PRISHTINË, 29 Gusht 2016-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Festivali i rrushit dhe verës Hardh Fest, që zhvillohet prej 2 deri në 4 shtator, ka ftuar mysafire speciale stërmbesën e Heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit – Skënderbeu, Sofie Kastrioti, e cila përfaqëson brezin e 14 të familjes.
Ajo mbërrin sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës dhe do pritet nga organizatorët e festivalit, ku do të jetë pjesë e programit duke performuar veprat e saja artistike.
“Vizita e saj është nder për komunën e Rahovecit pasi që kjo është hera e parë që viziton Republikën e Kosovës”, thuhet në një njoftim të dërguar.
Media ka shkruar se Sofie Kastrioti, e cila është shprehur krenare me faktin se është pasardhëse e Skënderbeut, ka performuar në Melbourne “Vallen e Rugovës”, me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar, ndërsa është e njohur për talentin në muzikë.
Zef Balaj says
“WAY TO GO”
Te shpresojm se si stermbese e familjes Kastrioti te jete e dokumentueme.
Sofijes Kastriotit i disherojme shendet dhe suksese ne profesionin e muzikes dhe t’na prezentojn me dinjtet familjen Kastrioti dhe mbare SHQIPETARET .