• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Dr. Safete Juka, Dora D’Istria e mosnjohur nga shteti

August 27, 2015 by dgreca

Nga Dalip GRECA/
….ku lindi dhe ku u varros në shuarje të jetës…/
Dr. Safete Juka deshi me zemër Shqipërinë dhe Kosovën deri në çastin e mbramë të jetës. E gjithë jeta e saj është një përkushtim shembullor ndaj vendit që e lindi. E formuar si një intelektulae e klasit të parë, studiuesja, filozofja, poliglotja, piktorja, eseistja, ajopërbën një shembull të rrallë atdhetari. Është tjetër të flasësh për kombin, dhe tjetër t’i shërbesh kombit. Dr. Safete Juka bën pjesë tek të dytët. Me librin “Kosova” ndriçoi mjegullën që kishin endur akademikët serbë në SHBA e Europë… Si arkeologe e pasionuar ëndërroi, që të punonte në Shqipëri, por dëshira mbeti e paplotësuar…Si piktore ishte e dashuruar pas ngjyrave dhe qe cilësuar”Piktorja e luleve”.
Ismail Kadare shpërndante nga Parisi kumtin:”Thojuni shqiptarëve se kemi në Nju Jork një Dora D’Istre të dytë…Po kasnecët e shtetit nuk ia kishin ngenë ta merrnin kumtin sepse ata merreshin me ndarje kolltuqesh e vjedhjen e votave për të realizuar abortin e demokracisë, që kishte si asistent-mami Ramiz Alinë…Inxhinierja shkodrane në vitin 2002 jepte alarmin në Presidencë: Shpalleni Nderi i Kombit Safete Jukën se nderi do të jetë në anën tuaj… Po ëhë… Ato kohe dekoratat qenë lënë për Fatos Nanon që mbushte 50 vjeç dhe ia kishte shtuar vuajtjet Shqipërisë, apo edhe për Fehmi Abdiun, që në prag të demokracisë kishte dhënë vendimin e dënimit me vdekje të poetit, që të vetmin krim për të cilin i morën jetën, ishte shkrimi i poezive… A mund të dekorohet krimi?…

***
E patëm aq pranë dhe papritur nuk e kemi më intelektualen e shquar. Kur Eduard Dilo, më dha i pari lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të Dr. Safete Sofi Juka, ndjeva një sëmbim të thellë në gjoks. Kisha folur disa herë më Safeten në telefon. E kishim dhe të abonuar në gazetën Illyria, madje gazeta ende shkon në shtëpinë e saj në Bronx. E kishim lënë që së bashku me Edin të shkonim në shtëpinë e saj për një intervistë. Vetë shkencëtarja, piktorja, kritikja, esteistja, Dora D’Istria e dytë siç e ka quajtur shkrimtari ynë i madh Ismail Kadareja, e kishte pranuar takimin, por gjithçka shtyhej për shkak të problemeve të shëndetit të saj…-Nesër, arkivoli me trupin e së ndjerës niset për në Shkodër, më mbeti në veshë jehona e informacionit që më përcolli Eduardi, i cili qe mik shtëpie më Safeten. Të nesërmen ne Illyria botova lajmin e shkurtër të ndarjes nga jeta dhe nisjen e trupit për në qytetine lindjes, sipas amanetit të saj.Gjithçka ishte shumë dhënë shumë shkurt me kërkesë të familjes.
Të nesërmen shfletova në online të gjithë shtypin shqiptar,por mbeta i zhgënjyër; gjëkundi nuk pashë shkrime për ikjen e shkencëtares tonë, me përjashtim të gazetës “Shkodra” që jepte njoftimin e vdekjes dhe të varrimit në qytetin e lindjes. Në fakt është po kjo gazetë, që ka shkruar më shumë për jetën dhe veprën e Dr. Safete Sofia Juka.
Mbajta veshë se mos komuniteti ynë ringjallej në ndonjë veprimtari përkujtimore a përcjellëse për të ndjerën, që sa pati jetë s’pushoi së punuari për çështjen kombëtare, veçanërisht për Kosovën, por jo, askush nuk u kujtua! Ndoshta ngaqë Safete Juka nuk u mor kurrë me Partitë politike, ndofta dhe shoqatat tona qenë shumë të zëna ato ditë. T’na i ruaj Zoti shoqatat! Dhe unë jam i bindur se shumica prej kryetarëve të shoqatave tona të shumta, një ditë do të harrohen, ndërsa emri i Safete Jukës, jo. Emri i saj ka mbetur arkivave, bibilotekave, ka mbetur në kujtesë të kombit, edhe pse burrat që na udhëheqin kombin nuk janë kujtuar që t’i japin asaj ndonjë titull, medalje, a urdhër…Edhe pse të tillë kanë marrë edhe batakçinjtë që e kanë cfilitur kombin, ndoshta nga “dashuria” e tepërt për ta zhvatur…

Safete Sofia Juka: “Unë dhe të parët e mi kemi le’ në Shkodër…”

Ajo fliste dhe shkruante një gegënishte të ëmbël. E kam pasë fatin që t’ia dëgjoja zërin e ëmbël në telefon. Na kishte shpëtuar diku një gabim ortografik për Kosovën dhe ajo ëmbël-ëmbël, na këshilloi që të ishim të kujdesshëm, pasi ne shqiptarëve nuk na lejohej të gabonim me pjesën më të martirizuar të kombit tonë, qoftë dhe gjuhësisht.
Safetja, kur ishte mirë telefononte në redaksi dhe bëntë vrejtje ose na përgëzonte për shumë shkrime që trajtonin çështjen kombëtare.
Zërin e saj të ëmbël e ruaj të freskët, dhe tani, ndërsa lexoj biografinë e saj të shkurtër, të shkruar me dorën e saj, me një kaligrafi të zilishme, më duket se ç’ka lexoj aty në dy fletë e gjysëm letër, jam duke e dëgjuar prej gojës së saj…
“Shkodra asht vendlindja e të gjithë të parëve të mi.Edhe unë aty kam le’.Pak kohë pas lindjes t’eme prindët u instaluen në Tiranë e unë mësimet e para i bana në shkollën”Nana Mbretneshë të kryeqytetit t’onë, Tiranë.
Në moshën 13 vjeçare, prindët më dërguan në një shkollë austriake në Vjenë.
Mësimet e mesme i kam ndjekë në gjermanisht e në këtë gjuhë i kam ba provimet e maturës.
Mësimet universitare i kam ba në Paris, ku kam studju arkeologji, Histori Arti e Letërsi.
Në 1950 kam marrë prej Sorbone diplomën Licence e’s letters.
Kam kenë gjithmonë e pasionueme për arkeologji e dëshira e jeme ma e madhe ka kenë me punue në këtë degë në vendin t’em. Por fati nuk ma plotësoi këtë dëshirë.
Pas marrjes së diplomës në Paris kam shkue menjëherë në Egjypt, ku bashkë me familjen teme kam banue disa vjet e kam dhanë mësime historije në Liceun Francez t’Aleksandrisë.
Në SHBA kam ardhë në vitin 1956. Në kët vend vazhdoj të banoj(Jetshkrimi është shkruar në të gjallë nga vetë Safete Juka).
Ç’prej vitit 1957-1970, mbas një viti në Maine, ku isha profesore frengjishteje, kam dhanë mësim gjermanishteje dhe frëngjishteje në Fieldston School, shkollë private në Nju Jork, e njohur në vend për standardet e nalta akademike.
Falë një garnt-i që më dhuroi kjo shkollë, muejta, ndërkohë të shkoj në Paris për të përgatitë një doktoratë në Filozofi. Kjo doktoratë m’asht dhanë prej Sorbonne-s në 1969.
Në vjetin 1970 jam emnue prefesore në Lehigh University në Pennsylvania, ku kam dhanë mësime Letërsi Franceze të shekujve 19 dhe 20.
Kam dhan mësim gjithashtu si”Visiting lecturer” në Lafayette College e në Seaton Hall University….” Ndërsa shoh shkrimin e saj të shkruar bukur, tamam bukurshkrim, më duket se i dëgjoj zërin e kthjellët me atë shqipen e pastër që ajo e ruajti si gjënë më të shtrenjtë gjatë të gjithë jetës së saj edhe pse zotronte shumë gjuhë:Gjermanisht, anglisht, frëngjisht, italisht, arabisht etj.…A nuk iu bie në sy një modesti e tejskajshme në këtë jeshtshkrim kaq të shkurtër të firmuar nga vetë Safetja?Po ta kishte këtë ndonjë akademik i vetshpallur që kohët e fundit na janë shtuar shumë edhe në diasporë, do të kishte shkruar një serial veprash.

Në letërkëmbim të inxhinieres shkodrane Zenepe Dibra, Safetja shkruan:”…por unë kam shumë besim në popullin tem e mbajë në vteëdije nji shpresë të thellë se të rinjtë e sotëm, djelm e vajza, kanë me pasë mundësina me krijue e prodhue kur të rriten, kanë me pasë, ç’ka me diftue për jetën dhe krijimtarinë e tyre, sigurisht gjana ma të bukura e ma të vlefshme se kam unë sot”.

“Kosova” e Dr. Safete Juka, libri që erdhi në kohën e duhur

Safete Juka nuk u mor me politikë, por u mor me Kombin. Kosovën e kishte në zemër gjatë të gjithë jetës. Pengu mbetet libri tjetër që kishte në duar po për Kosovën, të cilin nuk arriti që ta përfundonte. Ishte shumë aktive për fatet e Kosovës dhe intelekti i saj u vu në shërbim të mjekimit të plagëve të Kosovës. Studjonte vazhdimisht dhe shkruante për të, gërmonte nëpër arkiva dhe evidentonte gjithçka të mirë që qe shkruar për gjysmën e martirizuar të Kombit. Në vitin 1982 ajo është ideatorja e një Konference për Kosovën, një konferencë shkencore që do të nxirte në shesh shumë nga të”palarat” e serbëve, të cilët kishin shtrembëruar historinë duke fabrikuar mitetet e rreme, të veshura me aureolë sllave. Edhe pse mitet shqiptare e ndjenin veten keq nën kostumet sllave, akademikët e Serbisë prodhuan në seri shumë e shumë nga këto lloj mitesh.
Kumtesa e Dr. Safete Jukës në Konferencën e Nju Jork-ut vlerësohet për kthjellësinë e mendimeve, forcën e argumenteve dhe përfundimet logjike. Më pas kumtesa e pasuruar do të botohej si libër më vete me titullin”Kosova” dhe me nëntitull”Shqiptarët në Jugosllavi nën dritën e dokumenteve historike”, për të cilin shtypi është shprehur si ky libër përbënte në kohën që u botua një kamxhik për perëndimin e qytetëruar, që kishte bërë sehir dhe ishte engëldisur me mitet serbe, të fabrikuara nga pseudo studiues mitomanë, që kërkuan të ndërtonin Serbinë e Madhe duke shfarosur racën shqiptare, e cila ishte autoktone në trojet e veta ilire.Libri i shkruar në gjuhën angleze, i ndërtuar vetëm mbi fakte historike, erdhi në kohën e duhur dhe shpërndau një pjesë të reve dhe mjegullnajës me të cilin kishin veshur librat serbë bibilotekat e Amerikës dhe të Europës.
Që kur libri s’qe më shumë se kumtesë dhe që Dr. Safete Juka e mbajti në një konferencë për Kosovën, e cila u organizua në Nju Jork, u dhanë vlerësime pozirtive maksimale.Ndërsa kur kumtesa mori përmasat e librit dhe u shpërnda nëpër librari, univeristete, iu dhurua presidentit Klinton, senatorit Bob Dole, Kongresit e gjithandej, vlerësimi dhe shërbesa ndaj kombit shënuan ngritje.
Vlerësim tepër pozitiv ka bërë për librin dhe autoren e tij,Dr. Safete Juka, Prof. Peter Titonsky i Universitetit George Town në Uashington.Ai shkruante kështu në kohën kur mori në duar librin:”Libri i mrekullueshëm për shqiptarët në Jugosllavi, me titull”Kosova”, më ka bërë një impresion të thellë. Ai më ka lënë të mahnitur si nga hapësira e gjërë e njohurive historike, ashtu edhe nga materialet burimore, aq të shumta në gjithëfarë gjuhësh, që ka përdorur autorja e librit…Unë e konsideroj këtë vepër si një kontribut rrënjësor për kuptimin e historisë dhe të politikës në Ballkan. Asnjë studiues nuk mund të shkruaj për Kosovën pa iu referuar këtij vëllimi të shkëlqyer…
Dr. Safete Juka, me librin e saj, me citimet, argumentet, faktet, interpretimet, arrin që të grisë perden e mashtrimit serb për historinë e glorifikuar dhe të arnuar me fallsitete..Ajo arrin me shumë sukses që t’i nxjerrë”bojën” mashtrimeve serbe, të cilët janë përpjekur që ta paraqesin veten si autoktonë, jo ardhacakë, siç janë në realitet.
Duke komentuar rreth librit “Kosova” të autores Dr. Safete Juka, juristi Mexhit Kokalari shkruante në Gazetën Shkodra të datës 17 nëntor 2002 në shkrimin me titull”Mjerimi i Kosovës është mjerimi i Shqipërisë” se: Autorja Juka në librin”Kosova” na jep të kuptojmë se ajo nuk ndrit vetëm në njohjen e thellë të gjuhëve të ndryshme dhe në letërsinë e artin francez, por edhe në arenën politike. Ajo parashikon drejt pasojat e rrezikshme të politikës grabitqare, thellësisht antishqiptare, të fqinjëve tanë shovinist dhe na këshillon që të mos presim shumë nga Fuqitë e Mëdha që kanë qenë gjithmonë pro serbëve dhe grekëve. Kjo intelektuale e shquar ka jetuar përjetësisht me shqetësimin për fatin tragjik të popullsisë shqiptare që jetontë në Kosovë dhe shkruante”Mos ndodhtë kurrë fatkeqësia prej së cilës kam frikë.Mjerimi i kosovarëve është mjerimi i gjithë Shqipërisë..” Dhe që të mos realizohej kjo parandjenjë ajo këmbëngul që shqiptarët t’i dalin të keqes përpara vetëm duke qenë të bashkuar.
Me kujdesin e një studiuesje të dispilinuar Dr. Safete Juka parashtron në librin e saj fakte dhe vetëm fakte. Ajo nuk eci në rrugën e historianëve akademikë serbë që përvetësuan historinë e shqiptarëve autoktonë për t’u shitur vetë si të tillë, madje dhe mitet e legjendat shqiptare u përpoqën që t’i serbizojnë, t’u ndërrojnë emrat nga shqiptar në sllavë, madje të përvetësonin edhe origjinën ilire, të privatizonin Luftën në Fushë-Kosovë më 1395 në emër të popullit të zgjedhur serb,paçka se ajo ishte Luftë e Koalicionit ballkanik, luftë që u tradhëtua nga Brankoviçi, dhëndri i krajl Llazarit. Serbët nuk e patën për gjë që edhe vrasësin shqiptar të Sulltanit, Millosh Kopilin ta paraqesin si serb, duke e kthyer në “Kopiliç”. Mitologjia serbe në librin e Safete Jukës thërrmohet vetëm nga argumentet dhe interpretimi shkencor që ajo u bën atyre. Shkencëtarja jonë i vjen në ndihmë racës shqiptare me argumente që vijnë nga njerëz të mëdhenj. Ajo kujton se në vitin 1878 Goshen shkruante:”vetëm një Shqipëri Etnike, lehtëson zgjidhjen e çështjes së Lindjes dhe të Ballkanit të sotëm.”
Libri”Kosova” me nëntitullin”The Albanians in Yogoslavia in light of historical documents” është një kontribut me vlera shkencore i dr. Safete Juka. Ky libër i ardhur në fillim të viteve ’80 ishte parathënie se Kosova do ta ndryshonte statusin e saj nga robëria në liri, realitet që erdhi nga mbështetja amerikane.

“Golgota shqiptare”, zbulimi në bibliotekën e Harvardit

Në kërkim të përhershëm për dokumente, shkrime e libra që marrin në mbrojtje racën shqiptare, apo që pasqyrojnë ngjarje e masakra, Safete Juka arrin që të zbuloi në bibliotekën e Hravardit një libër me vlerë “Albanians’ Golgotha”, libër që qe botuar në vitin 1913 nga njeri prej njerëzve të shquar në fushën e politikës dhe të letrave, deputeti dhe gazetari austriak Leo Freundlich, një mik i hershëm i familjes Juka. Është një fotografi që shoqëron këtë shkrim, ku paraqitet Safete Juka në moshë të re me autorin e librit dhe bashkëshorten e tij. Shqiptarja e dashuruar pas popullit të vet arrin që ta përkthejë librin nga gjermanishtja në anglisht dhe në vitin 1991 arrin ta botojë, ndërsa në vitin 1998, në agun e betejës finale kundër serbëve, e riboton librin duke “përgënjështuar” mitet e rreme serbe.
Ky ishte një kontribut i jashtëzakonshëm dhe një freskim kujtese për njerëzimin. Duke botuar librin “Golgota Shqiptare” në anglisht, studiuesja Safete Juka, e paralajmëronte botën:”Kujdes se shqiptarët e kanë provuar Holokaustin para hebrejve”… I revoltuar nga ofensiva serbe për të zhdukur një popull të tërë, Leo Freundlich ngriti zërin e tij kundër asaj që ai e qujati “Golgotha Shqiptare”, e që u shoqërua nga masakra të atij tipi që nuk i kishte njohur Bota më parë. “Unë e dënoj dhunën që ushtrohet padrejtësisht ndaj çdo populli. Ai që nuk bën kështu sot, të mos çuditet nëse nesër edhe ai vetë do të bëhet viktimë e një Golgothe tjetër” – shkruan shkrimtari hebre Frojdlih i përshkroi masakrat e serbëve kundër shqiptarëve në trojet e tyre në Kosovë, Maqedoni në vjeshtën e 1912 –pranverë 1913, me një vertetësi rënqethëse: “Me qindra mijëra kufoma të masakruara notonin në rrjedhat e lumenjëve. Ata që mundin t’i shpëtonin sëmundjeve, urisë, plumbave të pushkëve të këmbësorisë dhe gjyleve të artilerisë serbe, grumbulloheshin në vende të caktuara dhe u jepej nga një plumb kokës.
Më zi e pësonin ata që fshiheshin në shtëpitë e tyre.Pas kontrolleve të imta që bëheshin për plaçkitje dhe florinj, gjendeshin lehtë dhe thereshin si berrat. Torturat më të mëdha i pësonin gratë shqiptare, të cilat përdhunoheshin, lidheshin më pas, bëheshin kapicë, mbuloheshin me kashtë dhe digjeshin të gjalla. Në rast se ato ishin shtatzana, ju çahej barku me bajonetë dhe pasi u nxirrej fëmija nga barku vendosej në majë të bajonetës apo të hunjëve.Pas masakrimit serbët pinin verë, këndonin dhe hidhnin valle.Kishte raste që ata gjatë therjes, mblidhnin gjakun në kupa dhe hapnin gostinë me të.’
Leo Freundlih, mik i familjes Juka nga Shkodra, nën titullin”Akuza që ulërijnë” dha alarmin në botën e shurdhët të asaj kohe, duke botuar dëshminë e parë për shfarosjen kolektive të një populli evropian, para atij Ebraik, duke dëshmuar se ishin shfarosur gati 500 mijë njerëz, mbi 250 mijë të masakruar vetëm në veriun e Shqipërisë. Në koment të librit të Leo Freundlih, gazetari gjerman Hans Peter Rullman, shkruan se “Në fillim të Luftës Ballkanike, Shqipëria ishte gjysëm e shkretuar dhe trupat serbe, në emër të luftës kundër Perandorisë Osmane,ndërmori një sërë pushtimesh, të cilët i shoqëëruan me masakra masive kundër një popullsie krejtësisht të paarmatosur, ku sipas shtypit Europian humbën jetën 250 mijë shqiptarë, ndërkohë që ka të dhëna se shifra mund të jetë dhe gjysëm miloni. Nga 180 mijë Kilometra katrore, me një popullsi rreth 2 milion banorë, që numëroheshin brenda territoreve shqiptare në fund të Shekullit XIX, në vitet ’30 kishin mbetur territore shqiptare vetëm 80 mijë km katrore dhe këto në pjesën më të madhe jashtë shtetit shqiptar…
Nxjerrja në dritë e këtij libri ishte një kontribut i jashtëzakonshëm i studiueses shqiptare. Dr. Safete Sofia Juka.
safete-juka

Profesorja e përkushtuar, studiuesja e pazëshme

Ish nxënëse e shkollës”Nana Mbretneshë” në Tiranë, ajo shumë shpejt do të binte në kontakt me rrethe që përçonin kulturë. Shkuarja në Austri që më 1937 me synim për të kryer shkollën e mesme, ishte një shans i saj për të rënë në kontakt me kulturën perëndimore. Rrugët e përfitimit të dijeve nuk u mbyllën kurrë për të. Deri në fund të jetës shfletoi, studioi dhe shkroi.Studimet universitare në Francë, përbëjnë një tjetër urë lidhje me Perëndimin, Letërsinë dhe Kulturën frënge. Pra pas kulturës austro-gjermane, ajo depërton në atë frëngë, për të trokitur më vonë denjësisht edhe në kulturën anglo-amerikane. Në vitet ’50 kryen studimet dhe merr diplomën”License es Lettres” Për 6 vjet nga 1950 deri në 1956 është një ndër profesoret më të respektuara nga studentët në Aleksandri të Egjyptit, një dritare tjetër që e çoi në kulturën e lashtë arabe. Studentët e Liceut Frëng të atij qyteti i ndiqnin me dëshirë dhe pasion orët e Letërsisë Frënge dhe të historisë, pasi vetë profesoresha e re ishte pasionante pas lëndëve. Profesoresha kishte dhe një pasion tjetër, atë të pikturës. Arrin që të hap në Aleksandri dy ekspozita dhe të fitojë vëmendjen e shtypit.”Piktorja e luleve” zuri faqet e para në gazetat dhe revistave të specializuara të artit.
Në vitin 1957, Safete Juka shpërngulet familjarisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vendoset në Nju Jork dhe jep lëndën e gjuhës frënge dhe të gjermanishtes në shkollën private Fiedelson School, një shkollë shumë e njohur për standartet e larta të mësimdhënies.
Profesoresha jep mësim, por nuk heq dorë nga studimet. Shkolla dhe biblioteka ishin vendet që ajo kalonte pjesën më të madhe të kohës.Punon intensivisht për të përgatitur doktoraturën, të cilën e arrin ta finalizojë në vitin 1969. Pasi kthehet me doktoraturë të Sorbonës, fiton të drejtën e dhënies mësim si profesoreshë në Universitetin e Pensilvanias, si profesore e Letërsisë Frënge të shekujve XIX-XX, vend pune që do ta mbante me dinjitet e vlerësime sipërore derisa doli në pension.
Profesoresha ishte frekuentuese e rregullt e rretheve shkencore e kulturore.Ishte jo thjesht pjesëmarrëse, por dhe një ligjëruese që dëgjohej me vëmendje. Ajo ishte kontribuese me shkrime të një standarti të lartë në revistat prestigjioze si”The French Review”, Revue de Mitaphisyque et de morale”,”Les Lettres romanes”,”Ectrits de Paris”, “Relites”,”La nouvelle”,”Revue Française”,”South Asian Review”. Dr. Safete Juka ishte jo thjeshtë amatore e pikturës, por një penel i spikatur dhe një studiuese, që zotëronte në mënyrën autoritare elementët e analizës.
Është i njohur studimi i saj për piktorin Zhorxh Ruo apo studimi i saj për mitolgun e shumënjohur me origjinë rumune të shekullit të XX, Mirce Eliada. Ndër studimet e saj përmenden edhe botimet”Krishtërimi dhe ndjenja e natyrës e Andrea Suarezit dhe të Zhorzh Ruoit” si dhe “Vehtja në veprën e Marsel Prustit”. Me kompetncë janë shkruar edhe botimet e saj “Njerëzorja dhe abstraktja në ujëdhesat e Zhan Grenies”.
Çështja shqiptare ishte ajo që e shqetësonte në vazhdimësi dr. Safete Juka. Ajo iu përkushtua kësaj çështjeje duke botuar shkrime për Kosovën në gazetat me zë të kohës si”Le Mond”, në France-Amerique, në revistën”East Europian Quartely”, në gazetën”Dielli”, organ i Federatës”Vatra” etj.

Kombi do të kishte nder po të nderonte Safete Jukën

Kam mbi tavolinë një letër që inxhinierja shkodrane Zenepe Dibra, i ka drejtuar Presidentit shqiptar, Alfred Moisiu. Letra mban datën 18 tetor 2002 dhe është publikuar në gazetën “Shkodra”. Letra është një apel që i bëhet numrit Një të shtetit shqiptar nga inxhinierja, që flet jo thjesht në emrin e vet, por në emër të shoqatës “Gruaja intelektuale shkodrane” dhe të një grupi të madh intelektualësh për një vlerësim të figurës të intelektuales së madhe të qytetit me tradita të lashta kulturore e historike, Shkodrës… “Është në nderin Tuaj që të bëjë vlerësimin maksimal për Safete Sofia Juka…”, shkruan Zenepe Dibra.
Duke plotësuar mendimin e inxhinieres shkodrane, unë them se do të nderohej kombi nëse Dora D’Istria e Dytë shqiptare do të shpallej së paku Nder i Kombit… Edhe Tirana edhe Prishtina duhet t’i kërkojnë falje pas vdekjes Safete Jukës, që nuk e nderuan në gjallje…
Data e Publikimit për herë të parë : 09/12/2005-Gazeta ILLYRIA ne New York dhe shtypi i tiranes.(Falenderoj Elida & Skender Bucpapaj per ribotimin ne www.VOAL.com)

Filed Under: ESSE Tagged With: dalip greca, Dora D’Istria e mosnjohur, dr. Safete Juka, nga shteti

NËNË TEREZA SI SIMBOL I DASHURISË NJERËZORE

August 26, 2015 by dgreca

Nga Dalip GRECA/*
Sot, me 26 gusht, Nënë Tereza mbush 105 vite nga lindja, ndërsa në 5 shtatori na kujton ditëvdekjen. Në nderimin që i bëjnë jetës dhe veprës së saj të përbotshme,humane, shqiptarët ndjehen krenarë, që simboli i tyre, vitin që vjen, më 4 shtator do të shënjtërohet. Në fakt në optikën e shqiptarëve ajo ishte shenjtë që në gjallje të saj, tek luftonte për të rikthyer në jetë ata që kishin marrë rrugën e vdekjes, tek ndihmonte të varfërit, tek mjekonte lebrozët, të gjymtuarit, tek u bëhej nënë të braktisurve, tek u shuante urinë të varfërve. Kur Nënë Tereza merrte Cmimin”Nobel” për Paqe, nga Roma, korrespondenti i Diellit, Petro Vucani, shkruante se Nënë Tereza ishte shenjtëreshë. Dhe ai si të tillë e përcjell tek lexuesit ndërsa e interviston me plot dashuri e krenari.
Ne shqiptarët jemi fatlum, që ajo, Nënë Tereza,që ngriti të fuqishëm Tempullin e dashurisë njerëzore, i përket racës tonë, gjakut tonë, ajo mbetet arbërore, dhe e thoshte me plot gojë se ishte shqiptare. Natyrisht që personaliteti i saj i kalon kufijët e një Kombi, ajo i përket njerëzimit mbarë sepse e atillë është vepra që i la trashëgim njerëzimit:Dashuria njerëzore!
Shqiptarët e Amerikës kanë arsye të ndjehen krenarë që iu bënë mbështeje, ndërkohë që vendi amë, e kishte mohuar dhe ia kishte ndaluar hyrjen, madje nuk e lejoi as për t’i hedhë një dorë dhe’ nënës.Por ajo i fali persekutorët e saj në emër të dashurisë njerëzore. Kur do të vinte në Kombet e Bashkuara, kur prijësi i OKB e cilësonte Nënë Terezën një OKB më vete, për turp ambasadori shqiptar do të braktiste seancën në shenjë “proteste” a mosnjohje, ndërsa shqiptarët e Amerikës do të zinin radhën tek kangjellat që ta shihnin, ta preknin, ta përshëndesnin. Lume Juka e ka sjellë me shpirt e emocion atmosferën e asaj kohe. Ishin po shqiptarët e Amerikës ata që e pritën me padurim në qershor 1988 kur ajo do të vinte në Kishën e Bronxit dhe do takohej me bijtë e bijat e gjakut të vet. Shumë prej atyre që e patën fatin ta takojnë atë ditë ruajnë kujtime, fotografi.
Intervista që i dha Gjekë Gjonlekës, ish gazetar i Zërit të Amerikës, edhe sot dëgjohet me krenari nga shqiptarët, kur ajo përcjell Lutjen në gjuhën e gjakut të saj, arbënor, gjuhën shqipe. Kur u organizua seanca dëgjimore në Kongresin Amerikan mes serbëve dhe shqiptarëve, serbët, që përfaqësoheshin me qarqet me të larta shkencore, akademike dhe fetare- shtërngonin në gjokse kryqe,ndërsa shqiptarët mbanin në xhaketa dhe ndër duar portretin e Nobelistes me gjak shqiptar,simbolit të Paqës, Nënë Tereza. Fituan shqiptarët në atë përballje. Dobrica Ćosić ishte i pari që e kuptojë se Washingtoni kishte nisë të fliste shqip, dhe se kishte ikë koha e serbëve në Amerikë, kishte ardhë koha e shqiptarëve.
Shqiptarët e Amerikës,me 5 shtator 1997, ishin në Kalkuta, kur pushoi së rrahuri zemra e dobësuar e Nënës Terezë. E qanë me Lot, sic qajnë bijtë për nënat. E përcollën me lutje duke patur në krye të meshës një prift atdhetar shqiptar, dom Anton Kcirën.
Ishin po shqiptarët e Amerikës ata që do të ngrinin të parët Shtatoret e përjetësisë për Nënën e përbotshme, simbolin e dashurisë njerëzore. Vëllezërit Lekë dhe Pashko Gojcaj, do të bëheshin ideatorët e realizuesit e shtatoreve të përjetësimit të Saj në Amerikë dhe në trojet Kombëtare: Në Malësi(Tuz), Prishtinë, Mitrovicë, Strugë, në Nju Jork, në Detroit, në Ohio, po ashtu edhe Elmi Berisha Klinë, Mhill Gjuraj në Pejë etj.
Janë po shqiptarët e Amerikës ata që janë bërë promotorët e mbledhjes së fondeve për ndërtimin dhe përfundimin e Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë, jo vetëm pse ajo mbanë emrin e shenjtëreshës. Jemi Komb i vogël dhe kemi nevojë për simbole, që i respekton Bota. Ditën e 26 Gushtit 2005, pikërisht në ditëlindjen e Nënës Terezë, dy simbolet e mëdha të Kosovës dhe kombit shqiptar, presidenti historik dr. Ibrahim Rugova dhe Ipeshkëvi i Kosovës Mark Sopi, tek vendosnin gurthemelin e Katedrales, kishin pranë edhe shqiptarët e Amerikës. Dhe ishin ata, shqiptarët e Amerikës, që i prinë fushatës për mbledhjen e fondeve duke grumbulluar më shumë se 1, 3 milionë dollarë dhe vazhdon cdo vit të shtohen fondet përmes Turneut të Golfit, nën drejtimin e Qendrës Kulturore”Nëna Terezë”, pranë Kishës “Zoja e Shkodrës” me organizator veprimtarin e palodhur, Anton Raja dhe shokët e tij.
Nënë Tereza na ka lënë pas kryeveprën e saj, Tempullin e Dashurisë njerëzore, që ngrihet mbi urrejtjen, mbi përcarjen. Tempulli që ajo na la ngrihet mbi fetë, mbi kombet, mbi shtetet. Mesazhi:Ta duam njeri-tjetrin, ta duam jetën, të ndihmojmë njëri-tjetrin, duhet të na ushqejë shpirtrat dhe mendjet. Vetëm kështu do t’i bëjmë ballë sfidave.Këshillat që ajo la pas janë një testament i ri për mbarë njerëzimin.
Coni ndërmend vetëm disa nga thëniet e saj të urta dhe do të ndjeheni të pasur në shpirtra:- Nese vertet duam te dashurojme, duhet te mesojme si te falim!, ka thënë ajo. Ose:
-Folu butësisht njerëzve! Tregoje mirësinë në fytyre, në sy, në buzëqeshjen tënde, në ngrohtësinë e buzëqeshjes tënde, gjithnjë të kesh buzëqeshje gazmore! Jep jo vetëm kujdesin, por edhe zemrën!
-Ne s’mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe.
-Unë, thoshte ajo, shoh Zotin në çdo njeri. Kur laj një të sëmurë me lebër, ndjej se po kujdesem për Zotin. A nuk është kjo një eksperiencë e bukur?
-Të varfrit na japin më shumë seç u japim ne atyre. Ata janë njerëz kaq të fortë, duke jetuar ditë për ditë pa ushqim. Dhe ata kurrë nuk mallkojnë, as nuk ankohen. Ne nuk duhet t’u japim atyre simpatinë, por duhet të mësojmë nga ata.
-.Kam zgjedhur varfërinë për njerëzit tanë të varfër. Por jam e nderuar të marr çmimin Nobel në emër të urisë, zhveshjes, të pastrehëve, të verbërve, të sëmurëve, të atyre njerëzve që janë të padëshiruar,që nuk i do njeri, nuk kujdesen për ta. Njerëzit që ndihen të braktisur nga shoqëria dhe të refuzuar nga të gjithë.
-Nëse luksi na rrethon, ne humbim shpirtin. Ne do jemi të aftë të duam të varfrit nëse njohim varfërinë dhe jemi vetë të varfër.
-Nuk kam qenë kurrë më parë në një luftë, por kam parë urinë dhe vdekjen. E kam pyetur veten se çfarë ndiejnë ata kur e bëjnë këtë? Nuk e kuptoj. Ata janë të gjithë bijtë e Zotit. Pse ata e bëjnë këtë? Nuk e kuptoj.
-Zoti do gjejë një person tjetër më fisnik, më të devotshëm, më të përkushtuar ndaj tij dhe shoqëria do vazhdojë.
Ne, Shqiptarët, të shpërndarë në shumë shtete te Ballkanit dhe të mërguar, thuajse në të gjithë kontinentet, duhet të ndjehemi krenarë për shënjtëreshën tonë. Jo vetëm, kaq, por të përpiqemi të bëhemi pjesë e trashëgimisë së saj, të përfitojmë nga Tempulli i Dashurisë Njerëzore, dhe të mos bëhemi mbartës të urrejtjes, të mos bëhemi mish për top për ideologi që nuk janë në traditën shqiptare,të mos bëhemi merecenarë të luftrave ekstremiste fetare. Jo urrejtjes!Për ne,shqiptarët, harmonia fetare është vlerë e trashëguar dhe duhet të mbetet e shenjtë si e tillë.
* Editorial i Diellit

Filed Under: Editorial Tagged With: dalip greca, dielli, Nene Tereza, simbol i dashurise

ME PUNË TË DETYRUAR NË KENETEN E MALIQIT….

August 25, 2015 by dgreca

Vëllai i pengut-ME PUNË TË DETYRUAR NË KENETEN E MALIQIT/
Me rastin e ribotimit për të tretën herë të Ditarit të Reshat Agaj”Vëllai i pengut”….*/
Nga Dalip Greca*/
… Në burg Reshat Agaj përcolli shokët e qelisë që u dënuan me vdekje dhe në ditarin e tij ai jep hollësi se si Reshat Stërmasi para se të pushkatohej pa në ëndërr fundin e vet tragjik; të njëjtën gjë përjetoi edhe Vasil Llazari. Ata, para pushkatimit ia treguan ëndërrat priftit Irine Banushit, i cili përpiqej që t’ua largonte parandjenjën.
Ditari i Agajt sjell tablonë e dhimbjes dhe përballjen me ashpërsinë e diktaturës në ato vite.
Një tjetër tablo dhune vjen nga kampet-burgje, ku të burgosurit shfrytëzoheshin dhe trajtoheshin si skllevër të mesjetës.
Ai tregon se me 14 maj 1948 i njoftuan se do t’i dërgonin në atë që quhej këneta e vdekjes në Maliq të Korçës. Jo pak,por 400 të burgosur i nisën që në mëngjes herët drejt kënetës së vdekjes. Në çdo kamion ishin vendosur 15-20 të burgosur, bashkë me plaçkat e tyre dhe të gjithë ishin të lidhur në një zinxhir të gjatë që lidhte duart e tyre rreth e qark. Reshati shkruan se ka qenë një udhëtim skllevërish, me vuajtje dhe dhimbje të papërshkrueshme, se në çdo lëkundje të makinës, lëkundeshin dhe ata, për pasojë duart u shtërngoheshin dhe u bëheshin plagë nga zinxhirët e trashë. Kur arritën atje pasdite vonë, gjetën dhe të burgosur të tjerë nga burgjet e Durrësit dhe Elbasanit, plot 2000 të burgosur, të strehuar në gjashtë baraka të gjata druri, mbuluar me llamarina dhe mushama të vjetra dhe brenda ishin dy radhë vende për fjetje, shtruar me dërrasa. Pikërisht aty kaloi plot gjashtë muaj të tmerrshëm, që nuk mundi t’i harronte derisa mbylli sytë në Kenosha e u varros në Detroit.
Reshati dëshmon se gjatë kohës që punoi atje pa vdekjen me sy. Aty vdiqën nga torturat, sëmundjet dhe mundimet supernjerëzore 135 shqiptarë të burgosur dhe u varrosën të gjithë në bregun para xhamisë së katundit Vloçisht, aty afër. Tetë vetë u vranë nga policët në mënyrë barbare , qoftë pse guxuan të bënin ndonjë kundërshtim të vogël, qoftë pse deshën policët për qef, t’u shtinin tmerrin të tjerëve me akte çnjerëzore dhe të frikshme.
Reshati dëshmon:” Para syve të mi u rrah sa dha shpirtin një tiranas që kish dhe djalin e tij të burgosur, të cilin e mbuluan, si të ishte një qen i ndotur, në rrugën që të çonte në kanal, atje në vendin e punës, në baltën e tmerrshme të Maliqit.”
Jeta në kampin-burg ishte llahtar. Zgjimi bëhej në orën katër të mëngjesit dhe brënda një ore, duhej të bëheshin gati dhe të viheshin në rresht, pasi të kishin marrë atë lugë çaj dhe bukën që iu jepej qysh në mëngjes e niseshin për t’u përballur me baltën dhe shkopinjët e policëve. Në fillim të kanalit ishte balta e tmerrshme e Maliqit plot me shushunja, që ngjiteshin nëpër këmbët e zbathura dhe ua pinin atë pikë gjak, që u kish mbetur. Çdo i burgosur duhej të mbushte normën e përditshme, që ishte tre metra kub dhe’ të gërmuar, për ta transportuar në anën e kanalit me karroca dore. Kjo ishte një normë me të vërtetë çnjerëzore,po të merrej parasyshë dobsia trupore, rezistenca e ulët e trupave të tyre, ushqimi mizerabël, balta e ngjeshur prej shekujsh nën ujë, gjatësia e ditës së punës, që i kalonte 12 orët etj.
Ai kujton se kishte të burgosur që e hanin racionin e bukës 700 gramësh menjëherë në mëngjes, sapo e merrnin në dorë dhe e kalonin ditën me gjellën e drekës dhe të darkës pa bukë. Kish njerëz që, për një paketë duhan, e shisnin gjysmën e bukës dhe mbanin barkun zbrazur për ato të shkreta cigare dhe mbeteshin në rrugë, duke i shtyrë policët me dru prapa kurrizit, në mos më keq.
Le ta shfletojmë ditarin:” Këtu kam parë me sytë e mi se uria e çon njeriun të bëhet një shtazë e vërtetë. Ai që nuk e njeh urinë, nuk e njeh fare jetën. Vuajtjet këtu arritën kulmin e durimit njerëzor dhe shumë njerëz, që ishin pak të kaluar në moshë, u enjtën aq shumë nga këmbët dhe fytyra, sa u bënë të panjohur e mezi njiheshin. Ënjtja, thonin doktorët, vinte nga mungesa e vitaminave. Në kamp kishim nja pesë doktorë që mbanin infermierinë në këmbë. Edhe ata ishin të burgosur me dënime të ndryshme. Kur policët vendosnin që njëri të shkonte në punë, sado të thonin doktorët se ai nuk ishte në gjendje, nga që ishte i sëmurë, ai do shkonte medoemos e, në vdiste rrugës, asnjeri nuk e çante kokën për të. Polici më i tmerrshëm i këtij kampi ishte një kurveleshas, vendosur me familjen e tij në Lushnje. Ai ishte një tigër i vërtetë, i pashpirt dhe pamëshirshëm. Një tjetër polic, që gati sa s’më vrau në vend mua, ishte Ali Gana, nga Tërbaçi i Vlorës, i cili kish patur familjen e tij më parë në Brusnjë, ku banonin kushërinjtë e mi dhe kishte një urrejtje të pashpjeguar kundër gjithë familjes Agaj. Një ditë me shi, kur ra bilbili për të ndaluar punën, unë u vonova vetëm pak çaste për t’u vënë në radhë, sepse po fshija baltën që më ish ngjitur për trupi. Aliu erdhi pas meje e më dha një grusht aq të fortë në hundë, sa më shkoi gjaku rrëke dhe, po të kisha lëshuar një zë sado të vogël ,apo ndonjë fjalë, ose, po të kisha bërë ndonjë gjest ankues, ai mbante dorën në kobure gati të ma hiqte. Fatmirësisht e durova këtë grusht me durimin e shenjtorit dhe nuk lëviza nga vendi.”
Më pas Reshati tregon edhe një rast tjetër, kur ai deshi që të mbushte paguren me ujin e kanalit, mbeti i fundit i kolonës, atëherë i shkon pranë polici, dhe e shtyu fort; e hodhi me kokë në fund të kanalit dhe koka iu fut në baltën e madhe, gati sa nuk i mori frymën.
Në këtë kohë një polic që ishte në anën tjetër, se kolona e të burgosurve shoqërohej nga të dy anët e kanalit me dy rreshta të gjatë policësh të armatosur gjer në dhëmbë, i bërtiti policit që e shtyu, duke i thënë:
– A t’i bie qenit, a t’ia marr shpirtin qenit?
Ai i dëgjonte qartë fjalët dhe orë e çast priste që t’i fishkëllente plumbi në trup, siç kishte ndodhur dhe me shumë të tjerë që e kishin pësuar.
Një tjetër polic i thirri:
– Ik përpjetë, ik përpjetë!
Dhe ai, i trullosur dhe pa mend siç ishte, u hodh përpjetë dhe nisi të vrapojë derisa të zë kolonën, që ishte disa hapa para tij, duke lënë në vend torbën dhe ato pak rraqe që mbante me vete, si tasin e gjellës dhe të tjera.
Ai shkruan në ditar se aq i tmerrshëm ishte terrori i asaj dite, saqë, kur e pa veten në pasqyrë të dielën pasuese, vuri re se, që nga mesi i ballit e deri prapa kokës, një vijë e bardhë ishte formuar në flokët e tij.I ishin zbardhë flokët nga tmerri, që përjetoi.
Kështu kaluan gjashtë muaj tmerri.Në ditar gjenë raste ekstreme dhune, gjenë të përshkruar tablonë mjerane të urisë, ku të burgosur me sy të errësuar nga të pangrënit, mbyllnin sytë dhe mblidhnin lëkurat e patateve që hidhnin në ujëra e zeza ata të guzhinës, të cilat i hanin si të babëzitu.
Një tjetër tmerr dhe mallkim për ata ishin morrat, që kishin mbuluar jo vetëm barakat, por edhe fushën e madhe midis barakave.
Rrahjet dhe dhuna ishin të zakonshme. Injoranca e policëve merrte jetë të pafajshme.Gjatë një kontrolli, Reshatit i gjetën një libër në gjuhën angleze, që ia kishte dhënë Viktor Dosti. Edhe pse i tha policit se libri vërtetë ishte në anglisht, por ai fliste për Englesin. Mirëpo polici s’dinte se ç’ishte Englesi dhe godiste pa pushim vetëm pse libri ishte në anglisht.Më 14 nëntor 1948 i kthyen në burgun e Tiranës, të lodhur e të raskapitur.

NJË MAJ 1949, lirimi nga burgu

Pas rënies së Koçi Xoxes dhe influencës jugosllave, qeveria bëri shumë lirime nga burgu në 1 majin e vitit 1949. Nga burgu u vjetër i Tiranës, ku qëndronte i mbyllur Reshati, atë ditë u liruan plot 250 vetë. Disa oficerë të Sigurimit rrinin te porta e burgut dha u jepnin nga një deftesë për transportim për në vendet, ku seicili prej tyre do të shkonte pranë familjeve. Reshatit i qëlloi numri 199 dhe priti, deri sa I erdhi radha. Me plaçat ngarkuar si Zhan Val Zhani i Viktor Hygosë, siç e përshkruan ai në romanin “Të mjerët”, doli jashtë i veshur me rrobat e vjetra personale. Bashkë me të ishin dhe Idriz Ruka, Kajtaz Abedini, që e akuzoi në gjyq, kur e arrestuan dhe Xhevit Mëhilli nga Dukati. Shkuan zunë një vend në një hotel të Tiranës për t’u nisur të nesërmen për në Vlorë.
Të nesërmen shkoi në Vlorë, e prtiti Ejup Zotaj, që ishte bërë drejtor i Spitalit të Vlorës, për arsye se e shoqja ishte kushërira e Hysni Kapos. Ai i dha kurajo duke i thënë se me siguri do ta merrnin sërish në punë si stenograf.

Tablo e zymtë mjerimi

Të nesërmen shkoi në Drenie pranë familjes. Pertefi, i vëllai ishte i burgosur dhe nuk dihej asgjë më shumë. Refua, nëna e tij, motrat Zineti, Manua dhe Elizabeta, gruaja e tij Drita dhe kunata Erveheja me dy fëmijët e saj Fillandën dhe Astritin, që kish lindur më 1946-ën, kur ai ishte në burg, e pritën krahëhapur. I gjeti të gjithë shëndoshë e mirë, por të mjerët s’kishin bukë, se u ishte mbaruar misri. Nga e tërë bagëtia, që kishin pasë më parë, u kishin mbetur nja 10-12 dhen dhe një lopë e racës “Shkodra”, e cila ishte shumë e dashur për fëmijët se i mbante gjallë me qumështin e saj.
Qeni Gumo, që mezi e mbanin lidhur me zinxhirë, kur Reshati ishte i lirë, tashti ish i sëmurë dhe kish rënë për të dhënë frymën e fundit. Çohej nganjëherë në këmbë dhe lëshonte për një çast atë zërin e tij, por përsëri binte në shtratin e tij, i bërë fare skelet. Të nesërmen Gumo ishte shtri përdhe dhe rreth e rreth të tërë fëmijët e qanë me lot. Gumo i shkretë ngordhi se s’kish ç’të hante dhe fëmijët hanin lakra të pjekura në furrë me një dorë miell poshtë dhe një dorë miell sipër, për t’i dhënë pamjen e byrekut dhe një dorë kripë. Ky ishte ushqimi i vetëm i familjes. Nënë Refoja, i bënte Reshatit nga një kulaç të vogël, të cilin ia jepte ta hante veçmas, kurse ata vetë rrethonin një sofër druri e hanin të gjithë njëherazi rreth tepsisë me lakra e petë misri.
Në një vakt, kur po hante, i shkoi pranë duke u hequr rëshqanthi pas murit Astriti i vogël, djali i Pertefit, që ishte tre vjeç dhe e pyet:
– Çeço, ç’bën ti, ha bukë?
Reshati shkruan me pikëllim:”Unë kurrë s’do t’i harroj ato fjalë, sa të jem gjallë. Ai foshnjë i mjerë, i ushqyer keq e mos më keq, vështronte që unë po haja nga gjaku i tyre, se ata të gjithë hanin lakra. Buka m’u zu në fyt menjëherë dhe nuk pranova më të ha veç nga ata dhe i thashë nënës se doja të hanim të gjithë bashkë, lakra ju e lakra unë.”

PËRSËRI STENOGRAF NË TIRANË

Nuk vonoi dhe pas një jave e thirrën në Tiranë për punën që kishte patur më pare. Dukej se kjo ishte arritë me interesimin e Ejupit. Puna e tij e mëparshme në gazetën “Bashkimi” ishte pëlqyer si stenograf i mirë e i përpiktë, saqë kësaj here e morën në shërbim në gazetën “Zëri i Popullit”, gazeta e Partisë Komuniste, që drejtohej nga Fadil Paçrami, ish anëtar i Komitetit Qëndror të Partisë. Redaktor i lajmeve të jashtme, nga i cili varej Reshati, ishte Agron Frashëri, një ish i pasur prej Korçe. Ai ishte shumë i sjellshëm dhe sillej shumë mirë me të, kurse redaktorët e tjerë e shikonin me bisht të syrit dhe mundoheshin të mos shkëmbenin asnjë fjalë me të. Jo rrallë edhe e provokonin. Një herë,në mbledhjen e Këshillit të Sindikatës së gazetës, ku si nëpunës bënte pjesë edhe ai, u shtrua çeshtja e pranimit të tij si anëtar i sindikatës. Një vajzë u ngrit dhe e akuzoi duke thënë se nuk duhej të pranohej, sepse kishte qenë kapiten gjatë luftës civile, në shërbim të Ballit Kombëtar. Iu përgjigj se kurrë nuk kishte qenë kapiten dhe në asnjë punë ushtarake dhe se ajo kishte informacione të gabuara.
Në atë kohë, ish miku dhe përkrahësi i tij, ish drejtori i gazetës “Bashkimi”, Petro Marko, qëndronte në burg dhe Reshati s’kishte më njeri që t’i thoshte një fjalë të mire për punën. E dinte gjithashtu edhe faktin se aty tolerohej vetëm për shkak të profesionit dhe për asnjë meritë tjetër. Agron Frashëri redaktori i lajmeve të jashtme e respektonte dhe i fliste gjithnjë me të butë dhe njerzillëk. Ai ishte nipi i Fazlli Frashërit, mikut të ngushtë të Mbretit Zog.
– Se çfarë e kishte hedhur Agronin në lëvizjen komuniste, duke qenë nga origjinë beu, është një punë interesante të dihej. Në kohën e lëvizjes komuniste, gjatë okupacionit italian dhe gjerman shumë djem të shtëpive të para dhe shumë fetarë u tërhoqën në këtë rrjedhë si ajo flutura pa mend, që vërtitet rreth llampës që do e djegë e do ta bëjë hi me flakën e saj, arsyeton Reshat Agaj në ditarin e tij.
Në kohën që punonte në Zërin e Popullit, gjyqet me rëndësi kundër “armiqve të popullit” kishin mbaruar dhe detyra e tij ishte të merrte shënimet e radiove të Athinës, Londrës, Moskës e Beogradit dhe veçanërisht komentet e ditës. Komenti i ditës i Radio Moskës ishte i domosdoshëm të merrej dhe të zbardhej tërësisht. Ai koment i bërë nga njerëz të rëndësishëm të Moskës, që dinin drejtimet e politikës ruse, u jepte dhe kolegëve të Shqipërisë ndihmën të kuptonin se nga frynte era.

DENIMI ME VDEKJE I VELLAIT, PERTEFIT

Në një gjyq ushtarak, që filloi në Vlorë, fshehur nga publiku në dhjetor të vitit 1949 e që vazhdoi dy muaj, u dënuan me vdekje vëllai i Reshatit, Pertefi dhe 12 të tjerë, midis të cilëve dhe Bego Gjonzeneli, Maliq Koshena, Hamdi Gjoni e të tjerë. Lajmi që u përhap shpejt në Vlorë e shqetësoi pa masë.Kujt t’i drejtohej për ndihmë?
Të nesërmen shkoi në shtëpi të Kadriut dhe i dha lajmin që ai e dinte fare mirë.
– E di, – i tha, – po ti, në emër të nënës tënde, duhet t’i bësh një lutje Prokurorit të Përgjithshëm të Shtetit, Siri Çarçanit, duke i thënë se ajo nuk ka ndihmë tjetër veç tij e mbase e merr lutjen parasysh.
Të nesërmen shkoi në Prokurori dhe paraqiti lutjen në emër të nënës Refo. Asnjë përgjigje.
Pas nja dy javësh shkoi prapë të takonte Kadriun, pasi kishte takuar më parë rastsisht Hysni Kapon, në një mbledhje të Frontit Demokratik, ku bënte detyrën e stenografit për gazetën. Hysniu ishte sjellë mirë, me fjalë të buta e të qeta,dhe si me çudi i tha:
– Nuk ma merrte mendja kurrë që Pertefi të bënte kaq gjëra kundër nesh; ai kishte marrë trakte në Gjirokastër, futur nën samarin e mushkës dhe i ka shpërndarë në Vlorë.
Reshati u përpoq që ta shfajsonte vëllain. I tha Hysniut se Pertefin e kanë marrë në qafë shokët e tij, por iu lut t’ia falnin jetën. Hysniu i premtoi që të mos bëhej merak për jetën e Pertefit se do të kujdesej ai vetë.
Pas një jave shkoi për të t’i kërkuar ndihmë sërish Kadriut, i cili e priti me këto fjalë:
– Ti Reshat dhe njerëzit e tu mendoni se unë e kam në dorë jetën e Pertefit? Po unë jam vetëm një oficer dhe, nëse vritem unë, ose pësoj ndonjë aksident, partia e ka hazër oficerin tjetër të më zerë këmbën. Për partinë një oficer më pak, ose një më shumë nuk ngre kandar. Ti duhet të dish se unë nuk mund të bëj asgjë për Pertefin, po nuk ndihmove ti vetë vëllan tënd.
I habitur me këto fjalë, Reshati e pyet se ç’mund të bënte më shumë për pushtetin.
Kadriu kishte vazhduar sulmin për të dalë tek plani që ata e kishin parapërgatitur:- Familja juaj, ka qenë e tëra kundër nesh dhe shtëpia jote, e dimë ne me prova dhe me fakte, ka strehuar edhe të arratisurin Lahe Nuro me shokë.
Reshati i tha se gjëra të tilla s’kishin për të ndodhur më.
Por Kadriu vazhdoi sulmin për të dalë atje ku synonte: – Po qe se Hatja, ose ndonjë tjetër miku yt, na ve në shteg Izet Vrezhon, ose ndonjë tjetër të arratisur që vjen nga Greqia, atëhere shpëtoi jeta e Pertefit. Ose në qoftë se ti i shkruan një letër Ago Agajt në Itali që të shërbejë për ne, dhe atëhere shpëton jeta e Pertefit.
I habitur nga propozimet, Reshati ia kthen aty për aty:- Letër Agos s’kam si t’i shkruaj, se s’ia di adresën dhe e dyta nuk e besoj që ai personalitet politik të ulet kaq shumë për të shpëtuar vëllanë tim.Po për propozimin e parë dua të vete në Amonicë, të takohem me xhaxha Haton dhe Hodon e t’i pyes nëse mund të bëjnë gjë në këtë drejtim.
Kadriu i tha se Ago dhe shokët e tij jetojnë keq e mos më keq në kampet e emigrantëve dhe, sa për letrën, dinin ata se si e ku t’ia dorezonin. Por, ngaqë Reshtai nuk pranoi,Kadriu i tha të shkonte në Drenie për të parë nëse mund të bënte gjë për propozimin e parë.
Shkoi në Drenie dhe takoi me dy njerëzit e tij më të afërt dhe më të besuar, xhaxhanë Hate dhe kushëririn Hodo Mystehakun nga Mavrova, të cilëve u tregoi pa asnjë rezervë çdo bisedë, që kisha patur me Kadrinë. Të tre erdhën në një mendje për të bërë çmos që të shpëtonim jetën e Pertefit, pa rënë në tradhëti, ose duke u vënë në kontakt me ndonjë të arratisur dhe kështu t’i bënin ata të pushtetit që të besonin se këta po mundoheshin.
Edhe kur shkruante ditarin tridhjet vjet më pas, Reshatit, nuk i shkuleshin nga mendja fjalët e kushëririt:
– Ne duam ta shpëtojmë jetën e Pertefit, po nuk duam kurrsesi të futemi në tradhëti kombëtare, kur vendi ynë është mbytur në gjak kundër komunizmës dhe me mijëra nacionalistë janë vrarë nga duart e tyre. Ne duhet të bëjmë ç’është e mundur, pa rënë në tradhëti, se atëhere humbasim edhe Pertefin, edhe gjakun e kaq dëshmorëve.
Pas dhjetë ditësh u kthye në Tiranë dhe i tregoi Kadriut situatën në Vlorë. Pas asaj bisede Kadriu i bëri atë propozimin e papritur, ku ai do të ishte peng për vëllanë dhe vëllai peng për Reshatin.
Kadriu i tha:
– Reshat, unë s’mund të të ndihmoj, po nuk na dhe ti ndonjë ndihmë nga ana jote për shpëtimin e jetës së Pertefit. Unë e kam kushëri Pertefin dhe më vjen keq ta vras me duar lidhur, sepse vdekja e tij nuk është e domosdoshme, që të shpëtojë pushteti i popullit. Jeta e tij nuk luan asnjë rol në këtë drejtim. Unë dua ta shpëtoj, po ti duhet të më ndihmosh me vetë përpjekjet e tua.
– Po ç’duhet të bëj?- ia ktheu Reshati.
Atëherë Kadriu ia tha hapur idenë e tij: -Ti duhet të arratisesh dhe të shkosh në mërgim jashtë shtetit, në Itali dhe të na shërbesh që andej. Vetëm atëherë shpëton jeta e Pertefit. Po mendohu, se kemi kohë të bisedojmë për këtë çeshtje.
Pas pak Kadriu shtoi se do të udhëtonte në Vlorë, ku pritej që të dënuarit me vdekje të ekzekutoheshin. Tha se do të takohej edhe me Pertefin.
Kur Kadri Hazbiu u kthye nga Vlora, pas dy ditëve Reshati shkoi në shtëpi dhe e pyeti se si shkonin punët e Vlorës.
Kadriu tha se – Ata të gjithë u ekzekutuan, me përjashtim të Pertefit. Në vend të tij, në gropën e caktuar për Pertefin, kishin future një kufomë kafshe. Ai shtoi se Pertefin e kishin marrë fshehurazi dhe e kishin sjellë në Tiranë dhe po e mbanin me një emër të rremë në një vend të fshehtë.
– Po pastaj? – e pyeti i habitur, çdo të ndodhë?
– Jeta e tij është në dorën tënde dhe ti do shkosh jashtë si i arratisur, do punosh për ne dhe kështu, kur të na shkruash informatat që do të kërkojmë ne, atëhere ai shpëton.Reshati iu lut, që të mos e vinte në këtë provë të rrezikshme se nuk mund ta bëntei. Karakteri i tij nuk ishte për punë të atilla.
– Kjo punë ka marrë fund,- i tha Kadriu. – Këtë plan e ka firmosur komandanti, Enver Hoxha, dhe ti do të shkosh jashtë në shërbimin tonë. Nesër mbrëma do të vish këtu, ku do të të ve në kontakt me oficerët që kanë në dorë punën tënde dhe me ta do bësh të gjitha përgatitjet për nisje dhe rregullimin e të gjitha punëve të tua.
I habitur dhe i tronditur nga kjo bisedë, nuk mundi të shtonte asgjë tjetër, por vetëm tha se, pa u takuar një herë me vëllanë,Pertefin, nuk dëshironte të largohej, sepse kushedi kur do të shiheshin.
-Po, – i tha Kadriu, – do të takohesh me Pertefin, kur të vijë koha.
I ngashëryer dhe disi i qetësuar nga ky premtim, u nda kësaj here me Kadri Hazbinë, kushëririn e tij, djalin e ri që dikur e kishte pasur në kujdes në Shkollën Tregtare, por që tashti së bashku me Mehmet Shehun ishin çifti më i rëndë në tërë vendin dhe para tyre dridheshin të mëdhenj e të vegjël.
Të nesërmen shkoi në shtëpinë e Kadri Hazbiut, sipas porosisë që i pat dhënë më parë dhe aty gjeti oficerin, që ish caktuar për ndërlidhje.Për çudinë e tij, aty pa Skënder Konicën, po atë oficer që, kur e arrestuan më 1946, e torturoi tmerrsisht dhe më pas i përgatiti procesin. Kur e pa Skënderin, bëri sikur u gëzua, e i shtërngoi dorën, duke i thënë derrit dajë, si i thonë në Labëri. Kadriu gjoja u çudit se si ata e njihnim njëri-tjetrin. Ishte i bindur se ai i dinte punët fill e për pe.
Aty nuk biseduan shumë, veçse Kadriu i tha se Skënderi ishte këtej e tutje ndërlidhësi mes tyre. Porosia ishte e rreptë: Kushdo që nxjerr fjalën për këtë punë, e pret plumbi në kokë.
*( Fragmenti vjen nga një cikël artikujsh-dossier- që botova në vitin 2008 në gazetën Illyra dhe në shtypin e Tiranës. Isha i pari që shfletoja ditarin e një nacionalisti,Reshat Agaj, që para se të ikte nga kjo botë ia kishte besuar ditarin e vet një familjeje kërcovare, e cila e dorëzoi në Vlorë tek familja sapo u hap Shqipëria. Miku im, Teki Gjonzeneli dhe bashkëshortja e tij fisnike, e shumëvuajtura Finlanda, e bija e “pengut” të pushkatuar nga diktatura, Pertef Agaj, ma besuan ditarin, të cilin më vonë e ktheva në libër, me titullin e shumëgjetur nga vetë Finlanda”Vëllai i pengut”. Ditari ishte i zverdhur nga koha dhe u desh kohë e punë për ta kompjuterizuar, redaktuar e paraqitur për botim. Ditari mbetet një nga burimet e drejtëpërdrejta për tragjedinë shqiptare gjatë kohës së diktaturës komuniste, jo vetëm pse “vëllai i pengut” dëshmon mbi vujatjet e tij, të vëllait, familjes, shqiptarëve, sjell copëza nga jeta në hetuesitë e kohës, burgjeve, kampeve të shfarosjes, por ai jep edhe një tablo të jetës së Mërgimit. Përtëë gjitha këto vendosa që të përcjell në Dielli online disa nga dosierët që pata publikuar para se Ditari të kthehej në libër.Keto dite Teki Gjonzeneli realizoi ribotimin e tretë të librit.

Filed Under: Histori Tagged With: dalip greca, ME PUNË TË DETYRUAR NË KENETEN E MALIQIT, Reshat Agaj

KRYETARI I VATRES PRITI SEKRETARIN SHKENCOR TË INSTITUTIT TE HISTORISË TË KOSOVËS

August 21, 2015 by dgreca

Të Premten me 21 Gusht 2015, Kryetari i Vatrës, Dr. Gjon Bucaj, priti në Selinë e Vatrës, sekretarin Shkencor të Institutit të Historisë të Kosovës, Mr. sc. Arben Arifi. Në takim ndodheshin edhe anëtarët e kryesisë së Vatrës, Marjan Cubi dhe Dalip Greca.
Kryetari i Vatrës i uroi mirëseardhjen mysafirit dhe e informoi për veprimtaritë dhe qëndrimet e Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra. Ai shfaqi qëndrimet e Vatrës për rishkrimin e Historisë pa ndikime ideologjike dhe vlerësimin e figurave kombëtare, duke hequr dorë nga trashëgimia e historisë komuniste, që i trajton nacionalistët si bashkëpunëtorë të fashizmit e nazizmit an block, pa sjellë në fokus kontributin kombëtar, ndërkohë që bashkëpunëtorët për 50 vjet me armiqtë sllavë, trajtohen si patriotë! Ka ardhur koha, tha dr. Bucaj, që historianët dhe institucionet që merren me historinë tonë kombëtare të jenë të pavarur nga politika dhe të zhveshur nga ideologjia komuniste. Edhe Shqipëria, edhe Kosova, kanë nevojë për bashkëpunim të ngushtë dhe ndërtimin e një platforme kombëtare dhe shkrimin e plotë të Historisë.
Mysafiri nga Kosova, falenderoi për mikpritjen dhe informoi për punën që po bën Instituti i Historisë në Kosovë. Ai shfaqi pikëpamje të përbashkët me kryetarin e Vatrës në drejtim të pavarësisë së Institucioneve, vecanërisht të atyre që merren me hartimin e Historisë.Në vendet me demokraci të zhvilluar, politika dhe shteti kërkojnë këshilla nga historianët dhe institucionet, ndërsa në mentalitetin shqiptar, këto institucione vetëm emërohen apo urdhërohen nga politika. Z. Arifi tha se Instituti po punon me projekte të detajuara për shkrimin e Historisë.
Instituti i Historise ka organizuar tryeza shkencore, konferenca, dhe simpoziume për ngjarje dhe personalitete të rendësishme të historisë kombëtare. Në këto organizime kanë marrë dhe marrin pjesë studiues jo vetëm shqiptarë por edhe të huaj. Instituti i Historisë në kuadër të veprimtarisë së vet shkencore ka vënë bazat e bashkëpunimit nderkombëtar me institucione simotra në rajon dhe më gjërë.
Instituti i Historisë aktualisht është i fokusuar në: Historia e Kosovës, Historia e Luftes, dhe Gjenocidi serb ndaj shqiptarëve 1877-1999. Nuk kemi ende, tha ai, një Histori të plotë të Kosovës.
Sekretari i Institutit të Historisë së Kosovës z. Arifi dhe kryetari i Vatrës dr. Gjon Bucaj ranë dakort për një plan konkret bashkëpunimi mes Vatrës dhe Institutit.
Z. Arifi i dhuroi bibliotekës së Vatrës librat:
1- ARBËRORËT- NDËRMJET KISHËS PERËNDIMORE DHE ASAJ LINDORE GJATË SHEKUJVE XI-XV të autorit GJON BERISHA
2-Librin e iNstitutit të Historisë-Prishtinë”KOSOVA” 39
3- Dokumente Diplomatike të Qeverisë Shqiptare Për Demonstratat e Vitit 1981 Në Kosovë-Përgatitur nga Sabit Syla
4- Ali Hadri, Jeta dhe Vepra
Editori i Diellit, Dalip Greca,i percolli mysafirit nga Kosova dokumente e fotografi, qe pershkojne rrugen 103 vjecare te Vatres dhe rrugen 106 vjecare te Gazetes Dielli.
***
KUSH ËSHTË ARBEN ARIFI?
Arben Arifi, u lind më 06. 04. 1973 në Grabanicë-Klin, Shkollën fillore “Azem Bejat” e përfundoi në Grabanicë, ndërsa gjimnazin e përfundoi më 1987në Klinë. Në vitin akademik 1999/2000 filloi stundimet per Master në Fakultetin Filozofik-Dega e Historisë në Universitetin e Prishtinës. Në këtë fakultet magjistroi më 22.03.2004, me temën: “Nekropolët në Kosovë ne shek. V- XV”.
Në vitin akademik 2004/2005 në Universitetin Piérre Mèndes France- Grenoble II, fillon studimet Master në periudhën e Antikës, ku edhe mbron temën e masterit më 25. 03. 2007, me temën: “ Sistemi i fortifikimeve ne Kosovën Veri-Perëndimore”.
Vazhdon studimet e doktoraturës ne Universitetin Paris IV– Sorbonne me temën «Kosova (Dardania) gjatë kalimit nga Antika e vonë në Mesjetën e hershme».

PËRVOJA E PUNËS :

• Gjurmime arkeologjike, Salzkogől të Austrisë gusht-shtator 2001, Universiteti i Prishtinës në Vlashnjė (2002).
• Butrint me Institute of World Archaeology (Britani e Madhe) dhe Institutit Arkeologjik të Shqipërisë (2002, 2003, 2004).
• Apolloni, Misioni Arkeologjik Francez 2005.
• Ulpiana 2006, 2007.2008, 2009, 2010.
• Kryetar i OJQ-se Shoqatës se Historianëve të rinj në Fakultetin Filozofik dega e Historisë në Prishtinë (2001- 2003), Ruajtja e trashëgimisë kulturore (Departamenti i Kulturës – UNMIK, 2002)
• Që nga 01.09.2007, punon në Instituti e Historisë-Prishtinë.

FUSHA DHE PERIUDHA E INETERESIMEVE SHKENCORE:
Arben Arifi, merret me Historinë e Antikës se vonë dhe e mesjetës se hershme.

KUMTESA DHE PJESMARRJE NË KONFERENCA, SIMPOZIUME, SESIONE DHE TRIBUNA SHKENCORE NË KOSOVË :
• Sistemi fortifikues mbrojtës në Dardani në kohën e Justinianit. Në simpoziumin shkencor “Gjurmëve të perandorit Justininan“ Prishtinë 2008.
• Kalaja e Radacit, në simpoziumin shkencor “Kalatë e Kosovës” , Pejë 2008
• Arben Arifi &Luan Tetaj, Deklarata Kushtetuese dhe Kushtetuta e Kaçanikut në shtypin e kohës. Kumtesë me rastin e 20-vjetorit të shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut, mbajtur më 2 korrik 2010 në lokalet e Fakultetit Filologjik në Prishtinë.

PUNIME SHKENCORE TË BOTUARA :

• Fortifikime të antikës së vonë e mesjetës së hershme në Kosovën veriperëndimore. Revista “Kosova” nr. 29/30, Prishtinë 2008
• Shkrimet e Ali Hadrit për iliret., “ Ali Hadri jeta dhe vepra“, Prishtinë 2009.

Filed Under: Vatra Tagged With: Arben Arifi, dalip greca, Dr. Gon Bucaj, Marjan Cubi, sekretari i Institutit

Jonuz NDREU, dibrani që shërbeu në ushtrinë amerikane

August 15, 2015 by dgreca

Nga Dalip Greca/
Në këto momente ai po vazhdon nje terapi rehabilituse.Trupi i fuqishem mori nje goditje para dy vitesh, por ai nuk dorezohet. I qëndron fort shpreses. Madje nuk ndahet nga komunitetit, ka marre pjesë edhe në ngjarjet festive të komunitetit, vecanerisht ato te Vatrës. Ka marrë pjesë edhe në ngjarje familjare,sic ishte takimi pasmortor që organizoi familja Kupi në kujtim të përcjelljes të së ndjerës Liri Kupi, bashkshortja e Fatbardh Kupit….E ndihmojnë dibranët Jonuz Ndreun që të lëvizë në raste të tilla. Po kush është dibrani, që shërbeu në ushtrinë amerikane, nga SHBA në Gjermani, pasardhësi i denjë i familjes Ndreu, nipit të Eleez Isufit, Gjeneralit me shajak, piramidës antisllave, ?….
Jonuz Ndreu, u arratis dy herë nga Shqipëria. Herën e parë ishte vetëm 17 vjeç. Pas  një qëndrimi prej 21 ditësh në qelitë e burgut në Maqedoni, e rikthyen në Shqipëri. Herën e dytë arriti të kaloi kufirin, por aventura përshkoi njjë kalvar të gjatë vuajtjesh prej 6 vitesh nëpër ish Jugosllavi.Kur kaloi Adiriatikun, në kampet e Italisë, i propozuan që të shërbente në ushtrinë amerikane. Shërbeu pesë vjet në ushtrinë amerikane,nga Kalifornia, në Berlin, në Islandë, në Kolorado dhe sërish në Berlin, një avneturë me plot të papritura.
Jonuz Ndreu është një ndër emigrantët e hershëm, që jeton në ShBA për më shumë se gjysëm shekulli. Ai u arratis nga Shqipëria dhe pas një kalvari plot vuajtjesh që zgjati 6 vite nëpër ish Jugosallavi, kapërceu Adriatikun dhe shkoi në Itali, në kampet e emigrantëve që ishin nën kontrollin e anglo-amerikanëve. Kur e pyesin nëse do të ishte i gatshëm që të rreshtohej në radhët e ushtrisë amerikane, ai pranoi menjëherë, edhe pse ende nuk kishte shkelur në tokën amerikane.
Jonuz Ndreu vjen nga një familje që ka bërë emër dhe ka lënë gjurmë në historinë e Shqipërisë. Ai  është i biri i Cen Elezit dhe nipi i Elez Isufit. Vjen nga dera e madhe e familjes Ndreu të Sllovës të Dibrës. Elez Isufi është një ndër simbolet e kombit, që ka mbetur në historinë kombëtare. Emrin e tij e mbajnë institucione, shoqata kombëtare dhe sheshe e rrugë të Dibrës e Shqipërisë. Kronikat shkruajnë se shtëpia e Elez Isufit ishte shtëpi  bujare. , ku hynin burra me emër si Bajram Curri, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Islam Spahia, Ismail Strazimiri, Murat Kaloshi, Dine Hoxha, Halit Lleshi, Sulë Shehu, Hysni Dema, Ali Maliqi, Fiqiri Dinja e shumë të tjerë. Do ta vizitonin këtë shtëpi edhe të huaj, miq të Shqipërisë, duke filluar nga Harry Fullci, zonja angleze Sibil Llojdi, ambasadorë, konsuj, gazetarë, shkrimtarë etj.Pikërisht nga kjo derë vjen Jonuz Ndreu.
Jonuzi, pas arratisjes, shërbeu pesë vjet në ushtrinë amerikane e më pas punoi 37 vjet në të njëjtën kompani amerikane. Ai  ka dalë në pension në vitin 2005, por për çështjen kombëtare nuk do të ketë kurrë pension për të. Nuk ndahet asnjëherë nga veprimtaritë që organizohen në komunitetin shqiptar, për Flamur e komb, për Shqipëri e Kosovë.Shtëpia e tij në Warwick-New York, i ngjan një minimuzeu, ku i gjenë të gjithë simbolet Kombëtare, Flamurin Kuq e Zi, portrete heronjësh të Kombit, kaseta e DVD me këngë e filma shqiptarë, libra e revista shqip, gazeta që flasin për Kombin, koleksionin e revistë “Koha” botim e sponsorizim i familjes Ndreu për më shumë se 40 vjet, etj.
Në shtëpinë e tij nuk mungojnë as kostumet kombëtare, nga zona të ndryshme, ku natyrisht mbizotërojnë ato të krahinës së Dibrës, prej nga ka emgruar ai.Në shtëpi të tij gjen veshje popullore burrash e grash, tirqe me shiritat e zinj karakteristikë, kapuç të bardhë e Xhubletën e  famshme. Ai ndjehet tepër i gëzuar sepse pasardhësit, nipër e mbesa, i veshin kostumet popullore me plot dëshirë, jo vetëm në festat që organizon komuniteti shqiptar, por edhe në veprimtaritë që organizohen nëpër shkollat amerikane, ku ata studiojnë.
 
Aventura e arratisjes nga Shqipëria
Jonuz Ndreu u arartis nga Shqipëria pas një aventure të rrezikshme që zgjati shumë nga moment i ikjes fillestare.Aventura zë fill 60 vite të shkuara.Ishte viti 1949. Ai ishte izoluar në një kamp me punë të detyrueshme në Rrogozhinë, edhe pse ishte vetëm 17 vjeç. Më parë kishte kaluar nëpër kampet e  internimit me punë të detyruar në Berat, Kuçovë, Tiranë, ku punoi për ndërtimin e rrugës Tiranë-Durrës. Më pas e dërguan në kampin e Valiasit.Ishte 6 maj i vitit 1949 kur Jonuz Ndreu mori vendimin e guximshëm për t’u arratisur nga kampi i punës së detyruar  që kishin ngritur komunistët për të dënuar familjet nacionaliste dhe bijtë e tyre.Ishte një arratisje tepër e vështirë edhe për faktin se në momentin e ikjes ata ishin nën mbikqyrjen e policisë dhe me vëzhgim të rreptë apeli. Ishin nëntë vetë kur e morën vendimin: Jonuz Ndreu, Muhamet Kadria, Muhamet Begu, Xhelal Dine, Esat Dine, Nikoll GjonMarku, Tafil Ndreu, Selim Haxhia nga Puka, dhe një emigrant kosovar. Udhëtuan tre ditë e tri net rrugë pa rrugë, shpesh humbën dhe orientimin. Mirëpo kjo s’ishte asgjë me ç’ka u ndodhi më pas.Tetë nga të nëntë të arratisurit nuk e dinin se mes tyre ishte dhe një person i infiltruar nga Sigurimi i Shtetit, fakt, të cilin do ta mësonin më vonë, kur ai do të dorëzohej dhe nuk do të ndiqte aventurën me ta. Ky ishte Selim Haxhija,i cili ishte dhe udhëheqësi i grupit.Duket se ai me qëllim e ngatërroi rrugën, duke i çuar në pritën e forcave të ndjekjes. Kur grupi u ndesh me Forcat e  Ndjekjes të Sigurimit të Shtetit në malet e Skraparit, mbeti i vrarë Esta Dine. Në përpjekje me forcat e sigurimit mbeti dhe djali kosovar, që ishte bashkuar me ata. Duke qenë se dy u vranë dhe një u dorëzua, grupi mbeti me gjashtë vetë, të cilët u përpoqë që t’i humbnin nga sytë forcave të ndjekjes, duke ndryshuar drejtimin e lëvizjes. Morën drejtimin nga ana e Llixhave të Elbasanit, ku mbërritën në mesnatë. Ishin ndarë në dy grupe; në grupin e parë bënte pjesë Jonuz Ndreu, i ndjeri Abdulla Kaloshi dhe Tafil Ndreu. Në grupine  dytë ishin Muhamet Kadriu, Xhelal Dine dhe Nikoll Gjon Marku, i biri i Kapedanit të Mirditës, Gjon Mark Gjoni. Synimi ishte që të shkonin në Dibër, ku e njihnin mirë zonën për t’u hedhur në Jugosllavi, më saktë në Republikën e Maqedonisë, pjesë e ish federatës.Kur mbërritën në Dibër, studiuan mirë kufirin dhe përcaktuan shtegun e kalimit në kohëndërrimin e rojave. Sapo kaluan kufirin shtetëror të Shqipërisë ranë në duart e ushtarëve jugosllavë, të cilët i dërguan menjëherë në burg. Ndreu kujton se në burg, komandant ishte një shqiptar, Mustafa Lleshi, i njohur për bashkëpunim me pushtetin serbo-sllav dhe antishqiptar.Me urdhërin e drejtëpërdrejtë të tij qëndruan 21 ditë të izoluar në qeli.Aso kohe të dy shërbimet, ai i Jugosllavisë dhe i Shqipërisë bashkëpunonin ngushtësisht me njëri-tjetrin.Në këto rrethana, Mustafë Lleshi ua dorëzoi autoriteteve shqiptare. Duke qenë se Jonuzi ishte nën moshë për t’u dënuar në burg e dërguan sërish në kampet e punës së detyrueshme.
Arratisja e dytë
Pas gjashtë muaj izolim nëpër kampe iu krijuan sërish rrethanat për t’u arratisur.Në Vjeshtën e dytë të vitit 1949 ata u ishin afruar sërish në grup fshatrave të Dibrës.Duhet të ketë qenë fundtetori ose fillim nëntori, kur ata i ka takuar i biri i Sheh Haxhisë nga Peshkopia, Selami Shehu dhe u ka treguar se ku ndodheshin tre shokët e tjerë me të cilët grupi i Jonuzit i pat humbur kontaktet gjatë arratisjes së parë. Në fakt grupi tjetër prej kohësh qëndronte i strehuar pikërisht në shtëpinë e Shehut.
Të djegur nga arratisja e pare, kur forcat maqedonse i  patën dorëzuar pas 21 ditësh tek forcat shqiptare të kufirit, ata po përpiqeshin që të vendosnin pika kontakti në Maqedoni që t’i udhëhiqnin matanë kufirit, pa i dorëzuar tek autoritetet maqedonse.Siguruan një marrëveshje me Fik Maliqin, i cili kishte njerëzit e tij në Maqedoni. Marrëveshja që bënë me përfaqësuesit e tij këtej kufirit, siguronte mosdorëzimin tek autoritetet maqedonse.Mirëpo sapo kaluan kufirin, autoritetet e kufirit maqedons i kapën. Veçse këtë herë nuk i plasën në qelitë e burgut, por i dërguan në një kamp të posaçëm që ndodhej në fshatin Trashevë.Aty i mbajtën të izoluar për shtatë muaj.Më pas i transferuan në Sarajevë. Atje i punësuan. Jonuzi kujton se gjatë një viti që qëndroi atje punoi si mekanik. Pasi kaloi ca kohë,i kthyen sërish në Maqedoni.Qëndruan pak kohë në Gostivar.Kalvari nëpr ish Jugosllavi vazhdoi gjatë; nga Gostivari i dërguan në Serbi, duke i mbajtur nën mbikqyrje të rreptë në Pançevo.Kur kishin kaluar tre muaj në Pançevo, Ndreu kujton se kishin ardhë aty dy xhaxhallarët e tij që ishin liruar nga burgu serb.U takua i përmallur me njerëzit e dashur me të cilët i kishte humbur kontaktet prej kohësh. Ata i dhanë lajmin e hidhur se Cen Elezi dhe Dan Kaloshi kishin vdekur.Ata kishin sjellë edhe lajmin e hidhur se Ferit dhe Rushit Sina bashkë me Aqif Nokën, ishin zhdukur pa lënë gjurmë nga kriminelët sllavo maqedonas dhe bashkëpuntorët e tyre shqiptar në Maqedoni,posa ishin arratisur nga Shqipëria.Ç’ishte ndodhë me ta? Tragjedia nuk njihet me detaje, por dihet fakti se u zhdukën.
Gjashtë vjet të rinisë së vet u end Jonuz Ndreu nëpër ish Federatën e Jugosllavisë dhe përherë i trajtuar me dhunë e përbuzje. Në vitin 1955, pasi kishte kaluar përmes një kalvari të gjatë vuajtjesh, ai ndjeu erën e lirisë. Kishte paraqitur kërkesën që të kalonte në perëndim së bashku me shumë shqiptarë të tjerë antikomunistë që kishin braktisur vendin për pak liri. Në pritje të plotësimit të kërkesës, i  dërguan në kampin e njohur për dhunë ndaj shqiptarëve të izoluarëve, atë të  Gerovës.18 muaj qëndruan në atë kamp famkeq. Sapo kapërcyen kufirin i dërguan në kampin e Kapo-s në Italisë. Ky kamp administrohej nga anglo-amerikanët.
Në ushtrinë amerikane, nga SHBA në Gjermani


Ndreu ende ndjen dhimbje të shpirtit nga kalvari i gjatë me plot vuajtje në dhe’ të, por as që mund të krahasohej me vendlindjen, që ishte kthyer në një kamp mizor, të  izoluar, ku gjithëçka ishte nën kontroll, ashtu siç ishte nën kontroll dhe  ndalohej me ligj dhe fjala e lirë, që kishte çmimin e prangave.
Kur ishte në Itali, Jonuzi mendonte vetëm e vetëm se si të mbërrinte në Amerikë, ku ai kishte të afërm.Ndër alternativat që iu paraqitën, ai parapëlqeu që të regjistrohej që në fillim në ushtrinë amerikane.Hartoi kërkesën dhe e paraqiti me dëshirën e vet që të ishte pjesë e ushtrisë më të madhe të botës. Kërkesa iu aprovua menjëherë.Shkoi në ushtrinë amerikane, ku fitoi një tjetër përvojë dhe u dnesh me vështirësi të shumta, që ai i kapërceu me një vullnet të jashtzakonshëm.E caktuan në këmbsori, ku lodhja fizike natyrisht që ishte e madhe. Fillimisht shërbeu në një bazë ushtarake në Karolinën e Jugut.Ishte një ushtar i bindur dhe i përgjigjej me disiplinë kodit të shërbimit ushtarak.Pas tetë muajësh shërbim në Karolinën e Jugut e transferojnë në një tjetër bazë në Kolorado, në Fort Devis.Një përgatitje intensive kreu në këtë bazë, ku fitoi njohuri të plota ushtarake. Tashmë ishte një ushtar i denjë për ushtrinë më të fortë në botë. Pas kësaj përgatitjeje, e priste një tjetër përvojë e re. E dërguan në një bazë ushtarake amerikane në Berlinin perendimor në Gjermani Federale.Është koha e luftës së Ftohtë, kur gjysma e Gjermanisë sfidonte gjysmën tjetër dhe muri ndante një popull përgjysëm. Jonuz Ndreu ruan në kujtesë ngjarje interesante.
Mirëpo në Gjermani nuk i shkoi mirë shëndeti, madje pati një përkeqësim të ndjeshëm dhe e shtruan në spital. Regjimi spitalor vazhdoi për disa kohë. S’’kaloi shumë dhe vjen një urdhër trasferimi; nga Berlini e dërgojnë me shërbim në  Islandë.Një vit qëndroi atje me shërbim, ku fitoi një përvojë të re. Në ishullin në veri të Anglisë, krahas shërbimit, ndikoi për mirë edhe klima; shëndeti i mori për mbarë dhe u përmirësua tërësisht. Pas një viti e transferojnë në Amerikë. Këtë herë në bazën ushtarake Fort Er në Massachusets. U vendos në  Divizionin e dytë të këmbësorisë. Tani shëndeti i mori për mirë, por s’kaloi shumë kohë dhe e trasferojnë sërish nës Berlinin perëndimor.Aty qëndroi 18 muaj, derisa e kreu përfundimisht detyrën për të cilën ishte betuar. E kreu shërbimin ushtarak në mënyrë shembullore.Për rezultate të shkëlqyera në radhët e ushtrisë amerikane atë e graduan Kapter i Parë. Motivacioni që mbart gradimi është “Për merita në Këmbësori”.
Jonuz Ndreu mban, si kujtim nga koha e ushtrisë shumë çertifikata zyrtare ushtarake, Urdhëra vlerësimi, dhurata të shumta nga personalitetet më të larta të Ministrisë së Mbrojtjes Amerikane (DoD), me motivacionin “God Condact”. Ai ruan kujtimet më të bukura nga ushtria,në kujtesë të ushtarëve kolegë mbeti i respektuar si një shok i mirë, ndërsa tek eprorët oficerë si një ushtarë shembullor dhe i displinuar.



Aktiviteti politik
 


Jeta në megrim, Jonuz Ndreut i dha kontakte me personalitetet shqiptare të emigracionit, që ksihin dalë në mërgim në fund të Luftës së Dytë Botërore. Ai kujton se kur ishte në kamp në Itali, shkoi dhe e takoi Isa Ndreu. Më pas u takua me përfaqësues të Komitetit Shqipëria e Lirë, që e kishin qendrën në Romë. Në krye të atyre që i vizituan në kamp ishte Sahit Kryeziu.
Më pas në kamp u vendosën kontakte edhe me përfaqësues të partive politike shqiptare, si përfaqësuesit e Bllokut Kombëtar, të kryesuar nga Ernest Koliqi me Kol Bibë Mirakën, Partia e Ballit Kombëtar, Organizata Kombëtare Lëvizja e Legalitetit, Partia Katundare, dhe përfaqësues të tjerë.
Në SHBA, Jonuz Ndreu hyri me 11 shtator 1957.Për pesë vjet, deri në 11 shtator 1962, jeta e tij ishte nën uniformën ushtarake.Pas lirimit jeta e tij ishte e lirë si qytetar amerikan. Zgjodhi që aktivitetin politik ta zhvillonte duke qenë i regjistruar në radhët e Partisë Katundare, e cila udhëhiqej aso kohe nga Isa Ndreu.Më pas aktiviteti i tij politik i përket organizatës së bashkuar, që quhej “Tripalëshi”. Në këtë bashkim bënte pjesë “Partia Katundare” ,”Bashkimi” dhe Rezistenca Antikomuniste.
Në takimin e vitit 1962 në Madrid të Spanjës, Mbreti Leka I, kërkoi ta bashkonte emigracionin  politik shqiptar jashtë vendit. Bashkimi “Tripalësh” u përfaqësua në takimin e Madridit nga Isa Ndreu dhe Lec Shllaku. Aty u hodh ideja që bashkimi”Tripalësh” të shkrihej në një parti me qëllim që të arrihej më lehtë bashkimi.
Pas Mbledhjes së Madridit, Ndreu kujton se u la që takimi i radhës i forcave antikomuniste të mbahej në Nju Jork. Jonuz Ndreu ka qenë i pranishëm në këtë takim dhe kujton se takimi i forcave politike anti-komuniste në mërgim, udhëhiqej nga Xhaferr Deva.Ndreu ka marrë pjesë gati në të gjitha takimet e organizuara.Ai ruan në kujtesë edhe faktin se kur u tërhoq Xhaferr Deva, kryetar i takimit të Nju Jork-ut u zgjodh Masar Pustina, ish oficer i Gardës së Mbretit Zog.Në takimet e nju Jork-ut, u diskutua shumë për riorganizmin e mërgatës politike dhe u kërkua bashkrendim i veprimeve për rrëzimin e komunizmit. Pjesmarrja e Bllokut Indipendent nuk mund të merrte pjesë në këtë bashkim për arsye se ky grupim politik kishte të pranishme një fraksion të saj, Partinë e Rezistencës, e cila, konsiderohej si degë e shkëputur nga Blloku Indipendent.Alternativa e vetme ishte që të trija partitë të shkriheshin kështu që të bëhej pjesë edhe Blloku Indipendent. Shkrirja nuk qe e lehtë, dolën vështirësi pas vështirësishë. Partia e Rezistencës,e cila kishte në krye Ndue Pjetër GjonMarku, e kundërshtoi bashkimin. Në këto rrethana takimi  konsiderohej i dështuar. Nga ana e tij, kryetari i Partisë “Bashkimi Kombëtar”, Loro Stajko, u bëri thirrje pjesmarrësve që të arrihej me çdo kusht bashkimi. Ai ishte gati që të jepte dorëheqjen nga posti i kryetarit të partisë, nëse konsiderohej faktor i dështimit të bashkimit. Që në atë moment ai vullnetarisht doli nga radhët e partisë që përfaqësonte, duke u deklaruar në radhët e Partisë Katundare. Ndreu kujton se diskutimi i Loro Stajkës  u shoqërua me duartrokitje.
Pas kësaj u vendos që partitë e “Tripalësh”-t, të mbanin një kongres, i cili do të kishte mandatin e zgjedhjes së një kryetari. Partia që do të dilte nga shkrirja do të njihej me emrin “Bashkimi Kombëtar”.
Formacioni politik e mbajti kongresin e vet të parë në Firence të Italisë. Pikërisht në këtë kongres u pagëzua me emrin që ka edhe sot ”Bashkimi Kombëtar Shqiptar”. Kryetar u zgjodh Isa Ndreu dhe sekretar Lec Shllaku, ndërsa zv/kryetar Adem Hodo dhe Loro Stajko.Partia kishte edhe revistën e saj “Koha Jonë”, e cila për 40 vjet u botua rregullisht dhe informoi mërgatën, duke patur si sponsër familjen Ndreu.
Jonuz Ndreu ka qenë aktiv në radhët e  kësaj partie.Ai është zgjedhur vazhdimisht anëtar i kryesisë së Bashkimit Kombëtar, duke qenë shumë aktiv në SHBA.Ai thotë se ka punuar pa u lodhur duke kryer të gjitha detyrimet ndaj Partisë.Duke qenë në krye të partisë për shumë kohë ai ka pasur marrdhënie shumë të mira me të gjitha organizatat, shoqatat dhe entet fetare në SHBA.
 Ndreu tregon për Illyria-n se raportetet me Bllokun, Legalitetin, Ballin Kombëtar, Vatrën; me Kishën dhe Xhaminë, kanë qenë të shkëlqyera. Ai ka përfaqësuar në çdo aktivitet me karakter kombëtar dhe politik partinë, Bashkimin Kombëtar Shqiptarë (BKSH), të cilën, e udhëheq për shumë vjet në Amerikë. Ka marrë pjesë si i deleguar nderi në të gjitha kongreset e Legalitetit, takimet e Ballit Kombëtar dhe të Komitetit Shqipëria e Lirë, si dhe të Vatrës. Ka qenë i pranishëm si përfaqësues i partisë BKSH, në të gjitha festat e flamurit , demostratat e protestat kundër regjimit komunist në Shqipëri, dhe ato për lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve në Kosovë, e të gjitha trojet etnike. 
 
 
37 vjet punë në të njëjtën kompani

 

Jonuz Ndreu nuk ia ka përtuar punës. Zellin dhe dispiplinën që tregoi në ushtrinë amerikane,i tregoi edhe në punë të përditshme. Pas ushtrisë ai nisi punë në kompaninë amerikane Daglas Management, ku për shumë kohë punoi si supervajzer.
Kjo kompani, thotë ai, ndërroi shpesh emra më pas, por pronarët mbetën po ata.Në këtë kompani ai punoi që nga viti 1968 dhe deri në vitin 2005, kohë kur doli në pension.Pra 37 vite ai i kaloi në të njëjtën kompani, duke punuar në të njëjtin pozicion. Punëtori i mirë i bën vend vetes. Kurrë nuk pati një vrejtje nga menaxherët, gjithëmonë u mor shembull. Kompania nuk e lëshoi as kur ai pati lëndime trupore si shkak i një aksidenti të rëndë komunikacioni në vitin 1982.
Kompania pas aksidentit i qëndroi afër duke përballuar me fondete  veta të gjitha shërbimet spitalore. Ajo vuri në dispozicion të tij një shumë të madhe dollarësh, me të cilat përballoi jo vetëm operacionet që iu desh të kryente në spital, por edhe shërbimet e më pasme, përfshi dhe terapitë, deri në shërimin e  tij të plotë.
Ndërsa, pas 37 viteve punë, me 25 maj 2005, kur ai doli në pension, kompania i dhuroi edhe një tjetër befasi të këndshme; një çek me vleftën e 25 mijë dollarëve. Ai u ndje shumë i emocionuar dhe falenderoi me zemër kompaninë.Me rastin e daljes në pension ai ftoi disa nga miqtë  e tij dhe së bashku me rrethin familjar e festoi.Mes të ftuarëve ishin: kryetari i Vatrës, z. Agim Karagjozi, dr Gjon Buçaj,  Agim Rexhaj, Zef Balaj, Zef Përndocaj, Hajdar Tonuzi, e shumë miq të tjerë.
Nga ajo festë ai ruan një dhuratë të çmuar, që Vatra ia dhuroi me rastin e daljes në pension, një pikturë  e Heroit tonë Kombëtar Gjergj – Kastrioti Skënderbeut.
Si nacionalist dhe luftëtar i vendosur antikomunist, Ndreu është ndjerë i gëzuar kur ra komunizmi në Shqipëri. Që nag viti 1992, fitorja e demokracisë shqiptare, ai e ka vizituar 15 herë Shqipërinë. Pas 50 viteve në mërgim, shkoi në vendlindjen e tij, në Sllovë të Dibrës dhe u çmall me kujtimet e fëmijërisë.U ndje tepër i mallëngjyer sepse gjeti gjallë edhe më të moshuarit e fisit të madh Ndreu.Edhe pse në moshë të thyer, Jonuz Ndreu me zemër e mendje ndjehet atje në Sllovën e tij malore, në kufi me Kukësin.



Krenari  për identitetin shqiptar
Jonuz Ndreu dhe bashkëshortja Bale, i gëzohen nipërve dhe mbesave dhe janë përpjekur që t’i përkundin ata nën ninullat dhe rrëfenjat për kombin shqiptar. Duke i marrë me vete nëpër festat dhe tubimet shqiptare, duke i veshur me kostume kombëtare të blera në Shqipëri,u kanë përcjellë një dashuri të qëndrushme për simbolikën kombëtare dhe ndjehen krenarë që i përkasin kombit shqiptar.
Nipi i Ndreve dhe it ë ndjerit Imam Isa Hoxha, Bahri Hoxha, u kishte folë prej kohësh prindërve për një festival ndërkombëtar të trashëgimisë, që do të organizohej në Nju Xhersi. Gjyshri Jonuz i kishin blerë një kostium dibran dhe Flamurin Kombëtar. Festivali për fëmijë do të organizohej në Teatrin e qytezës Emerson. I titulluar “One Word”-“Një Botë” synimi i organizatorëve ishte që të parakalonte para syve të shikuesve të shumtë kultura etnografike e shumë vendeve të botës, që jetojnë në shtetin e  Nju Xhersit.Organizatore e këtij festivali ishte shkolla ‘PATRICK m. Villano”, e cila e ka kthyer në traditë të përvitshme këtë ngjarje me përmasa shumëetnike, që ka fituar statusin e veprimtarive të qytetit dhe ndiqet edhe nga autoritetet e bashkisë.
Në këtë festival bëhet parakalimi tradicional, ku fëmijët përfaqësues të kulturave etnike vishen me kostume të shtetit përfaqësues. Këtë vit në festivalin ndërkombëtar të trashëgimisë ”Një Botë” u paraqitën 25 shtete nga kontinente të ndryshëm, që ekspozuan etnosin e kombeve nga vijnë prindërit e tyre. Ndër shtetet përfaqësuese u renditen: Shqipëria, Italia, Hungaria, Panamaja, Filipinet, Portugalia, Kroacia, Kina, Izraeli, Tailanda, India, Arabia Saudite, Spanja, Meksika, Ukraina, Rusia, Porto Riko, Polonia, Armenia, Afrika e Jugut, Skocia, Indonezia, Australia, Libani, Egjypti,Koreja e Jugut etj. Shqipëria, për të tretin vit radhazi, është përfaqësuar nga Bahri Hoxha, i biri i Afrim dhe Emira Hoxhës, nip i Jonuz Ndreut dhe Imam Isa Hoxhës.I veshur me kostumin karakteristik të Dibrës, dhe me flamurin kuq e zi të kombit shqiptar, Bahriu ka parakaluar para pjesmarrësve të shumtë dhe i ndjekur me emocion nga nëna e tij Emira, gjyshi Jonuz Ndreu dhe gjyshja Bale, që e kanë kurajuar me buzqeshje e duartrokitje. Bahriu është vetëm 8 vjeç, por tashmë ai ka një përvojë jo të vogël, ku për tre vjet radhazi përfaqëson Dibrën dhe Shqipërinë në këtë festival të përvitshëm të trashëgimisë  kulturore. Festivali i trashëgimisë kulturore, që ka formën e një parade, ku ftohen fëmijët e shkollave fillore të Nju Xhers-it të përcjellin trashëgimin e kombeve nga vijnë prindërit e tyre, ka fituar statusin e një ngjarjeje shumë të vlerësuar në këtë shtet. Gazeta e qytetit shkroi shumë për këtë ngjarje dhe mes të tjerash u botuan disa fotografi, ku paraqitej dhe shqiptari, Bahri Hoxha dhe të afërmit që e shoqëronin në paradë….
MiqtJonuz NDREU, dibrani që shërbeu në ushtrinë amerikane, nga SHBA në Gjermani
Në këto momente ai po vazhdon nje terapi rehabilituse. Trupi i fuqishem mori nje goditje, por ai nuk dorezohet. I qëndron fort shpreses. Madje nuk ndahet nga komunitetit, ka marre pjesë edhe në ngjarjet festive të komunitetit, vecanerisht ato te Vatrës. Ka marrë pjesë edhe në ngjarje familjare, sic ishte takimi pasmortor qv organizoi familja Kupi në kujtim të përcjelljes të së ndjerës Liri Kupi, bashkshortja e Fatbardh Kupit….E ndihmojnë dibranët që të lëvizë në raste të tilla. Po kush është dibrani, që shërbeu në ushtrinë amerikane, nga SHBA në Gjermani?….
Jonuz Ndreu, u arratis dy herë nga Shqipëria. Herën e parë ishte vetëm 17 vjeç. Pas  një qëndrimi prej 21 ditësh në qelitë e burgut në Maqedoni, e rikthyen në Shqipëri. Herën e dytë arriti të kaloi kufirin, por aventura përshkoi njjë kalvar të gjatë vuajtjesh prej 6 vitesh nëpër ish Jugosllavi.Kur kaloi Adiriatikun, në kampet e Italisë, i propozuan që të shërbente në ushtrinë amerikane. Shërbeu pesë vjet në ushtrinë amerikane,nga Kalifornia, në Berlin, në Islandë, në Kolorado dhe sërish në Berlin, një avneturë me plot të papritura.
Nga Dalip Greca
Jonuz Ndreu është një ndër emigrantët e hershëm, që jeton në ShBA për më shumë se gjysëm shekulli. Ai u arratis nga Shqipëria dhe pas një kalvari plot vuajtjesh që zgjati 6 vite nëpër ish Jugosallavi, kapërceu Adriatikun dhe shkoi në Itali, në kampet e emigrantëve që ishin nën kontrollin e anglo-amerikanëve. Kur e pyesin nëse do të ishte i gatshëm që të rreshtohej në radhët e ushtrisë amerikane, ai pranoi menjëherë, edhe pse ende nuk kishte shkelur në tokën amerikane.
Jonuz Ndreu vjen nga një familje që ka bërë emër dhe ka lënë gjurmë në historinë e Shqipërisë. Ai  është i biri i Cen Elezit dhe nipi i Elez Isufit. Vjen nga dera e madhe e familjes Ndreu të Sllovës të Dibrës. Elez Isufi është një ndër simbolet e kombit, që ka mbetur në historinë kombëtare. Emrin e tij e mbajnë institucione, shoqata kombëtare dhe sheshe e rrugë të Dibrës e Shqipërisë. Kronikat shkruajnë se shtëpia e Elez Isufit ishte shtëpi  bujare. , ku hynin burra me emër si Bajram Curri, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Islam Spahia, Ismail Strazimiri, Murat Kaloshi, Dine Hoxha, Halit Lleshi, Sulë Shehu, Hysni Dema, Ali Maliqi, Fiqiri Dinja e shumë të tjerë. Do ta vizitonin këtë shtëpi edhe të huaj, miq të Shqipërisë, duke filluar nga Harry Fullci, zonja angleze Sibil Llojdi, ambasadorë, konsuj, gazetarë, shkrimtarë etj.Pikërisht nga kjo derë vjen Jonuz Ndreu.
Jonuzi, pas arratisjes, shërbeu pesë vjet në ushtrinë amerikane e më pas punoi 37 vjet në të njëjtën kompani amerikane. Ai  ka dalë në pension në vitin 2005, por për çështjen kombëtare nuk do të ketë kurrë pension për të. Nuk ndahet asnjëherë nga veprimtaritë që organizohen në komunitetin shqiptar, për Flamur e komb, për Shqipëri e Kosovë.Shtëpia e tij në Warwick-New York, i ngjan një minimuzeu, ku i gjenë të gjithë simbolet Kombëtare, Flamurin Kuq e Zi, portrete heronjësh të Kombit, kaseta e DVD me këngë e filma shqiptarë, libra e revista shqip, gazeta që flasin për Kombin, koleksionin e revistë “Koha” botim e sponsorizim i familjes Ndreu për më shumë se 40 vjet, etj.
Në shtëpinë e tij nuk mungojnë as kostumet kombëtare, nga zona të ndryshme, ku natyrisht mbizotërojnë ato të krahinës së Dibrës, prej nga ka emgruar ai.Në shtëpi të tij gjen veshje popullore burrash e grash, tirqe me shiritat e zinj karakteristikë, kapuç të bardhë e Xhubletën e  famshme. Ai ndjehet tepër i gëzuar sepse pasardhësit, nipër e mbesa, i veshin kostumet popullore me plot dëshirë, jo vetëm në festat që organizon komuniteti shqiptar, por edhe në veprimtaritë që organizohen nëpër shkollat amerikane, ku ata studiojnë.
 
Aventura e arratisjes nga Shqipëria
Jonuz Ndreu u arartis nga Shqipëria pas një aventure të rrezikshme që zgjati shumë nga moment i ikjes fillestare.Aventura zë fill 60 vite të shkuara.Ishte viti 1949. Ai ishte izoluar në një kamp me punë të detyrueshme në Rrogozhinë, edhe pse ishte vetëm 17 vjeç. Më parë kishte kaluar nëpër kampet e  internimit me punë të detyruar në Berat, Kuçovë, Tiranë, ku punoi për ndërtimin e rrugës Tiranë-Durrës. Më pas e dërguan në kampin e Valiasit.Ishte 6 maj i vitit 1949 kur Jonuz Ndreu mori vendimin e guximshëm për t’u arratisur nga kampi i punës së detyruar  që kishin ngritur komunistët për të dënuar familjet nacionaliste dhe bijtë e tyre.Ishte një arratisje tepër e vështirë edhe për faktin se në momentin e ikjes ata ishin nën mbikqyrjen e policisë dhe me vëzhgim të rreptë apeli. Ishin nëntë vetë kur e morën vendimin: Jonuz Ndreu, Muhamet Kadria, Muhamet Begu, Xhelal Dine, Esat Dine, Nikoll GjonMarku, Tafil Ndreu, Selim Haxhia nga Puka, dhe një emigrant kosovar. Udhëtuan tre ditë e tri net rrugë pa rrugë, shpesh humbën dhe orientimin. Mirëpo kjo s’ishte asgjë me ç’ka u ndodhi më pas.Tetë nga të nëntë të arratisurit nuk e dinin se mes tyre ishte dhe një person i infiltruar nga Sigurimi i Shtetit, fakt, të cilin do ta mësonin më vonë, kur ai do të dorëzohej dhe nuk do të ndiqte aventurën me ta. Ky ishte Selim Haxhija,i cili ishte dhe udhëheqësi i grupit.Duket se ai me qëllim e ngatërroi rrugën, duke i çuar në pritën e forcave të ndjekjes. Kur grupi u ndesh me Forcat e  Ndjekjes të Sigurimit të Shtetit në malet e Skraparit, mbeti i vrarë Esta Dine. Në përpjekje me forcat e sigurimit mbeti dhe djali kosovar, që ishte bashkuar me ata. Duke qenë se dy u vranë dhe një u dorëzua, grupi mbeti me gjashtë vetë, të cilët u përpoqë që t’i humbnin nga sytë forcave të ndjekjes, duke ndryshuar drejtimin e lëvizjes. Morën drejtimin nga ana e Llixhave të Elbasanit, ku mbërritën në mesnatë. Ishin ndarë në dy grupe; në grupin e parë bënte pjesë Jonuz Ndreu, i ndjeri Abdulla Kaloshi dhe Tafil Ndreu. Në grupine  dytë ishin Muhamet Kadriu, Xhelal Dine dhe Nikoll Gjon Marku, i biri i Kapedanit të Mirditës, Gjon Mark Gjoni. Synimi ishte që të shkonin në Dibër, ku e njihnin mirë zonën për t’u hedhur në Jugosllavi, më saktë në Republikën e Maqedonisë, pjesë e ish federatës.Kur mbërritën në Dibër, studiuan mirë kufirin dhe përcaktuan shtegun e kalimit në kohëndërrimin e rojave. Sapo kaluan kufirin shtetëror të Shqipërisë ranë në duart e ushtarëve jugosllavë, të cilët i dërguan menjëherë në burg. Ndreu kujton se në burg, komandant ishte një shqiptar, Mustafa Lleshi, i njohur për bashkëpunim me pushtetin serbo-sllav dhe antishqiptar.Me urdhërin e drejtëpërdrejtë të tij qëndruan 21 ditë të izoluar në qeli.Aso kohe të dy shërbimet, ai i Jugosllavisë dhe i Shqipërisë bashkëpunonin ngushtësisht me njëri-tjetrin.Në këto rrethana, Mustafë Lleshi ua dorëzoi autoriteteve shqiptare. Duke qenë se Jonuzi ishte nën moshë për t’u dënuar në burg e dërguan sërish në kampet e punës së detyrueshme.
Arratisja e dytë
Pas gjashtë muaj izolim nëpër kampe iu krijuan sërish rrethanat për t’u arratisur.Në Vjeshtën e dytë të vitit 1949 ata u ishin afruar sërish në grup fshatrave të Dibrës.Duhet të ketë qenë fundtetori ose fillim nëntori, kur ata i ka takuar i biri i Sheh Haxhisë nga Peshkopia, Selami Shehu dhe u ka treguar se ku ndodheshin tre shokët e tjerë me të cilët grupi i Jonuzit i pat humbur kontaktet gjatë arratisjes së parë. Në fakt grupi tjetër prej kohësh qëndronte i strehuar pikërisht në shtëpinë e Shehut.
Të djegur nga arratisja e pare, kur forcat maqedonse i  patën dorëzuar pas 21 ditësh tek forcat shqiptare të kufirit, ata po përpiqeshin që të vendosnin pika kontakti në Maqedoni që t’i udhëhiqnin matanë kufirit, pa i dorëzuar tek autoritetet maqedonse.Siguruan një marrëveshje me Fik Maliqin, i cili kishte njerëzit e tij në Maqedoni. Marrëveshja që bënë me përfaqësuesit e tij këtej kufirit, siguronte mosdorëzimin tek autoritetet maqedonse.Mirëpo sapo kaluan kufirin, autoritetet e kufirit maqedons i kapën. Veçse këtë herë nuk i plasën në qelitë e burgut, por i dërguan në një kamp të posaçëm që ndodhej në fshatin Trashevë.Aty i mbajtën të izoluar për shtatë muaj.Më pas i transferuan në Sarajevë. Atje i punësuan. Jonuzi kujton se gjatë një viti që qëndroi atje punoi si mekanik. Pasi kaloi ca kohë,i kthyen sërish në Maqedoni.Qëndruan pak kohë në Gostivar.Kalvari nëpr ish Jugosllavi vazhdoi gjatë; nga Gostivari i dërguan në Serbi, duke i mbajtur nën mbikqyrje të rreptë në Pançevo.Kur kishin kaluar tre muaj në Pançevo, Ndreu kujton se kishin ardhë aty dy xhaxhallarët e tij që ishin liruar nga burgu serb.U takua i përmallur me njerëzit e dashur me të cilët i kishte humbur kontaktet prej kohësh. Ata i dhanë lajmin e hidhur se Cen Elezi dhe Dan Kaloshi kishin vdekur.Ata kishin sjellë edhe lajmin e hidhur se Ferit dhe Rushit Sina bashkë me Aqif Nokën, ishin zhdukur pa lënë gjurmë nga kriminelët sllavo maqedonas dhe bashkëpuntorët e tyre shqiptar në Maqedoni,posa ishin arratisur nga Shqipëria.Ç’ishte ndodhë me ta? Tragjedia nuk njihet me detaje, por dihet fakti se u zhdukën.
Gjashtë vjet të rinisë së vet u end Jonuz Ndreu nëpër ish Federatën e Jugosllavisë dhe përherë i trajtuar me dhunë e përbuzje. Në vitin 1955, pasi kishte kaluar përmes një kalvari të gjatë vuajtjesh, ai ndjeu erën e lirisë. Kishte paraqitur kërkesën që të kalonte në perëndim së bashku me shumë shqiptarë të tjerë antikomunistë që kishin braktisur vendin për pak liri. Në pritje të plotësimit të kërkesës, i  dërguan në kampin e njohur për dhunë ndaj shqiptarëve të izoluarëve, atë të  Gerovës.18 muaj qëndruan në atë kamp famkeq. Sapo kapërcyen kufirin i dërguan në kampin e Kapo-s në Italisë. Ky kamp administrohej nga anglo-amerikanët.
Në ushtrinë amerikane, nga SHBA në Gjermani


Ndreu ende ndjen dhimbje të shpirtit nga kalvari i gjatë me plot vuajtje në dhe’ të, por as që mund të krahasohej me vendlindjen, që ishte kthyer në një kamp mizor, të  izoluar, ku gjithëçka ishte nën kontroll, ashtu siç ishte nën kontroll dhe  ndalohej me ligj dhe fjala e lirë, që kishte çmimin e prangave.
Kur ishte në Itali, Jonuzi mendonte vetëm e vetëm se si të mbërrinte në Amerikë, ku ai kishte të afërm.Ndër alternativat që iu paraqitën, ai parapëlqeu që të regjistrohej që në fillim në ushtrinë amerikane.Hartoi kërkesën dhe e paraqiti me dëshirën e vet që të ishte pjesë e ushtrisë më të madhe të botës. Kërkesa iu aprovua menjëherë.Shkoi në ushtrinë amerikane, ku fitoi një tjetër përvojë dhe u dnesh me vështirësi të shumta, që ai i kapërceu me një vullnet të jashtzakonshëm.E caktuan në këmbsori, ku lodhja fizike natyrisht që ishte e madhe. Fillimisht shërbeu në një bazë ushtarake në Karolinën e Jugut.Ishte një ushtar i bindur dhe i përgjigjej me disiplinë kodit të shërbimit ushtarak.Pas tetë muajësh shërbim në Karolinën e Jugut e transferojnë në një tjetër bazë në Kolorado, në Fort Devis.Një përgatitje intensive kreu në këtë bazë, ku fitoi njohuri të plota ushtarake. Tashmë ishte një ushtar i denjë për ushtrinë më të fortë në botë. Pas kësaj përgatitjeje, e priste një tjetër përvojë e re. E dërguan në një bazë ushtarake amerikane në Berlinin perendimor në Gjermani Federale.Është koha e luftës së Ftohtë, kur gjysma e Gjermanisë sfidonte gjysmën tjetër dhe muri ndante një popull përgjysëm. Jonuz Ndreu ruan në kujtesë ngjarje interesante.
Mirëpo në Gjermani nuk i shkoi mirë shëndeti, madje pati një përkeqësim të ndjeshëm dhe e shtruan në spital. Regjimi spitalor vazhdoi për disa kohë. S’’kaloi shumë dhe vjen një urdhër trasferimi; nga Berlini e dërgojnë me shërbim në  Islandë.Një vit qëndroi atje me shërbim, ku fitoi një përvojë të re. Në ishullin në veri të Anglisë, krahas shërbimit, ndikoi për mirë edhe klima; shëndeti i mori për mbarë dhe u përmirësua tërësisht. Pas një viti e transferojnë në Amerikë. Këtë herë në bazën ushtarake Fort Er në Massachusets. U vendos në  Divizionin e dytë të këmbësorisë. Tani shëndeti i mori për mirë, por s’kaloi shumë kohë dhe e trasferojnë sërish nës Berlinin perëndimor.Aty qëndroi 18 muaj, derisa e kreu përfundimisht detyrën për të cilën ishte betuar. E kreu shërbimin ushtarak në mënyrë shembullore.Për rezultate të shkëlqyera në radhët e ushtrisë amerikane atë e graduan Kapter i Parë. Motivacioni që mbart gradimi është “Për merita në Këmbësori”.
Jonuz Ndreu mban, si kujtim nga koha e ushtrisë shumë çertifikata zyrtare ushtarake, Urdhëra vlerësimi, dhurata të shumta nga personalitetet më të larta të Ministrisë së Mbrojtjes Amerikane (DoD), me motivacionin “God Condact”. Ai ruan kujtimet më të bukura nga ushtria,në kujtesë të ushtarëve kolegë mbeti i respektuar si një shok i mirë, ndërsa tek eprorët oficerë si një ushtarë shembullor dhe i displinuar.



Aktiviteti politik
 


Jeta në megrim, Jonuz Ndreut i dha kontakte me personalitetet shqiptare të emigracionit, që ksihin dalë në mërgim në fund të Luftës së Dytë Botërore. Ai kujton se kur ishte në kamp në Itali, shkoi dhe e takoi Isa Ndreu. Më pas u takua me përfaqësues të Komitetit Shqipëria e Lirë, që e kishin qendrën në Romë. Në krye të atyre që i vizituan në kamp ishte Sahit Kryeziu.
Më pas në kamp u vendosën kontakte edhe me përfaqësues të partive politike shqiptare, si përfaqësuesit e Bllokut Kombëtar, të kryesuar nga Ernest Koliqi me Kol Bibë Mirakën, Partia e Ballit Kombëtar, Organizata Kombëtare Lëvizja e Legalitetit, Partia Katundare, dhe përfaqësues të tjerë.
Në SHBA, Jonuz Ndreu hyri me 11 shtator 1957.Për pesë vjet, deri në 11 shtator 1962, jeta e tij ishte nën uniformën ushtarake.Pas lirimit jeta e tij ishte e lirë si qytetar amerikan. Zgjodhi që aktivitetin politik ta zhvillonte duke qenë i regjistruar në radhët e Partisë Katundare, e cila udhëhiqej aso kohe nga Isa Ndreu.Më pas aktiviteti i tij politik i përket organizatës së bashkuar, që quhej “Tripalëshi”. Në këtë bashkim bënte pjesë “Partia Katundare” ,”Bashkimi” dhe Rezistenca Antikomuniste.
Në takimin e vitit 1962 në Madrid të Spanjës, Mbreti Leka I, kërkoi ta bashkonte emigracionin  politik shqiptar jashtë vendit. Bashkimi “Tripalësh” u përfaqësua në takimin e Madridit nga Isa Ndreu dhe Lec Shllaku. Aty u hodh ideja që bashkimi”Tripalësh” të shkrihej në një parti me qëllim që të arrihej më lehtë bashkimi.
Pas Mbledhjes së Madridit, Ndreu kujton se u la që takimi i radhës i forcave antikomuniste të mbahej në Nju Jork. Jonuz Ndreu ka qenë i pranishëm në këtë takim dhe kujton se takimi i forcave politike anti-komuniste në mërgim, udhëhiqej nga Xhaferr Deva.Ndreu ka marrë pjesë gati në të gjitha takimet e organizuara.Ai ruan në kujtesë edhe faktin se kur u tërhoq Xhaferr Deva, kryetar i takimit të Nju Jork-ut u zgjodh Masar Pustina, ish oficer i Gardës së Mbretit Zog.Në takimet e nju Jork-ut, u diskutua shumë për riorganizmin e mërgatës politike dhe u kërkua bashkrendim i veprimeve për rrëzimin e komunizmit. Pjesmarrja e Bllokut Indipendent nuk mund të merrte pjesë në këtë bashkim për arsye se ky grupim politik kishte të pranishme një fraksion të saj, Partinë e Rezistencës, e cila, konsiderohej si degë e shkëputur nga Blloku Indipendent.Alternativa e vetme ishte që të trija partitë të shkriheshin kështu që të bëhej pjesë edhe Blloku Indipendent. Shkrirja nuk qe e lehtë, dolën vështirësi pas vështirësishë. Partia e Rezistencës,e cila kishte në krye Ndue Pjetër GjonMarku, e kundërshtoi bashkimin. Në këto rrethana takimi  konsiderohej i dështuar. Nga ana e tij, kryetari i Partisë “Bashkimi Kombëtar”, Loro Stajko, u bëri thirrje pjesmarrësve që të arrihej me çdo kusht bashkimi. Ai ishte gati që të jepte dorëheqjen nga posti i kryetarit të partisë, nëse konsiderohej faktor i dështimit të bashkimit. Që në atë moment ai vullnetarisht doli nga radhët e partisë që përfaqësonte, duke u deklaruar në radhët e Partisë Katundare. Ndreu kujton se diskutimi i Loro Stajkës  u shoqërua me duartrokitje.
Pas kësaj u vendos që partitë e “Tripalësh”-t, të mbanin një kongres, i cili do të kishte mandatin e zgjedhjes së një kryetari. Partia që do të dilte nga shkrirja do të njihej me emrin “Bashkimi Kombëtar”.
Formacioni politik e mbajti kongresin e vet të parë në Firence të Italisë. Pikërisht në këtë kongres u pagëzua me emrin që ka edhe sot ”Bashkimi Kombëtar Shqiptar”. Kryetar u zgjodh Isa Ndreu dhe sekretar Lec Shllaku, ndërsa zv/kryetar Adem Hodo dhe Loro Stajko.Partia kishte edhe revistën e saj “Koha Jonë”, e cila për 40 vjet u botua rregullisht dhe informoi mërgatën, duke patur si sponsër familjen Ndreu.
Jonuz Ndreu ka qenë aktiv në radhët e  kësaj partie.Ai është zgjedhur vazhdimisht anëtar i kryesisë së Bashkimit Kombëtar, duke qenë shumë aktiv në SHBA.Ai thotë se ka punuar pa u lodhur duke kryer të gjitha detyrimet ndaj Partisë.Duke qenë në krye të partisë për shumë kohë ai ka pasur marrdhënie shumë të mira me të gjitha organizatat, shoqatat dhe entet fetare në SHBA.
 Ndreu tregon për Illyria-n se raportetet me Bllokun, Legalitetin, Ballin Kombëtar, Vatrën; me Kishën dhe Xhaminë, kanë qenë të shkëlqyera. Ai ka përfaqësuar në çdo aktivitet me karakter kombëtar dhe politik partinë, Bashkimin Kombëtar Shqiptarë (BKSH), të cilën, e udhëheq për shumë vjet në Amerikë. Ka marrë pjesë si i deleguar nderi në të gjitha kongreset e Legalitetit, takimet e Ballit Kombëtar dhe të Komitetit Shqipëria e Lirë, si dhe të Vatrës. Ka qenë i pranishëm si përfaqësues i partisë BKSH, në të gjitha festat e flamurit , demostratat e protestat kundër regjimit komunist në Shqipëri, dhe ato për lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve në Kosovë, e të gjitha trojet etnike. 
 
 
37 vjet punë në të njëjtën kompani

 

Jonuz Ndreu nuk ia ka përtuar punës. Zellin dhe dispiplinën që tregoi në ushtrinë amerikane,i tregoi edhe në punë të përditshme. Pas ushtrisë ai nisi punë në kompaninë amerikane Daglas Management, ku për shumë kohë punoi si supervajzer.
Kjo kompani, thotë ai, ndërroi shpesh emra më pas, por pronarët mbetën po ata.Në këtë kompani ai punoi që nga viti 1968 dhe deri në vitin 2005, kohë kur doli në pension.Pra 37 vite ai i kaloi në të njëjtën kompani, duke punuar në të njëjtin pozicion. Punëtori i mirë i bën vend vetes. Kurrë nuk pati një vrejtje nga menaxherët, gjithëmonë u mor shembull. Kompania nuk e lëshoi as kur ai pati lëndime trupore si shkak i një aksidenti të rëndë komunikacioni në vitin 1982.
Kompania pas aksidentit i qëndroi afër duke përballuar me fondete  veta të gjitha shërbimet spitalore. Ajo vuri në dispozicion të tij një shumë të madhe dollarësh, me të cilat përballoi jo vetëm operacionet që iu desh të kryente në spital, por edhe shërbimet e më pasme, përfshi dhe terapitë, deri në shërimin e  tij të plotë.
Ndërsa, pas 37 viteve punë, me 25 maj 2005, kur ai doli në pension, kompania i dhuroi edhe një tjetër befasi të këndshme; një çek me vleftën e 25 mijë dollarëve. Ai u ndje shumë i emocionuar dhe falenderoi me zemër kompaninë.Me rastin e daljes në pension ai ftoi disa nga miqtë  e tij dhe së bashku me rrethin familjar e festoi.Mes të ftuarëve ishin: kryetari i Vatrës, z. Agim Karagjozi, dr Gjon Buçaj,  Agim Rexhaj, Zef Balaj, Zef Përndocaj, Hajdar Tonuzi, e shumë miq të tjerë.
Nga ajo festë ai ruan një dhuratë të çmuar, që Vatra ia dhuroi me rastin e daljes në pension, një pikturë  e Heroit tonë Kombëtar Gjergj – Kastrioti Skënderbeut.
Si nacionalist dhe luftëtar i vendosur antikomunist, Ndreu është ndjerë i gëzuar kur ra komunizmi në Shqipëri. Që nag viti 1992, fitorja e demokracisë shqiptare, ai e ka vizituar 15 herë Shqipërinë. Pas 50 viteve në mërgim, shkoi në vendlindjen e tij, në Sllovë të Dibrës dhe u çmall me kujtimet e fëmijërisë.U ndje tepër i mallëngjyer sepse gjeti gjallë edhe më të moshuarit e fisit të madh Ndreu.Edhe pse në moshë të thyer, Jonuz Ndreu me zemër e mendje ndjehet atje në Sllovën e tij malore, në kufi me Kukësin.



Krenari  për identitetin shqiptar
Jonuz Ndreu dhe bashkëshortja Bale, i gëzohen nipërve dhe mbesave dhe janë përpjekur që t’i përkundin ata nën ninullat dhe rrëfenjat për kombin shqiptar. Duke i marrë me vete nëpër festat dhe tubimet shqiptare, duke i veshur me kostume kombëtare të blera në Shqipëri,u kanë përcjellë një dashuri të qëndrushme për simbolikën kombëtare dhe ndjehen krenarë që i përkasin kombit shqiptar.
Nipi i Ndreve dhe it ë ndjerit Imam Isa Hoxha, Bahri Hoxha, u kishte folë prej kohësh prindërve për një festival ndërkombëtar të trashëgimisë, që do të organizohej në Nju Xhersi. Gjyshri Jonuz i kishin blerë një kostium dibran dhe Flamurin Kombëtar. Festivali për fëmijë do të organizohej në Teatrin e qytezës Emerson. I titulluar “One Word”-“Një Botë” synimi i organizatorëve ishte që të parakalonte para syve të shikuesve të shumtë kultura etnografike e shumë vendeve të botës, që jetojnë në shtetin e  Nju Xhersit.Organizatore e këtij festivali ishte shkolla ‘PATRICK m. Villano”, e cila e ka kthyer në traditë të përvitshme këtë ngjarje me përmasa shumëetnike, që ka fituar statusin e veprimtarive të qytetit dhe ndiqet edhe nga autoritetet e bashkisë.
Në këtë festival bëhet parakalimi tradicional, ku fëmijët përfaqësues të kulturave etnike vishen me kostume të shtetit përfaqësues. Këtë vit në festivalin ndërkombëtar të trashëgimisë ”Një Botë” u paraqitën 25 shtete nga kontinente të ndryshëm, që ekspozuan etnosin e kombeve nga vijnë prindërit e tyre. Ndër shtetet përfaqësuese u renditen: Shqipëria, Italia, Hungaria, Panamaja, Filipinet, Portugalia, Kroacia, Kina, Izraeli, Tailanda, India, Arabia Saudite, Spanja, Meksika, Ukraina, Rusia, Porto Riko, Polonia, Armenia, Afrika e Jugut, Skocia, Indonezia, Australia, Libani, Egjypti,Koreja e Jugut etj. Shqipëria, për të tretin vit radhazi, është përfaqësuar nga Bahri Hoxha, i biri i Afrim dhe Emira Hoxhës, nip i Jonuz Ndreut dhe Imam Isa Hoxhës.I veshur me kostumin karakteristik të Dibrës, dhe me flamurin kuq e zi të kombit shqiptar, Bahriu ka parakaluar para pjesmarrësve të shumtë dhe i ndjekur me emocion nga nëna e tij Emira, gjyshi Jonuz Ndreu dhe gjyshja Bale, që e kanë kurajuar me buzqeshje e duartrokitje. Bahriu është vetëm 8 vjeç, por tashmë ai ka një përvojë jo të vogël, ku për tre vjet radhazi përfaqëson Dibrën dhe Shqipërinë në këtë festival të përvitshëm të trashëgimisë  kulturore. Festivali i trashëgimisë kulturore, që ka formën e një parade, ku ftohen fëmijët e shkollave fillore të Nju Xhers-it të përcjellin trashëgimin e kombeve nga vijnë prindërit e tyre, ka fituar statusin e një ngjarjeje shumë të vlerësuar në këtë shtet. Gazeta e qytetit shkroi shumë për këtë ngjarje dhe mes të tjerash u botuan disa fotografi, ku paraqitej dhe shqiptari, Bahri Hoxha dhe të afërmit që e shoqëronin në paradë.(Dielli arkiv)

Filed Under: Histori Tagged With: dalip greca, Jonuz Ndreu, ne Ushtrine amerikane, qe shebeu, Shqiptari

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 85
  • 86
  • 87
  • 88
  • 89
  • …
  • 135
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Sounds of Albania…
  • Fuqia e vërtetë…
  • Qyteza dardane në Kodren e Pecës – Kukës
  • Realiteti i përballueshmërisë për amerikanët
  • IL PICCOLO DI TRIESTE (1913) / INTERVISTA EKSKLUZIVE ME PRENK BIB DODËN, PRINCIN E MIRDITËS, MBI DORËZIMIN E SHKODRËS DHE FATIN E ARDHSHËM TË SHQIPËRISË
  • NYC Flag Raising for Albania’s Independence Day – Recognition of our Community’s Contributions and History
  • Data 10 Dhjetor shënon Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut
  • ELITEN E RE DUHET TA MBËSHTESIM
  • Në Parlamentin e Rumanisë u promovua fjalori akademik rumanisht–shqip: një ngjarje historike për dy kulturat
  • LAHUTA NE UNESCO FITORJA SHQIPTARE PERBALLE PRETENDIMEVE SERBE
  • Një reflektim mbi “Strategjinë Kombëtare të Mbrojtjes” të ShBA-së, miratuar ditët e fundit
  • “Ukrainë, paqe e pamundur me pushtuesin (Putinin)”
  • INSTITUTI I KUJTESËS KOMBËTARE SHQIPTARE NË STUTTGART
  • Presidentja Osmani priti në takim Raportuesin e Parlamentit Evropian për Kosovën, z. Riho Terras
  • ROLI I SALI BUTKËS NË SHPALLJEN E REPUBLIKËS SHQIPTARE TË KORÇËS

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT