Shkruan: Dr. Zekri PALUSHI-Australi/ *
Më parë se të komentoj pak për Sanksionimin Amerikan ndaj Prof. Dr. Berishës, -po flas shumë pak për ish-presidentin Donald Trump, -që Partia Demokratike Amerikane (e Majtë), iu vërsul pa mëshirë, për 4 vjet, pa ju nda asnjë minut, për ta dëbuar, nga Shtëpia e Bardhë. -Pse? Sepse që në fillim, ata vunë re se presidenti Trup, qe NDRYSHE nga Elita, dhe nuk ju bindëte asaj. -Ai ishte një patriot i devotshëm, që kishte në shpirt Amerikën, dhe popullin Amerikan,-punonte pa u lodhur, për përmirësimin e jetës së popullit të tij, -urrente socializmin, dhe donte të mbronte me ç’do kusht vlerat e civilizimit perëndimor. Për kto vlera, Ai u ba presidenti ma i dashtun, dhe popullor, në historinë e Amerikës. Prandaj, -si asnjë herë më parë, -forcat e Majta në Amerikë, nën udhëheqjen e Demokratëve, mobilizuan forcat ma të errta aleate, brenda dhe jashte vendit, per t’luftue kundra presidentit te tyre,- Donald Trump, -që n’realitet, ishte zgjedhur në mënyrë demokratike, me votën e lirë të shumicës së popullit!
Nuk po ndalem në urrejtjen pathologjike, fabrikimet, dhe fantazitë e të Majtëve, -që sic thoshte Pjetër Arbnori, “ato janë specialista, jo socialista”,veç po citoj, çfarë Trump përsëriti disa herë, gjatë asaj periudhe: “In reality, they’re not after me, they’re after you, I’m just in the way”, -këtë thënie, unë po e pershtatas në Shqip, Në realitet, ato s’janë duke më ndjekur mue, ato janë duke ju ndjekur juve, unë veçse ju kam dalë në rrugë.
A nuk ngjanë historia e Trump, pak-a-shumë me atë të Sali Berishës? -që pas 8 vitesh, -në qetësinë, dhe ngrohtësinë e Tij familjare, -papritmas, -fill pas “fitores” së PS, dhe Edi Ramës, -administrata e Biden, e shpallë ‘persona non-grada’, -që do të thotë se Berishës i ndalohet hyrja në Amerikë, -punë e madhe, -po kush ka sot qejf e vullnet, që t’vizitojë Amerikën e Biden, -një herë rregullatori i Demokracisë Botrore, -e sot, “Cerdhe Grenzash” komuniste,-ku edhe ish-presidenti i USA,-Donald Trump, me 75 milion votues, -në vendlindjen e tyre, -për Partinë Demokratike, dhe Administratën e Bajden, -janë “persona non-grata”.
Ç’do minut që kalon, nga dita e zgjedhjet presidenciale të 2020, -po bahet ma e lehtë për të kuptuar se ç’far, në të vërtetë ndodhi me ato “zgjedhje”,cuditërisht, përgjigjen ma të mirë, e të sakt, e jep -Molly Ball, me artikullin e saj me titull “How close we came”, të botuar në Shkurt 2021, nga Time Magazine.Ajo, si një nga protagonistet,- me një krenari të dukshme, sqaron hollsisht, pa frikë, apo pendim, të gjitha llojet e manipulimeve, mashtrimeve, fallsifikimeve,….., të ndërmarra, me qëllimin e vetëm, -ZHDUKJEN e Trump.
Nuk ashtë qëllimi im ktu për të analizue këtë artikull, (që shpresoj se mediat Shqiptare, tashmë e kanë komentuar), -por, unë po analizoj vetëm në një rrjesht, që thotë: Aty qe një grusht shteti, por “ajo ishte e gjitha për t’mirën tuaj”. Me këtë, ato duan të thonë se: “ne bamë një grusht shteti dhe ju duhet ta pranoni atë”. Sot-e-asaj-dite, -mbi 25.000 ushtarë të përzgjedhur të Gardës Nacionale Amerikane, ruajnë pa pushim Godinën e Kongresit, – (CAPITOL Building)! Pse bahet kjo, dhe nga kush kanë frikë demokratët?
Fatkeqësisht Amerika,-vendi i Shtatores së Lirisë, -bastion i lirisë, dhe demokracisë, -shpresa e njerëzimit botnor, ka ra plotësisht në duart e komunistve. Fitorja e Biden, ka qenë një katalizator i Lëvizjes Socialiste Botnore, dhe një shpresë e madhe për arritjen e qëllimit të tyre përfundimtar: “The Great Reset,” (Re-Fillim i Madh), në lidhje me këtë, -një nga liderët e Forumit Ekonomik të Botës,- WEF (World Economic Forum), -Ida Auken, një politikane Daneze, ish-ministre e Ambjentit, në vitin 2016, publikon artikullin “Welcome to 2030”, -në essence të të cilit thuhet: Miresevini në vitin 2030, kur s’do të kemi asnjë pasuri, s’do të kemi privacy, por jetën do ta bajmë ma mirë se kurrë…”!!!
Cuditërisht, -në kto kohë, kaq të vështirë për botën në tërsi, dhe Amerikën në veçanti, -administrata e Biden, gjene kohë të mjaftueshme për tu marrë me “korrupsionin” imagjinar të Sali Berishës, -një “korrupsion” krejt i pa-ransishëm, -dhe pa asnjë peshë në krizën aktuale, -kur USA, po ecën drejt vet-shkatrrimit. Bile në këtë situatë të jashtzakonshme, -unë do të thosha se, as korrupsioni i vërtetë i familjes së Biden s’do të kishte asnjë randsi.
Megjithatë, -formulimi i tekstit të sanksionimit Amerikan ndaj Berishës, duhet të provokojë të gjithë popullin Shqiptar, -pa dallime politike, e fetare, për një reagim tepër serioz. Ai tekst, i shkruar me një stil mafioz/Big Brother,- godet randë, dhe ofendon ç’do Shqiptar të ndershëm, e patriot, në trojet Shqiptare, apo diasporë.
Në koment dhe përgjigje të ktij teksti, detyrohem të flas pak për familjen e Biden.
Joe Biden, -e mbane vehten si “njeri i shtresës së mesme,” -por aktualisht, ai asht një multi-milioner. Ka fillue karrjeren politike si senator i Partisë Demokratike, nga viti 1973 deri në vitin 2009, me një rrogë vjetore nga 42.500 deri në 174.000 dollar në vit, dhe nga viti 2009-2017, si zëvends-president, ai u pagua afërsisht 230.000 dollar në vit. Pra si u ba ai një multi-milioner?
Nga ana tjetër, si mund ta justifikojë Partia Demokratike, seleksionimin e tij për president, kur ato, kanë ditë fort mirë gjendjen e tij mendore dhe fizike, -si mund ta justifikojnë ato që sot, president i USA, dhe Botës së Lirë, asht një person që s’orjentohet aspak në kohë e hapsirë, s’din se po kandidonte për senator apo për president, -gjatë fushatës elektorale presidenciale, u vunë re mungesat e tij në fushata, dhe mediat, -por edhe kur shkonte, në t’shumtën e ditëve, i mbyllte kto fushatat nga dreka,-te gjithë i mbajmë mend mitingjet e tij, pa prezencë njerëzish, mbajmë mend fushatat e tij, pa tifoza/ndjekës, mbajmë mend konferencat e shtypit pa gazetar, apo me gazetarë që s’banin pyetje. Një herë, ai e quajti vehten “Gaffe-machine” (makinë gafash). Kto ditë në një konferencë shtypi, ai nuk mbajti mend as emrin e Secretarit të Shtetit për Mbrojtjen,- Lloyd Austin. Po kështu, një ditë tha një gja, krejt të pa-besueshme, se: ‘kushdo që merr me pak se 400.000 dollar, nuk do t’paguaj as një cent (penny) në taksa”. S’po zgjatem me gafat e tij t’pa fundme, që turpërojnë atë, familjen e tij, Partine Demokratike, dhe të gjithe popullin e Amerikës, dhe krenarine e tyre të dikurshme, -por po flas pak për djalin e tij, -Hunter Biden, epiqendra e korrupsionit familjar, që ndodhet nën investigime të Departamentit të Drejtësisë.
Ne vitin 2013, Hunter Biden, së bashku me baben e tij, Joe Biden, (atëherë ish- zevends president),-udhtëuan për një vizitë zyrtare, në Beijing të Kinës, me aeroplanin Air Force Two, -atje Hunter Biden u takua me bankierin Jonathan Li. Ndërkohë që Hunter e paraqiti këtë takim, si “takim për një kafe”, – vetëm 12 ditë pas ktij takimi, autoritet Kineze, aprovuan Fondin e Ekuitetit Privat, Partneret BHR (Bohai Harvest RST)-Shangai, ku Jonathan Li ishte Shef Ekzekutiv, ndërsa Hunter Biden ishte një nga drejtorët e ktij Bordi,-me 10% pjesë. Gjatë 6 vjetve të shkuara, kjo kompani ka pas rreth 2.5 miliard fitime. (Mësohet se në Prill të 2020, Hunter ka dhanë dorëheqjen nga ky bord?). Një biznesmen tjetër Kinez, i ka “dhuruar” një diamant, me vlerë 80.000 dollar, -(sipas pohimit të ish-gruas së tij).
Nga viti 2014 deri në pranverën e vitit 2019, -Hunter Biden, qëndroj në Bordin e Kompanisë ma të madhe të Gazit në Ukrahinë, Burisma, -edhe pse në t’vërtetë s’pati asnjë kualifikim t’përshtatshëm, apo dijeni rreth prodhimit, transportit, shperndarjes, operimeve financiale të komplikuara të Gazit Natyral, – ai mori rreth 850,000 dollar nga kjo kompani, dhe t’mos harrojmë se gjatë asaj kohe, Joe Bide mbulonte Marrdhënjet USA-Ukrahinë!
Gjithashtu, James Biden, vëllai i Joe Biden, ashte nën investigime, të FBI, rreth biznesit Americore, që merret me drejtimin e spitaleve rurale.
Në këtë kontekst, -s’mund të la pa përmendun pak, edhe George Soros. -Ai, gjatë 3 muajve të fushatës së zgjedhjes presidenciale, dha 28.3 milon dollar, në favor te Joe Biden, -po kështu, Soros nuk u kursye për të dhanë miliona dollar, gjatë muajve Janar-Shkurt tek Super PACs (Political Action Commity), në ndihmë të Joe Biden, dhe kanditatëve demokratik për në Senat, -përfshi edhe 5 milion për Pro-Biden Priorities USA, dhe 7 milion per magjorancen e senatit (sigurisht,të Partia Demokratike).
Kto janë pra, pak fakte që tregojnë për korrupsionin e Familjes Biden, dhe influencën absolute të Soros, mbi presidentin, dhe Shtëpinë e bardhë. -Po kshtu, tashma nuk asht secret, dhe dihet nga të gjithë se Soros-i, asht edhe udhëheqsi shpirtror i Partisë Socialiste Shqiptare,- në kodin gjenetik të së cilës qëndrojnë krimet, korrupsioni, droga, prostitucioni, urrejtja për atdheun dhe dinjitetin njerëzore, urrejtja ndaj patriotizmit, historisë, kulturës dhe traditive origjinale kombëtare, -vlera që ma së miri mëshirohen në personin e Sali Berishës,-një njeri karizmatik, me intelekt të jashtzakonshëm, kurajo e mendime të qartë, të mbështetura në një arsyetim të thellë e llogjik. Ai zotron një personalitet të veçantë, dhe ka një karakter të fortë, e tepër krenar, që si shet me ia dhanë të gjithë botën. Këtë e dinë shumë mirë, të gjith njerëzit e ndershëm, që s’janë të prekur nga sëmundja auto-imune socialiste,-qofshin kto edhe socialist, që vazhdojnë ta duan Shqipërinë.
Figura e Sali Berishës, dinjiteti, patriotizmi, dhe vlerat e tij njerëzore, nuk mund të humbin, minimizohen, apo poshtrohen nga asnjë lloj manipulimi, sado i sofistikum që të jetë,-e në këtë rast, duhet t’ju japim “kredit” socialistve (anti)Shqiptar, për imagjinatën e tyre, dhe aftësitë e jasht-zakonshme që kanë, për krijimin e situateve në disfavor të Shqiptarve, -pa harruar në këtë rast, edhe ndihmën e babait të tyre shpirtror, -Soros, që për mendjen e tij, tepër djallezore, “meriton” çmimin Nobel.
E kam njoft Sali Berishën prej vitesh, -dukshëm, (edhe pse ishte një antar partie i asaj kohe, – i pranum jo për bindjet e tij politike, por për aftësitë e tij të jashtzakonshme profesionale), -e urrente komunizmin. Rreth ksaj, me kujtohen shumë raste, -kur jo rrallë, në bisedat tona te shpeshta, Ai artikulonte në mënyrë tepër intelektuale, paknaqësitë e tij, ndaj atij sistemi,-aq sa një herë, kur me një ftyrë të buzeqeshur, po fliste në lidhje me vdekjen e diktatorit, i thashë: “a mos je duke më provokue, e don me m’shti në burg?” -asht fjala për vitet 80-90).
Kshtu pra, nuk që aspak surprizë për mue, -kur ai, u vu plotësisht në dispozicion te Lëvizjes Demokratike Shqiptare, -duke sakrifikuar kështu shumë gjana, -ndër to, profesionin, dhe jetën e Tij familjare që e kishte aq të mirë, të qetë dhe harmonike.
Që në ditët e para te ksaj Levizje, -kur gjanat hala ishin ne mjegull, dhe rreziku ishte teper i madh, – Ai “korruptoj” shume shoke e miq,- perfshi edhe mua, ne Levizjen Demokratike, dhe me nje vullnet te jashtzakonshem, e trimeri, punoj me mish-e-me-shpirt, per çlirimin e Shqiptareve nga skllaveria komuniste. Kto vlera, PATRIOTIZMI, trimeria, ndershmeria, dhe qendrim i tij teper kurajoz, e dallojne Sali Berishen, dhe perkrahesit e tij te shumte, nga socialistet dhe perkrahesit e tyre te papergjegjshem.
Vlerat e Sali Berishes, dhe urrejtja e Tij, ndaj socializmit, njifen fort mire edhe nga Administrata e Biden, -dhe bash per kto vlera, shqetesohet, – jo aq shume administrata e Biden, se sa vete Soros, -i cili don qe me ç’do kusht, ti jape fuqi te pa-kufishme PS, dhe Edi Rames, (qe nga ana mentale, s’ndryshon shume me Biden), ne favor te agjendes se tij, qe tashma t’gjith Shqiptaret e dine. -Kjo pra, asht e vetmja arsyja, qe zyrtaret e Joe Biden-Soros, e shpallin Udheheqesin Shpirteror te Kombit Shqiptar, -Sali Berishen,- ‘persona non-grata’.
Pra jemi ne kohen qe George Orwell e pat parashikue heret, –Ne kohen e Mashtrimit Universal, tregimi i se VERTETES do te bahet nje Akt Rrevolucionar, (“In time of universal deceit, telling the Truth will become a Revolucionary act”), -dhe kshtu u ba. Pra, kjo duhet te ALARMOJE ne shkallen ma te larte, te gjithe ato, qe hala perdorin qelizat trunore.
Po e mbylli kete shkrim me nje pyetje per te gjith ato qe kan lexue njoftimin e Sekretarit te Shtetit Amerikan,-Antony Blinken: “The sanction of Albania’s former leader for “significant corruption” is being cast as part of a drive by the new U.S administration to fight corruption and promote democracy worldwide…,” -pra, ne lidhje me kto fjale akuzuese, a nuk tingllon teper aktuale thanja e Joseph Goebbles: “Akuzo anen tjeter, per çfar ju jeni fajtor,” (“Accuse the other side of that which you are guity”).
*Opinionet qe shprehen ne kete artikull jane te autorit dhe jo te redaksise te gazettes”Dielli”. E publikojme per hir te respektimit te mendimit te lire. Dr. Zekri Palushi me banim ne Australi eshte bashkepunetor i Gazetes Dielli per rubriken shendetsore.