TONY NDOJ PRENDUSHI, MISIONAR PAQEJE, NGA SANTA ROSA-KALIFORNIA, NE NJU JORK , DREJT VATIKANIT/
… Tony Ndoj prendushi pasi vizitoi VATRENme 28 Gusht, i shoqëruar nga dr. Skënder Murtezani, kryetar i degës së Vatrës në Queens-anëtar i Kryesisë së Vatrës, dhe nag Editori i Diellit, Dalip Greca, vendosi tufa me lule tek varri i Mithat Frashërit, dhe Prof. Zef Palit e nacionalisëtve të tjerë që pushojnë në varrezat Ferncliff, Westchester, Nju Jork./
* Turp për Demokracinë e shartuar shqiptare që për 25 vjet nuk kthen në Atdhe eshtrat e Apostullit të Shqiptarzmit, Mithat Frashëri…/
Tony Ndoj Prendushi, autor i librit “Paqe dhe Dashuni”, perkthyer edhe në gjuhën angleze”Peace and Love”-(Memoirs of a son Albania, dedicated to dhe beatification of Mother Teresa and to Ambasador of Peace, Robert H. Frowick) sot, e Mërkurë 31 Gusht niset drejt Vatikanit,ku Nëna Terezë do të shënjtërohet. Numri i shqiptarëve që udhëtojnë drejt Vatikanit është i madh. Krahas besimtarëve që janë të organizuar sipas Famullive në Nju Jork e Michigan, udhëton edhe një grup i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane nën udhëheqjen e Joe DioGuardit. Ndërsa Tony Ndoj Prendushi udhëton më vete, ndërkohë që e presin miqtë e tij në Vatikan.
….Tony Ndoj Prendushi nuk është i panjohur as për shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës, as për shqiptarët e Amerikës dhe të Italisë. Ai është një Misionar Paqeje, jo me fjalë. Veprat i ka të mëdha. Ishte ndër të parët që shkoi në Shqipëri pas rrëzimit të komunizmit. Krijoi një grup miqësh amerikanë me influencë dhe u kërkoi që të kontribuonin për rimëkëmbjen e Shqipërisë dhe kalimin në demokarci të saj. Ia arriti që me Kongresmenin Don Klausen, Imzot Mark Hurley, Dr. Bill Sulivan, dhe ai,Tony Ndoj Prendushi me familjen e vet, të udhëtonin drejt Shqipërisë dhe prekën realitetin mjeran. Kjo ishte vizita e parë e Toni Ndoj Prendushit me bashkëshorten Angjelinë, që prej vitit 1950 kur e patën lënë Shqipërinë. Vizituan spitale, azile pleqësh,shtëpinë e Misionares Nënë Tereza, dhe morën takime me qytetarët në Tiranë, Durrës, Shkodër, veçanërisht me ish të përndjekurit politik, por dhe shtresat e tjera të qytetarëve.
Tony e ka ndihmuar Shqipërinë me të gjitha mundësitë, ka dërgua ndihma mjeksore dhe ushqimore, ka ndihmuar për specializimin e mjekëve shqiptarë në Santa Rosa, duke i ushqyer ata në restorantin e tij, ak ndihmuar në kurimin e të sëmurëve etj.
Tony Ndoj Prendushi e pat njohur nga afër Nënë Terezën, e kishte takuar, kishte pasur letërkëmbim të rregullt me të, dhe e kishte suportuar Misionin e saj.Kështu që ai shkon me një barrë kujtimesh në ditën e shenjtë të shqiptarëve në Vatikan.
Të Hënë me 28 Gusht Tony Ndoj Prendushi vizitoi selinë e Vatrës, ku u prit nga dr. Skënder Murtezani, kryetar i degës së Vatrës në Queens-anëtar i Kryesisë së Vatrës, dhe nga Editori i Diellit, Dalip Greca.
Ai tha se ndjehej i gëzuar që vizitonte selinë e Vatrës, federatës famëmadhe të Shqipatrëve të Amerikës,themeluar nga korifejtë Fan S. Noli e Faik Konica me bashkëpunëtorë, Vatrës që ka bërë aq shumë për kombin.
