• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHKRIMET ME TE LEXUARA TE JAVES NE DIELLI ON LINE

January 31, 2014 by dgreca

Deri ne mbremjen e se enjtes, 30 janar, shkrimet me te lexuara te Javes(24-30 janar) ishin:

–VATRA DHE PROTESTA KUNDER KRYEPESHKOPIT JANULLATOS-Gjon Bucaj -1330 lexime

– TAKIMI MES ORGANIZATORËVE TË PROTESTËS ME PËRFAQËSUESIT E KRYEPESHKOPIT JANULLATOS– Redaksia- 1330 lexime

–PERKRAHESIT E PROTESTES KUNDER KRYEPESHKOPIT JANULLATOS-Redaksia- 133o lexime

-U mblodh Komisioni I Protestes kunder Janullatosit- redaksia -1300 lexime

–Kali i Trojës në mesin e shqiptarëve!– Gani Mehmeti- 805 lexime

– KRAJLI I RI, KRYEMINISTRI GJUKANOVIÇ,NGJALL NË KËTË JANAR, NË ULQININ SHQIPTAR, KRAJL NIKOLLËN E VJETËR– Ramiz Lushaj -320 lexime

– DHUNOHET PERMENDORJA KUNDER GENOCIDIT GREK NE LLOGARA– 300 lexime

–RRENJET SHQIPTARE, VATRA, KOMUNITETI SHQIPTAR – PROTESTUAN KUNDER KRYEPESHKOPIT GREK TE SHQIPERISE– Beqir Sina -245 lexime

-Mesazhi i At Nikolla Markut per protesten -234 lexime

–Universiteti Jezuit Fordham nderon kryepeshkopin Anastas Janullatos– Aida Bode  231 lexime

-Kush tha se ne proteste nuk kishte ortodokse- redaksia 165

–Albanian Protesters Descend On Fordham To Oppose Award-Laura Sanicola 132

Faleminderit per bashkepunimin!

Filed Under: Featured Tagged With: dielli, shkrimet me te lexuara te javes

Poezi nga Perparim Hysi

January 13, 2014 by dgreca

Hyre vonë në rrugën time/

Nga  Përparim  Hysi/

Ti hyre vonë në rrugën time/

Dhe kjo ndodhi fare rastësisht/
E kujtoj çastin, o mikja ime!/

Dhe, vërtet, që ndjehem liksht./

Tek meditoj, më del përpara

Si një film që më mbetë në kujtesë
Një “film” me  aq çaste të bardha

Shyqyr, që  ka “harresë?!!!”

Harresë e çastit,se, domosdo,

Ka çaste që zë e psherëtij
Psherëtij me zëmër,sa bëj “oh!”

Si “ftohur” të jem në ijë.

Se ndjej peshë fizike në zëmër

Se ndjej dhe mbytem mall
Gjithçka ndodhi nuk qe ëndërr
E përjetoj krejt si gjallë.

Më duket se diçka mbaj fshehur
E ruaj atë si, “tinëzisht”
Sa herë andej nga ju jam derdhur

Dhe, sërish, ndjehem liksht…

 

12 janar 2014

 

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: dielli, perparim Hysi, poezi

NJË DARKË E PAHARRUAR NË SHTËPINË E RRUSTEM GECAJ NE NEW YORK ME KRYEMINSTRIN THAÇI DHE HARADINAJ

October 14, 2013 by dgreca

Mbrëmjen e 26 shtatorit biznesmeni dhe aktivisti i njohur Rrusetm Gecaj kishte ftuar në shtëpinë e vet në Mt Kisco, NY, kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi dhe ish Kryeminsitrin Ramush Haradinaj me zonjën. Kryeministri arriti më shpejt së bashku me ekipin e  tij, Minsitrin e Jashtëm Enver Hoxhaj, ambasadori në Washington Akan Ismaili, Konsulli i përgjithshëm në Nju Jork Bekim Sejdiu, këshilltarë dhe miq. Familja e madhe Gecaj është e gjitha në këmbë për t’iu urua mirëseardhjen mysafirëve të rrallë. Në krye të dhomës së miqëve ka qëndruar atdhetari i palodhur Musli Mulosmanaj, ndërs përballë tij kryeministri Thaçi. Sipas traditës miqtë dhe mikpritësit përshëndeten. I zoti i shtëpisë i ka uruar mirëseardhjen dhe thotë se shtëpia e tij është e miqëve, e tyre.

Pak pas kryeministrit arrinë edhe musafiri tjetër i nderuar në këtë shtëpi, ish kryeminstri Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga Harry Bajraktari dhe Jeff Gecaj. Vonesa është e justifikuar pasi ata kthehen nga një vizitë e suksesshme në Washington, ku janë takuar me ndihmës sekretarin Reeker, me senatorë e kongresistë, me përfaqësues të Departamentit të shtetit etj.

Biseda ndizet dhe më pas ngrihen gotata: Gëzuar për  Kosoven! Gëzuar për mysafirët e nderuar! Gëzuar për  bujarinë e të zotëve të shtëpisë. Me gotë në dorë Kryeministri Thaçi falenderon të zotët e shtëpisë për bujarinë dhe kontributin e madh që kanë dhënë për Kosvën në tërësi dhe për çështjen shqiptare. Z. Thaçi falenderoi për mbështetjen e madhe që i kanë dhënë shqiptarët e Amerikës për Kosovën. Ai tha se në 25 vitet e fundit ka arritur shumë duke realizuar aspiratat e brezave për më shumë se një shekull. Në fitoren tonë, tha ai, ka vendin e parë mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pa ju, tha kryeministri, ne do ta kishimt ë vështirë. Urën e shpëtimit të Kosovës e ngritët ju, duk sjellë këtu së pari president Rugovën që më 1989. Ne na shpëtuan miqtë që na i siguruan shqiptarët e Amerikës, që nga senatori Bob Dole, e deri tek kongresisti Engel. Ne ishim me aft q ëpresidentët amerikanë, që nga Ëilsoni I madh e deri tek President bush, Klinton, e kuptuan në kohë  s ene ishim viktima të genocidit seb në tokat tona dhe na dhanë dorën e ndihmës për të sjellë lirinë, ku ëshët dhe gajaku i dëshmorëve tanë, por dhe kontributi i miqëve euro-amerikanë. Askush, tha ai, nuk e mendonte se do të ishim në Amerikë si në shtëpiën tonë. Ja sonte këtu ju keni kryeministrin e popullit tuaj, z. Thaçi, ish kryeministrin Haradinaj, Minsitrin e Jashtëm Hoxhaj, po ashtu jemi të përfaqësuar me dy ambasadorë, ja ku i keni edhe në këtë shtëpi buajre të z. Zotit Rrustem Gecaj.

Kryeministri tha fjalë përgëzuese për kontributin e jashtzakosnhëm të Ramush Haradinaj, i cili i ka dhënë mbështetje institucioanle shtetit të Kosovës, duke ditur ta bëjë me shumë zotësi rolin e opozitës. Ne bashkohemi në intersat kombëtare dhe ndahemi tek Partite.

Edhe z. Haradinaj ka thënë fjalë zemre për këtë odë miqësh, që i ka hapur dyert dhe zemrat për ne mysafirët e ardhur nga vendlindja, Kosova jonë e dashur. Qofshit të nderuar vëllezër me zemër bujare!- do te uronte ai.

Veprimtari i njohur i Kombit shqiptar z. Harry Bajraktari tha se ndjehej i gëzuar për këtë bashkim në shtëpinë e Rrustem Gecajt. Ne që luftuam për më shumë se një çerek shekulli për Kosovën tonë, ndjehemi të gëzuar se miqtë tanë amerikanë na mbështetën dhe konkretizuan ëndrrën shekullore të popullit martir të Kosovës. Ja ku jemi pas 25 vitesh në këtë dhomë me qeverinë dhe opozitën, me përfaqësuesit diplomatik, jemi bashkë, si vëllezër dhe mbi të gjitha kemi shtetin tonë të pavarur të njohur prej më shumë 100 shtetesh. Kështu duhet të jemi edhe në të ardhmen. Të bashkuar do të arrijmë atje ku e ka vendin Kosova. Kemi qenë me fat se që më 1918, kur morëm mbështetjen e parë nga Presidenti Amerikan Wilson, e deri me presidentin Klinton, Bush, Kosova dhe Shqipëria, janë në vëmendje të Amerikës. Le ta shfrytëzojmë pozitivisht këtë mbështetje duke i siguruar popullit tonë mbështetje dhe Kosovës tonë, të ardhme europiane.

Një dolli e ngriti edhe kryetari i Komitetit Shtetëror të Kulteve z. Rasim Hasanaj, i cili tha fjalë mirësie për të zotin e shtëpisë, për udhëheqësit e Kosovës dhe për mbështetjen amerikane.

Darkës i dhanë tharm dy vëllezërit rapsodë Haxhi dhe Isuf  Neza, që sollën eposin e trimërisë folklorike të kombit.

Ishte një darkë e jashtzakonshme, ku vëllazërimi dhe buajria u shpalosën doradorës. Pas mesnate mysafirët u larguan.(d Greca)

Filed Under: Kronike Tagged With: dalip greca, dielli, Enver Hoxhaj Gecaj, harry bajraktari, Kr, Ramush Haradinaj, rrustemyeministri Thaci

DIELLI: KANDILI KOMBËTAR

October 8, 2013 by dgreca

Nga:Refat Xh. Gurrazezi/

    Janë shkruar shumë artikuj në fletore dhe të përkohëshme shqiptare mbi historin’ e DIELLIT prej njerësve të ndryshmë se si dhe qysh u-themelua ky kandil kombëtar, dhe pa dyshim njerës të tjerë do t’shkruajnë në t’arthmen mbi këtë pikë.  Me mbylljen e gazetës “Kombi” në Boston dhe të revistës “Albania” në London, qe nevojë e domosdoshme për botimin e një gazete kombëtare jashtë Shqipërisë që të lëftonte për të drejtat e popullit shqiptar. Dhe kjo nevojë u duk më tepër kur Xhon-Turqit burgosnë Dervish Himen sepse i gjetnë Flamurin e Shqipërisë me vete, dhe asnjë gazet’ e brendëshme nuk guxoj dot të fliste për mbrojtjen e tij nga frika e Xhon-Turqve.

            Ahere Faik Konitza në London dhe Fan Noli në Boston u-muarnë vesh për botimin e një gazete shqip n’Amerikë.Ata nukë njiheshin personalisht, njohja e tyre qe me anë të shkrimeve në shtyp dhe të letre-këmbimit, dhe ashtu u-lith miqësia në mes të dyve. Natyrisht patnë dhe shokë të tjerë që e biseduan çështjen e gazetës, po fakti është se ata të dy qenë shkaktarët kryesorë për botimin e DIELLIT. Me përpjekjet e tyre u-ndes ky Kandil Kombëtar më 15 shkurt 1909, dhe është mbajtur ndezur gjer sot nga Vatranët e dedikuar dhe patriotë të vërtetë që s’janë larguar kurrë nga VATRA.

            Kush e pagëzoj DIELLIN me këtë emër, nuk e di dot, kjo gjë munt të jetë shënuar në rekordin e shoqërisë “Besa-Besën” kur u vendos botimi i tij, po ku munt t’a gjejmë atë rekord? Kurse për themelimin e VATRES gjenden plot dokumenta historikë, ndonëse shumë herë janë shtrëmbëruar nga njerës të pakujdesur, besoj kjo është fjala më e urtë që munt të përdorim. Për shembëll, kur u-festua Dekata e Parë e Federatës Vatra, dolli një numër i posaçmë i DIELLIT me 16 faqe, dhe atje është botuar një artikull i gjatë prej Faik Konitzës mi historin’ e VATRES, i cili në paragrafin e fundit thotë këto: “Për emërin, formën federale, kanunorën, regulloren, dhe shpiritën e parë të VATRES, jam responsible (përgjegjës) unë. Po e drejta është që VATRA, të cilën un’ e lashë çilimi shtatë muajsh, u-rit, u-madhua, u-bë një forcë nga Fan Noli dhe Vatranët e Amerikës, më 1915-1919, dhe n’atë shvillim unë s’kam patur as një pjesë. (DIELLI: 31 Mars 1922).

8Pjesë e nxjerrë nga “Historia e Federatës VATRA” e Refat Xh. Gurrazezit

Filed Under: Editorial Tagged With: dielli, kandili kombetar, Refat Xh Gurrazezi

MERGIMI I POETIT HALIL QENDRO OSE RRËZIM I RRAPIT TË PROGONATIT

September 25, 2013 by dgreca

Nga Gëzim Llojdia/

Është ndarë nga jeta poeti dhe shkrimtari Halil Qëndro.Ikja e poetit kurveleshas ka hidhëruar miqtë  etij poet dhe lexues.Ata e krahasojnë ikjen etij me rrëzimin  errapit shekullor në qëndër të katundit Preogonat,Tepelenë.

Kush ishte poeti Halil Qëndro?

Halil Qendro – Poet, autor librash. Lindi në Progonat, më 1936. Mbaroi të mesmen në shkollën ushtarake “Skënderbej”. U diplomua pranë Universitetit të Tiranës, dega Gjuhë-Letërsi. Ka punuar gazetar dhe redaktor në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri”. Për qëndrimet e tij kritike ndaj skemës së Realizmit Socialist u internua për 22 vjet, duke iu hequr edhe e drejta e botimit. Ka botuar në poezi e prozë.Botime në poezi: “Dashuri e shqetësuar”, “Këngët e Progonatit”, “Loti i diellit”, “Hemorragji”, “Endacaku i shpresës”, “Jam tepër i lodhur”, “Ezopi në gjyq”;Botimet në prozë: “Si në balada” (tregime e novela), “Rrëfimet e pasmesnatës” (tregime e novela), “Pasqyrë pas shpine” (roman), “Dimra të Shqipërisë në dy kohë” (roman).Si e vlerësojnë miqtë e tij?

Myrteza Mara :Ndarja nga jeta e intelektualit te shquar, e njeriut te mire, te urte e te mencem, e poetit dhe shkrimtarit, e patriotit dhe veprimtarit te shquar Halil Qendro eshte me shume se dhembje, eshte humbje e vertet. Ai diti aq bukur te buzeqeshte edhe kur i erresuan diellin, edhe kur i mohuan ajrin. Edhe kur i vrane fjalen ai diti te flas me heshtjen e tij sepse ishte mbi te gjitha NJERI! Halil Qendro la pas jo vetem krijimtarine e tij ne fushen e letersise dje publicistikes, por dhe emrin e tij te lare me driten e diellit. Kam patur fatin dhe nderin ta njoh nga afer, te lexoj edhe nje pjese te krijimeve te tije dhe kurr nuk me hiqet nga mendja nje varg tek vellimi “Loti i Diellit”: “Me lehte nga te gjithe vritet poeti” Veprimtar shoqëror, kryetar i parë i Shoqatës Kulturore Atdhetare “Labëria” zgjedhur nga Kuvendi i Parë i saj, në qershor 1998. Klubi i Shkrimtareve “Petro Marko” Vlore mer pjese ne kete hidherim dhe i dergon ngushellimet me te sinqerta familjes dhe te afermeve te tij!

Sejmen Gjokoli:Ej, po ç’po bëhet kështu…Po na ikin një nga një burrat e Labërisë, poetët e gojëtarët e shquar të viseve labe.

U këput dhe një rrap apo shkëmb Progonati, që bënte hije dhe kur hijen ja zinin…që këndonte e ligjëronte dhe kur grykën donin tja prisnin.

Na miqësoi puna e përbashkët në Shoqatën “Labëria” kur e patëm në krye por më parë na kishte miqësuar vargu i këngëve të tij botuar në disa vëllime.

Për mua një humbje e madhe e letrave shqipe, e Progonatit me “ vulë” , por edhe e Kurveleshit e Labërisë të tërë…

Lamtumirë i dashur Poet, i shtrenjti njeri, i palodhuri veprimtar i Labërisë, i miri Halil Qendro !

Të ndriftë kujtimi si pena e vargu yt i përflakur !

 Poezi nga Halil Qëndro

Anijet e mërgimit

S’mjaftojnë as anijet e botës

të bartin mërgimin tënd,

gulçojnë të fundosen nën mbipeshën e dhimbjes,

detet e tu

shkretëtira shresash,

ujënaja të kripura lotësh.

Po ti vetë fatin tënd të verbër e zgjodhe,

mezi ruaje zjarrin e paktë te vatra,

e kyçur në marrëzi të vetmisë

i kanoseshe botës me një gur hobeje,

tundje një çokane ogiçi dhe ngjirreshe

e tani e tëra në një det të trazuar,

të presin bankina të lakuriqta

dhe brigje me fenerë të shuar,

shpresëpashuara ime e cfilituar,

Shqipëri !

1991

________________________________________

Halil Qëndro

Pranvera e këtij viti

Si na zuri kaq befasishtë këtë vit pranvera !

Lulet dhe zogjtë kaq pranë

dhe s’i vëmë re as ngjyrat, as këngët,

jemi harruar pas bisedave të nxehta për pluralizmin,

të mbledhur rreth sofrës së varfër vëllezërit

si s’vendosën mes tavolinës një buqetë me lule

për të kujtuar Pranverën dhe fytyrën e Nënë.

Si na zuri kaq befasisht këtë vit pranvera !

I kanë humbur mes tyre kufijtë

lulet dhe plagët,

udhëkryqi dhe shtegu i dritës,

a diçka që s’di si ta them se është tej kufirit të fjalëve,

a diçka që s’di si ta shpreh

se është tej kufirit të dashurisë e urrejtjes.

 

Si na zuri kaq befasisht këtë vit pranvera !

1991

Filed Under: Kulture Tagged With: dielli, Gezim Llojdia, Halil Qendro

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT