• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

BIJTË NUK PËRMBYSËN ETRIT, POR TRASHËGUAN PUSHTETIN E TYRE?!!!

December 20, 2016 by dgreca

Njeriu është i lirë vetëm atëher kur i shërben të vërtetës. – Sami Frashëri/                                 

2-besim-ndregjoni-300x200

Nga Besim Ndregjoni/Shumica e popullsisë shqiptare  nuk e ndien veten të qetë , qoftë nga kujtimet e frikës së madhe të së kaluemes , qoftë për arsye  se kanë  “përkrahë” regjimin e terrorit stalinjan enverist,  bashkëudhëtarë me dhunë ose me dëshirë,  dhe ndihen të turpëruar  që kan mbajtë heshtjen  gjatë ditëve  kur ishte moralisht  imperative  me ngritë zanin e protestës.  Rrëzimi i sistemit komunistë e gjeti shoqërinë shqiptare  pa ndonjë elitë intelektuale, për arsye se pjesa më e madhe e saj  qe bërë njësh  me ideologjinë staliniste  totalitare. Sigurisht sherbetorët e regjimit  nuk mund të kishin një ndërgjegje qytetare  dhe aftësi  për të qënë udhëheqësit  e refleksioneve të thella  të daljes së shqiptarve  nga qorrrsokaku gjysëmshekullor komunistë. Lëvizja e dhjetorit të viteve 90 ishte e pritshme nga ngjarjet që rrodhën në europën juglindore dhe me ramjen e Murit të Berlinit. Por përshpejtimi i kësaj lëvizje  tek ne  ndodhi me  vrasjen nga turmat të Causheskut liderit komunist rumun, që  pushteti politik diktatorial  në Shqipëri të  ndryshonte. I kam përjetuar ato ditë të dhjetorit 90 me një ndjesi të veçantë dhe me një besim të madh për ndryshimin e një sistemi diktatorial i  pa parë në të gjithë europën e pasluftës së dytë botërore,  por dhe si një dritë që do ndriçonte mendjet e turbullta dhe të indokriminuar të shoqërisë shqiptare.  E vërteta qëndron se ne shqiptarët nuk kishim regjim komunistë siç kishte në Ceki, Hungari, Poloni etj, por një regjim terroristë ,  çnjerzor, vrastarë e përçundues i vlerave njerzore. Por çfar ndodhi dhe  çfar solli kjo levizje!   Le të i referohemi të vërtetave të asaj periudhe  të vështirë e dramatike në një shoqëri që kishte arritur kulmin botëror me shkeljen dhe dhunimin e të drejtave dhe lirive të njeriut.  Duke qënë nën një diktaturë shtypse barbare për 45 vite u ndoq një politikë indokrinimi mbi popullsinë, që të  mbeteshim nën fenomenin e”mitizmit,” edukimi i mitizmit ishte një ndër shtyllat e ideologjisë diktatoriale, ku mitizohej diktatori , partia, pushteti diktatorial, lufta civile interpretohej si luftë çlirimtare, komunistët vrasës shpalleshin heronj, pjesa e kundërshtarit antikomunist përbuzej anatemohi me vulgaritet etj.  A na ndjek sot mbas 26 vitesh pluralizëm  fenomeni i “mitizmit” si shoqëri?!!! Në bindjen time dhe të antikomunistëve shqiptare them PO. Po i rendis faktet: “Mitizimi” si fenomen negativ ka zënë rrënjë dhe përdoret mga politikbërja postkomuniste. Pushtetarët e tanishëm sillen me nje lloj fodullëku mitizues ndaj elektoratit që i kan marre votën. Dihet që ndryshimi i sistemit  në Shqipëri nuk denoi Partinë komuniste, ose Partinë e punës, por thjesht ndrroi emrin në Parti socialiste dhe u lejua të ishte bashkëudhtare në ndryshimin e sistemit, sikur kjo parti nuk mbante dhe nuk kishte përgjgjegjësi për krimet makabër që kishte kryer për 45 vite. Kjo forcë politike nuk denoi,  apo demostroi njëherë të vetme ndjesë për krimet që kishin kryer etrit e tyre ndaj popullit shqiptar. Lëvizja e dhjetorit 90 ishte shpërthim i një vrulli rinor e cila kërkoi të drejta dhe kushte për mizerabilitetin që kishin në konvikte, të shtyrë dhe nga ngjarjet ndërkombëtare kërkoi pluralizmin politik, dhe kjo lëvizje në heshtje miratohej nga pushteti diktatorial të cilit i kishte hyrë frika në palcë nga vrasjet që ndodhen në Rumani. Lëvizja e dhjetorit e pati jetgjatësinë katër ditë, kur me dymbdhjetë  dhjetor u krijua partia demokratike nga intelektualët konformistë. Si partia e parë opozitare  ajo nuk e kishte sensibilizimin dhe ndërgjegjesimin si parti  antikomuniste,  të kërkonte shkrirjen e partisë komuniste,  vrastarja e lirisë së shqiptarve. Dhe ky mosveprim ishte fatal për Shqipërinë, se nuk u denuan krimet komuniste. Por ajo u dakortësua më të në qeverisje. Përball këtij realiteti ndodhej pjesa tjetër e shoqërise, antikomunistët shqiptare,  që sundimin diktatorial e kishin përballuar me një stocizëm të paparë në historinë e popujve.

