Pergatiti: Albano Kolonjari
Lionel Messi është një nga katër lojtarët e Paris Saint-Germain (PSG) që ka rezultuar pozitiv me Covid-19, tha klubi në një deklaratë të dielën. Tre lojtarët e tjerë janë Juan Bernat, Sergio Rico dhe Nathan Bitumazala.Të gjithë lojtarët janë “në izolim dhe po i nënshtrohen protokollit të duhur shëndetësor”, tha zevendesi i klubit francez.PSG do të përballet me Vannes në raundin e 32-të të Kupës së Francës të hënën.Franca regjistroi 232,200 raste të reja me Covid-19 të premten, numri më i lartë ditor i regjistruar në të gjithë Evropën që nga fillimi i pandemisë, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë e vendit. Që kur iu bashkua PSG-së nga Barcelona në gusht, Messi ka shënuar vetëm një gol të Ligës, megjithëse ai ka shënuar pesë në pesë ndeshje të Ligës së Kampionëve.Në nëntor, Messi fitoi titullin e shtatë të Topit të Artë.Ishte një fitore rekord për Messin, i cili tani ka dy tituj më shumë se rivali i tij i përhershëm, Cristiano Ronaldo.Megjithëse mund të konsiderohet relativisht një vit i dobët në nivel klubesh për Messin, 34-vjeçari argjentinas luajti një rol jetik në ndihmën e Argjentinës për të fituar titullin e Copa América në fillim të këtij viti.Ai gjithashtu përfundoi si golashënuesi më i mirë i ligës spanjolle dhe shënoi dy gola kur Barça fitoi Kupën e Mbretit.Messi më parë ka fituar Topin e Artë në 2009, 2010, 2011, 2012, 2015, 2019 dhe 2021.