
Më 24 dhe 25 korrik, Kuvendi i Republikës së Kosovës hap dyert për bashkatdhetarët/
PRISHTINË, 23 Korrik 2019-Gazeta DIELLI/ Të mërkurën dhe të enjten, përkatësisht më 24 dhe 25 korrik 2019, Kuvendi i Republikës së Kosovës organizon aktivitetin tradicional, “Bashkatdhetarët në Kuvend” dhe hap dyert për të gjithë bashkatdhetarët.
Të gjithë bashkatdhetarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë Kuvendin e Kosovës dhe të takohen me deputetë, janë të mirëpritur dhe ftohen t’i bashkëngjiten këtij aktiviteti, thekson njoftimi dërguar Gazetës DIELLI.