Antikomunistët shqiptarë gjatë gjithë periudhës diktoriale nuk reshtën së luftuari ndaj atij pushteti vrastarë e mizor. Ata u  përballën me vrasje e me burgime me internime e përçundime çnjerzore. Por nuk u dorzuan përpara mizorive të diktaturës. Aksionet e tyre kombëtare fillojnë me kryengritjet e Malsisë së Madhe, e Postribës në Veri, me lëvizjen antikomuniste të Zhabokikës në jug, me grupin e deputetve që nuk pranuan diktatin partiak komuniste në drejtimin e shtetit.. Thyrja e burgut të Burrelit 1967,  kryengritja dhe revolta e  Spaçit  kur i u hoq ylli bolshevik, kryengritja e Qafës –Barit,  Futja në ambasadë e familjes Popa, varja e poetit Havzi Nelës kur gjermanët shembnin murin udhëheqja komuniste shqiptare varte poetin duke treguar terrorizmin dhe absurditetin ndaj kundërshtarve të regjimit. Me 20 qershor 1990 ish i burgosuri politik Burhan Kalaja do të shembte murin e  Ambasadës italiane dhe do të i tregonte shqiptarve se muret duheshin prishur si Muri i Berlinit. Këto ishin aksionet e mëdha kombëtare të ish antikomunistëve shqiptar, apo siç e përdor sot politika të burgosur e të përndjekurve politikë, se rolin antikomunistë ka 26 vite që e përdorin ata që i shërbyen komunizmit stalinjan shqiptar. Përball këtyre fakteve, sot heshtet dhe flitet me pompozite e me mitizimin komunist për lëvizjen e dhjetorit dhe e mitizojnë duke e paraqitur se kjo lëvizje solli ndryshimin në Shqipëri.  E vërteta vonon , por nuk harron thotë një fjalë e moçme shqiptare.  Tani së fundi në media flitet nga politikan, analistë të lidhur me diktaturën në mendime, se bijtë përmbysën etrit, a qëndron kjo e vërtete?  Lëvizja e dhjetorit duhet analizuar me dy anët e medaljes. Mbrenda lëvizjes kishte edhe bijë komunistësh edhe bijë antikomunistësh të cilët mbas kësaj lëvizje i vranë siç ishte Arben Broxi. Ajo duhet respektuar për vullnetin dhe aksiomën që iu rreshtua europës për ndryshim, por nuk mund të pranojmë se kjo lëvizje përmbysi etrit, se etrit ishin dirigjentët, që inkurajuan bijtë të mernin pushtetin dhe të i shpëtonin etrit nga  krimet që kishin bërë. Faktet më mirë se në ato kohë, shifen sot mbas 26 viteve, a u denua krimineli Enver Hoxha, a dolën para drejtsisë të gjithë xhelatët (etrit) që vrane qytetare të pafajshëm, e kundërta ndodh, shtypi shqiptar çdo ditë publikon si heronj etrit e lëvizjes së dhjetorit, sot mbas 26 vitesh bijtë e etrve jo vetëm që nuk denuan krimin por po ndërtojnë një shtet oligarkik e korruptiv. Krahasoni lëvizjen e të bijve në 90 ,  me aksionet antikomuniste ndaj etërve që ka bërë klasa antikomuniste nga 44—90. Simbas këtyre politikanve konformiste apo dhjetoristë bijë të etërve , historia fillon në 90. Jo zotrinj bijtë nuk përmbysen etrit në 90, e vërteta e faktuar është se ata vazhduan të trashëgojnë pushtetin e tyre, pa i vrarë ndërgjegja për krimet komuniste. Sot krenohen me bëmat e  eterve  në biseda televizive. Ballafaqimi me të vertetën do të shkatroi totalishtë “Mitizimin” e ngjarjeve politike që përdoren për interesa ideologjike.

Nuk mund të shikojmë përpara nëse nuk hejdhim sytë mbi të kaluemen , për sa kohë që  nuk kemi  kuptue  si u bamë kështu, përderisa  të kuptojmë se kemi humbë  kuptimin e jetës , të qenies gjallë….

.

Filed Under: Opinion Tagged With: Besim Ndregjoni, BIJTË NUK PËRMBYSËN ETRIT, POR TRASHËGUAN, PUSHTETIN E TYRE?!!!

GËZUAR 28 NENDORIN DHE REFLEKTIM PER NJËZETENANTËN!

November 28, 2016 by dgreca

2-besim-ndregjoni-300x200Nga Besim NDREGJONI/Sot mbushen 104 vite që kombi im  me emrin e bukur dhe domethans Shqipëri kremton mvetësinë e saj kombëtare duke u qëndruar dallgëve dhe rrufejave politike shoviniste të fqinjeve. Këtë ditë të shejtë e të lumnueme e ban çdo shqiptar krenar përpara botës së qytetrueme. Para 5 shekujsh  me 28 nëndor  1443 heroi legjendar  Gjegj Kastrioti Skanderbeu në këtë datë ngriti në Krujën historike dhe u betua në këtë  flamur dhe   qëndroi krenar përpara hordhive osmane duke shpëtuar krishtërimin europian. Mbas 4 shekujsh me 28 nëndor 1912  historia përsëritet dhe plaku i urtë e i mençuar me burra nga të gjith trevat shqiptare Ismail Qemal bej Vlora  do të ngrinte flamurin tone  kombëtar duke e shpallur Shqipërine në mvete e të pavararur. Kjo ditë e shejtë prej zotit çdo shqiptar kudo që ndodhet në Preshevë,  në Filat e Prezevë  në Ulqin e Shkup, Prishtinë e Tirane, dhe në të gjith rruzullin toksor na tregon identitetin tonë  kombëtar,. Na ban krenar dhe të denjë për emrin tonë shqiptar. Me këtë flamur përballuam pabesitë europiane dhe të fqinjeve tan të këqinj. Se një fjalë e moçme thotë “Fqinji i keq është për dreq.  Me 28 nëndor 1955 lindi heroi i shqiptarisë  komandanti syzgalemi i Kosovës së kombit shqiptar Adem Jashari. 28 nëndori është festë gjithëshqiptare që nuk perjashton asnje shqiptar apo krahinë sepse gjatë gjithë historise  ringjalli, mbajti, kultivoi , dhe ushqeu  shpresën e lirise e barazisë me kombet europiane,.” Gëzuar kombi im ditën e pamvarsisë, ditën e lumnueme prej zotit 28 nëndorin. Në këto 104 vite kombi im Shqipëria, dhe shqiptarët kaluan periudha të vështira si nga armiqtë e jashtëm ashtu dhe nga vete na shqiptaret.

Reflektim për 29 nëndorin ku  72  vite më pare  kombit tonë të  dashur ju instalua me forcën e armëve “guberna komuniste” e diktatorit Enver Hoxha  e cila për 45 vite u bë diktatura më  e pashembullt  për gjysëm shekulli që pasoi.

Para disa ditësh Kryeministri i jonë Edi Rama postoi në faqen e tije Tuiteter, nje kartolinë urimi ku në krahët e shqiponjës shkruajti “Gezuar festat 28 e 29 nendorin dhe në mes të saj vendosi simbolin e diktaturës yllin e kuq të bolshevizmit.. prita ndonjë reagim nga politika , por u shoqerua nga heshtja, media heshti, e ashtuquajtur shoqeri civile heshti.. simbolet e diktaturës në Shqipëri janë të ndaluar me ligj dhe me kushtetute, por kryeministri i shqiptarve nuk pyet as për ligj as për kushtetute.. kur krimi nuk denohet ai është i destinuar të përsëritet. Përse ma përçundon shqiponjën zoti Kryeministër! Kryeministër, po ju a jeni tradhëtar i sistemit ku jemi , që përbuzni shqiptarët që u vranë nga data 29 nëndorë,. Nënat motrat, djemtë kërkojnë eshtrat të ju bëjnë një varr dhe at mundësi nuk e kan se ju heshtni ndaj të drejtës njerzore të tyre. Juve,   nuk ju dhimbsen as dëshmorët komunistë po mos të jetë data 29 nëndori i Enver Hoxhës.
Bilanci që solli data 29 nëndor  1944 është e publikuar kur mbi 6000 veta u pushkatuan dhe këta pushkatime filluan që para datës  29 nëndor, mbi 30 mijë të burgosur politikë vetëm se nuk deshën “gubernën” e krimit, mbi 50.000 familje të internuar që nga mosha 1 vjeç e deri në moshën 90 vjecare. Shkatrimi total i shoqërisë  me formimin ideologjik të “njeriut të ri “ duke e xhveshur nga cdo lloj mentali moral e shoqëror. Kurse mazhoranca politike do të evokoi “betejat e lavdishme”  të epopesë së luftës kacake nën drejtimin e “komandantit legjendar”  sajesa të fantazive të poetëve dhe historianëve të regjimit, që kurorzohet  me një shifër imagjinar të 28.000 dëshmorëve , lista e të cilëve nuk pa kurrë dritën  në historigrafinë 72 vjecare, si për të dëshmuar  faktin  se ishte gjetje e bukur e imagjinatës  se ndonjërit që vendosi ti jap çdo km katror të truallit shqiptar  një martir imagjinar të luftës për komunizëm. Data 29 nëndor  i bëri shqiptarë komunist vrasës të vëllezëve të tyre dhe spiun të tyre. Diktatura komuniste në Shqipëri para 72  viteve,  u lind nga gënjeshtra, u rrit me dhunë të  organizueme, u mbajt me arbitraritet e çizme ushtarake dhe u mbështet nga antishqiptarët armiq shekullor të  ekzistencës së  kombit tonë . . Cila mendje normale , cila ndërgjegje  njerzore , cila gojë që shqipton fjalën dashuni gjen sot guximin  e marrzishëm dhe shtazarak me rikujtue  tmerret e së kalueme  komuniste,  dhe me një far krenarie neveritse. Ata që rikujtojnë  datat simbol të diktaturës ata janë turpi i kombit. Sot diktatori e ka një varr dhe shtëpinë të ngritur në këmbë. Lëreni të pushoi në gjumin e vdekjes  pa ringjallje. Por , çfarë të themi për mijëra qytetarë të ekzekutuar  në errsirat  e burgjeve të natës  pa hënë që sot akoma janë pa varr. Çfarë të themi mijëra familje me shtëpi të prishura  dhe sot pa një vatër familjare ku të mblidhen sëbashku. 4500 familje  presin eshtrat e humbura,. Ne, çdo datë 29 nëndor  NE ,do të kujtojmë krimet që solli kjo datë. Dhe do ti kujtojmë  Ata, e reflektojmë  mbi krimet komuniste  që mos ti rivrasim përsëri. Mos na e perbalteni 28 nëndorin me ditën e zezë kombëtare njëzetenëntën.  Përbuzja dhe heshtja u përket kriminelëve , Ne, na përket nderimi si detyrim për mos i rivrarë si data 29 nëndor!

Filed Under: Analiza Tagged With: 28 NENTORIN!, Besim Ndregjoni, Gezuar, reflektim

ENVERIZMI POLITIK DHE MEDIATIK…

October 27, 2016 by dgreca

….GANGRENA E SISTEMIT DHE VLERAVE DEMOKRATIKE!/

2-besim-ndregjoni

Nga Besim NDREGJONI/

 Shoqeria shqiptare po perballet cdo dite me helmimin ideologjik te diktatures komuniste dhe me mashtrimin dhe dejvijimin e vertetes ne mes krimeneleve qe shkaktuan mijera viktima dhe Viktimave te pafajshem.  Sot mbas 26 vitesh ato perbalten nga Enverizmi politik dhe mediatik. Presidenti i Republikes Bujar Nishani ne perputhje me kushtetuten e vendit dhe ne nderim te jeteve te pafajshem që i ekzekutuan  kriminelet e diktatures Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Qemal Klosi etj. ndaj atyre shqiptareve qe nuk pranuan diktatin komuniste ne Shqiperi ne 71 vjetorin e vrasjeve te tyre i nderoi  medaljen  “Martir te Lirise “  67 qytetar të  Krahines së  Lushnjes të  vrare pa asnje faj nga krimineli Mehmet Shehu. Veprimi i Presidentit ishte kushtetues,  një  nderim ndaj jetëve të  tyre,  një nderim njerzor dhe kombëtar.  Por ky nderim tmerroi ideologët dhe historianët e diktaturës, Paskal Milon, Pëllumb Xhufin, Moikom Zeqon , Vito Kapon, e deri tek Zv ministri i Mbrotjes Petro Kocin, dhe disa të ashtuquajtur veteran që jane pjesmarres në krimet  ndaj qytetareve të Lushnjes dhe të  Shqipërise,  denuan nderimin e Presidentit dhe kërkuan në kor që ketyre qytetareve shqiptare të u  hiqej dekorata se këta ishin bashkepuntore të  fashizmit etj perralla me dediktiv te ketyre qe kan mbi 70 vite qe manipulojne deformojne te verteten. Po cili dokument arkivor shqiptar dhe I huaj verteton qënjen e ketyre martirve me fashizmin  e aq me pak se keto dhe para pushkatimit  deklaruan se ne “derra bëhemi e kamunista jo”.   

KRIMINELET ENVER HOXHA DHE MEHMET SHEHU.

Ky kor kukuvajkash ideolloge që  në  ndërgjegjen e tyre rëndon indokrinimi ideologjik  dhe mashtrimi me te vërteten.  Ky kor liliputesh hulmutimi i tyre ndaj ekzekutimeve , burgjeve  torturave  vrasjeve pa gjygj  grabitjeve , përdhunimeve  dosjeve teë hetusisë   të  sigurimit të  shtetit është inekzistente. Ju kujtojme këtyre liliputeve të  diktaturës se e vërteta e shkatron manipulimin tuaj gjysëm shekullor. Ju në vend që  të skuqeni nga krimet që  kan bërë  Mehmet Shehu, Hysni Kapo  e Klosët me kompani dhe të ju kërkoni falje atyre familjeve lushnjare , keni kurajo dhe përbaltni të vërteten historike të  atij krimi që  pë r 50 vite e keni manipuluar dhe keqintpretuar simbas politikes diktatoriale.  Është  turp dhe papërgjegjësi  kombetare që  shtypi i shkruar,  boton gënjeshtrat dhe shpifjet e mbrotjsve të  krimineleve dhe hesht përball jetëve të pafajshëm të viktimave.

Unioni Kombetar i të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politike të  Shqipërise  I kërkon Kryeministrit Edi Rama dinstancimin nga ky kor helmuesësh  ideologjik të  diktatures, dhe shkarkimin e menjëhershëm të Zv Ministrit te Mbrotjes  Petro Koci për perbaltjen dhe shpifjen , urretjen ndaj lushnjareve që  i vrau krimineli komuniste Mehmet Shehu.

Zoti Kryeminister mbani përgjegjesi kushtetuese para kombit nqs prishni ekulibrat e shoqërise, dinstancimi i juaj është  detyrim kushtetues dhe kombëtar,

HAMIT MATJANI LUFTETARI ANTIFASHISTE DHE ANTIKOMUNISTE DHE BASHKEPUNTOR I CIA VRARE NGA KOMUNISTAT.

I kërkojme Presidentit të  Republikes Bujar Nishanit të  nderoi me urdherin e larte ‘

“ Nderi i Kombit ,” Trimin antikomuniste e anti fashiste  Lushnjarin Hamit Matjanin duke vne ne vend të  vertetën e kontributin e  këtij luftetari  që ishte ushtar i atdheut të  tij të nderuar dhe në shërbim të  SH.B.A. për meritat si luftetar ndaj diktatures komuniste. E verteta duhet të  shkatroi totalishte  enverizmin politik e mediatik që  është  bëre gangrenë e sistemit dhe vlerave demokratike , që po helmon çdo dite  brezin e ri. Është  detyrim I çdo shqiptari të denoi ideologjine enveriste që po shkatron vlerat dhe sistemin demokratik ne vendin tone.

Presidenti

Besim NDREGJONI                            

Filed Under: Analiza Tagged With: Besim Ndregjoni, Enverizmi Politik e Mediatik

DIBRANËT : “FUKARALLËKUN TA FALIN, MASKARALLËKUN JO!”

September 20, 2016 by dgreca

Nga Besim NDREGJONI & Skender CALA/

Në këtë shkrim nuk duam të flasim  për përzgjedhjen e kanditatëve të Dibrës për Kryetar Bashkie.  As për kurikulumet e tyre të pasura , si specialistë  në fushat përkatse .  Rama si njeri i aftë në kirugji, ndërkohë  Shehu  i aftë  në financa dhe ekonomi. Duam të flasim  për  moralin e shëmtuar  të   dy shtabeve  dhe forcave politike , të PS dhe PD.. të  cilat në 20 vite , nuk ju dhuruan  dibranëve  një gëzim  të vetëm :” Rrugën e Arbërit” e cila u bë legjendë   në saj të premtimeve  të pa mbrojtura , të cilat  morën fytyrën e mashtrimit  dhe të fjalë së pambajtur. Në vitin 2001 rruga e Arbërit  u premtua nga Fatos Nano ( ish Kryeministër)  duke dërguar në Bulqizë tonelata zhavor  të cilat u mbuluan nga uji dhe rruga, as që filloi por votat i mori në Dibër . Në vitin 2005  kjo rrugë e pafilluar  u premtua  nga Sali Berisha ( ish Kryeministër)  rruga filloi por mbeti  aty ku është sot. Vetëm 20 km  mbaroi si rrugë  me dy korsi  dhe e   asfaltuar. Në fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013 Edi Rama ( sot Kryeministër)  premtoi se do mbaronte rrugën e Arbërit  që Saliu e la rrugëve . Por po përfundon  mandate  i  tijë  dhe as  që u vu uji në “zjarr” për atë rrugë. Nuk po flasim  për mungesën e interesimit  të dy forcave politike , që e  lënë Dibrën në  mjerimin e saj shekullor , duke bërë dhe synuar  që Dibra  të mbetet  përjetsishtë zorrë qorre në trupin e atdheut të saj. Dhe kush…  Dibra krahina  më pjellore   në dallim me krahinat  malore  dhe kodrinore të Atdheut.  Në historine e re të Dibrës  mund të lexosh  pa shumë mund  tri faza që gjunjzuan Dibranët e mi. 

 Faza e pare. Koha  e Dullës ( nuk duam të i përmendim as emrin) që instaloi  mjerimin  dhe varfërinë në Dibër, përçau  Dibrën  në luftë të egër klasash , dhe ndërtoi me djersën gjakun dhe mundin  e papaguar të dibranëve me kantjeret  dhe hidrocentralet e Atdheut “socialist”.

 Faza e dytë  Demokracia , e cila u la në mjerimin  e vet, por një gjë të mire e bëri : lejoj lëvizjen e tyre të  lirë brenda dhe jashtë shtetit. Por  mungesa e interesimit  ndaj tyre vazhdoi “Ata” vërtete u ndanë nga Krishti( koha e vjetër)  por nuk u takuan kurrë me Muhametin( demokracinë)

Faza e tretë , jo vetëm Dibra  por e tërë Shqipëria po e përjeton këtë kohë me dhëmbje.  Që nga puntori  që nuk gjen punë sepse  nuk ka specialitete  e gjer tek pensionistat , të cilët plot 3 vite  që nuk u shtohet  asnjë qindarkë,  por le fakirët e dalun  me 60%  dy dekada ma pare  kanë mbetur  në pusin e harresën , në pusin e mashtrimit.  Por mbi të gjitha , shqiptarët po dehen nga “ mrekullia”  e fushave , kodrinave  e maleve  të mbjellura  me jeshilin “hashash”  dhe këtë lumturi  na e sollën “Rilindasit”  e Ramës “lumturi” e cila vetëm në tre vite   jo vetëm ka bërë  “Hashash”  mendjet e shqiptarve  por ka zbehur para  botës  çdo vlerë të tyre të fituar në shekuj, duke na bërë gazin e botës.

Është  një dramë që po e kalojmë ne  shqiptarët, në aktualitetin që po përjetojmë, më të turpshin që nga koha e turkut, që më shtyn  të pronocohem  në shtypin tone. Veçanrisht  kur pashë  se dhe  në fshatrat tona  koha e rilindjes ka mbjell drogë.. mijëra rrënjë . dhe fashati nuk flet, si qindra fshatra shqiptare, dhe Dibra ime nuk flet si dhjetra  krahina të tjera, sepse fukarallëku i ka mbyllur sy dhe veshë. Por në Dibër qarkullon  në shekuj  fjala e urtë: “Fukarallëku , maskarallëku”. Që do të thotë zgjedhjet lokale në Dibër  për Kryetar Bashkie , instaluan  maskarallëkun, falë zotit  me ndihmën e Rilindjes së Ramës , që në përkthimin alegorik  të fjalës  do të thotë : “Perendimi moral i atyre  votuesve  Dibranë. Që në këmbim 2000 lekëve  jeshil  shitën jo vetëm shpirtin , moralitetin  për të cilin votuan  e kthyer  në flamur tre  brezash të grisura. Gazetaria  shqiptare  këto ditë në përgjithësi, por “Fiksi” dhe “Stopi” folën në veçanti “ maskarallakun” e ndodhur  në Dibrën time të artit e kulturës që këto vite nuk e di ku kanë përfunduar.  Por siç thuhet: Shpresa vdes e fundit, ashtu edhe drama e votimeve  në Dibër, le të jetë  një paralajmërim serioz  për filozofinë e aparatikanëve të Rilindjes . “ Sa më fukara  nji popull , aq pushtet  ushtrohet mbi të.”  Zgjedhjet në Dibër, le të jenë  sinjal se koha  e kategorisë së antinjeriut  të llojt  Rama, Gjiknuri, Tahiri, Balla  e dhjetra pallëve të tjerë do të jenë fillimi i fundosjes së tyre. Por dhe koha e tapave të sojt  Abazi, Suli, Aga, Lala , Noka e dhjetrave  sekserve ( për fat të keq  Dibranë e Lezhjanë do të mbarojë. Dhe ashtu siç tha një gazetare  e njohur për bindjet e majta  të saj  në emisionin “opinion” të Fevziut : “Brekët e Shukriut dhe britmave të Sadriut  nuk mund  të bëhen flamuri i betejave  për një Shqipëri të tradhëtuar  nga krimi qeverisës dhe i vulosur nga paralamenti i krimit dhe injorancës. Por edhe për këto dobësi , Dibra e urtë e ka  gjetur ilaçin ajo thotë : “fukarallakun ta fali, maskarallakun jo”  kam bindje  se Dibra jonë e mençurisë , herët a vonë , maskarallëkut  do i tregojë rrugën . Rrugë që kësaj  rradhe e bëri  Dibrën prrua.

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Besim Ndregjoni, dibranet, Skender Cala, zgjedhjet

SHTETI, QË FYEN POETIN MARTIR HAVZI NELËN

August 10, 2016 by dgreca

      28 VITE MË PARE VAREJ POETI I LIRISE  HAVZI NELA/

  Nga Besim NDREGJONI/                                      

Sot mbushen 28 vite që poeti disident , martir i lirisë, ndahet tragjikisht dhe fizikishtë nga Kollovozi e Kukësi nga Shqipëria atdheu i tij i dashur që  i kushtoi jetën e tij në mbrotje të  lirise dhe dashurise njerzore.  Cdo vit   përkujtimor, përveç ritualit  të  kujtesës mbi ata që nuk janë më midis nesh e që u a morën jetën pa të drejtë  e ka të pashmangshëm edhe bilancin e ndërgjegjes sonë mbi ta, refleksionin e marrëdhënieve tona me ta, përderisa i kemi pranuar si pjesë e pandarë e kuptimit të ekzistencës sonë.
Për Havzi Nelën është shkruar vazhdimisht, e mendoj se për të do të vazhdojnë të shkruajnë gjithmonë. Në përgjithësi shoqëria, jashte  politikës , është munduar të zbardhë gjithçka rreth poetit: janë botuar poezitë e tij,  janë analizuar e interpretuar krijimet e tij, një përmbledhje me shkrime të zgjedhura për Havzi Nelën  çdo vit anembanë vendit mbahen tubime shkencore, konferenca përkujtimore për poetin, janë bërë dokumentarë. Kukësi ia ka bërë nderimet , duke i vënë emrin e tij nje shkolle gjimnazi. Presidenti, e ka dekoruar Havzi Nelën me titullin e lartë “Nderi i Kombit”. Të propozuar nga Unioni i të Burgosurve dhe të Përndjekurve  Politikë. Gjithçka korrekte, gjithçka në përputhje me  nderimin e  poetit-martir, ashtu siç i takon një simboli të luftëtarit që flijohet për çështjet e përjetshme të lirisë e drejtësisë.  Por nuk është aspak kështu për poetin që shkruante nga katakombet komuniste për “Frymën e Helsinkit”. Nuk është aspak kështu, sepse atdheu, të cilin poeti e mbuloi me muzën e vet,  për poetin që vargjet i shkruante qelive,  duke sfiduar xhelatët e  diktaturës , për poetin që shkoi ballëhapur drejt vdekjes pa bërë asnjë lëshim të vogël, por duke marrë mbi vete gjithë frikërat e dobësitë tona, në emrin tonë, për këtë poet, pra, shteti ynë e paska të pamundur nderimin e kujtimit të tij. Sepse shteti shqiptar, institucionalisht, e ka fyer  kujtimin e tij duke luajtur me të një lojë me standarde të dyfishta, hipokrite. Sepse, paralel me nderimin dhe përkujtimin tonë, institucionet e shtetit, para se të nderojnë emrin e tij, e kanë fyer dhe njollosur kujtimin e Havzi Nelës.

Drejtësia e shtetit tonë nuk ka  marrë mundimin për këta 25 vjet të hapë një proces penal për të gjithë ata që ideuan, organizuan dhe përmbushën me gjakftohtësi, si në skenat mesjetare, varjen e poetit në litar më 10 gusht 1988, duke shënuar rekordin e turpit dhe të së keqes në krejt globin tokësor.  Të gjithë ata persona që ishin pjesë  e krimit, ishin dhe janë ende gjallë. Çfarë u bë me ta, vallë? Me ata të gjithë? Me ata një e nga një ? Ekzekutorët e tij  patën të gjithë karrierë të lavdishme politike e professionale                             

