Intervistoi për Gazetën “Dielli”: Tom Therçaj/
Ka kaluar më shumë se një gjysëm shekulli nga viti 1963, kur ne Washington D.C., Martin Luther King Jr. mbajti fjalimin historik që do të shndërronte përgjithmonë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “Unë kam një ëndërr” (I have a dream). Skulptori i njohur Vasil Rakaj asokohe ishte vetëm 10 vjeç, në moshën kur ënderrat kanë vetëm dimensione fëminore.Ënderra e lirisë, ënderra e barazisë dhe të tjera ënderra të guximshme do të lindnin e do të bëheshin realitet vite më vonë. Tashmë, Rakaj prej 2 dekadash punon dhe jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Autori i monumentit të Shenjtores Nënë Tereza dhe i shumë veprave të tjera, fitues i disa çmimeve, është përzgjedhur për të realizuar bustin kushtuar aktivistit të famshëm për të drejtat e njeriut, Martin Luther King Jr.
Zoti Rakaj, ju jeni autori i veprave të dy personaliteteve me famë botërore: Shenjtores Nënë Tereza dhe aktivistit Martin Luther King Jr. Pse pikerisht kjo perzgjedhje?
–Qe ne fillim dua te them se jane realizime qe me bejne te ndihem krenare. Janë dy vepra me dy histori të ndryshme dhe shumë interesante. Idea për realizimin e monumentit të Nënë Terezës ishte një nismë private e vëllezërve Gojçaj, shqiptarë nga Mali i Zi me banim në SHBA. Ndërsa busti i King është një nismë me shume institucionale.
Them histori interesante sepse në vitin e trazuar 1997, kur ne Shqiperi shumë njerëz rrëmbyen armët ne ate rrebelim masiv pas renies se firmave piramidale, unë i kaloja ditët e pothuajse edhe netët brenda studios.
Vëllezërit Lekë e Pashko Gojçaj, ishin njohur me krijimtarinë time, e sidomos portretin në dru të Nënë Terezës që ishte paraqitur në konkursin tematik kushtuar bamirëses shqiptare në Galerinë Kombëtare të Arteve në vitin 1996. Edhe pse mora çmimin e tretë, nga ai çast pata privilegjin dhe nderin të quhem skulptori i Nënë Terezës.
Vëllezërit Gojçaj më përzgjodhën dhe financuan realizimin e monumentit të Nënë Terezës që do të vendosej në Tuz (Mali i Zi), Prishtinë (Kosovë), Detroit dhe New York (SHBA). Kjo më bëri autorin e parë në botë që përjetësoi në skulpturë Nënë Terezën. Sic dihet Nene Tereza, me thjeshtesine dhe modestine qe e karakterizonte, nuk donte te flitej per te, nuk lejonte ti ngriheshin monumente. Kanë kaluar dy dekada nga ajo kohe dhe tematika kryesore në punimet e mia është kjo Shenjtore me origjinë shqiptare.
Si u përzgjodhët për të realizuar veprën për Martin Luther King Jr.?
-Shoqata e Skulptorëve në Connecticut ku jam anëtar prej shumë vitesh, pasi kam marrë pjesë në shumë ekspozita, rekomandoi disa artistë mes të cilëve bëja pjesë edhe unë mes te cileve do te perzgjidhej autori i bustit te Martin Luterit…Bashkë me disa vepra për Nënë Terezën dhe portrete të figurave historike shqiptare, prezantova edhe projektin për bustin e King (bocet), te cilat si te thuash ishin si nje pasaportë e identitetit tim krijues. Siç duket, kisha qëlluar në shenjë.Nuk vonoi dhe brenda pak ditësh më trokitën në studio një grup prej 10 vetë ku bënte pjesë edhe kryetari i bashkisë së qytetit Ansonia (Connecticut) ku jetoj, , David Cassetti. Të tjerët ishin përfaqësues të komunitetit, organizatorë për realizimin e veprës që do të vendoset pranë bashkisë së qytetit të Ansonias. Ata nuk kishin ardhur rastesisht, por per te sjelle lajmin e mirë që kishin përzgjedhur mua. Ishim të gjithë të gëzuar e nuk di se kush më shumë, unë si artist, qe do te isha autori i vepres, apo ata që kishin trokitur në studion e duhur.
Ja dedikoni fatit apo talentit këtë perzgjedhje që do ta dëshironte çdo artist?
