Shqipëria rezistoi vetëm 16 minuta në Alicante të Spanjës, kur vendasit kanë shënuar golin e parë nga Rodrigo, pas një kthese të bukur në zonë. Në fakt, në minutat e para kuqezinjtë tanë po luanin më mirë, madje me iniciativë për të shënuar. Me kalimin e minutave spanjollët dalin në lojën e vet dhe, pasi shënojnë të parin, Isco shënon golin e dytë në 24’ me një aksion perfekt.
Kuqezinjtë bëhen nervozë në fushë dhe ndëshkohen shumë shpejt me tre kartonë të verdhë, Kaçe dhe Llullaku për goditje më bërryl, ndërsa Xhaka faull me qëllim. Ishin minuta ku Spanja mbyll totalisht ekipin shqiptar dhe për pasojë vjen edhe goli i tretë. Thiago Alcantara kërcen fuqishëm në zonë dhe shënon në 27’. Shqipëria pati një rast të mirë me Llullakun, por topi i goditur prej tij u ndal nga traversa.
Minutat e para të fraksionin të dytë janë të qetë, por më pas formacioni iberik nis sërish sulmet dhe kishte të paktën 2 raste të pastra për të shënuar golin e katërt. Edhe Grezda ndëshkohet me karton të verdhë, ndërsa pak minuta më pas edhe Pique, që nga vërshëllimat, merr duartrokitjet në momentin që zëvendësohet. Menjëherë pas daljes së Pique, Ajeti mund të kishte shënuar me kokë.Në lojë për tanët hyn Latifi në vend të Grezdës. Një minutë më pas, Sadiku gjuan me kokë, por vetëm shtylla e ndal. Liridon Latifi krijon një tjetër rast të mirë, pret portieri, më pas gjuan edhe Sadiku, por topi përfundon për pak jashtë. Ishin minuta të mira për tanët, ndërsa menjëherë më pas Spanja humbet një rast për golin e katërt. Mbyllet 3-0 dhe Spanja kualifikohet në Botëror.
Trajneri i kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi, ka folur pas humbjes së ndeshjes me Spanjën, me rezultatin e thellë 3-0.Panuçi në një intervistë për TVSH-në, tha se jo të gjitha skuadrat mund të krijojnë kaq shumë përballë një ekipi si Spanja.“Morëm golin e parë, një supergol dhe golat e tjerë ia dhuruam ne. Nuk kishte të bënte kjo me sistemin e lojës. Në pjesën e dytë patëm pesë raste për të shënuar.Ndryshova sistemin e 4-3-3 për t’i dhënë më shumë shtysë skuadrës. Doja të bëja një ndryshim më shumë.Jemi jashtë Botërorit dhe është e drejtë për t’i dhënë shansin lojtarëve të tillë. I dhashë mundësinë një lojtari të ri. Nuk u ndodh të gjithëve të krijojnë pesë raste përballë Spanjës.”, – tha Panuҫi.I çuditshem ka ene veprimi i trainer qe la ne stol 45 minutat e para Sadikun.
Lojtari i kombëtares shqiptare të Futbollit Armando Sadiku ka komentuar humbjen në Spanjë dhe vendimin e Panҫit që ai ta niste ndeshjen nga stoli.“Kjo është zgjedhja e trajnerit, unë isha i gatshëm dhe në 100%, por trajneri vendosi ta nisja nga stoli. Unë jam profesionist dhe i pranoj vendimet. Kisha dëshirë të luaja. Mu dha mundësia në pjesën e dytë por kisha pak se çfarë të bëja.”,-ka thënë ai.