Çmimi ndërkombëtar në letërsi, “Atjon V. Zhiti”, edhe këtë vit shkoi në një kontenet tjetër, në Azi dhe iu dha poetes japoneze Kae Morii, ndërsa vitin që shkoi kishte shkuar në kontinentin amerikan, ku fituese ishte poetja nga argjentina, me origjine hebreje, Susana Robert. Këtë çmim të ri e jep Shoqata Ndërkombëtare e Shkrimtarëve “IWA BOGDANI”, me qendrat në Bruksel/ Belgjikë dhe Prishtinë/ Kosovë. Çdo vit, në fund të nëntorit, merret vendimin, sipas një manexhimi ndërkombëtar për lëndë të ndryshme letrare dhe u jepet autorëve “Për pasionin dhe sinqeritetin në art dhe krijimtari”, prandaj është vendosur që të mbajë dhe këtë emër, Atjon V. Zhiti, studentit që shkëlqeu si meteorit.
VENDIMI 2019
Në Vendim e Shoqatës Ndërkombëtare të Shkrimtarëve “IWA BOGDANI”, theksohet se është kënaqësi të akordojë çmimin ndërkombëtar. “ATJON V. ZHITI” dhe ka krenarinë që për vitin 2019 ky çmim t’i jepet Zonjës Mae Morii, Japoni, “si autore që ka arritur nivele të larta të të shkruarit. Ky çmim është për autorët që kanë treguar cilësi dhe humanizëm në kategoritë e tyre të të shkruarit, në poezi, romane, ese dhe përkthime. IWA BOGDANI i dëshiron suksese dhe gjithë të mirat fituesit. Presidenti, Akademik Prof. Dr. Jeton Kelmendi. 27.11.2019, Prishtinë – Bruksel/ Kosovë – Belgjikë
KAE MORII- Fituesja e Çmimit letrar “Atjon V. Zhiti”, poete bashkëkohore, e njohur në Japoni, nga Osaka, e diplomuar në Keio University, pedagoge me profesion.. Është anëtare e Klubit të Poetëve Japonezë, Anëtare jete e Akademisë Botërore të Artit dhe Kulturës
Anëtare jete e IWA
Është e botuar dhe në gjuhët angleze, mongole, rumune, greke, franceze, maqedonase, etj, ka botime të saj dhe në SHBA.
Gjithashtu është fituese dhe e shumë çmimeve të tjera letrare dhe në konkurse të poezisë, ku ka marrë pjesë në festival të ndryshme botëore, deri në Kore, Indi, USA, etj, . Ajo është bërë e njohur në botë edhe si veprimtare e Çështjeve të Gruas, ka dhe titullin Ambasadore e Paqes dhe Harmonisë.
Disa nga botimet e poetes Kae Morii që nga 2007:
‘A red currunt’
‘Homage to the Light’
‘The Light of Lapis’, bashkautore me Kojin Kudo
‘Over the Endless Night’, përmbledhje në anglisht.
‘Cabbage Field & Wind Power Generators’, përmbledhje në anglisht dhe rumanisht, etj..
KREDO DHE POEZI TË KAE MORII
“Poezi të shkruara në fillim të shekullit XXI, kur unë u pranova anëtare e Shoqatës së Harmonisë Botërore, e bashkuar dhe me shoqatat botërore të Paqes, në 2004.
Për fat të keq ne po jetojmë në një botë në disharmoni edhe pasi mbaroi lufta e ftohtë si dhe gjatë terrorit të tanishëm të luftës. Unë kam shkruar në një poezi timen – në Raven Basenin at Bronz – që ‘ne ende nuk jemi njerëz të vërtetë’. Po, njerëzimi madje ka arritur në Hënë, por ne ende nuk kemi arritur në paqen botërore. Harmonia është koncepti kryesor i paqes. Nga shkaku i paqes pa harmoni, është dhe harmonia pa paqe.
Harmonia mund të ndërtohet mbi barazpeshime në ‘Barazi’, “Drejtësi” dhe ‘Respektimi të njëri-tjetrit’. Sigurisht krijuesit e paqes shpalosin Dashurinë për paqen dhe njerëzit kudo në botë.
Sidoqoftë pas disharmonisë së luftës së ftohtë, duke u përballur me disa çështje serioze: terrorin e luftës, krizën financiare, konfliktet, ndarjen, problemet kufitare, varfërinë, papunësinë, etj, duhet të arrijmë te Harmonia.
Përhapja e Internetit ka kontribuar jo vetëm në transmetimin e informacionit, por edhe të shprehë dhe mbledhë dëshirat e njerëzve në botë. Shekulli XXI duhet të jetë epoka e Harmonisë dhe vullneti ynë është Paqja Globale – që të gjithë tani mund të jetojnë pa asnjë luftë dhe në lumturi.
Për të arritur harmoninë, neve na duhet shpirti, mendja dhe metoda të harmonizuara. Pas poezisë “Dielli” do të doja të ofroja dhe poezi të tjera…
– Autorja –
DIELLI
‘Tashmë Epiku Qiellor ka humbur harmoninë
një lloj njeriu është në ankth të madh’
Ç’zë diellor që më mbështjell
teksa Dielli i mesditës më qëndron përsipër
Pikëllimi është në farën e grurit
Dhe ç’ngrohtësi vërshon nga Dielli për grurin
Pëllumba të bardhë enden nëpër qiell
Gjurma drite rreth diellit
Megjithëse kjo është një fantazi imja
Pëllumbat vazhdojnë të fluturojnë
Deri në fund
YLBERI I HARKUAR MBI POEZI
Matematika është aq e bukur-
Unë nuk e kuptoj analizën dhe algjebrën lineare…
Vetëm gjeometria e zanoreve më çon në përjetësi
Është i mirseardhur shiu mbi funeralin e lotëve të lodhur
Lulet e Paulownias janë kaq të ndritura në dritë
Kambanat kumbojnë nga era
Më e bukura figurë në botë
Kur dikush pëshpërit në kodrën e largët –
Është poezia me krahët si era
Zemër në qiell
që aq larg fluturoi
Për të bekuar atë që lindi me fjalët
PUTHJET
Unë puth zogjtë në një skicë
Unë puth konturet e pemëve që t’i kthjelloj
Unë puth një rruazë vesë mbi lulediellin
Unë puth një ballë xhami vullkanik
Unë puth një buzë druri hibiskus
Unë puth një gji madhështie të truallit.
Unë puth arsyen duke u ngritur lart
Unë puth elegjinë e zhytur në zemrën tënde
Thellësia jote
Sekreti i lindjes
Unë të puth ty
SHENJAT E DUARVE
Pas udhëtimve të vështira në dete,
Shenjat e duarve të njerëzve antikë prehen në shpella.
Pigment-
Entuziazmi për jetën.
Lutja Zotit-
Dëshirë për ekzistencë.
Stuhi në pyjet e mallkuara.
Shpërthejnë tamburet, pëllumbat qajnë, kufomat shkelen
Duke u shpallur lufta.
Jo dora krijuese e Zotit,
Vetëm këmbë dhe krahë të kalbur në vetëtimat e çmendura.
Egoizmi për mbijetesë
Maskë kundër Paqes
Shenja e pigmentit të duarve është Dashuri Jete,
që na thotë: “Këtu jetojmë”,
Dëshmi ekzistence në jetën e kufizuar.
Era më pyet:
‘Sa e ndjen lumturinë? ‘
Si era që s’mund të peshohet në peshore,
Lumturia ime gjithashtu nuk peshohet.
Era e natës shkund yje
Ah, nga të gjitha pemët! Përflakje!
Të përndriten çastet të gjitha,
Lërini yjet të rrëzohen,
Atëherë
Kur një pikëz ylli e syve të tu
Fërgëllon tej në horizont,
Të lutem, kujtomë
Me kumbimet e bukura si me harpë ere.
“19 VJEÇARI I PËRHERSHËM”
“PoertetI i Atjon” nga piktori Gjergj Kola/
“19 vjeçari i përhershëm” – siç e quan gjenerata e tij Atjon V. Zhitin, është studenti shqiptar i filozofisë në Universitetin “Sacro Cuore” në Milano (Itali), që dinte të jepte shumë dashuri e vrull ndër shokët e shoqet e miqtë, që pëlqente artet, filozofinë dhe sportet, gjuhët e huaja dhe shkencat politike dhe “buzëqeshte çiltërsisht”, gjë që ata që e kanë njohur, ia quajnë “vepër”, duke e patur Atjonin kështu dhe idealin shpirtëror të tyre. Atjon V. Zhiti është autor librash dhe albumesh dhe ekspozitash pikture, veprimtar me të rinjtë në Shqipëri, anëtar i Paralmentit Rinor Europian dhe anëtari më i ri i PEN-Clubit Italian. – Lindi në qytetin e Vlorës në 30 gusht 1995 dhe u rrit mes poezisë, ngjyrave dhe muzikës në Romë (Itali), ku prindërit punonin si diplomatë. – Kur ishte 3 vjeç e gjysmë një viziatim i tij për “Nënë Teerzen” iu botua në një album me shkrime për Shenjten dhe shkruajtën gazeta në Vatikan dhe në Shqipëri. Hapi një “ekspozitë fëminore” në shtëpi e tij në Romë dhe më pas një tjetër në Vlorë, në kopshtin e shtëpisë së gjyshit, ku vizatimet e tij u varën pemëve. – Mësimet e pari i nisi në Tiranë, në shkollën katolike “Ylber”. – Arsimin 9 vjeçar e kreu në Romë në shkollën e muzikës “Giuseppe Sinopoli”, mësoi flautin dhe dha disa koncerte me orkestren e shkollës deri dhe në Auditoriumin e Romës. – Nisi studimet në Liceun e njohur Klasik të Romës “Giulio Cesare”, ku krahas italishtes dhe anglishtes, që i mësoi mjaft mirë, studio dhe greqishten e vjetër dhe latinishten. – Kishte pasion dhe muzeumet, i vizitoi të gjithë më të rëndësishmit në Romë e Vatikan, por dhe në qytete të tjera, Tiranë e Korçë, Vlorë, Krujë, Shkodër, etj, por dhe në, Firence, Venecia, Paris e deri në Chicago, SHBA.
– Merrej me sporte, me not, kanotazh, tenis dhe shah. – Përfundoi gjimnazin “Ismail Qemali” në Tiranë dhe bëri disa kurse kualifikimi për gjuhët spanjisht, frengjisht e gjermanisht.
– Fiton një bursë për të vazhduar studimet për Filozofi në Itali, ndërkohë është dhe anëtar i Parlamentit Europian Rinor duke përfaqësuar Shqipërinë në disa Konferenca si në Spanjë, Letoni, etj. Duke u pranuar si antar i PEN Clubit Italian, krahas shkrimtarëve që kishte njohur në Shqipëri dhe Kosovë, takohet dhe me poetë nga bota, Sebastiano Grasso, Mario Luzi, Adonis, Hermann Nitsch, Jevtushenko, nobelistin Derek Walcott, etj. Përkthen në shqip për antologjinë “Lajmëtarët e Europës” poezi nga Zai Fundo, personalitet i persekutuar politik, që do të botoheshin për herë të parë. Ndërkohë bën dhe piktura si një adoleshent, një pjesë e të cilave vendosen dhe në ballina librash të ndryshëm, të botuara në Shqipëri, Koosvë e Itali.
– Në vitin e dytë universitar nis botimet e eseve të para të tij filozofike në Shqipëri dhe Kosovë dhe në median shqiptare në diasporë, Itali, Zvicër, Angli, SHBA.
Është bashkëpërkthyes në librin me poezi të poetit të njohur në botë, Adonis, që botohet për herë të parë në shqip, në 2014.
* * *
– Në 2015 del libri i
parë me ese e shkrime të mbledhura të Aton V. Zhitit, “Për atë që dua(m)”, me jehonë në lexues dhe në media.
– Hapet ekspozita me piktura të
tij “Një kuti me xiëllonja”, në Universitetin “Polis”, Tiranë, nën kujdesin e
kritikut të njohur të artit, Gëzim Qendro.
– Në 2017 botohet Albumi “Opera
Atjon”, në shqip dhe italisht me vizatimet dhe
pikturat e tij, të fëminisë dhe adoleshencës, përgatitur nga kritiku i
artit dhe botuesi Gëzim Tafa, me pasthënie të tij dhe parathënie nga Gëzim
Qendro. Albumi ka patur jehonë brenda dhe jashtë vendit.
– Koncert për Atjonin në Romë,
me violinë dhe pianofort, “Jehonë dhe butësi,, dialog mes tingujve dhe një
ëngjëlli”, ku luan violinistja enjohur Anyla Kraja dhe recitohen shkrime të
Atjonit.
– 2018, pas librit me tregime
“Valixhja e shqyer”, dalin dhe dy përmbledhje me poezi, “Dove é la vita” në
Itali dhe “Të rritesh nga dashuria”, në Shqipëri, që të tre me ilustrime të
Atjonit si bashkautor me Visar Zhitin dhe me parathënie në librin e tretë nga
Eda Zhiti.
– Në teksin e letërsisë të shkollave 9-vjeçare ka poezi me një foto të Atjonit.
– Edhe në librarinë “Frend’s Book Houese” në Tiranë, në mur është fotografia e Atjonit mes shkrimtarëve të njohur të vendit.
–
Libra të Atjonit dhe Albumi janë në bibliotekat e shkollave ku ai studio, në
Bibliotekën Kombëtare në Tiranë, në bibliotekën e njohur të Universitetit
“Sacro Cuore” në Milano, etj, deri dhe në Bibliotekën e Kongresit Amerikan në
SHBA. –
Festali Ndërkombëtar i Filmit “Giffoni” jep çdo vit çmimin “Atjon Zhiti” për
anëtarin më të mirë të jurisë, ku Atjoni bënte pjesë dhe u shqua.
– “IWA BOGDANI” themelon Çmimin Ndërkombëtar vjetor për
poezi “Atjon V. Zhiti”, që ka shkuar në kontinentin amerikan dhe atë aziatik. – Një
rruge në Tiranë i është vendosur nga Bashkia e Kryeqytetit emri: “RRUGA E
ATJONIT”
KANË THËNË PËR ATJONIN:
Kjo fytyrë e bukur engjëllore… ajo krijesë e mrekullueshme pra, ishte bërë për qiellin, jo për këtë botë… Helena dhe Ismail Kadare- shkrimtare-
Nuk kam takuar një të ri kaq të mirë, kaq fisnik dhe kaq të dashur në Shqipëri sa Atjoni…- Robert Elsie, albanalog kanadez/
Atjoni është djali që çdo prind do të donte ta kishte të tijin…Sebastiano Grassi/ Poet, President i PEN Clubit, Itali/
Kur do ta takoja për herë të parë Atjonin në shtëpinë e mikut Sebastiano Grasso, ai shkëlqente prej poezisë. Dhe vetë është një poezi e magjishme.
Adonis poet sirian, Paris, Francë/
Libri i Atjonit – testament i Tij… si Ungjilli për bashkëmoshatarët e tij, fari ndriçues i brezit të tij- Eugjen Merlika – studiues, kritik letrar. .
Atjoni jetoi me optimizëm dhe i përkushtuar për artin dhe jetën… Mbetet një shenjë që simbolizon shpresën dhe gjallërinë rinore.– Akademik, Prof. Dr. Jeton Kelmendi-President i “International Writers Assosaciation ‘Pjetër Bogdani’”
Bota është më e varfër pa Atjonin, ne jemi më të varfër pa të, është një bosh i madh….një trishtim i madh… Një engjëll i bukur që na fali gjithmonë dashuri, ngrohtësi e miqës… Shikonim shumë prej projekteve tona të parealizuara tek ai…Luan Topçiu- kritik arti, studiues, përkthyes, Bukuresht, Rumani
Është tronditese, një mrekulli në ngjyra. Gjej vizatime të Atjonit që janë ashtu si në kaligrafinë antike kineze, në atë të parën fare. Një fëmijë që mbledh kështu shpirtin e figuracionit të një civilizimi 4000 vjeçar dhe arrin të njëjtën sintezë, e bën njeriun si atëhere, një sensibilitet ky, ku dëgjohet bota. Do t’i jap në kurset e leksioneve në Universitetin Gregoriano në Romë për studentët. Atjoni ka ndjerë shpirtin universal, shpirtin e Zotit, me rëndësi humane. Padre Marko Rupnik-Profesor në Universitetin Gregorian në Romë- Teolog, artist, mozaiçist me vepra të famshme në të gjithë botën.
Atjoni qoftë i bekuar tek Zoti dhe sjelltë bekime pa fund…! Skënder Buçpapaj poet, gazetar, Zvicër.
SI EPILOG POEZIA E POETES NGA ARGJENTINA SUSANA ROBERTS, FITUESE E ÇMIMIT “ATJON ZHITI”, VITIN E SHKUAR 2018
Poemë kushtuar Atjon Zhitit, (i riu shqiptar, gjeni në letra /
dhe filozofi, që pësoi një tragjedi, teksa emri i tij nderohet
në disa vende dhe mua m’u dha Çmimi i Laureatit),
ndërkaq desha t’i jap jehonë kësaj poeme, se ai më frymëzoi
me vonesë, po kështu dua t’i gjendem pranë familjes së tij
dhe më është bërë me dije se poezi të miat janë botuar
në disa gazeta, në Zvicër, Nju Jork, Belgjikë, Shqipëri…
Mirënjohjen time të plotë në këtë lidhje të shpirtrave pa kufij.
Sot, kur dielli më thoshte mirupafshim
Një zog i vogël u përshfaq nëpër degë
dhe trëndafila të rinj lulëzuan befas
Ngulmuese desha të dëgjoj këngën e zogut,
Ndejti gjatë, një gjysmë ore a më shumë
M’u bë se ti, Atjon, ishte mes petaleve të melodive
Vallëzues me format e natyrës.
Shpirti yt po më thoshte të mbroja rrjetin
Që lidh njerëzit, ku njerëzit flasin për të tjerë njerëz
se njerëzit i dëshpëron fati i tyre,
se njerëzit nuk ushtrojnë bashkimin
Pastaj… ti flatrove me zogun, por para kësaj,
ma qarkove gjithë qenien time
Me mrekullinë e buzëqeshjes tënde
që s’e kisha parë në jetë.
Dhe e kuptova që njerëzit kurrë nuk vdesin,
sot që më vizituat nga një horizont i largët
e bekova identitetin tënd sublim
me rrezen e mbramë diellore që më ra mbi fytyrë.
________________________________________
Përgatiti dhe përktheu poezitë nga anglishtja
Dardan Shkreli