Në Varshavë të Polonisë, me rastin e 6-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, u mbajt një akademi solemne, e cila u organizua nga Shoqata Poloni -Kosovë. Në këtë ceremoni morën pjesë ministri i Diasporës, z. Ibrahim Makolli, anëtarë të shoqatës Poloni – Kosovë, si dhe mërgimtarë që jetojnë dhe punojnë në Poloni.
Kryetari i shoqatës, z. Haxhi Dulla, e falënderoi ministrin Makolli për pjesëmarrje në shënimin e 6-vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Kryetari i shoqatës tha se bashkërisht të punojnë për ndërtimin e urave të miqësisë mes Polonisë dhe Kosovës.
Në fjalën e tij, ministri Makolli i përmendi të arriturat e Kosovës, bashkëpunimin e institucioneve të Kosovës me mërgatën, si dhe zgjerimin e këtij bashkëpunimi në të ardhmen me mërgatën në Poloni.
Ministrit Makolli e vizitoj mërgatën shqiptare në Poloni me qëllim të përgatitjeve për hapjen e shkollës shqipe për nxënësit shqiptarë.
Shoqata Poloni-Kosovë tubon rreth vetes studentë shqiptarë, familje shqiptare me prejardhje nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës.