Dërgoi: Albert Alla
Fotot: Monika Kadi
Ilir Gjoni
Më datë 3 dhjetor 2023 shqiptarët e shtetit të bukur të Kolorados u bënë bashkë dhe festuan 111 vjetorin a pavarësisë së Shqipërisë. Festa e flamurit, është festë e shenjtë për ne shqiptarët, feste qe tejkalon çdo dallim dhe bashkon të gjithë shqiptarët që kanë në zemër Gjergj Kastriotin, dashurinë për kombin dhe krenarinë e zjarrtë e të qënit shqiptarë. Një eveniment i shkëlqyer, ambient fantastik ku të gjithë u kënaqëm dhe u dëfryem nën tingujt e muzikës tonë nga të gjitha trevat e Shqipërisë. Ky eveniment perveç faktit që nderon dhe na bën të përulemi me mirënjohje të gjithë atyre që dhanë jetën për kombin tonë, ka rëndësi sepse bashkon komunitetin shqiptar, mban traditën dhe gjuhën gjalle e mbi të gjitha përçon mesazhin te fëmijët tanë, që është mirë të jesh shqiptar. 28 nentori i vitit 1912 është një nga ditët më të ndritshme të historisë dhe të rilindjes tonë kombëtare. Shënon filimin e projektit tonë kombëtar, projekt që akoma nuk ka mbaruar dhe do të mbarojë atëherë kur të gjithe trojet shqiptare të jenë nën një shtet të bashkuar, nën një flamur, flamurin e Skenderbeut.
Në fjalën hapëse përveç, shpalosjes së rëndësisë së festës së pavarësisë, vatrani z. Albert Alla CPA/MBA dhe z.Zenel Zymeri, patriot aktiv nga Drenica heroike, theksuan rëndësinë që çdo shqiptar të punojë fort e të jetë i suksesshëm në fushën ku aktivizohen, të forcohen ekonomikisht e të ngrejë sa më lart emrin shqiptar, të këshillojnë dhe të mbështesin fort fëmijët tanë, të studiojnë fort e të synojnë lidershipin e këtij vendi të madh. Është e rëndësishme që gjaku ilir të jetë i pranishëm aty ku fatet e kombeve caktohen. E kur Shtepia e Bardhe të flasë shqip, atëherë ëndrra e madhe e të gjithë atyre që ranë për flamur, ëndrra e rilindasve tanë do të bëhet realitet, një shtet, një komb, një flamur.
Mbas fjalimeve, zuri vend hareja, muzika jonë e ëmbël dhe vallet tone tradicionale nën hijeshinë e flamurit me të bukur në botë. Oh sa mirë të shihje gjithe ata shqiptare te bisedonin me njeri-tjetrin, te shkembenin numrat e telefonit, e te vallezonin me njeri-tjetrin, ashtu siç na ka hije, nën flamurin e Skenderbeut. Situata u ndez me shume me vallen e pogonishtes, vallen e rrajces, pipezat, vallen e tropojës, rrugoves dhe natyrish kapi majat me vallen e kukesit dhe “O sa mire me qene shqiptar”.
Por festa e flamurit nuk do te ishte realitet pa kontributin e patriotes, zonjes Monika Kadi Coulson. Zonja Monika, kujdeset per te gjitha aspektet e festes, prenotimin e lokalit, dekorimin e ambientit, ushqimin, pijet, muziken dhe fotografite. Fale zonjes Monika, festa e flamurit ne Kolorado tani është bërë një eveniment i përvitshëm dhe një traditë e këndshme shqiptare. Monika na sjell një copëz të Korçës tone te dashur ketu ne Kolorado dhe ashtu si Mesonjëtorja, shkolla e pare shqipe ne Korçë, ashtu Monika i dha jete kesaj tradite te bukur dhe te dashur per te gjithe ne shqiptaret, festa e flamurit. Shpresojme qe ne te ardhmen te hapim dhe nje dege te vatres dhe nje qender kulturore shqiptare, ku komuniteti te kete nje adrese të përhershme ku te mblidhet, dhe rinia shqiptaro-amerikane të gumëzhojë a te mësojë traditën, gjuhën dhe zakonet tona. Gjithashtu nuk mund te lëmë pa pershendetur fotografin tone, fantastik, z. Ilir Gjoni. Per kontributin me muziken dhe seleksionimin e saj, zonjen me buzeqeshje te embel, Ledia Papajorgji Karst dhe Steve Karst. Per kontributin ne dekor, fjalëmbla, Edlira Nelaj. Patjetër xhaxhi Zenel Zymeri me shikimin a tij serioz na kujtonte vazhdimisht për rëndësinë e kësaj feste dhe nevojën e një sjellje të përshtatshme. Një festë e shkëlqyer kombëtare.