NGA DALIP GRECA/
Të Hënën me 14 nëntor 2016 u prezantua vera Stone Castle e Rahovecit, pronë e bashkatdhetarit Rrustem Gecaj, në prani të biznesmenëve që menaxhojnë restorante, shqiptarë dhe amerikanë, diplomatë të ftuar, përfaqësues të komunitetit dhe mjeshtra të testimit të shijeve të verërave. Për këtë event të shënuar ishte përzgjedhur një nga restorantet më me klas në metropolin njujorkez,buzë lumit Hudson, përballë Statujës së lirisë, në Battery Garden, me pronar një tjetër biznesmen dhe menaxher i suksesshëm, Paul Nicaj, i njohur si një nga ish menaxherët e suksesshëm për shumë dekada i bizneseve të Donald Trump, President i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Djali i Rrustem Gecaj, Avniu, që është licensuar për ta eksportuar verën Stone Castle në SHBA, përmes emocioneve, tha se ky ishte një sukses dhe për këtë ai nuk i kurseu urimet për babanë e tij Rrustem Gecaj dhe Harry Bajraktarin, që 10 vite të shkuara e blenë pas privatizimit këtë biznes. Avni Gecaj tha se janë dashur miliona dollarë investime që ky biznes të ripërtërihej dhe të fuqizohej. Investimet u bënë si në vreshta ashtu edhe në teknologji. Nga viti në vit janë shtuar sipërfaqet e mbjella me rrush, janë rivitalizuar vreshtat e vjetra dhe është shtuar fuqia punëtore. Vera e Rahovecit i është nënshtruar testeve europiano-amerikane dhe kanë merituar vlerësimet më të larta të profesionsitëve. Kjo verë vjen në Amerikë si e barbartë me verërat vendase dhe konkuron denjësisht.
Nga ana e tij edhe biznesmeni Harry Bajraktari e ka vlerësuar prezantimin e verërave si një ngajrje të rëndësishme historike jo vetëm për biznesin. Ai tha se Vera Ston Castle i ka të gjithë parametrat e duhura për të hyrë në tregun amerikan. Kjo verë ështt prodhura nga rrushi i mbjellë në tokat e Kosovës, toka të përshtatshme për kultivimin e varieteve me prodhimtari cilësore. Depërtimi i kësaj verë në tregun amerikan, është një sukses edhe për ekonominë e Kosovës, e cila ka përfitimet e veta nga kjo arritje.
Biznesmeni Harry Bajraktari i ka ftuar përmes fjalës së tij shqiptarët e Amerikës dhe në veçanti pronarët e restoranteve, që ta kenë në tavolinat e tyre verën Stone Castle. Kjo jo vetëm për patriotizëm, por për shijen e veçanët që kanë këto verëra, për standartet e larta.
Pamjet që ofroi vidioklipi kushtuar prodhimit të verës Stone Castle,prodhuar në Rahovec, krijuan një përfytërim më konkret për punën që bëhet që në vreshta dhe gjatë procesit të prodhimit të verës në Kantinën moderne. Vreshtat që zënë më shumë se 600 hektarë, me varietet nga më të ndryshëm, puna e palodhur e qindra punëtorëve, më shumë se 700, përfshi dhe ata sezonalë, teknologjia e lartë, proceset e prodhimit të verës, gjithçka dëshmon për një biznes të suksesshëm.
Në përshëndetjen e tij ansambëlmeni Mark Gjonaj, përgëzoi zotërinjët Harry Bajraktari dhe Rrustem Gecaj për këtë investim me vlera të mëdha, ndërsa depërimin e verës Ston Castle në tregun amerikan, ai vlerësoi në mënyrë të veçantë si një ngajrje e madhe, që e bënë krenar edhe atë vetë, si çdo pjestar të komunitetit shqiptar.
Ambasadorja Teuta Sahatçija ka përshëndetur të pranishmit dhe ka përgëzuar biznesmenin Rrustem Gecaj për këtë investim të fuqishëm dhe për depërtimin në tregun amerikan. Ambasadorja e cilësoi si njagjarje me rëndësi të veçantë edhe për Republikën e Kosovës, ekonominë e saj, por edhe si një ngjarje të veçantë dhe për komunitetin shqiptar në SHBA.
Një përshëndetje të veçanët e ka bërë edhe kryetari i Vatrës dr. Gjon Buçaj, i cili tha se madhështinë e Stone Castle, e kishte prekur gjatë një vizite që kishte bërë në Rahovec, ku kishte shijuar dhe shijen e verërave. Ai përgëzoi biznesmenin Rrustem Gecaj për arritjen e futjes në tregun amerikan, por edhe falenderoi për bujarinë e vazhdueshme të tij, bujari nga e cila ka përfituar edhe Vatra, ku ai vetë është pjesë e Këshillit Drejtues të saj.
Ndërkohë që specialistët amerikanë të verërave Prof. Ted Nowe dhe Tom Wilen kanë prezantuar me radhë verërat e Stone Castle, të pranishmit i shijonin ato nën shoqërimin e ushqimeve specifike për çdo llojë vere. Llojet e verërave të serviruara dhe të prodhuara nga Ston Castle në Rahovec që u servirën gjatë darkës ishin: Stone Castle Cabernet Sauvignon, Stone Castle Chardonnay Reserve, Shiraz, Vranac Premium, Pinot Noir, Royal Riesling, Amphora etj.
Dy specialistët e ardhur nga Kosova Artur Camaj , menaxheri kryesor dhe tekonlogu Rrahim Kabashi, përcollën detaje për verërat dhe u duartrokitën.Specilialistë të verërave të restoranteve shqiptare, të pyetur nga Dielli për llojet e verërave Ston Castle, thanë një zëri: Këto verëra duhet të vijnë në tavolinat tona, jo thjeshtë për patriotizëm, por për standartin e lartë, për shijen, cilësinë, parametrat. Provojini dhe do të mbeteni të kënaqur.