– Nuk jam nga ata njerez qe besoj shume tek fati. Asgje nuk te dhurohet po nuk e meritove. Por nëse do t’i referohem dikuj, parasegjithash ia dedikoj Nënë Terezës të cilën e ndiej si engjëllin tim mbrojtës. Nuk harroj në asnjë çast të shprehem me zemër se ajo më ka ndryshuar jetën. Është më shumë se një mrekulli që një artist shqiptar i cili në rininë e vet është edukuar nga sistemi komunist me urrejtjen ndaj fesë dhe social imperializmit, të bëhet qytetar Amerikan dhe autor i personaliteteve të shquara si Nënë Tereza dhe Martin Luther King Jr.Dikush qe mund ta lexoje si konfirmim shprehjen time, natyrisht nuk mund ta kuptoje e ndjeje aq thelle sa une. Diktatura, mungesa e lirise, censura kane qene te paimagjinueshme. Kush nuk e ka jetuar ate sistem ne Shqiperi e ka te pamundur te kuptoje persekutimin deri ne palce.
Liria eshte e cmuar per cdo qenie njerzore, por per nje artist dicka me shume.
Gjithsesi per te ardhur tek pergjigja e pyetjes tuaj, ndoshta janë të dyja bashkë, edhe fati, edhe talenti. E kush më shumë mund t’i jepte jetë ëndrrës sime.
Ju thatë që keni paraqitur një bocet që ju shpalli fitues. Diçka më shumë për këtë vepër.
-Pas shumë konsultimesh në komunitet, institucionet e kulturës dhe bashki, është përzgjedhur fillimi i pranverës së vitit të ardhshëm për të përuruar bustin e Martin Luther King. Ndërkohë, unë kam hulumtuar shumë mbi figurën e tij, që përherë e më shumë më ka mbushur me frymëzim të ri. Eshte nje personalitet qe te jep vazhdimisht energji pozitive. Herë pas here organizoj takime me përfaqësues të komunitetit fetar, që janë iniciatorë të veprës. Edhe sot, pas më shumë se një gjysmë shekulli, ata vazhdojnë ta kenë si pikë referimi aktivistin Martin Luther King Jr. Ka kohe qe enderra e tij është realizuar. Amerika është vendi i shanseve të barabarta dhe i dimensioneve të lirisë. Veç ënderra e King mund të ishte aq e guximshme saqë Shtetet e Bashkuara të Amerikës të drejtoheshin për 8 vite nga një Afrikano-Amerikan, si Barack Obama.
Dimensionin e shanseve të barabarta e kam përjetuar çdo ditë në Amerikë, por veçanërisht në përzgjedhjen time për realizimin e kësaj vepre. Siç dihet ka artistë të shumtë me prejardhje të ndryshme në SHBA. Asnjëri nga organizatorët nuk u ndikua nga bindjet e mia, origjina, as nga ngjyra e lëkurës për të më përzgjedhur si autorin e veprës. E kjo pra eshte Amerika e shanseve te barabarta, Amerika qe enderronte misionari i lirise qe do te perjetesoj edhe me vepren time.
Është interesant fakti se dikur jetoja në qytetin e Laçit ku edhe pse fare pranë kishës së Shën Ndout besimin e kisha të shtypur, feja ishte e ndaluar, ndersa sot jam duke realizuar, pas Shenjtores Nënë Tereza, bustin e Nobelistit për Paqen, Martin Luther King Jr.
A keni ndonjë tjetër projekt ambicioz?
-Nje artist eshte gjithnje ne kekim. Ndihem më i motivuar se asnjëherë tjetër. Kam disa projekte paralele. Ndër të tjera, një vepër për heroin tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Koleget qe e kane pare projektin (bocetin) jane entuziasmuar.
Viti 2018 eshte shpallur ne Shqiperi viti i Heroit tone Kombetar Gjergj Kastrioti.
Edhe pse nuk e kam bere publik kete projekt, sic duket permes miqve lajmi eshte perhapur. Keshtu, disa dite me pare, me telefonoi nje koleg, piktori i mirenjohur Gjergj Pali, i cili me ftoi te perfaqesohesha me vepren time tematike ne ekspoziten qe do te hapet ne Ambasaden Shqiptare ne New York.Gjithashtu, kam edhe disa vepra të tjera monumentale e lirike. Dua te vecoj nje kompozim per gruan, e veshtruar pertej dimensionit te nenes, si nje force e madhe ne zhvillimin e botes.