• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MYSAFIRE NE SOFREN E DIELLIT: ALFONS GRISHAJ, AGIM DESHNICA, FASLLI HALITI

May 20, 2016 by dgreca

ALFONS GRISHAJ/

  Kujtimi Im/

Kujtimi im, meteor i shuar/

Në gotën shampanjë e helmuar,/

Të asaj kënge të epur, të fikur,/

Në botën tekanjoze  ikur./

 

Më le të shkretë, në vetmi/

Brengë në shpirt, pa melodi./

Humbën përqafimet tua,/

Frymë e zjarrit në prag u shua./

 

Tani, mbuluar në harresë,

Në ethe të natës, pashpresë.

Oh, ti, dashuri! Sot demon…

Grish një tjetër, unë në akuilon!

 

Dhe pse u shite origjinale,

Trup e shpirt tjetrit ia fale!

Mbaj kujtim të pafajësisë

Zjarrin, puthjen e rinisë.

Rrëgjakur vello e pendesës

Do e skuq lëkurën e zbehur,

Mbi bar kristalet e vesës

Shkëlqimin tim, boten e dehur.

———————————————————-

Kjo poezi u shkrua në   Zejmen, 30 vite më pare …(Origjinali)

Botohet për here të parë. Kjo poezi u afishua tek “Gazeta e Murit” në PD Shkodër…E kopjuan shumë studetë të  “ Luigj Gurakuqit” dhe të shkollave të mesme…Njëra nga ato studente  pat qenë  dhe gruaja ime , Mirela Grishaj…

Dashuria Platonike

 Si petale trëndafili

Buzët kish kjo bukurosha

Zemërflakë e ndjek bandilli

I palodhur pret n’një qoshe.

 

Dhe kur bjen shi e dëborë

I përvluari rri e pret

Si fakir që shtrin një dorë

Sa monedh’ në dorë t’i prek.

 

Rrugës ecën si sorkalle

Arom lulesh erëmon

Me bisht syut si kunalle

Shikon hijen që e gjurmon.

 

Eh , përdit me shpresë djali

Se dikur do ketë mëshirë

Kurr buzëgaz çupa s’ i fali

Dhe në ankth e la pahir.

 

Me shpirt djaloshi ishte prekur

Zemër k’putur shkoi me ngut

Poshtë ullirit , frymëhequr

Lutej, por perri’ s’u duk.

 

Vonë lëndinës vajza doli

Porsi dielli shënd e verë

Dhe kur hija s’e përcolli

U pik’llua, u bë vrer.

 

Tek po kthente skaj ulliri

Pa një varr të zbukuruar

Dhe në foto, shkrirë si qiri

Hija që e kish gjurmuar!

 

Diamant rrodh pik’ e lotit

Nga qërpikët-hala pishe

Përdëllyer iu lut Zotit:

“Merrmi hiret që më vishe!”

 

Hapin ndali n’ atë qoshe

Kur e priste ai dikur.

Ç’e vajtoi kjo bukuroshe

E pastaj s’u pa më kurrë!

——————————————

Kjo poezi u shkrua në   “Shën Vasi” Sarandë , rret 28 vite më parë, dhe u botua në vitin 1995 në vëllimin  me poezi : “Hapësira.”

Më Fal Një Lule

Më fal një lule

zonjëza ime,

ta qaj botën për vdekjen e saj;

më fal një të puthur

jeta ime,

se do shkoj i lumtur

pa dhimbje e vaj.

*Kjo poezi (tip madrigal),  u botua në vëllimin me poezi “Hapësira”  1995 , kushtuar Mirela Grishaj (Gruaja ime).

 

DY POEZI NGA AGIM Dëshnica

-PER ZANAFILLEN

DHE GJUHEN SHQIPE –

ILLYRI!

Rend historia me hapa shekujsh, Illyri!

Në kohëra dyndet mjegull e zymtë

dhe pluhur gri shtrohet mbi gjurmë.

Bëmat e ndodhitë fshehin, Illyri!…

 

Rendin lumenjtë, përherë zhurmshëm,

Të katër detet, dallgë shkumbore

hedhin në ranë e mbi shkëmbinj

dhe lart në gryka vikamë e erës,

jehona zërash, nga lashtësi e thellë

tok me gojëdhanat,

mbërrijnë dhe gjemojnë.