Veprimtari i palodhur i çështjes shqiptare kërkoi që të vizitonte Mithat Frashërin , Zef Palin dhe nacionalistët e tjerë, që prehen në Nju Jork.
Tek varri i Mithat Frashërit, dishepulli i tij, që nuk ishet ndarë nag Partia që krijoi Apostulli i Shqiptarizmës, Tony Ndoj Prendushi, ka vepruar aktivisht, duke qenë edhe kryetar për shtetin ku jetonte, por në vitin ’90, ai njoftoi Partinë se që nga ai moment do t’i përkushtohej bamirësisë dhe nuk kishte kohë të merrej me veprimtari politike. Duke vënë lulet mbi pllakën e mermertë, ai u përlot dhe së bashku me dr. Murtezaninin folën gjatë për kontributin e Mithat Frashërit për çështjen kombëtare. dr. Murtezani e informoi për veprimtaritë që ka organizuar ai dhe dega e Vatrës që drejton për figurën e Mithat Frashërit.
Është turp, që shteti shqiptar, edhe pse kanë kaluar 25 vjet nga rënia e komunizmit, nuk ia ka kthyer eshtrat e kolosit të madh, antikomunistit Mithat Frashëri.
Dr. Skënder Murtezani tha se ishte gati të nxirrte lejet nga shteti amerikan, të bënte gati të gjithë dokumentacionin, por do të duhej paralelisht me këtë që shteti shqiptar të marrë përsipër obligimet e veta, dhe eshtrat të kthehen në Atdhe, ashtu siç i ka hije Mithat Frashërit.
Më pas u kalua në parcelën ku prehen shumë nga nacionalistët. Një tufë lule Tony i kishte sjellë edhe për prof. Zef Pali, ish drejtori dhe profesori i tij. Duke pastruar me duar barin që kishte mbuluar pllakën e varrit, përmes emocioneev, ai na tregon rrethat e vrasjes me kasident, duket e porositur nga Shërbimet sekrete shqipatre ose Jugosllave. Profesor Zef Pali po kthehej nga Radio Vatikani, ku përgatiste emisione, kur e goditën me një makinë, që pasi e përplasi në tokë për vdekej, u zhduk me shpejtësi. Tony Ndoj Prendushi ishte në komisionin e shqiptarëve që e morën trupin nga Roma dhe e sollën në këtë varrezë të Nju Jorkut, ku prehet Apostulli i Shqiptarizmës Mithat Frashëri, por edhe të tjerë nxënës të devotshëm të Mithat Frashërit: Luan Gashi, Dr. Ali Koprencka,Ruzhdi Daca, Talat Karagjozi e të tjerë. Ata janë varrosur në rresht njëjri pas tjetrit, pa ua ndërpreë rreshtin!
Një tufë lule mbi varrin e prof. Zef Pali duket se ia shkarkojnë emocionet atdhetarit misionar.
Më pas vizita në Kishën Katolike “Zoja e Shkodërës” dhe takimi me famullitarin don Pjetër Popaj do të mbyllte veprimtarinë e asaj dite të nxehtë gushti.Edhe pse 86 vjeçar Tony nuk jep shenja lodhjeje. Ai sot ka qetësuar shpirtin dhe u bën thirrje shqiptarëe të Amerikës të mso i harrojnë ata që punuan për Shqipërinë tonë të dashur. I mbeti peng qe nuk mundëm t’ia gjeme varrin e luftëtarit antikomunsit Kol Çuni…
Të Martën me 29 Gusht Tony Ndoj Prendushi erdhi sërish në Vatër dhe u prit nga anëtari i këshillit të Vatrës Zef Balaj dhe editori i Diellit Dalip Greca.
Ai dhuroi për Bibliotekën e Vatrës dy libra të tij në shqip dhe anglisht. Nëse ka të interesuar për lexuesit ne kemi në Vatër rreth 20 libra të autorit, që mund t’ua dërgojmë në adresat tuaja. Çmimi për një libër është $15.00, ndërsa postimi $3.61
Në fund të këtyre radhëve i urojmë rrugëtim të mbarë drejt Romës, Misionarit të Paqes, Tony Ndoj Prendushi.