Nga Mujo Buçpapa/
Në këto ditë të nxehta vere, Shtëpia Botuese Nacional i dhuroi lexuesit botimin më të ri të romancieres Vilhleme Vrana Haxhiraj “Mjeshtre e Madhe e Penës”, romanin “Loja e mëkatit”.
Romani që në kopertinë të intrigon me titullin “Loja e mëkatit”, si dhe me ilustrimin e tij. Dy duar drejt qiellit që luten dhe duket sikur i kërkojnë universit dritën hyjnore, atë dritë që shpirtrat e munduar e të zhgënjyer tashmë e kanë humbur. Ndaj prej tyre rrezatohet një energji shpirtërore apo trupore e molepsur, e cila kërkon të gjejë strehë në atë kozmike. Ndoshta vetëm aty nuk arrin padrejtësia shoqërore që e çon të dobtin drejt drejt mëkatit…apo të aftin të virtytshmin e bën fajtor pa qenë i tillë… Autorja Haxhiraj sot po i dhuron lexuesit romanin “Loja e Mëkatit”, një libër me shumë drama, ku lufta mes së mirës dhe së keqes, mes dritës dhe errësirës, mes reales dhe ireales është e pranishme në faqet e librit. Kush ka fatin ta lexojë do të shohë të vërtetën, realitetin e hidhur, ferrin dhe parajsën që jetojmë brenda dhe jashtë kufijve. Në fund të librit lexuei i dëshpëruar i drejtohet ndërgjegjes: a ekziston drejtësia vallë?”
Për të parë dritën e botimit ky libër me vlera, është dashur punë, mund, djersë si dhe puna e një ekipi të tërë , për t[ cilët autorja shprehet:
Nderim dhe mirënjohje
I nderuar lexues!
Këtë roman ua kushtoj dy fëmijëve të mi të mrekullueshëm, me bashkëshortët dhe
fëmijët e tyre, për të cilët , unë dhe im shoq jemi krenarë dhe mirënjohës si asnjë prind tjetër!
Ndërgjegja e pastër është jastëk i një gjumi të qetë. Në një vetëdije të hapur mendimet kristalizohen dhe marrin jetë.
Mendimet e lira ngelen pa vlerë, mbeten shterpë dhe shndërrohen në asgjë nëse nuk shprehen, pasi nuk i shërbejnë askujt.
Që këto mendime të marrin krahë e të transmetohen sa më të përsosura tek lexuesi, duhej ndihma e dy miqve të mi Dr. Fatmir Terziu që është redaktor e analist i disa titujve të krijimtarisë sime, si dhe z:Vladimir Muça shkrimtar, studiues dhe kritik, të cilëve iu shpreh nderimin dhe mirënjohjen time të thellë për punën e tyre profesionale, si dhe për vlerësimin!
Shpreh falenderimet e mia për disenjatorin Jorgo Saqellari!
Mirënjohje për punën e Europrint , të znj. Blerina Ndreu si dhe Shtëpinë Botuese Nacional!
Mirënjohje të veçantë për lexuesit e mi të panumërt që për mua janë kritika më e spikatur!
Me konsideratë! Autorja
Në kopertinën pas japin mendimet e tyre dy kritikë: Dr.Fatmir Terziu dhe Vladimir Muça
*“ …“Loja e Mëkatit” i Mjeshtres së Madhe Vranari, një roman modern me stilin e Xhejms Xhois, nis me një narrativ linear, të tendosur, me një stigmë që kapërcen det, tokë, dritë, ajër, bunker dhe izolim, madje shterpëzon konceptin njeri në itinerarin jetë-vdekje, liri-bunkerizim…, duke sfumuar në këtë gjysëmterr fate njerëzish, madje edhe të një foshnjeje të braktisur që bëhet më pas ulërimë e kontekstit. Narrativi i strukturuar bukur e thjesht, në një formë sa të kapshme e po aq të pastër dhe të pasur në gjuhë e lexim…, pasi plagët që shëron Vranari, kanë qenë, janë dhe do të mbeten debat i kudogjendshëm. Vranari, vazhdon të provojë me punë dhe me talent se është femra shkrimtare më prodhimtare, cilësore dhe më e ndjeshme e problematikave shqiptare në dekadat e fundit…”
Dr.FatmirTerziu- Londër
kritik, studiues, poet,shkrimtar, kineast, botues dhe publicist i shquar.
** Me romanin” Loja e mëkatit” të shkrimtares Vilhelme Haxhiraj, jam“ngopur”me një sëri refleksionesh të cilat më trazojnë shijet estetike, si në një bahçe ku kultivohet me nikoqirllëk një prozë e vërtetë moderne… Gjatë leximit, burgo-vilat marrin përmasat e“Kështjellës” Kafkiane, por me një ndryshim esencial, se aty gjallon një jetë me lakuriqsinë e saj të pështirë, e cila mbytet në një apokalips shoqëror. Kjo përngjan me atë shkallën e fundit të Ferrit Dantesk, ku Ugolinë surealë shqyejnë mëndjet dhe shpirtërat njerëzor. Autorja me mjeshtërinë e penës i kapërcen kufijët e sureales, duke milituar në një kohë substanciale të re, në gjurmët e lëna nga mjeshtërit e mëdhenj Aragon, Brekart, Borges, Eko, duke stiluar me një koncept të ri në natyralitetin bio-shqiptar një dramacitet linear. Gjithçka zhvillohet si në një teatër të stilit tragjik Shekspirian, me çështjet e diskutueshme që mbartin e mbarështrojnë një produkt letrar sa moderrn aq dhe autokton. Nga një ngarkesë e tillë estetike, mëkati në romanin “Loja Mëkatit” ka marrë përmasat e universialitetit nga pena mjeshtërore e Vilhelmes si: mëkat moral, shoqëror, ekonomik, ndërshtetëror e institutcional.
Vladimir Muça- shkrimtar-studiues-kritik
Në çdo libër autorja permes një poezie domethënëse duket se bën sentencën e përmbajtjes. Për këtë ka zgjedhur poezinë me titull “Sa do të doja” (Fituese e çmimit internacioanl (Itali-2012)
Sa do të doja
Do të doja një botë
në paqe dhe harmoni.
Pa mllefe,
pa hakmarrje,
pa urrejtje,
pa cinizëm,
pa luftra dhe robëri
Dëshiroja …
që botën
ta kisha në dorë,
t’ia shtrydhja
gjithë ligësitë
që shpirtrat helmojnë,
të shpëtoja jetët
që ajo shkatërron!
Do të pëlqeja…
një botë plot mirësi,
që të mbjellë
mirëkuptim,
tolerancë,
begati,
vëllazërim
dhe dashuri!
Doja të shihja
një botë
pa mashtrim,
pa tragjedi dhe mjerim,
ku njerëzimi
të mos njohë intriga,
as vuajtje,
as zhgënjim.
Doja të shihja
një botë të mbarë.
Pa dhunë,
pa krime,
pa prostitucion
dhe trafik.
Tej e ndanë globit
të mos enden më jetimë.
E dua botën pa tradhti,
e dua…
të jetë e bukur dhe e dëlirë
Vivra
Albert Habazaj says
Shkrimtarja fisnike Vilhelme Vrana Haxhiraj gjithmonë ka qenë pranë lexuesve, sepse ajo ka shkruar për ta përmirësuar jetën dhe botën e tyre, ndërsa ata kanë marrë energji pozitive nga princesha e Kaninës, që na zbukuron krijimin dhe qytetarinë.