 

Mister e terr mbulon gjithçka,

si reja qiellin.

Ndaj pluhur e re fshijmë, Illyri!…

Zbulojmë themelet, vatrat e puset,

lexojmë mbishkrimet,

gjallninë e herëshme, paqen e luftën,

me djersë e gjak.

 

Mbi tokë, nën tokë, në kodra e fusha,

mure, shkallare, urat mes honesh,

tempujt e faljes, kubetë e gurta,

artin ndër vazo, stolitë prej ari,

edhe shtatoret dhe përkrenaret,

edhe parzmoret, edhe mburojat,

shpatat kalitur bronz e çelik,

për madhështinë e shkuar

dëshmojnë, Illyri,

në hapësirat e tua!

 

I FALEM GJUHËS SHQIPE!

I falem gjuhës shqipe plot magji,

që zanafillën ka në lashtësi.

Në rrjedha çiltërish, larg mizorive,

ndesh me murranat, pranë dashurive,

ku deti valët shtyn e hedh puhinë,

e brazdë e jetës çan nëpër djerrinë.

 

Në malësinë e kullave e gurrave,

shtruar këmbëkryq në log të burrave,

me doke e zakone, gjykime e shestime,

ku bardët me ngulm sodisnin yje,

dëgjonin të heshtur zogjtë në pyje,

rreth sofre me bukë e kripë e zemër,

në rite dhe sjellje, me besë e nder.

 

I falem gjuhës shqipe plot risi,

që zanafillën ka në Perëndi.

Pranë vatrës, te rrëfenjë e ngrohtë e nënës,

në shpirtin e trazuar të gojëdhënës,

ndër ëndërrime e nën peshë të halleve,

në lutje, ndër këngë, në vrull të valleve,

ndër telat ngazëllyes të lahutarëve

e gumëzhitje e rreptë e lodërtarëve.

 

Ndër sokëllima trimash majë brigjesh,

kur qark “ ushtojnë lugjet prej ortiqesh,

prej ortiqesh kah po bijnë ndër gropa “-1

dhe Bernardini ndër loke e etër,

lumnoi e qau me penë e letër.

 

Në shqip, mbi djep fatia engjëllore,

kumtoi me dhimbje dramën arbërore,

që mbijeton në çdo rrebesh e shqotë

dhe gjurmë të kaltërt drite lë në botë.

 

Kjo gjuhë burrash e shtojzovallesh,

rrjedh si Valbona teposhtë zallesh.

Kjo gjuhë bilbili, britmë sokoli,

kumbon te Naimi, Fishta e Noli.

Kjo gjuhë Ilirie me rrënjë në lashtësi,

në gaz e vaj – e gjallë! Përjetësi!

———-

P.s.

  1. Copëz vargu nga rapsodia e

famshme“Martesa e Halilit.”

FASLLI HALITI SJELL PERKTHIMET:

JACQUES PRÉVERT

    1900 -1977

KORTEU

Një plak i artë me një orë në zi

Një mbretëreshë e munduar me një burrë  anglez

Dhe me punëtorë të paqes me tutorë deti

Një Hussar i kompanisë me një budalla të vdekjes

Një gjarpër kafeje me një mulli me syze

Një gjahtar me litar me një kërcimtar kokash

Një marshall prej shkume në pension me një llullë

Një foshnjë e salindur me fustan të zi me një zotëri në pelena

Një kompozitor për në trekëndësh me një varëse muzike

Një koleksionist besimi me një rektor fuçi

Një mprehëse Coligny me një admiral prej gërshërësh

Një murgeshë e Bengalës  me një tigër të San Vincenzo të Pavlit

Një profesor porcelani me një axhustator filozofie

Një kontrollues i Tryezës së Rrumbullakët me kalorës të  të Kompanisë së Gazit në Paris

Një rosë në Shen Elenë me një Napoleon gatuar me portokall

Një gardian i Samotrakës me një Fitore varrezash

Një rimorkiator i një familjeje të madhe me një baba në det të hapur

Një anëtar i një prostate me një ipertrofi të Akademisë franceze

Një kalë i fuqishëm në partibus me një peshkop të madh  cirku

Një kontrollues me zë të bardhë me një kor të vogël autobus

Një kirurg i tmerrshëm me një fëmijë dentist

Dhe gjenerali i perlave me një hapës të Jezuitëve.

