del jashtë dhe ka këndore nga krahu tjetër. Së andejmi topi
vjen në gjysmëlartësi në zonën e mbrojtjes kuksiane, ku me shumë zgjuarsi
ndërhyn me kokë Nimani, shënon dhe….feston si Vucinic i Juventusit, duke hequr
të mbathurat e uniformës së tij. Stadiumi në delir.
Pjesa e parë mbyllet
me këtë rezultat, 1-0 për Lacin, duke ia lënë vendin pjesës së dytë, kur
vendësit duhet të mendojnë më tepër të mos pësojnë, ndërsa kuksianët të
kundërtën. Biskup ia lë vendin Alikajt me nisjen e 45 minutave të dyta. Cungu
mundohet t’i japë më tepër fantazi lojës së të tijve, që ka caluar në ndërtim
dhe organizim. Edhe Nica reagon me zëvendësim, paksa më vonë, duke nxjerrë
Shazivarin për Sefgjinin. Tashmë trajnerit të kurbinasve i duhet të përforcojë
disi repartin difensiv, duke parë se kuksianët i kanë shtuar forcat në drejtim
të portës së Bakajt, pasi nuk kanë cfarë të humbasin. Në minutën e 66-të
miqtë fitojnë një goditje dënimi mbi zonën e 16-metrave të Lacit, pasi ndaj
Popovicit ndërhyhet në mënyrë të gabuar, sipas kryesorit Pashaj. Godet Prgoni
dhe topi përplaset në kmurin mbrojtës, por nuk largohet së andejmi, shkon te
Peqini, që e përcjell në rrjetën e Bakajt dhe rezultati barazohet por tani eshte
Kukesi me nje kembe ne finale. Një minutë më pas kurbinasit humbasin në
mënyrë të pabesueshme shansin për të kaluar sërish në epërsi, kur gjendet vetëm
me Halilajn, por gabojnë fatalisht. Nica shton edhe një forcë ofensive, Bllokun,
në kërim të rikthimit të të tijve në fitore, cka i del për mirë. Pasi miqtë kanë
humbur mundësinë për t’i dyfishuar shifrat me anë të Prognit, pas një daljeje të
shpejtë, vjen minuta e 78-të, kur një mbrojtës, i ardhur në ndihmë të sulmit,
Emiljano Cela, godet fuqishëm dhe shënon golin e epërsisë. Shokohen
verilindorët, që kishin filluar të mendonin kualifikimin për më tej, dukshëm të
tërhequr në gjysmëfushën e tyre dhe duke vonuar disi lojën. Manuka është
përforcimi i radhës për miqtë, në tentativë për të dalë me kualifikim nga fusha
e Lacit, por bardhezinjtë mbahen fort deri në vërshëllimën e fundit të Bardhyl
Pashajt, duke shkuar në finale të kupës për herë të parë në historinë e tyre si
klub. Do te jete Bylis mes tyre dhe trofeut ne finale.