Pak orë më parë kampionia shqiptare e atletikës Luisa Gega u shpall Kampione e Europës, duke fituar medaljen e artë. Gega ka fituar një sërë medaljesh, përfshirë lojërat mesdhetare, garat ballkanike, nënkampione e Europës etj. Por medalja e sotme arrin kulmin në karrierën e saj duke bërë kështu krenar çdo shqiptar. Luiza Gega e Shqipërisë, vendosi edhe një rekord kampionatin kombetar me 9 minuta 11.31 sekonda. Luiza Gega sot shkruajti emrin e saj në historinë e sportit shqiptar dhe në Kampionatin Europian ku mori medaljen e artë në garën e 3 mijë metrave me pengesa.