Së paku tre prej tyre që kanë hedhur firmat në aktin e dënimit me varje të Havzi Nelës, dihen. Ish-presidenti diktator komunist Ramiz Alia, të cilin shteti e përcolli zyrtarisht me një ceremoni funerale si një hero, në shtrat të topit dhe për të cilin, të nesërmen u shkrua nëpër gazeta me lavde e superlativa dhe politikanët  tanë e pagëzuan si politikan të matur, të qetë e liberal, një lloj Gorbaçovi  shqiptar që shmangu gjakderdhjen, duke e lënë krejt në harresë faktin se të gjitha aktet e pushkatimeve i firmoste po ajo dorë kriminale “ që druhej mos derdhë gjak”(!). Dy personat e tjerë që firmosën dokumentin janë gjallë. Ata kanë njohur kulmin e karrierës politike e administrative në shteti demokratik shqiptar. Njëri, ish-deputet, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, i dekoruar më 8 janar 2004 me urdhrin “Naim Frashëri”, ndërsa tjetra, ish-kryetare e I.D.P, e dekorurar me po këtë titull në vitin 2009 nga Presidenti tjetër i radhës. Nuk është vetëm rasti i Havzi Nelës, por edhe i martirëve të tjerë. Po njësoj janë dekoruar më parë xhelatët që vranë Trifon Xhagjikën, Genc Lekën dhe Vilson Blloshmin. Logjika është e thjeshtë: nëse shteti, me segmentet e politikës, pranon, nëpërmjet dekorimit të martirëve, të na i bëjë ata pjesë të vetëdijes sonë qytetare, atëherë, për të shmangur kontradiktën dhe pafytyrësinë duhet të ndëshkojë,  të gjithë ata që çuan në vrasjen e poetëve. E pakta moralisht duhej të bênte  pezullimin e këtyre vrasësve nga postet e rëndësishme shtetërore e politike.  Standardi i këtij shteti demokratik  është i dyfishtë, kriminal, hipokrit fyes, si për kujtimin e viktimave, ashtu dhe për ndërgjegjen tonë qytetare tani që e kemi mësuar të vërtetën. Shteti demokratik   me  këto nderime jep  shembullin më të keq: të nderojsh  viktimat si martirë nga njëra anë, dhe njëkohësisht, t’u hapësh  mundësi për karrierë marramendëse vrasësve të tyre në të gjitha nivelet e administratës deri në Parlament.  Fatkeqësisht, kështu kanë shkuar punët në Shqipërinë tone.  Nderimi  nga ana e shtetit është kontradiktor, irritues e thjesht i pavlefshëm.  Ismail Kadareja bën një sugjerim  ne 20 vjetorin e varjes poetit.. poeti është  në  botë e  amshuar, por shoqeria shqiptare  a është e qete.. Në rrugëtimin tone  drejt përparimit dhe Europës, është  shembulli i qëndresës, dinjitetit dhe martirizimit të poetit Havzi Nela, i cili nga katakombet e burgjeve komuniste parandiente “frymën e Helsinkit” kur politikanët e sotëm nuk ia dinin as emrin. Pikërisht , politika  shtetërore me trashëgimtarët e diktaturës në instancat më të larta të Drejtësisë e mban peng të verteten e krimit komuniste.  Në këtë mënyrë, e gjithë shoqëria jonë vazhdon të mbetet peng i së shkuarës, përderisa nuk përballemi ligjërisht me të, por mundohemi t’i gjejmë zgjidhje problemit duke i rënë atij nga dera e pasme, d.m.th., duke ia lënë zgjidhjen kohës, vdekjes biologjike të aktorëve, me shpresën se ndoshta një ditë gjithçka do të harrohet. “Nëse ne nuk do të ishim një shoqëri e përgjumur, shpërfillëse, nëse ne do të dinim të reagonim, të kërkonim llogari, atëherë jam i bindur se shteti, nuk do të mundet të abstragojë nga kujtesa e vërtetë e Havzi Nelës, Vilsonit dhe Gencit, thjesht sepse ata ishin njerëz realë, se litari, plumbat e togës dhe vdekja e tyre qe reale dhe se vepra e tyre letrare vazhdon të jetë reale, të dëshmojë për ta. Europa si ëndërr, së cilës po i sillemi vërdallë, frymoi për së pari si ajër i vjedhur lirie në Kollovoin e Havzi Nelës,  e në  Bërzhezhdën e Vilsonit dhe Gencit,  nëpërmjet vargjeve të poetëve martirë. Ne duhet t’ia kthejmë Europës dëshmorët e saj të parë, të rënë në ferrin e totalitarizmit stalinist enverist  shqiptar. Ne i afrohemi Europës me dëshmitë e martirizuara të lirisë, me  Havziun, Trifonin, Vilsonin dhe Gencin, por dikush na mban peng në këtë vërdallosje, sepse mendon se në Europë duhet të shkojmë medoemos, më parë se me poetët e vrarë, me vrasësit e tyre. Dhe ngelemi jashte Europes se ajo nuk na pranon me vrasesit e poeteve por me matirizimin e poeteve. Duke qenë heroi i vetvetes, ai natyrisht që jepte nga vetvetja edhe për të tjerët: Vdekja për liri nuk më tremb aspak. Si e duron robninë zemra e një trimi?Kështu shkruane një vit para vdekjes poeti ynë Havzi Nela.

Besim Ndregjoni

Filed Under: Editorial Tagged With: Besim Ndregjoni, HAVZI NELËN, martir, QË FYEN POETIN, shteti

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT