Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, gjatë vizitës në Bruksel, u takua sot edhe me presidentin e Partive Popullore Evropiane (EPP), Joseph Daul.Gjatë takimit, kryeministri Mustafa e ka njoftuar për progresin e Kosovës në proceset eurointegruese, me theks të veçantë në përmbushjen e të gjitha kritereve dhe rekomandimeve për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Në këtë kontekst, kryeministri Mustafa, ka falënderuar për përkrahjen që EPP-ja dhe personalisht presidenti Daul kanë dhënë për Kosovën, duke qenë mbështetës të parezervë të liberalizimit të vizave, pwr MSA-nw, për kosovarët, si një e drejtë e merituar.
Presidenti i EPP-së, Joseph Daul, ka vlerësuar progresin që po arrihet në Kosovë dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në proceset integruese evropiane.
Gjatë takimit, po ashtu, u bisedua për zhvillimet politike dhe proceset tjera në Kosovë.