Në Shkup do të mbahet sot një protestë kundër ndërtimit të projektit hidroenergjetik “Fusha e Lukovës” dhe devijimit të lumit Radika.Protesta mbahet në mesditë në afërsi të sheshit “Skenderbeu” , në organizim të shoqatave qytetare të rajonit të Dibrës, diasporës dibrane, shoqatave ekologjike të Shqipërisë dhe shoqatave të tjera.
Protestuesit theksuan se do të kërkojnë ndërprerjen e këtyre projekteve që dëmtojnë rajonin e Dibrës.
“Të jemi bashkë dhe të vazhdojmë atë që nisën mërgata jonë. Radika ju bënë thirrje për protestë masive në Shkup. Të tregojmë se Radika nuk është as e Qeverisë së Maqedonisë, as e ndërmarrjes ELEM, por Radika është e banorëve dibran dhe të Rekës dhe do të jetë ashtu siç është”, theksohet në thirrjen e protestës.Në mbështjetje të protestës këtyre ditëve u deklaruan disa shoqata shqiptare në Maqedoni.
Edhe Tirana, protesta kundër devijimit të lumit Radika
Paralelisht me protestat në Shkup për mos devijimin e lumit Radika edhe në Shqipëri, aleanca “Beslidhja kundër devijimti të lumenjëve” ka protestuar.Kjo është protesta e 7 megjithëse me një numër më të pakët aktivishtësh i është bërë edhe një herë thirrje qeverisë të heqin dorë nga ky projekt i devijimit të Radikës.
Aktivistët paralajmëruan edhe një herë që protestat do të vazhdojnë, do të përshkallëzohen më tej, kudo ku ka shqiptar të cilët janë të sensibilizuar për të mos lejuar shkatërrimin e këtij lumi. Protesta ka pase edhe ne Diber.