   Përktheu: Faslli Haliti

 

 WEI-LI-BO

PEMA E MAGNOLIAS


E Lodhur nga dita e ëmbël
e pranverës
në gjumin e saj
pema e magnolias
hap duart e bardha.
Mbi rrezen e hënës  

pushon shkëlqimi i luleve.

Përktheu Faslli Haliti

 

Filed Under: LETERSI, Sofra Poetike Tagged With: Agim Deshnica, alfons Grishaj, Faslli Haliti, Mysafire, ne sofren e Diellit

Krimi i Legjitimuar

May 11, 2016 by dgreca

Nga Alfons Grishaj/

Liberum arbitrium, apo free will,tingëllojnën si shprehje apo togfjalësha romantikë dhe demokratikë, por në thelb janë shprehje të legjitmimit të krimit e nga shoqëria dhe shteti.Askush nuk ka të drejtë të vrasë apo të vetvritet, t’i marrë jetën tjetërkujt, përsa kohë ligjin e jetës nuk e ka krijuar ai apo institucioni që e merr përsipër qër ta shkurtojëatë. Free will është një krim më vete, që shoqëria moderne e aplikon tek nënat shtatëzëna, apo njerëzit e sëmurë. Por, edhe pse shoqëria njerëzore ka ngritur institucionet gjyqësore parandaluese të krimit, ajo vetëinkriminohet në rastet  si më poshtë:

Gjykatat, përdorin masa preventive ekstreme për të ndaluar krimin, dhe atyre vetë, nuk u lind e drejta që të marrin jetë njerëzore. Ekzekutimi që përdor trupi gjykues është një krim në vetvete. Izolimi i të keqës është dënim i mjaftueshëm për të ndalur epërsinë e së keqes që moleps personin, i cili, me kalimin e viteve kalon përmes filtrit të energjisë pozitive, duke pranuar reflektimin e kohës në subkoshiencë, ballafaqimin e lirisë me izolimin. Nëse një njeri ekzekutohet për vrasjen që ka bërë, ai , në paraqitje duket sikur e ka kuptuar gabimin, prej frikës dhe jo prej ndërgjegjes. Pra nuk është ndërgjegja që shërohet, por thjesht ushqehet frika që riprodhon degradimin pa pasur kohë të rikuperohet për të kuptuar fajin.  Krimineli vdes kriminel  nga dora e kriminelit shtet, ngaqë shteti mendon se ka vënë drejtësi. Sëmundja skenike të hipodromeve të skllevërve në kohën antike, varja, gijotina (guillotine), pushkatimi apo “ekselenca” e karriges elektrike, nuk janë asgjë tjetër, vetëm dobësi dhe frikë nga shteti, i cili  e përdor ndëshkiminkapital si fakt dhe jo si drejtësi, pa e kuptuar se hobi i ndërgjegjes së dekompozuar nuk lejon gjykimin hyjnor si primar, i cili do të gjykojë të gjykuarin dhe gjykuesin.

Unë nuk do të zgjatem tek e drejta e njeriut për t’u mbrojtur nga energjia negative që prodhon krim, por thelbi i këtij shkrimi synon të ndriçojë ndërgjegjen e degraduar të shoqërisë që inkurajon nënën që të ekzekutojë fëmijën e vet, apo mjekësinë, të sëmurin me një “vdekje të ëmbël”.  Nëse një nënë vret foshnjën e vet dhe justifikohet si një “free choice”, atëherë ku është ndryshimi i një vrasje në rrugë apo gjetkë nga një kriminel,  me një vrasje të paramenduar nga një grua shtatzënë? Gazetarët, mediat,  nuk reshtin së publikuari çdo vrasje apo ndodhi ekstreme,  por vrasjet e fëmijëve në barkun e nënave nuk i trumbetojnë kurrë. Nëse një nënë aksidentalisht humb fëmijën(e kam fjalën për personat publikë), media e trumbeton si një tragjedi, si një dhimbje që duhet të prekë çdo ndërgjegje qytetare, por kur nënat vrasin foshnjet e tyre se ashtu ua do qejfi, media hesht, biles politika sociale apo socialiste,e quan arritje e lirisë të së drejtës së njeriut. Po a ka hipokrizi më të madhe se kjo, a ka krim më të turpshëm e çnjerëzor?

Shkencërisht njihet se  pas 2,5 javësh, shtresa e jashtme embrionale e fëmijës formon tre inde, shtresa fillestare,të quajtura ektodermë, endodermë dhe mezodermë. Ektoderma, krijon struktura jetike, ku përfshihen truri, shtylla kurrizore,nervat, lëkura,thonjtë dhe flokët. Endoderma, krijon aparatin e frymëmarrjes dhe gypit tretës, gjithashtu krijon mëlçinë dhe pankreasin. Mezoderma, krijon zemrën, veshkat, kockat, kërcejtë, muskujt, qelizat e gjakut etj…

Pa u shtyrë më tej shkencërisht me ditët dhe javët e rritjes së foshnjës në barkun e nënës, mjafton që të kuptojmë se krijesa e shenjtë  prej 2,5 javësh është një fëmijë që formohet prej gjakut dhe mishit tonë. Pas shtatë javësh zemra e tij, apo asaj, rreh 167 herë në minut dhe modeli i valëve të foshnjës krahasohet me valët e të rriturit. Pra, këtu kemi një qënie njerëzore që gradualisht pret qëtë dalë në jetë dhe trupi i shenjtë foshnjor komunikon me ne nëpërmjet mikrovalëve dhe  frekuencave misterioze, komunikon me të ëmën dhe babain, por këto të fundit, janë tepër të zënë me hobet dhe “hallet” e përditëshme…

Alogjika e shprishjes së përgjegjësisë së nënës dhe babait, ndodh dhe tek mungesa e besimit në Zot dhe në vlerën e vetvetes. Sepse, nuk ka se si shpjegohet, që prindërit të pranojnë me një gjakftoftësi tejet të akullt të pushojnë zemrën e vogël në trupin e nënës, frytin e gjakut të trupit të tyre. Nuk është vetëm nëna përgjegjëse në  raste analoge, por dhe babai, i cili frymëzon ose hesht në vendimarrje monstruoze. Përgjegjësia kryesore bie mbi shtetin atrofik, mbi mjekësinë vrastare, mbi shoqërinë, të cilët, për interesa meskine krijojnë kompromisin anti-human të shuarjes së jetëve pa parë dritën e diellit.

Nëse njeriu do të priste pemët dhe shkatërronte gjelbërimin pa i rimbjellur ato, çfarë do të ndodhte me sistemin ekologjik? A do mbijetonte dot flora dhe fauna?

Kështu ndodh dhe me frytin njerëzor, i cili shkatërrohet pa mëshirë që në embrion. Ligji i abortit,martesa ndërmjet të njëjtit seks janë ligjet më çnjerëzore që njeriu ka aprovuar ndonjëherë. Nene të tilla janë legjitimim i krimit. Gomorrah dhe Sodoma janë shembulli më i mirë i degradimit dhe i ndëshkimit njerëzor. Tani, bota po riciklohet  aty!

A ka ndonjë zgjidhje për të shëruar këto plagë? Po!

Mëse gjysma e botës janë monoteistë dhe nëse udhëheqësit monoteistë do të linin mënjanë paragjykimet dhe egoizmat divergues, portë bashkoheshin për të rindërtuar vlerat universale të njeriut që janë dhuratë e Krijuesit, bota do të ishte shumë më e bukur, paqja do të mbretëronte në barkun e nënës dhe në ndërgjegjet tona tejet të trazuara. Kataklizmoja e seksit të njëjtë dhe“vdekja e ëmbël” do eleminohen me ligjet natyrale qiellore, për të cilin, njeriu ka të drejtën e  superioritetit natyral dhe legjitim.

 

Filed Under: Analiza Tagged With: alfons Grishaj, Krimi i Legjitimuar

DY POEZI PER NENEN NE “NE DITEN E NENES”

May 8, 2016 by dgreca

Alfons Grishaj/

 NENA/

Ikona e Genesis* .

Lot’ i kristaltë…

Dy kromozome XX

Një gjurmë jete,

Një frymëmarrje…

Trokthi i zemrës

Në sinkron me sytë e shpresës

Në çdo kënd  përtej imagjinatës.

 

Nëna,  na afron  pulsin e kohës,

Reflektimin fëminor prej nëne,

Mbrojtjen e një shqiponje.

 

Nëna ndan çdo gëzim me ne,

Por dhimbjen kurrë!

Kulmi i gëzimit të saj,

Thirrja e sakrificës sublime.

Nëna , blerimi i jetës sonë imortale,

Zemreku i Genesis,

Magjia e misterit të gjithësisë.

***

Genesis*= Bibël, fillimi i jëtës në tokë …,  krijuar nga Zoti.

Saturday, May 7-Michiga

 Nënave

Ti flë gruanënë ,por trupi është i zgjuar

Prej  energjisë së udhëtimit shpirtëror,

Ku qelizat e mundit rriten në krahnor

Për  punët tua që  nuk kanë  të mbaruar.

Dhe agimi është e njëjta ditë si më parë

Si ora e tokës rreth fuqisë diellore,

Nektari i djersës fryti i fuqisë ciklore

Gëzohet nga lodhja dhe kur hiqet zvarrë.

 

Dhe zemra punon mbi normën njeri

Për dashurinë e të gjitha dashurive,

Për familjen e shenjtë  e lumturive,

Kur dimri ulërin si ujku në acar e veri.

 

Mosha zbret ashtu si rritej kur qe fëmi

Përditë nga një dhimbje përreth  saj,

Sytë në venitje mbushen  shpesh në vaj

Se shkrihet ngadalë sërish bëhet kërthi.

 

Dhe mëshira jonë herë e pamëshirë

Për zotin tonë që u beku nga i epërmi Zot,

Prej idhullit gastare e thyer , na vjen ndot

Prej rinisë gënjeshtër  plandos  në rrëpirë.

 

Shtegton  energjia pattern, mbretëresha nënë

Mbi kokat tona   buzëqesh dhe qan sëri,

Transparent shpirti i lehtë,  i lirë e pa mëri

Bekimin,  dashurinë mbi tokë  lënë!

 

 

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: "NE DITEN E NENES", alfons Grishaj, DY POEZI PER NENEN NE

Alfons Grishaj në Sofrën Poetike të Diellit

April 30, 2016 by dgreca

Alfons Grishaj/

 Ndjesë Pastë/

-Ndjesë pastë…, qe i mirë ./

Sa i dashtun  dhe i vshtirë./

Qen bir qeni, – një nga fundi./

Plaka e krrusun ,- hë, zullumi!…/

 

Tek dera  një “burri i madh”/

Gjyslykë ngjesh, gojës një shall./

Çdo i pranishëm  kundroi,/

Nuk pa , nëse qeshi a vajtoi…/

 

Hapën rrugën në xhenaze,

Neraxhesës me  avaze ,

Në dorë i vyshkur karafil

Përkul’ në vesh i thot’: “debil”!

 

Ra përsipër rrasa e vorrit

Nga një sy dy lot prej zorit,

U çliru njaj  kallaballëk

Shpirti tij shkoi  porsi melek.

 

Tuj fluturu  për në hava :

“Gabriel, ma  ndaj kyt  dava…

Thu kam kenë dhe unë si kta ?

Nuk jam un’, por ata me u qa”!

 

Të madhe qeshi Gabrieli…

“Krejt i afërt asht  exheli,

Fjalët boshe kot së koti

Mos gjyko , se i gjykon Zoti”!…

 

Besimtari

 Tastieret  rruaza në qafë,

Lirat e Turkut, kryq e hënë,

L’kurën e palltos nga xhirafë,

Kapelë lëkure nga ujk rënë.

 

Këpucët vesh’ prej papirusi,

Çorape teli, çakshir argjile,

Kuti duhanit me myshk pusi,

Qaforen gëzofi prej një skile.

 

Ai, ekscentriku i vetëtimës

Fjaloset me  erën e  tërbuar,

Mprehur brisk përmes mjaullimës,

Brenda breshërit të gjymtuar.

 

Fuqia e shpirtit kur është i lirë

Si ajri i pranishëm gjithkund,

As breshër, as kohë e nxirë,

Asgjë s’e ndal, askush s’e mund.

 

Rrënjët  krejt çakshirë  argjile.

Qëmot’ këpucë papirusi.

Yll’ e kryq stoli vigjilje,

Simbol i frymës nga Jezusi!…

Se atëherë o mik’, …

 Gëzohu kur dielli  lind në agim

Për ditën e re plot dritë e jetë.

Kundrimi e luleve   galdim,

Aromat  shijoji i(e)qetë.

 

Duaje xixëllonjën që ndrit në terr,

Mushkonjën që të pickon drejt  në vesh.

Në vuajtje   harro satana e ferr ,

Në kup të qiellit gëzo e qesh!

 

Kupën e verës mik(e) amshuar…

Pije me fund , të mbush me lumturi,

Armikun e mposhtur e të rrënuar

E sheh  me paqe  e dhembshuri!

 

Me  dashuri  natyrën e përsosur

Në paqe vishe  me kënaqësi,

Mendo dhe për jetën e pasosur…

Se atëherë o mik’, ke lindur  sëri!

Vashës -Grua

 Në prarimin e mrekullisë qiellore

Ku mblidhen gjitha andjet dhe ndjesitë,

Skulpturë e gjallë  një mijë kolore

Mjeshtërinë e vet gdhendën perënditë…

 

Porsi dikur , kuror dafinash  Rozafat,

Shëmbëlltyrë  Morsinie e Kostandini,*

Mbi kullën e shekujve dashuri ,  o fat !

Lavdi yjeve ! Se  bën roje , Kerubimi*…

*- Kostandini e Morsinia. Një histori  e Skenderbeut…

Kostandini ishte vëllau binjak i Ballaban Pashës. Shpesh herë Turqit , e ngatërronin Konstandinin me Ballabanin , dhe ushtria e Kastriotit , e ngatërronte Ballaban Pashën me Konstandinin.

Morsinia dhe Konstandini , u martuan në kështjellën Rozafat,  nën kurorat e dafinave . Sipas legjendës, Skënderbeu u kujdes për martesën e tyre…

*Kerubimi(Cherubim) = Engjëll . Roje i dritës dhe i yjeve.Pamja  e tij përbëhet prej katër fytyrash : Një fytyrë burri, kau , luani dhe ëngjëlli.

– Shënimet e mia.

Filed Under: LETERSI, Sofra Poetike Tagged With: alfons Grishaj, Kater poezi, ne sofren e Diellit

Publiciteti i Gjarpërit

April 22, 2016 by dgreca

Nga Alfons Grishaj/

 Ta marrësh  “gjarpërin në gji”  është  njëlloj si të bësh akrobaci mbi heshta buzë një gremine.  Mbretër , princër , shtete , kanë pësuar disfata prej kësaj.  Njeriu, e din shumë mirë që gjarpëri nuk duhet të  mbahet  afër  , por  përsëri  ai ka qejf  t’a  vërtetojë se serpent   nuk është aq i pabesë sa thonë gojët e liga…Latinët kishin një fjalë brilante  për të pabesin : “Si gjarpëri në gji”! Troja u rrënua  pikërisht prej këtij gabimi. Dobësia burrërore prodhon gjithnjë instrumentin e pabesisë . Sikur të dëgjohej fjala e Kasandrës , që  Kali i Trojes të digjej jashtë mureve të fortesës , Troja do të ishte ende sot pjesë e qytetërimit. Kështu ndodh dhe në kohën tonë. E shohim gjarpërin-njeri , e përqafojmë , e bëjmë mik të familjes dhe të shoqërisë .  Pas kësaj , i bëjmë publicitet se  gjarpëri është dele që nxjerr qumësht, dhe nga qumështi bëhet gjalpë dhe djathë. Jo vetëm kaq, po mos të harrojmë ,  leshin… që vesh njeriun.  Gjarpëri krenohet për të gjitha këto mrekulli iluzive , duke u shtriqur në fronin e miqësisë dhe  duke nxjerrë  gjuhën e zezë herë në njërin krah e herë në krahun  tjetër…Ai mbledh gjarpërinj të tjerë rreth vetes,  jo për mirësjellje , por për hir të hises së zvarranikut…

Zvarranikët  mblidhen në tubime e konventa… fjalime gjarpërinjsh,  sjellje gjarpërinjsh në folenë e gjarpërinjve ku pjellin  gjarpërinjë . Zvarranikët kanë për kodoshë  qëniet më të dobëta  që u bien fanfareve . Praktikisht,  zhabat  dhe minjtë janë krushqit e parë…

Brohoritjet frentike të korit të bretkosave  vijnë nga oazet e kanaleve …Minjtë rrinë asnjanës në tubime të tilla , se thonë : “Kushedi sa bretkosa do të  bëhen kurban pas fitores së gjarpërinjve dhe kërmat e tyre do të jenë ushqim  dhe për  ne”.

Leksionet e demokracisë  që dalin nga  tubime të tilla ,  lindin  “progresin metalik”, ku krijesat  analoge ecin vranshëm mbi qilimin  e lëkurës së gjarpërit , duke bojkotuar  progresin e  zhvillimit  shoqëror  që siguron të tashmen dhe kulmon në të ardhmen .

E pra , fodulli-njeri krenohet se gjarpërinjtë  kanë përparuar shumë… , biles më tepër se njeriu. Megjithëse ,  gjarpërit , nuk mund t’ia dallosh buzëqeshjen nga ngërdheshja, e as defektin e këmbëve që  fshihen  nën lëkurë , të cilën e ndërron buzë shkurreve dhe zallit  në kulmin e kënaqësisë trupore .  “Çfarë përsosmërie…gjarpëri është mister”!- thotë fodulli-njeri. E misteri i gjarpërit mbulon si ombrelle e zezë diellin , vrasësin e shumë viruseve e  mikrobeve që rrezikojnë jetën në tokë…Pas kësaj,  gjarpëri  krenohet se njeriun  e ka shërbëtor , por dhe ushqim… Ai mund ta përdorë atë si të dojë , dhe kur t’i mërzitet e kafshon për ti hequr vuajtjen e dashurisë për të…

Publiciteti i gjarpërit është kulmi i mrekullisë “sublime”,  kulmi i sacrificës së idiotësisë së njeriut në Shekullin XXI.

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: alfons Grishaj, publiciteti i gjarperit

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • …
  • 28
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kur karakteri tejkalon pushtetin
  • ABAZ KUPI DHE LUFTA ANTIFASHISTE NË SHQIPËRI
  • Fortesa Latifi: “It can be difficult to grow up when you’re constantly faced with a younger version of yourself”
  • ABAZ KUPI, I HARRUAR DHE I KEQTRAJTUAR NGA HISTORIA ZYRTARE
  • VATRA DHE FAMILJA KUPI ORGANIZUAN SIMPOZIUM SHKENCOR ME RASTIN E 50 VJETORIT TË KALIMIT NË PËRJETËSI TË NACIONALISTIT TË SHQUAR ABAS KUPI
  • “E DREJTA ZAKONORE E ÇERMENIKËS. KANUNI I MUST BALLGJINIT” 
  • Retorika e Serbisë si agresion psikologjik: narrativa e rrezikshme e Aleksandar Vuçiçit në Ballkan
  • Çfarë “shteti” deshi Mehmet Ali pashë Misiri në luftën e tij kundër sulltanit osman?
  • 1939 / AUDREY SHAH : JU RRËFEJ TAKIMIN ME MBRETIN ZOG NË HOTEL RITZ (LONDËR)
  • Ndalimi i investitorëve nga tregu i shtëpive: a është zgjidhja reale?
  • “Pse ShBA nuk e pushtuan por e çliruan Venezuelën nga Maduro/t”
  • SPEKTËR…
  • ME SA POLITIKA SHIGJETON SERBIA NË DREJTIM TË KOSOVËS?
  • VENDI IM / 7th Annual Concert
  • ZOTI, SHPIRTI, BIBLA, DOGMA DHE MENDIME FILOZOFIKE

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT