Pjesmarrjen masive tek Sofra Kërçovare 2013 në Çikago, ka qenë mënyra më e bukur për të festuar, 10-vjetorin e Sofrës Kërçovare, përkitazi me fitoren historike të Kerçovës, e cila mbas 70 vjetëve do të jetë në drejtimin të një shqiptari…!
Nga Çikago, Beqir SINA/
CHICAGO – ILLINOI : Në sallën e madhe të festimeve dhe gazmendeve të ndryshme, lokalin e njohur të komunitetit shqiptarë në Çikago “Diplomat West”, me pronar një kërçovar, zotin Faik Ajro, veprimtar dhe biznesmen i suksesshëm i këtij komuniteti, u mbajtë mbrëmja festive e 10-Vjetorit të krijimit të SHKA “Sofra Kërçovare” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Më shumë se 1200 veta morën pjesë në këtë mbrëmje – jubilare, të cilën e nderuan me pjesmarrjen e tyre dhe mysafirët e lart nga Shkupi: Kryetari i BDI-së, zoti Ali Ahmeti, zëvendëskryeministri Musa Xhaferri, kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti, kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, shefi i kabinetit të tij Artan Grubi, dhe Konsulli i Përgjithshëm i Maqedonisë, në Çikago zoti Jakup Rexhepi.
Mbrëmja u çel me këndimin e dy hymneve kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe atë të Shqipërisë.
Kryetari i shoqatës “Sofra Kërçovare” zoti Abedin Ibrahimi, mbajti fjalën përshëndetëse. Kurse, Ilir Zenku, kryetar i shoqatës “Kërçova” në Çikago, foli për këtë shoqatë dhe punën e saj – ndërsa më pasë vlersojë lart pjesëmarjen e kërçovarve nga Amerika, në zgjedhjet e 24 marsit në Maqedoni. Këtë mbrëmje jubilare e përshëndetën me fjalë rasti edhe Kryetari i BDI-së, zoti Ali Ahmeti, zëvendëskryeministri Musa Xhaferri, kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari.
Në këtë manifestim të trefishtë mbushur me plotë gëzime, kishin ardhur ta përshëndesin edhe Grupi Uskana, i cili vinte enkas nga Kërçova, dhe solli me vete edhe “himnin kërçovar” me këngën e fushatës së zgjedhjeve Uskana. Më pasë edhe grupe dhe këngëtarë të tjerë, këngëtarë kërçovarë, që jetojnë dhe veprojnë në Çikago, preformuan për të pranishmit. Grupi kërçovar i vallëtarëve, vajzave dhe burrave luajti disa valle të bukura me motive të kësaj treve. Bekim Huseini me grupin e tij, këngëtaria Verduna Shemshedini, nga Grupi muzikor Dardania, së bashku me Grupin Artë, këngëtarin Gazmend Musliu dhe Remzi Ademi, e bënë edhe më të hareshme këtë mbrëmje festive.
Konferencierja Adile Alili, e cila së bashku me konferencierin Taip Beqirin, shkelqeu tërë kohën e udhëheqjes së programit, ftoi ne foltore kryetarin e shoqates Ilir Zenku, të shpalli të hapur manifestimin kulturor. Recitali “Vota e Mërgimtarit” me autor: Dr.Xhabir Alili dhe me interpretimin plot pasion të Taip Beshiri me aktivistat e tjerë të Komunitetit ; Adile Alili, Dardan Ibraimi, Perparim Bekteshi, Naim Ibraimi, Beadin Bexheti, Adil Beshiri, Abedin Ibrahimi, ishte pjesa kryesore e këtij manifestimi.
Libretin e kësaj mbrëmje festive e kishte përgatitur me shumë mjeshtëri Dr.Xhabir Alili. I cili, tha se :”Ky recital përshkruan në një mënyrë dëshirën dhe entuziasmin që patën shqiptarët e Kërçovës, për të shkuar të votojnë për të fituar Kërçovën dhe për t’a bërë Uskanën tonë Ilire, sot kemi një Kërçovë shqiptare, edhe me shkuarjen e mbi 7000 kërçovarëve, duke ia arritur qëllimit për të qeverisur shqip, komunën tonë aq të dashur” tha Dr.Xhabir Alili.
“Sofra Kërçovare”, e cila “shtrohet” për të dhjetin vit me rradhë, dhe në të u ulën mbi një mijë vetë, shumica e tyre kërçovarë, këtë jubile u shënua në mënyrë madhështore mbasi shumë ngjarje të rëndësishme i motivuan njërëzit në këtë 10 vjetor. Pjesmarrjen masive tek Sofra Kerçovare 2013! në Çikago, ka qenë mënyra më e bukura për të festuar, 10-vjetorin e Sofrës Kërçovare, përkitazi me fitoren historike të Kerçovës, e cila mbas 70 vjetëve do të jetë në drejtimin të një shqiptari, dhe do të lëvëroi për katër vjet të paktën shqip.
Në manifestimin e organizuar nga kjo shoqatë, ishin të pranishëm, jo më pak se mbi 1200 bashkatdhetarë, të rinjë, të reja, fëmijë dhe të moshuar, përplot me shqiptarë edhe nga vendbanimet e tjera shqiptare në Maqedoni, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Lugina e Preshevës dhe Çamëria.
Konferencieri i kësaj mbrëmje me të vërtet madhështore, Taip Beqiri, i tha gazetës sonë, se “Kjo, është nata jubilare, e 10 – Vjetorit të Sofrës Kërçovare, e cila kësaj radhe në mënyrë po të veçantë, ka mbledhur kaq shumë njerëz, që të nderojnë edhe tre margaritarët tanë ; Fitorja e Komunës së Kërçovës pas 70 vjetëve, 100 Vjetori i Shqipërisë – Pesë vjetori i pavarësisë së Kosovës,, dhe normalisht 10 vjetët jubilar të Sofrës Kërçovare, që për ne kërçovarët dallohen për shpirtin e zjarrtë patriotik, dhe kan përmbushur si rrallë ndonjëherë këtë sallë plot e përplot me gjithë familjet e tyre, në këtë gëzim të madh.”
“Më tej , shton zoti Beqiri, fitoria e Kërçovës, natyrishtë që është motivi dhe katalizatori që tregon se si din të bashkohen shqiptarët, dhe, kur bashkohen shqiptarët ata bëjnë edhe gjëra të mëdha – bëjnë edhe histori si bënë me Kërçovën, ku fitoria e Fatmir Deharit në Kërçovë, ka entusiamuar dhe e ka rritur jashtëzakonisht gëzimin e këtyre njerëzve, të cilët e kan pritur me një gëzim të papërshkruar këtë fitore, dhe janë mbledhur sonte së bashku të ndajnë këtë gëzim të madh”.
Kryetari i SHKA “Sofra Kërçovare”, zoti Abedin Ibrahimi, edhe ai shprehu kënaqësinë e veçantë për këtë festë, të cilën si tha ai e kanë bërë edhe me të bukur në këtë 10-vjetor, me pjesëmarrjen e tyre mysafirët e nderuar të BDI-së, Kryetari i kësaj partie zoti Ali Ahmeti i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Musa Xhaferri, kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti dhe kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, shefi i kabinetit të tij Artan Grubi, dhe Konsulli i Përgjithshëm i Maqedonisë, në Çikago zoti Jakup Rexhepi.
Sipas pjesëmarrësve “Sofra Kërçovare “, thuhet se është një simbolikë e nje qyteti me zemër të madhe, e një popullate bujare dhe mikëpritse që dallohet ndër krahinat shqiptare. Kërçova, thuhet në forumin “Sofra Kërçovare” gati gjysmën e popullsisë e ka të shpërndar nëpër botë, dhe mërgimtarët janë ata që bashkë me Kërçovën në zemrat dhe mendjet e tyre marrin edhe vyrtytet me fisnike te qytetit që i takojnë.
Lidhur me këtë mbërmje vjetore festive, në këtë forum thuhet se :”Mërgimtarët kërçovarë këtu në Amerikë, shtrojnë sofrën e mikpritjes për çdo ditë për miqtë dhe gjithë njerëzimin, ndërsa për vetveten pra, për të gjithë kërçovarët këtu e shtrojmë një herë në vit të Dielën e parë të Majit.”
Një diçka e veçnatë shkruajn ata në portalin www.sofrakercovare.com, është se këtë vit jubilar Kryetar i Këshillit është një mërgimtar aktivist, një kërçovar shumë i veçantë sipas tyre, që edhe pse erdhi si fëmijë këtu në Amerikë,( 14 vjeç) atij dekadat i kan rritur dashurinë për vendlindjen, pra, nuk ja zbehën por përkundrazi ia shtuan , ky pra është Dini(Abedin Ibrahimi) njeriu që në praninë e të cilit vetëm mund të keshë çaste lumturie dhe gazmendi, thonë forumistët kërçovar.
Duke shtuar se :” Këtë vit kemi edhe një arsye me tepër për të festuar , pos faktit që është vit Jubilar i “Sofrës Kërçovare’ por ne festojmë thonë ata edhe fitoren e madhe të Kërçovës, Kryetarin parë shqiptar, z.Fatmir Dehari , dhe me këtë rast ta përgëzojmë atë, dhe ta urojmë që të jetë një kryetar i sukseshëm, kështu do të bëjmë që Kërçova dhe ne të gjithë se bashku të jemi fitimtar e kernar, shkruhet me rastin e 10 Vjetorit të Sofrës Kërçovare në portalin www.sofrakercovare.com.