Presidentja me rastin e 7-vjetorit të pavarësisë së Kosoves, dekoron 41 personalitete/
PRISHTINË,17 Shkurt /Shteti i Kosovës është realitet i pakthyeshëm, tha te marten ne mbremje Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga, e cila së bashku me Kryeministrin Isa Mustafa organizuan pritje për trupin diplomatik dhe përfaqësuesit e institucioneve të Republikës së Kosovës.
“Në këtë përvjetor të shtatë, e kam vetëm një mesazh: Kosovën e bëmë në kuptimin e plotë të fjalës. Republika e Kosovës është realitet i pamohueshëm dhe i pakthyeshëm”, theksoi Jahjaga.
Me këtë rast, vijoi Presidentja e Kosovës, dua të falënderoj në veçanti Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përkrahjen e pakursyer në shtetndërtimin tonë. “Ju kemi miq të përjetshëm”, u shpreh ajo. Njëkohësisht, tha Presidentja Jahjaga, falënderoj shtetet e Bashkimit Evropian, aleatët tanë që besuan në vendosmërinë tonë për ta ndërtuar Kosovën e pavarur, si dhe në përkushtimin tonë për integrimin në strukturat evropiane dhe euroatlantike.
“Sonte dua të falënderoj edhe diasporën tonë, ata qindra mijëra qytetarë të Kosovës që jetojnë me shumë mall për këtë vend dhe kurrë nuk kanë reshtur së punuari për te. Ju kemi në zemër”, tha mes tjerash Jahjaga në pritjen që vazhdon sonte me nje koncert festiv të Filarmonisë së Kosovës.
Jahajaga me rastin e 7-vjetorit të pavarësisë, dekoron 41 personalitete
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, me rastin e 7-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, ka dekoruar një numër personalitetesh, që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën në periudha të ndryshme dhe në fusha të ndryshme.
Presidentja Jahjaga nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook bën me dije se “Në bazë të nenit 84 pika 28 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, të Ligjit Nr. 04/L-070 për Dhënien e Dekoratave nga Presidenti i Republikës së Kosovës, si dhe në bazë të neneve 3 dhe 4 të Rregullores mbi Llojet e Dekoratave që i jep Presidenti i Republikës së Kosovës dhe Procedurat për Dhënien e tyre, Presidentja e Republikës së Kosovës mori vendimin që të dekorojë këto personalitete”.
Të dekoruarit me Urdhrin “Hero i Kosovës”; u jepet personave që kanë bërë vepra sakrifice dhe trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Me “Urdhri i Lirisë” u jepet 16 personave për kontributin e tyre të lartë për liri të Kosovës. Me Urdhri Luftëtar i Lirisë “Adem Jashari” u jepet 12 personave për trimëri në luftën për liri.
Me Medalja Humanitare “Nëna Terezë” u jepet 2 personave që kontribuojnë në çështjet humanitare. Me Medalja Presidenciale e Meritave u jepet 11 personave që me punën e tyre kanë kontribuar në fusha të veçanta si arsim, shkencë, kulturë, rini, sport, siguri, shërbim civil.
agimi says
Po Z. presidente, po ju besojm cka thoni.
Dua tju pyes, si shpjegohet largimi, ikja masive e popullates se kosoves?
Varferija,korupsioni, padrejtesi? Tani nuk jeni ma nen
serbin, pse njerzit nuk jane te kenaqur sot me qeverin
kosovare? mos valle qeveritaret e sotem ne kosove mendojn vetem per vehte?