MOS E LINI PRINCIN TE SHKOJE /
Ng Agim Xh. Dëshnica/
Na ikën breznitë e besës e lirisë/
ndër vite e shekuj,/
ndër mjegullat e përhumbura,/
prej tokash të coptuara,/
vaditur me gjak e me djersë/
dhe na lanë kumtet e legjendat./
Ç’është ky tërmet në fusha e male,/
kjo erë duhi,/
ky pikëllim i rreptë në ngricë?/
Zemrat e të gjallëve u drodhën,/
u trazuan shpirtrat e të parëve./
Mali i Sharrit nën borë u trand,
Drini me rrjedhë në acar ushton…
Po të ikën o Kosovë
Princi i Paqes!
Po të ikën o Kosovë,
Prijësi i Dritësimit!
Po të ikën o Kosovë,
Heroi i hijëshëm i Kombit!
Profeti i Pavarësisë!
Rugova! Rugova! Rugova!
Mos e lini Princin të shkojë
e të prehet në parajsë.
S’është koha për ikje,
është kohë pune,
është koha për veprim,
është koha për shpëtim.
Na duhet, buzëqeshja e ëmbël
e premtimit, fjala e burrit:
„ Unë do t’i sjell Kosovës pavarsinë .”
Na duhet,
Rilindasi i shekullit,
Urtësia e mendimit
për nënshkrimin historik.
Na duhet,
Mençuria e përparimit,
për shtegtimin drejt dritës,
lumturisë.
Mos e lini Princin të shkoje!
Na duhet ashtu siç duam diellin
pas dimërimit të gjatë,
për rizgjimin e shndritur,
për Pavarësinë e shenjtë,
e Paqen e Kosovës.
Mos e lini Prijësin të shkojë!