Nusret PLLANA/
Me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës nga barbaria serbe dhe, në shenjë të 25 vjetorit të përfundimit të transmetimit të programeve të Radios “Kosova e Lirë”( 4 janar 1999 – 21 qershor 1999), në majen e malit Pallanik të fshatit Berishë të Drenicës heroike, zbuluam OBELISKUN e bunkerit të R.”Kosova e Lirë”, vlerë e përjetshme luftës së lavdishme të UÇK-së, dhe shenjë e kujtesës historike, e cila nuk do të shuhet kurr më, anipse ishte lënë në harresë nga Institucionet tona për 25 vite rresht.
Faleminderit shumë Agjencionit për mbrojtjen e monumenteve kulturore të Republikës së Kosovës(sponsor gjeneral) dhe Komunës së Malishevës, që na ndihmuan shumë për ta finalizuar këtë projekt të rëndësisë së veçantë historike e kombëtare, pa i harruar t’i falënderohemi Kompanisë “SMAKAJ” dhe Kompanisë “ARDI”, për punët e kryera me shumë përgjegjësi e profesionalizëm.
Faleminderit shumë dhe donatorëve të shumtë privat, emrat e të cilëve do ti publikojmë shumë shpejt, duke i veçuar kurbetçarin nga Zvicrra, Prof.mr.sc.Xhavit Lipaj dhe z. Mentor Pllana të Kompanisë “ InstaBuilt”pa të cilët, as që ka qenë e mundur të kryhen punët e vrazhda në terren, përkatësisht zgjërimi dhe shtruarja e rrugës prej më tepër se dy kilometra në zhavor.
Një falënderim i veçantë i takon gazetarit shembullor të Tëvë1, z. Fidan Zejnullahu, i cili është i pari që përmes një storje në lajmet qendrore të T7, e pat shpreh shqetësimin e tij për gjendjen katastrofale të bunkerit( deri në rrënim të plotë), për tu bërë lajm shumë viral, që pastaj filloi e mbara për meremetimin e tij dhe ngritjen e OBELISKUT, në një lartësi gati 17 metra.
Faleminderit të gjithë juve vëllezër e motra, që morët pjesë më 21 qershor 2024, në ora 13:00, në manifestimin tonë të përbashkët në majen e lartë të Pallanikut, edhe përkundër temperaturave të larta ekstreme.
Faleminderit shumë Kryesuesit të Kuvendit Komunal të Malishevës, z. Argjend Thaqi, Kryetarit të Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj e Gjeneral Avdyl Mushkolajt me bashkëluftëtarët e tyre, të cilët na nderuan me prezencën e tyre, siç edhe deputeti Nait Hasani e z. Fatmir Shurdha dhe shumë familjarëve të dëshmorëve e martirëve të kombit, që na e madhështuan atë manifestim të bukur me prezencën e tyre.
Faleminderit këngëtarit Florim Berisha me shokët, që e promovuan për herë të parë një këngë folklorike kushtuar dëshmorëve të UÇK-së, të kësaj rrafshnalte, që ranë heroikisht në mbrojtje të pozicioneve luftarake, për të mos vdekur kurrë. Faleminderit shumë dhe moderatores së shkëlqyeshme, znj. Gloriosa Dobra, për udhëheqjen brilante të këtij manifestimi të mrekullueshëm me karakter kombëtar e historik! Faleminderit Gramos Salihu, për xhirimet me kamerë dhe fotot profesionale!