

Sokol Paja/
Dr. med. dent. Rezart Qorri, Kirurg Oral në spitalin rajonal “Heinrich Braun”, reparti i kirurgjisë Orale dhe Maxillofaciale Zëickau, Saksonia, Gjermani dhe Dr. med. dent. Nertsa Çunoti Stomatologe dhe specializante në Ortodonci pjesë e poliklinikës së ortodoncisë në klinikën universitare të Leipzig-ut dhe klinikën private ortodontike “Kieferorthopädische Fachpraxis Dr. med.dent. A. Steiniger” përbëjnë një sukses të veçantë dhe model të shkëlqyer të përfaqësimit të mjekëve shqiptarë në Gjermani. Përveç misionit si profesionistë të dedikuar në Kirurgji dhe Stomatologji, çifti i bashkëshortëve mjekë Rezarti e Nertsa i janë dedikuar kërkimit shkencor në fushat përkatëse duke mbrojtur gradën shkencore Doktor me rezultate maksimale, duke bërë krenar çdo shqiptar për këtë arritje. Dr. med. dent. Rezart Qorri specialist në Kirurgji e Implantologji dhe Dr. med. dent. Nertsa Çunoti specializante në Ortodonci, japin një kontribut të çmuar në Shoqatën e Mjekëve Shqiptarë në Gjermani ku Dr. Rezarti është edhe drejtues i grupit të stomatologëvë. Pas një pune kërkimore shkencore që zgjati 3 vjet në fakultetin e mjeksisë TU Dresden “Carl Gustav Carus” në bashkëpunim dhe me institutin e mjeksisë psikosociale dhe insitutin neuroshkencor zhvillimor të dy mjekët stomatologë paraqitën para komisionit rezultatet e disertacioneve të tyre duke mbrojtur në fund me sukses gradën shkencore “Doktor i mjeksisë dentare -Doctor medicinae dentariae”. Punimi shkencor i Dr.Qorri me temën: “Faktorët që ndikojnë në fobinë dentare dhe sjelljen paraprake të pacientëve në kirurgjinë orale” evidentoi nëpërmjet një pyetësori tepër të detajuar të plotësuar nga pacientët para ndërhyrjes kirurgjikale sjellje deri më tani të njohura si “normale” por që klasifikonin lehtësisht pacientët anksiozë dhe për më tepër ata fobikë nga pjesa tjetër e grupit të studimit. Doktoratura e Stomatologes Nertsa Çunoti me temë: “Faktorët që ndikojnë në ankthin dentar – Një krahasim mes Shqipërisë dhe Gjermanisë” u vlerësua në përfundim nga komsioni i lartë mbikqyrës i Doktoraturave në Dresden me notën “magna cum laude” duke u cilësuar si punimi i parë shkencor shqiptar në fushën e Mjekesisë Dentare, Mjekesisë Psikosocioale dhe asaj Neuroshkencore Zhvillimore, me vlerë shumë të larte për Shqipërinë në impanktin ndërkombetar dhe si model bazë krahasimor për punimet e tjera në vitet në vazhdim. Sakrifica, mundi dhe profesionalizmi i dëshmuar prej çiftit të bashkëshortëve mjekë Rezarti e Nertsa i bëjnë krenar pedagogët, familjarë, miq, kolegë e bashkëpunëtorë duke shërbyer si pikënisje për suksese të tjera shqiptare në Gjermani. Mjekët shqiptarë në Europë por sidomos në Gjermani përveç se na kanë përfaqësuar me dinjitet dhe krenari si shtet e si komb, kanë dëshmuar aftësi të vëçanta të cilat po vlerësohen maksimalisht nga institucionet shkencore në Gjermani e më gjërë. Ky sukses dhe arritje e Rezartit dhe Nertsës është referencë e shëndoshë, garanci, është një pikënisje për të gjithë ata mjekë e kërkues shkencor për të zhvilluar talentin dhe përpjekjet e tyre në Gjermani e më gjërë.