Vatrani Thoma Nassi, krijues i Bandës zyrtare të Shtetit Shqiptar prej Bandës së Vatrës, që shkoi në Shqipëri më 1920.
NGA DALIP GRECA/
Në një mesazh që mora këto ditë nga kompozitori dhe etnomuzikologuinjohur Vasil LTole, u informova se me 11 prill 2013, në sallën e aktiviteteve të Qendrës së Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes(QKMBM) në Tiranë, institucion në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, do të organizohen veprimtari kushtuar Bandës muzikore të Vatrës. Veprimtaria do të jetë komplekse; do të ketë një Ekspozitë fotografike kushtuar Bandës Vatra, si themel i Bandës së Shtetit Shqiptar,një tablo për aktivitetin e bandave të tjera muzikore në Shqipëri, ekspozitë me fotografi që përfshijnë shek. XIX deri në ditët e sotme.
Po ashtu do të organizohet edhe një Akademi Përkujtimore kushtuar krijuesit të bandës, kompozitorit Thoma Nassi dhe rolit të bandës në zhvillimet muzikore dhe politike në Shqipërinë e viteve 1920- 1930, ku do të referojnë studiues të njohur të kësaj fushe Eftim Dodona, Frederik Stamati, Koço Gjipali dhe Vasil S. Tole.
Me këtë rast iështë propozuar Ministrit të
Mbrojtjes z. Arben Imami, që të dekorojë me “Medaljen e shërbimeve të veçanta” banden muzikore shqiptaro-amerikane
“VATRA” dhe themeluesin e saj Thoma NASSI per rolin e tyre të
jashtezakonshëm në Luftën e Vlorës-1920 dhe në krijimin më pas të Bandës
zyrtare të shtetit shqiptar, sot Orkestra Frymore Kombëtare e Forcave të
Armatosura.
Në mjediset e jashtme të QKMBM-së (ish-Shtëpia Qendrore e Ushtrisë), në përfundim
të aktivitetit parashikohet organizimi i një koncerti festiv nga Orkestra
Frymore Kombetare e Forcave te Armatosura-OKFKA. Federata Vatra do të japë
kontributin e saj me materiale fotografike dhe arkivore në këtë veprimtari.
SI LINDI BANDA E VATRËS
… Është rasti që të ndjekim gjurmët e Bandës së Vatrës nga Worcester-i, Massachusetts në Shqipëri.
Banda muzikore me emrin”Vatra” kishte për themeluesThoma Nassi.Ajo lindi në Worcester, Massachusetts, më 11 dhjetor 1917. Kjo e dhënë vjen nga themeluesi i saj Profesor Nassi, ndërsa në një shkrim të botuar në gazetën Dielli në prill 2012, me bashkautorë Frederik Stamati dhe Ariola Prifti, jepet data 17 dhjetor 1916, ndërkohë që po aty konfirmohet se në vulën mbi instrument është stampuar data 11 dhe jo 17.Logjikisht mbetet dat 11 dhjetor si ditëlindje e kësaj bande. Në kujtimet që ka lënë pas Thoma Nassi e përshkruan bandën Vatra si një krijesë që e kërkoi koha.Ajo përbëhej nga emigrantë të zakonshëm që nuk kishin as përvojë dhe as dije muzikore. Natyrisht që kishte edhe njerëz të dijshëm në të, sic ishte dhe kompozitori i Hymnit të Vatrës, Ajdin Asllani, i diplomuar në Bukuresht. Por pjesa më e madhe ishin punëtorë që punonin tërë ditën në fabrika, por me vullnet dhe dëshirë arritën që brenda një viti të mësonin dhe të përballonin me sukses koncerte të shumta në Boston, Worcester, New Bedford, Massachusetts, në Camp Devens, në Portland, Biddeford, në Maine, dhe në qytete dhe qyteza të tjera, koncerte të cilët u dhanë për llogari të Kryqit të Kuq Amerikan dhe organizatave të tjera të bamirësisë.Ndërkohë ekzistonte në SHBA dhe një bandë tjetër muzikore e djemëve shqiptar të Amerikës, në Jamestown në New York, e cila drejtohej nga korçari tjetër, Thoma Vishnja.Kjo quhej banda “Sofia” për nder të Mbretëreshës Sofia, e shoqja e Princ Wiedit dhe ishte krijuar që më 1915.
Në pranverën e vitit 1920 ishte hedhur idea e dërgimit të njëgrupimi të konsiderueshëm emigrantësh në Shqipëri për të ndihmuar çështjen kombëtare.Prej kohësh nën drejtim e Aqif Përmetit kishin nisur përgatitjet për stërvitjen e trupave vullnetare dhe rreth 120 ushtarë ishin të gatshëm për t’u nisur drejt Shqipërisë.Bashkë me ta ishte hedhur ideja qëtënisej edhe banda muzikore e Vatrës, si dhe disa atdhetarë të dijshëm, që me kontributin e tyre do t’i ndihnin çështjes kombëtare.
Problemi qëndronte se kush do ta drejtonte bandën muzikore të Vatrës? Thoma Nassi ishte i vetmi që kishte përvojën e duhur dhe njohuri profesionale.Ai asokohe sapo qe liruar nga ushtria amerikane, ku kishte shërbyer si drejtues i një orkestre.Nassi e kishte një arsye njerëzore që të hezitonte për t’u nisur, pas lirimit nga shërbimi ushtarak ishte martuar. Në shënimet e lëna në formë kujtimesh ai e pohon se “nusja e re ishte një arsye hezitimi”, por për shkak se banda nuk mund të shkonte pa drejtuesin e saj dhe se ai ishte i vetmi që mund ta kryente atë detyrë,i dha fund mëdyshjes dhe u nis së bashku me grupin muzikor.
Udhëtimi u realizua me një anije italiane, por italianët u nxorën shumë pengesa gjatë kalimit në Itali, siç u nxorën edhe në Shqipëri, ku ishpallën ”persona non grata”. Pas një qëndrimi të shkurtër në Brindizi, anija u lejua që të nisej drejt portit të Durrësit. Populli i priti me brohoritje në port, edhe pse italianët që atë kohë mbanin të pushtuar Durrësin, e shtuan përshëprimën dyshuese për misionin e tyre. Duke qenë se përveç Durrësit, italianët mbanin të pushtuar edhe Vlorën, Tepelenën, Sarandën e Gjirokastrën, i shihnin dhe i trajtonin si persona të dyshmtë bijtë e shqiptarëve të Amerikës. Pas një qëndrimi disaditorë në Durrës u nisën me kamionë drejt Tiranës, ku populli, qeveria e përkohshme dhe klerikët i pritën me brohoritje, lule dhe bujari. Qeveria e kishte kuptuar vlerën e një turneu të bandës së Vatrës për të rritur moralin e popullatës dhe për ta bërë atë më koshiente për çështjen kombëtare, që ishte e kërcënuar.
KONCERTE NGA SHKODRA NË GJIROKASTËR, ELBASAN, DELVINE DHE NE DRASHOVICE,KU ISHTE NDEZUR LUFTA E VLORES
Pas qëndrimit në Tiranë, banda e Vatrës u ftua që të jepte koncerte në qytetet e mëdha të Shqipërisë. Këshilli i Regjencës, që drejtonte vendin, në të cilin bënte pjesë edhe Sotir Peci, e kishte kuptuar fare mirë dobinë e koncerteve të bandës së Vatrës, prandaj kërkoi që koncertet të shtriheshin në të gjithë Shqipërinë. Vetë Sotir Peci e njihte mirë zjarrin e atdhetarisë të shqiptarëve të Amerikës, sepse ai kishte kontributin e vet, krahas Petro Nini Luarasit, Fan Nolit, Faik Konicës dhe patriotëve të tjerë. Gazeta “Kombi” që pat botuar Peci në Amerikë kishte pjesën e saj në rritjen e ndjenjës kombëtare tek shqiptarët e Amerikës.
Pas Durrësit dhe Tiranës, banda e Vatrës u ftua që të jepte koncerte në qytetin e lashtë me plot kulturë e tradita muzikore, Shkodër. Pritja e shkodranëve ishte e mrekullueshme.Bashkë me bandën këndonte dhe populli.Pas Shkodrës, banda u zhvendos në qytetin e Elbasanit.Edhe aty u dhanë koncerte që u mirëpritën nga elbasansit, të shquar për tradita muzikore dhe arsimore, me të parën shkollë Normale.
Edhe pse italianët i paraljmëruan që të mos udhëtonin drejt jugut, banda e Vatrës, nuk u ndal.Ajo shkoi në Delvinë dhe në Sarandë, ku dha koncerte të suksesshme dhe e bëri popullin për vete. Gjirokastra u bë vendqëndrimi i djemëve muzikantë nga Amerika. Edhe pse aty ishte vendosur komanda italiane që i ndiqte me rreptësi lëvizjet e bandës, koncertet nuk u ndërprenë.Problem mbetej Tepelena.Garnizoni Italian ishte vendosur në kalanë e lashtë të Ali Pashës.Djemtë e ardhur nga Amerika e morën në sy rrezikun dhe u bënë gati të niseshin drejt Tepelenës.Bashkë me ta ishin dhe vullnetarët, bijtë e vatranëve. Forcave u prinin dhe dy gjeneralë shqiptar tëish ushtrisë turke. Ndërkohë i gjithë populli ishte ngritur në këmbë për të nxjerrë italianët jashtë kufijëve.Prania e bandës së Vatrës dhe e djemëve vullnetarë të veshur me uniformat karakteristike të përgatitura në Amerikë, shërbeu si një shembull frymëzimi për të mbushur radhët e ushtrisë popullore në Luftën e Vlorës.
BANDA E VATRES DHE DELEGACIONI I LIDHJES SE KOMBEVE NË KORÇË
Dukej se italianët që nuk donin të lëshonin Vlorën dhe rrethinat, Tepelenën dhe Sarandën, ia kishin shkelë syrin grekëve për trazira dhe pretendime në Korçë, Bilisht, Ersekë dhe Përmet.
Në këto rrethana Qeveria i propozoi bandës së Vatrës dhe ushtarëve vullnetarë shqiptaro-amerikanë një zhvendosje në Ersekë, Përmet dhe Korçë, ku konflikti ishte i ndezur.Si në Përmet ashtu edhe në Ersekë shqiptaro-amerikanët u pritën me brohoritje dhe thirrje gëzimi.Hyrja në Korçë ishte e jashtzakonshme. Ja se si e përshkruan këtë moment Thoma Nassi: Banda ” Vatra” ka luajtur triumfalisht dhe me krenari në Korçë, e rrethuar nga të dyja anët nga korçarët, të cilët na mbuluan me një shi lulesh, me thirrje gëzimi dhe lot. Korça ishte duke u përgatitur për t’u bërë ballë grekëve të cilët ishin të mobilizuar në pikat kufitare në afërsi të Bilishtit.Presidenti i grupit tonë, Kosta Pano, kaloi shumë netë pa gjumë në biseda me oficerët shqiptarë dhe mbrojtësit në kufi, në pritje të një konflikti të pashmangshëm.”
Është koha kur Lidhja e Kombeve, duke kërkuar për të shmangur gjakderdhjen, dërgoi një delegacion në Korçë nën udhëheqjen e profesorit Sederholm.Delegacionit i ishte dhënë autoriteti për të zgjidhur mosmarrëveshjet ndërmjet Shqipërisë, Italisë, Greqisë dhe, mbi linjat kufitare të përhershme. Grekët pretendonin në mënyrëabsurde se Bilishti, Korça, Erseka e Përmeti ishin populluar nga grekë.
Delegacioni i Lidhjes së Kombeve ishte i impresionuar pozitivisht nga prania e Bandës së Vatrës dhe vullnetarët e ardhur nga Amerika. Ata u bënë pjesmarrës të koncerteve. Banda filloi të lunate nga dy koncerte nëjavë në qiell të hapur në Kopështin e Themistokli Germenjit. Programet e koncerteve përbëheshin nga pjesë të muzikës klasike,nga një uverturë, një pjesë simfonike, zgjedhje operistike (zakonisht Wagner),si dhe pjesë nga Shtraus, dhe këngë shqiptare, ku shoqëronte dhe komuniteti i pranishëm.Korçarët, të veshur me rrobat më të mira që kishin, merrnin pjesë familjarisht në këto koncerte dhe duartrokisnin me zjarr e brohoritje.Dashuria e njerëzve për muzikën ishte fenomenale, ndërkohë ndjenja kombëtare kishte pjesën e vet në ato koncerte.
Në kujtimet e veta Prof. Thoma Nassi shkruan se nuk iu shua nga kujtesa nata e Krishtlindjeve në Korçë. Iu desh që tëpërgatitej , të përkthente në gjuhën shqipe tekste të këngëve dhe t’ua mësonte 60 pjestarëve të korit, të cilët i përvetësuan tekstet dhe muzikën në një kohë rekord, ndërkohë që banda lunate pjesë orkestrale. Kjo ishte shfaqja e parë e një oratoriumi në Shqipëri.Pjesmarrja ishte e jashtzakonshme.Gjithandej brohoritje dhe kërkesa për të përsëritur çdo numër të programit.
Gjatë kësaj periudhe, delegacioni i Lidhjes së Kombeve ishte pranë bandës dhe mori pjesë në koncerte, sidomos Profesor Sederholm, i cili ishte një admirues i zjarrtë Wagner. Ai dhe maestro i bandës së Vatrës, Nassi, u bënë miq, sa profesori shkonte edhe në shtëpinë e Nassit dhe i gëzohej traditës dhe kuzhinës tradicionale shqiptare, si dhe librave të pakta që kishte sjellë nga Amerika.
Në bisedat që bënte me Profesor Sederholm, Nassi ka guxuar dhe i ka kërkuar atij t’i thoshte diçka për të ardhmen e qyetit të lindjes, Korçës. Në intimitet, Profesor Sederholm e paralajmëroi Nassin, që të ishte i kujdeshëm, që të mos e dëmtonte çështjen kombëtare, por i shfaqi mendimin e tij se Kombi shqiptar, që kishte nxjerrë luftëtarë trima, që kishte nxjerrë pjestarët e kësaj bande të mrekullueshme, që kishin aq dashuri për muzikën, që kishte nxjerrë ata djem vullnetarë që kishin lënë Amerikën për të ndihmuar Atdheun, e meritonte lirinë.
Thoma Nassi shkruan në kujtimet e tij se ishte i sigurtë se rekomandimet e Profesor Sederholm, kishin luajtur rolin e tyre përcaktuese për lirinë e Korçës me rrethinat.
Banda e Vatrës, jo vetëm që i dha gjallëri jetës kulturore në Korçë, por ajo nxiti dhe krijimin e grupeve dhe bandave të tjera muzikore. Kështu u krijua “Banda e Korçes” nga studentët e rinj, dhe në një periudhë të shkurtër kohe, filloi të japë koncerte. Nisi organizimi i festivalit të Muzikës.U vu në skenë Opera e parë shkurtuar,”Il Trovatore” etj. Në këtë ambjent të etur për kulturë Thoma Nassi kompozoi shumë këngë, tekstet e të cilave u shkruan nga shqiptarë të njohur të kohës, si Kristo Floqi, Remzi Ojteze, Ali Asllani, dhe të tjerë. Këto këngë të reja u përhapën me shpejtësi rrufeje në të gjithë Shqipërinë.
NGA KORÇA NË DRASHOVICË, KU ISHTE NDEZUR LUFTA E VLORËS
Kur vera kishte nisë të nxehte dhe banda e Vatrës ishte bërë si e shtëpisënë Korçë, vjen një thirrje nga Vlora, ku bëhej luftë. Ishte qershor 1920.Përmes një telefonate u kërkohej zhvendosja në Vlorë për të dhënë koncerte me qëllim që t’u ngrihej morali forcave që luftonin furishëm në Tepelenë, Drashovicë dhe kodrat përreth qytetit të Vlorës.
Kjo luftë e pashembullt, ku luftonte një popull i vogël dhe i paarmatosur me një fuqi të madhe kishte marrë përmasat e një betejë epike dhe kishte tërhequr vëmendjen e të gjithë botës. Ndër korrespondentët e huaj që mbulonin luftën, shquhej Edsel Mowrer, që shkruante për Chicago Daily News dhe Washington Post. Dukej se të gjithë korrespondentët ishin në anën e shqiptarëve ,trimëria e të cilëve përshkruhej me nota epizmi.Luftëtarët shqiptarë kishin tërhequr vëmendjen kur me brucat e tyre të leshta hidheshin mbi barrikadat me tela me gjemba, duke iterrorizuar italianët. Të gjitha këto tërhoqën vëmendjen e djemëve shqiptaro-amerikan që u bënë dëshmitarë dhe luftëtarë të një lufte epike.
Nasi na përcjell informacionin se Banda e Vatrës ishte e vendosur në Drashovicë dhe ishte e mbështetur nga Kryqi i Kuq Amerikan nën drejtimin e Charles Hollingshead, i cili më vonë organizoi Shkollën Teknike në Tiranë. Banda shkonte dhe jepte koncerte në front. Kishte raste, ku jepeshin dhe dy ose më shumë koncerte në ditë. Pjestarët e bandës gjatë kësaj kohe ndihmuan edhe në Spitalin e Kryqit të Kuq, duke u kujdesur për të plagosurit e tëdy palëve, shqiptarë dhe italianë.
Në shënimet e Thoma Nassit vijnë edhe të dhëna për luftën, si psh fakti që nëfshatin Vajzë të Vlorës luftëtarët shqiptarë kishin kapur robër 400 italianë.Problem mbetej ushqimi i tyre dhe transportimi për në Vlorë. Po ashtu Nassi kujton:” Kam bërë disa udhëtime në Vlorë me z Hollingshead dhe vura re demoralizim të plotë të ushtrisë italiane nga njëra anë, dhe luksin në të cilin jetonte Komandanti i Përgjithshëm, Gjeneral Piacentini, në një nga pallatet në Vlorë.”Komandanti i Përgjithshëm na ftoi të ulemi në tryezë me të, dhe ne e bëmë këtë. Natyrisht,unë isha i maskuar si një nga pjestarët e personelit tëKryqit Kuq Amerikan. Sikur Komandanti i Përgjithshëm t’mëkishte njohur se unë isha një shqiptar “spiun”, fati im do të kishte qenë i dyshimtë!”
Nassi kujton se ato kohë një poezi e bukur i rrëmbeu zemrat e shqiptarëve, ajo ishte poezia” “Vlora, Vlora, bjeri më të lumtë dora.”, të cilën gabimisht ai ia atribuon si autor Bajrma Currit, por në fakt ishte poeti i njohur vlonjat Ali Asllani.Teksti e impresionoi Thoma Nassin, i cili vendosi që t’i kompozonte muzikën dhe kënga u bëshpejt shumë popullore dhe u përhap në të gjithë Shqipërinë.
Sipas Dorothy Thompson, në një prej transmetimeve tëradios së saj, “Shqiptarët kishin kënduar ‘Vlora, Vlora’, ndërsa ishin duke sulmuar italianët.” Ditën e përfundimit të luftës, ku italianët u tërhoqën në ishullin e Sazanit, Banda e Vatrës ishte në krye të marshuesëve fitimtarë, duke kënduar”Vlora, Vlora…!”.Populli i priti më brohoritje e thirrje gëzimi.Të vegjlit shquheshin duke kënduar bashkë me bandën.
Pas përfundimit të Luftës së Vlorës, banda u kthye sërish në Korçë, ku dha një kontribut të jashtzakoshëm në gjallërimin e jetës kulturore dhe artistike.Vetë Thoma Nassi, i cili u vendos në Tiranë, inspiroi zhvillimin muzikor të vendit.Përmes Ministrisë së Arsimit ai organizoi mësimin e muzikës nëtë gjitha shkollat e vendit. Po ashtu stimuloi artistët e rinj, që vinin nga Shkodra apo Korça si: Kristaq Kono, Juri Trebicka, Luigj Filai, Kristaq Antoniu etj. Ai bashkëpunoi me Fan S Nolin dhe me Ahmet Zogun. Për të dy flet plot simpati për njohuritë dhe shijet muzikore”. Këngët e Nassit u bënë shumë të njohura në Shqipëri si: “Kenga e Mullirit”, “Kenga e Bariut” dhe “Kater Valle” etj.
***
Pas gjashtë vitesh kontribut të jashtzakonshmë, në mesin e vitit 1926 Thoma Nassi vendosi që ta linte Shqipërinë dhe së bashku me bashkëshorten dhe tre fëmijët që duheshin shkolluar u kthye në Amerikë.Ndërkohë Banda e Vatrës e kishte kryer shërbimin e saj dhe ishte kthyer në Bandë e Shtetit Shqiptar. Pat disa konflikte mes Vatrës dhe Shtetit shqiptar, konflikt që u debatua edhe ne Parlament, që ishin të natyrës financiare, kush do t’i paguante pjestarët e bandës, që patën lënë Amerikën për të t’i shbyer shtetit shqiptar. Gjithësesi banda i shërbeu Republikë si bandë e saj deri në vitin 1934, kohë kur u ngrit banda e re me përzgjedhje profesioniste me një konkurs ndërkombëtar.
Po kush ishin anëtarët e Bandës së Vatrës? Duke qenë se nuk e disponojmë listën e plotë të anëtarëve, nuk është as në rekordet e arkivit, po përdorim një listë të anëtarëve të Bandës gjatë fushatës për shpëtimin e Shqipërisë, organizuar nga VATRA, për të rikthyer pavarësinë e humbur të shtetit shqiptar. Tek lista e kontributorëve gjenden edhe listat e dhuruesë të Bandës së Vatrës, pa pretenduar se kjo ëhtë lista e plotë.
Kontributi i bandes “Vatra” me 3 Qershor 1917, ne Fushaten “Per Shpetimin e Shqiperise”: BANDA “VATRA” , WORCESTER, MASS.
Profesori Thoma Nasi $ 10
Kosta Pano $ 15
Vangjel Sotir $ 25
Zissi Morçka $ 10
Loni Treska $ 10
Kristaq Koço $ 10
Koli Morçka $ 10
Sotir Tërpatsi $ 10
Zissi Stavre $ 10
Petraq Th. Peci $ 10
Vasil Kristo $ 10
Petro Ndina $ 5
Petro Themistokli $ 5
Sami Isuf $ 10
Rauf Grapshi $ 15
Dhimitri Kristo $ 5
Kosta Shoqo $ 5
Lambi M. Qirjako $ 10
Stavre Z. Boboshtica $ 10
Kristaq Vasil $ 10
Lazo Shagla $ 10
Bajram Konispoli $ 10