• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Histori-ÇAMËT E FILATIT, GUMENICËS & MARGARITIT: “NUK JEMI TURQ, MOS NA SHKËMBENI !”

May 13, 2019 by dgreca

LETRA E ÇAMËVE MYSLIMANË TË FILATIT, GUMENICËS DHE MARGARITIT DREJTUAR LIDHJES SË KOMBEVE (1924) : “NUK JEMI TURQ, MOS NA SHKËMBENI !”

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 12 Maj 2019/

Në faqen n°238 të dokumentit të “Société des Nations – Journal Officiel”, botuar në shkurt të 1925, gjejmë një letër të veçantë të çamëve myslimanë drejtuar asokohe Komisionit Miks të Lidhjes së Kombëve, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Letër presidentit të Komisionit Miks

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Athinë, 13 maj 1924.

“Pas ekspozesë që patëm nderin të bëjmë në Prevezë, ne po nxitojmë t’i paraqesim Komisionit të Lartë argumentet në vijim, të cilat përkrahin racën shqiptare të Çamërisë, që do të thotë rrethet e Margaritit, Gumenicës dhe Fulatit, për të cilat ne jemi përfaqësuesit e tyre dhe ku asnjë mysliman, sipas mendimit tonë, nuk duhet të jetë subjekt i shkëmbimit.

Myslimanët e Çamërisë, duke përfshirë ata të Paramithisë, janë shqiptarë të njohur si të tillë nga të gjithë historianët, historikisht, dhe veçanërisht nga ata të shekullit të tetëmbëdhjetë dhe të fillim të nëntëmbëdhjetës.

Këta historianë dhe udhëtarët janë anglezë, francezë dhe grekë; do të mjaftojë të citojmë Leake, Pouqueville, Gervinus, Finlay, Aravantinos. Të gjithë kanë thënë se Çamët, si Suliotët, janë shqiptarë nga raca, gjuha dhe zakonet. Ka ende sot, në fshatin Gardhioi, një lagje e quajtur Kopolat, të gjithë muslimanët që janë kushërinjtë e heroit të famshëm suliot Xhavella.

Në të vërtetë, ajo që dallon një racë nga një tjetër, ajo që dëshmon se çamët janë shqiptarë është gjuha e tyre, gjuha shqipe e folur në familje, zakonet e tyre, të cilat ndryshojnë plotësisht nga ato të turqve, zakonet dhe traditat shtëpiake, ato që lidhen me martesën, funeralet, lindjen e një fëmije, vallet, këngët, etj.

Kostumi i Çamëve është mjaft karakteristik; ai është krijuar që në kohën e Pellazgëve dhe është i përbashkët për të gjithë shqiptarët, për çamët si dhe për të tjerët. Sa për ata që argumentojnë se Çamët erdhën nga Damasku (Chem en lyre), këto janë fjalë të pandershme të njerëzve të paditur në fushën e historisë dhe që veprojnë për interesa personale. Disa “hoxhallarë” kanë pretenduar gjithashtu se jemi turq, sepse dëshironin të shkonin në Anatoli, duke shpresuar, kështu, të gjenin atje Khalifin.

Ne do të ishim jashtëzakonisht mirënjohës, nëse një vendim do të merrej sa më parë në favorin tonë, duke na dekretuar jashtë shkëmbimit, dhe nëse merren masa për heqjen e kufizimeve ndaj elementit shqiptar mysliman, dhe kështu, të jemi të lirë që të gëzojmë pronat tona, lirinë tonë, të drejtat tona civile, në mënyrë që të kthehemi në një gjendje normale, diçka pas së cilës kërkojmë për gjatë pesëmbëdhjetë muajsh.

Ne ju lutemi, z. President, që të bindeni për sigurimin e respektit tonë më të thellë.”

Në emër të Hysni Abezit (Husni Abez), Haki Mazës (Haki Masa), Qazim Xhaferit (Kasim Djafer), Ramadan Sulejmanit (Ramad Suleiman) nga Filati; Sheko Hamidit (Cheko Hamid), Abedin Xhemalit (Abidin Djemali), Adem Sehmetit (Aden Sehmeti) nga Gumenica; Haxhi Brahit (Hedji Brahi), Mehmet Duzes nga Margariti.

Nënshkruar : Musa DEMI

Filed Under: Histori Tagged With: Aurenc Bebja- Camet- Musa Demi

Artikujt e fundit

  • Gazetaria si ndëshkim publik…
  • Disa qasje hermeneutike dhe fenomenologjike ndaj tekstit poetit të Martin Camajt
  • Kongresmenët Amerikanë Paraqesin Rezolutë për Vazhdimin e Pranisë Ushtarake të SHBA-ve në Kosovë
  • Helmi virtual
  • Vatra u prit në Selinë e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK
  • SKËNDERBEU NDËRMJET BARLETIT DHE ZANOVIQ-IT: NGA HISTORIOGRAFI HUMANISTE NË MODEL KONCEPTUAL ILUMINIST
  • Patronimet kolektive me -aj , si identitet shqiptar i Malësisë së Madhe
  • Ledia Xhoga Captivates at Fan Noli’s Virtual Cultural Event
  • Congressman Keith Self Introduces Resolution Supporting the Integration of Kosovo into NATO
  • NJË MOMENT I RI GJEOSTRATEGJIK DHE NJË HAP I RI NË ARKITEKTURËN EURO-ATLANTIKE TË SIGURISË
  • Me virtuozen Alda Dizdarin në zemër të Londrës
  • Kur një masakër bëhet gjenocid? Reçaku, Panariti, Tivari dhe Çamëria në dritën e së drejtës ndërkombëtare
  • Speaking this Saturday, May 2, at the NYFCR Annual Statewide Conference with students and young leaders from across New York
  • Për çfarë ka nevojë Shqipëria?
  • Ernesto Sabato, gjeniu i letërsisë latino-amerikane që u rrit në prehrin e një nëne shqiptare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT