Perktheu: Abdyl Koprencka/New York/
Me votat e Kongresit në Pranverën e vitit 2000, të cilat e rezikonin shumë, Presidenti Clinton vuri përpara argumentat ma bindëse për të bindur Ligj vënësit se cila ishte arsyeja për vendosjen e Kinës në Tregun e Përbashkët(OTB).
Duke shtuar Kinën në list do kishim nji lidhje ekonomike midis Kinës dhe vëndeve Përëndimore dhe njikohësisht do pakësohet aftësia qeveritare për të kontrolluar popullatën në tërësi, foli ai në nji fjalim mbajtur në Mars të atij viti në “Shkollën John Hopkins e Avancuar në Studimet Internacionale.” Duke u bashkuar me Organizatën e Tregut Botëror (OTB) Kina jo vetëm që është e detyruar të importojë më shumë mallrat tona por ajo është e gatëshme të importojë nji nga kushtet themelore të demokracisë , lirinë e tregut.” Z. Clinton tha: “Kur individualët kanë lirinë kanë forcë në vetvehte jo vetëm për të andruar por kanë forcë edhe për ta realizuar atë dhe oreksi tyre do ritet për të realizur kërkesa më të mëdha.”
Retorika ideale e Z. Clinton luajti nji rol kryesor dhe influencoi shumë mbi elitën e Uashingtonit por nji avokatë i specializuar në fushën e tregtisë e kundërshtoi atë. Ky ishte i dalluar shpesh për kundërshtimet e tij. Robert Lighthizer ishte skeptikal. Kohë më parë kishte theksuar në gazetën “New York Times” se në qoftëse Kina pranohet ne Tregun e Përbashkët shpejt do bëhet nji Shtet dominat në shkëmbimin tregtar. Virtualisht punonjesit e manifakturës nuk do ta kenë më punën e sigurtë.
Z. Lighthizer sot është përfaqesues i SH.B.A në mardhëniet tregëtare, shefi i negociatave të presidetit Trump në mardhëniet tregëtare Botërore. Nga pikpamja administrative pranimi i Kinës në OTB ishte nji gabim historik, gabim që i kushtoi Amerikës humbje në fuqinë puntore dhe riti difiçitin e Shtetit në Triliona Dollarë. Tashti SH.B.A po tejkalon rregullat e OTB dhe kërcënon Pekinin duke ngritur tarifat deri $500 miliard për mallrat e importuara.
Veprimet kundër Kinës janë nji pjesë e përpjekjeve të mëdhaja të Z. Trump për ti dhënë fund policive të vjetra që qëndruan për nji kohë shumë të gjatë për shkëmbimet tregëtare instituteve internacionale dhe marveshjeve tregetare globale Shtetërore. Administratës së re i duhet një punë e madhe për korrigjuar ose fatkeqësisht nji anulim e ndryshim në nji fushë të madhe duke u mvarur sigurisht nga kontratat fillestare. Përpjekje të mëdha duhen për ta futur Kinën në regjimin e shkëmbimit internacional.
————————————————————————————————————
A ishte gabim nga ana e SH.B.A futja e Kinës në OTB? Vendimet e marvëshjes të vitit 2001 kanë sjellë sot një seri debatesh të hidhura përsa i përket shkëmbimit mallrave.
————————————————————————————————————
Sot Kinës i është dhënë nji presencë e pa llogaritur në ekonomin Botërore dhe është shumë e vështirë për të rikujtuar të kaluarën e saj ekonomike në fillimet e vitit 1990. Në vitin 1994 inflacioni arriti 24%. Gadi 60% e popullatës jetonte me më pak se 1.90$ në ditë. Vetura nuk njihej vetëm rrugët ishin të mbushura me biçikleta.
Reformatorët Kinezë thanë se hyrja e vëndit tyre në OTB është një mënyrë modernizimi. Për të ecur përkrah, Kinës i duhet të rishikoj barrierat e larta qiellore dhe të respektojë firmat e huaja në nji drejtim më pozitiv. Firmat Shtetnore duhet të jenë në konkurencë të vazhdueshme dhe duhet ngritur tregëtia sidomos me ndërmarjet private shumë më tepër. “ Antarsia në OTB është si nji top shkatrimtar që shkatëron çfardo gjë që është në ndërtesën e vjetër të ekonomisë planetare.” Thotë Jin Liqun nën minister i ekonomisë Kineze në atë kohë.
Organizata e OBT është nji organizatë e përbërë nga disa antarë e cila ka rregullat e saj. Për te hyrë brënda Kina duhet të ketë marrveshjet e lidhura me antarët e saj dhe kryesisht me SH.B.A e cila është dominuesja e ekonomisë botërore. Zyrtarët Amerikanë mendojnë se marrëveshjet po janë shumë të vështira. Marreveshjet detyrojnë Pekinin të uli tarifat, të lejojë investimet e huaja në industrinë Kineze dhe ti japi liri bankave për të punuar në fushën e tregëtisë. Reth nji dyzinë vitesh Kina është dakort dhe SH.B.A mund të bllokoj importin Kinez e cila kërcënon specifikën e Industrisë Amerikane.
Në shkëmbim për konçensionet Kineze Amerika duhet ti japi fund riteve vjetore për të vendosur se kur Kina do mari statusin e “ vëndit më të favorizuar” status ky që e vë në rolin e partnerit njikohesisht marrjen pjesë pa kufizim në tregun Amerikan. Aleatët e Kinës në Kongres kanë theksuar për çdo vjet se gjithsesi duhen marrë masa, por rishikimi vjetor i Kinës për pjesmarrje duhet të marri fund.
Z. Clinton gjithashtu lidhë hyrjen e Kinës në OTB duke u bazuar në pikpamjet e Presidentit Woodrow Wilson i cili thoshte se kush ëndëron për “një tregë plotësisht të lirë botëror, zgjedhje të lira dhe njerëz të lirë duhen të punojnë të gjithë së bashku.” Ritja e Intërnetit vecanërisht minon shumë kontrollin e Pekinit dhe e drejton Kinën direkt drejt SH.B.A argumenton Z. Clinton. ( Ai kundërshtoi të japi komente për këte artikull).
Disa mendojnë dhe kanë shpresë duke marrë si shëmbull Korenë e Jugut dhe Taivanin. Të cilët mbasi e shkundën diktaturën morrën rrugën me shumë prespektivë për të arthmen. Henry Rowen kryetar i administratës Reganit pjestar i Këshillit Nacional të Inteligjencës ka theksuar dhe parashikuar që në vitin 1999 se “Kina për tu bashkuar me vëndet botërore duhet të hapi rrugën e demokracisë” ku në vitin 2015 ai shpresonte se GDP do arrinte shifrën e $7000. Kjo shifër u arrit dy vjet përpara parshikimit tij por Kina akoma është shumë larg demokratizimit saj. Një koalicion i punës për ambjentin dhe që shikon të drejtat e njeriut kundërshton hyrjen e Kinës në OBT. Robert Scot një ekonomist në Institutin e Policive Ekonomike institut që mbështet nji grup kërkimor jep shifra alarmante. Ne vitin 2000 parashikon se në SH.B.A rreth nji milion njerzëz do humbin punën si rezultat i kompeticionit me Kinën.
Donalt Trump mungonte në këto debate. Ai po merreshte me fushatën elektorale dhe shkruante ne bllokun e tij , “Amerka që duhet” i cili e quajti Kinën dhe Sh.B.A “ sfida më e gjatë.” Ai nuk përmënd këtu vendimet e OTB ai thoshte se po të jetë përfaqsues i Amerikës e do negocionte marrëveshje me vlerë.
Mbas marrëveshjes investimi i firmave të huaja ne Pekin kaloi nga $47 milliarde ne vitin 2001 deri në $124 miliardë nji dekatë ma vonë. Investimi i ulët dhe rregulla rigoroze në fushën e importiti i kërkohej Kinës si kushte për të hyrë në OTB hyrja shpejtoj dhe inkurajoi shumë vënde por kjo i shërbeu rritjes dhe zgjerimi tregut Kinez. Kina u bë baza manifakturës botërore dhe importi Kinez fluturoi.
Duke hedhur sytë në të kaluarën, cilat nga marveshjet e gjata dhe të pritura për nji kohë shumë të gjatë ishte më e saktë? Në këte drejtim manifaktura amerikane humbi ne fushën e fuqisë puntore. Gara me Kinën i kushtoi SH.B.A 2,4 milion fuqi puntore midis 1999 dhe 2011. duke goditur fabrikat e qyteteve që dikur kishin bërë nji punë mjaft intensive.
Këtyre rezultave nuk i ndahet nji nga negociatorët e Z. Clinton, Robert Cassidy i cili beson se puna etij ndihmoi në bisneset e mëdha dhe jo në punët e zakonëshme. “ Kur ju delni pension mendoni se keni kryer një detyrë me rëndësi dhe keni dhënë shumë” thotë ai tashti në moshën 73 vjeçare. “Çfarë profitimi pata duke punuar vazhdimisht pa ndërperje? Une jam plotësisht i pa kënaqur.
Kina nuk u hap politikisht ashtu si shumë antarë të OTB shpresonin. Kina e kontrollon intërnetin duke i vëne atij kufizime si në teknollogji, tregëti dhe median sociale. Bllokon organizatat politike duke i kërcënuar anëtarët e saj me burgosje sidomos kur ka komente në formë kritike. Për më tepër Interneti është një mjet kontrolli që i shërben qeverisë për të kapur dhe burgosut dizidentët. “Kjo është Orvellian, “ thotë Jerome Cohen nji specialist për çështjen Kineze dhe profesor në studimin e ligjeve në Institutin e New Jorkut.
Kemi nji ngrije ekonomike por kemi edhe një ritje të kontrollit të cilat ecin përkrah njëra tjetres thotë Mark Vu profesor ne Shkollën e Hawardit i fokusuar në çështjet e OTB dhe Kinës. Udhëheqësit Kinez mendojnë mos ndrojnë udhëheqjen dhe të vazhdojnë reformat ekonomike duke shtypur opozitën dhe duke ruajtur interesat e tyre. Simbas pikpamjeve të Z. Vu tregu i lirë kërkon kurajimin e kompeticionit dhe të ndalojë sistemin me qënë sklerotik dhe jo për të ritur të drejtat individuale.
————————————————————————————————————
KINA NGRIHET ME NDIHNEN E SHBA
————————————————————————————————————
Si për Presidentin Clinton edhe aleatët e tij në debatin per OTB thonë se kemi fitime konkrete nga integrimi i Kines në Ekonominë Globale. Simbas Bankës Botërore 400 miljon Kinezë kanë dalë nga mizerja ekstreme . Deri ne vitin 1999 ata jetonin me me pak se $1.99 ne ditë. Gjate recensionit ekonomik te vitit 2005 dhe 2009 shumë shpenzime shkonin per zbavitje të cilat suportuan kërkesën globale. Pallatet Kineze thithen hekurin , mineralin, qymyrin, vajin dhe mallra të tjerë të cilet ngritën dhe zhvilluan ngritjen e ekonomive e vëndeve të ndryshme.
Sot , Kompanit teknollogjike trokitën tregun Kinez i cili pati një ngritje në përfitimin e tij dhe pati mundësi të mbulojë shpenzimet e kërkimeve. Vitin e kaluar rreth 20% Apple Computer Inc. u shit ne Kinë pra ka nje ngritje nga viti 2011 ku shitja në atë kohe ishte 12% . Ulja e inflacionit e shoqëruar me importin shumë të lire së bashku me blerjen e bondeve të SHBA ndihmuan shumë në uljen e koeficentit të interesit duke i bërë që të ulen shumë çmimet dhe të bëhet e lehtë nga Amerikanët jo vetem te blejne rroba por edhe materjale elektrike gjithashtu shtepi e vetura.
Reforma ekonomike në Kine është e dyllosur(vulosur)dhe si rrjedhim ka nje dobesim (zbehje) . Marreveshja me OTB supozohet që të ketë shkelur (shtypur) ndermarrjet Qeveritare (biznesin Qeveritar) për të cilin Pekini pretendon se do kooperojë vetëm në drejtimin tregetar. Sipas disa masave te marra Nicholas Lordy, një ekspert për çeshtjet Kineze ne Peterson ne Institutin per Ekonominë Internacionale, vlereson se Ndërmarrjet Shtetërore permbajne 20% te prodhimit Industrial Kinez. Kjo është poshtë dyfishit prej vitit 2001.
Por kemi një kthesë në këto ditët e fundit sipas Mr. Lordy. “ Investimi Shtetëror në ekonomi është rritur tre herë më teper se investimi privat “ vazhdon a. Firmat Shtetërore jane bërë përsëri zëmra e ekonomise Kineze të cilat bëjnë ligjin.
Pekini është perqendruar në keto firma dhe është bërë lideri global në gjysëm përcuesat , maqinat elektrike, robotet dhe në të tjerë sektor të teknollogjis lartë. Fondet subvencionohen nga Bankat Shtetërore. Këjo inisiativë ka ngritur protesta të mëdha nga Kompanit Amerikane të cilat gjejnë vetvehten e tyre tashma në konkurenc me Qeverinë Kineze. Në industrinë diellore dhe mullinjve elektrik investimi shteteror ka krijuar nje ngopje e cila ka nxjerre shume kompani te huaja jashte biznezit .
Kina në asnjë rast nuk ka mbajtur premtimet e OTB dhe kur nuk ka lejuar Bankat e huaja të veprojnë me monedhën e saj. Gjithashtu deklaron se nuk detyron firmat e huaja të transferojnë teknollogjine e tyre, por sot një në pesë kompani, disa të hapsirës ajrore dhe të Kimis Industriale, kane presion të zhvillojnë prodhimin në Kine, kjo sipas nje survejimi gjate muajit Korrik të Dhomës Amerikane te Tregetise .
Në sesionin e fundit te OTB gjatë ketij muaji zëvëndës ministri i Tregëtisë WANG SHOWEN mohoi se Kina ka ndrruar krahët në përfitimin e teknollogjisë . Angazhimet në teknollogji janë “absolutisht me sjellje kontraktuale bazuar në marreveshjet e biznesit vullnetar” thote Mr.Wang sipas nje zyrtari te tregetisë në Gjeneve .
Gjithashtu Kina ka manovruar me avantazhet e saj ne lidhje me OTB. Në një rast bllokoi eksportin skarco lëndëve të para të nevojshme për industrinë e teknollogjis larte duke dëmtuar firmat e huaja. OTB vendosi kundrejt Kines një frekuencë të vetme masash, ajo hoqi pengesat por menjiherë bllokoi materjalet në tjetër drejtim . “Thelbi i çështjes nuk është në se Kina ka jetuar me nje seri detyrimesh por se ka jetuar në frymën e marreveshjes” thote profesori Wang.
Perpjekje të tjera të Kines për të fituar avantazh në shkëmbime tregtare është jasht kompetencave të OTB.
Në vite , mbasi u bashkua me tregun Botëror, Pekini vazhdoi me monedhën e pa vlerësuar rreth 30% gjë që ngriti shume lart eksportin e saj duke bërë që përtej kufinjëve mallërat e saj të ishin shumë të lira, thotë Brad Setser, nje ekspert në fushën e monedhës , antar i Këshillit të Relacioneve të Huaja. Zyrtarët e mëparshëm thonë se Kina dhe antarët e OBT nuk duhet te kishin krijuar dispozitë për te dëmtuar dhe ndëshkuar vëndet e tjera .
Charlene Barshefsky , e cila ishte në atë kohe përfaqesuese e Z . Clinton në fushën e shkëmbimit , thotë se pasardhësit e tyre duheshin të përdornin autoritetin e OTB per t’ju drejtuar Gjykates për të përmbushur argumentat e tyre. Ajo vë në dukje në vecanti për dispozitat qe mbrojnë industrinë Amerikane kundrejt eksportit Kinez. President G . W . Bush hodhi poshtë rastet e rritjes importit të kompanive Amerikane dhe presidenti Obama aprovoi vetem një .
Një ish zyrtar i larte i administrates se Bushit tha se “nuk është në favor te interesiit Nacional duke ngritur pengesa mbrojtese”. Rritja e importit nuk do të thotë se Kina ka vepruar ne menyre te pa ligjeshme . Zyrtaret e Obames bënë të njëjtat komente .
Z.Lighthizer , tashti një ndihmës i shkëmbimit tregtar Amerikan thotë se nëqoftëse “marreveshjet OTB do kishin dështuar para Kongresit kjo nuk do të thotë se do ishte e sigurtë rritja e deficitit trgëtisë por do ishte plotesisht e mundur shpëtimi i miljonave krah pune në lëmin e manifakturës.”
Megjithate kundërshtarë të OTB kane pikpamje se kundershtimet e Kongresit nuk do kishin ndonje diferencë të madhe për ekonominë Amerikane . Me fuqizimin e saj të gjërë industrial , Kina do të kishte rritje në eksportin si një Çentral Electrik Transportues , thone ata . Në ralitet pesëmbedhjete vjet përpara hyrjes Kinës ne OTB importet e SHBA nga Kina u rriten me shpejt se mbas pesembedhjete vjetorit , megjithatë kjo ishte me sasira të ulëta.
Mbajtja e Kinës jashtë OTB mund të kishte shtyrë për shumë vite dëmtimin e komuniteteve Amerikane nga kostoja e ulët e importimeve , por nuk është shume e qarte se do të ndihmonte një kohë tjetër shtesë. Në 17 vjet të hyrjes Kinës, Amerika ka harxhuar nje sasi fondesh në trajnimin e puntorëve të pa punë ose në programet sociale te sigurise . Në qoftë se këto fonde do ishin investuar do kishim rezultate te tjera.
“Nuk e di se [një humbje për marreveshjen OTB Clinton] do kishte ndonje diference “ thote David Bonior , ish perfaqesues i Demokratëve i cili udhëheq ne Kongres luftën kundrejt saj .
Zonja Barshefsky akoma shpreson në nji ndryshim te gjithanshëm të Kinës . Ajo do të ringjalli paktin për shkëmbimin e lirë tregtar midis SHBA dhe 11 antarëve të Pacifikut ku Trump hoqi dore qysh ditën e parë dhe të shtrij paktin me vëndet e tjera të Azise dhe Europes . Antarët do diskutojn rregullat e reja te mardhënieve tregtare, uljen e tarifave dhe mbulimin e ndermarrjeve Shtetërore, rritjen e importit dhe kontrollimin e subsecioneve Kineze dhe pretendimet e saj . “Pastaj Kina duhet te marri një vendim “ thote ajo “Mund të hyjë në këshillë ose të vendosi mos këtë përkrahjen e 60% te ekonomisë Botërore.”
Z.Lighthizer ka pikpamje të ndryshme . Amerika duhet të jetë e vetme dhe te kërcënojë Kinën në ngritjen e tarifave duke e larguar nga OTB dhe përzierja e saj si një ndihmëse e ankesave të SHBA .
Nocioni se shume probleme tonat me Kinën duhen sjelle në OTB vetëm nga ne është pikpamje shume naive me të mirën dhe të keqen e saj dhe largon politikanët ekonomikë nga arsyetimi për të përballuar problemet serioze ! Agjencija e tij deklaron ne raportin e Janarit 2018 : “Ekonomija Amerikane duhet te mbeshtetet në muskujt e saj “
“Në fund të fundit kjo është gjithçka që ju keni” thote Z. Lighthizer .
Përkthyes Abdyl Ali Koprencka
New York Gusht 11, 2018
Marre nga “Wall Street Journal” July 28/29 2018.