• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DR. ROVENA VATA: TE RIPROPOZOHET AT GJERGJ FISHTA KANDIDAT PER CMIMIN NOBEL

November 12, 2019 by dgreca

  • Ditëlindja e At Gjergj Fishtës duhet të jetë një festë kombëtare e shoqëruar gjithashtu me një çmim me emrin e Fishtës. Ky çmim për Fishtën të jetë çmimi i vetëm ndërkombëtar, që jep Shqipëria, pra të jetë NOBELI shqiptar.

– Kërkesë:  Federatës Universale për Paqen Botërore, titullin “Ambasador i Paqes Universale”, pasi Fishta ishte edhe një promovues i paqes në botë-

Propozimet që studiuesja shqiptare Dr. Rovena Vata kërkoj nga U.S.A për të promovuar figurën dhe veprën e At Gjergj Fishtës. Ajo e përfundoi referimin e saj në Simpoziumin kuhstuar 148 Vjetorit të Lindjes së Fishtës me propozimet e mëposhtme:

            Ajo çfarë dua të theksoj më shumë sot këtu nga toka amerikane, aleatja dhe mbështetësja jonë kryesore në çdo periudhë historike, është të theksoj se cili duhet të jetë roli i komunitetit shqiptar jashtë kufijve shqiptarë (pra diaspora), për të rehabilituar figurën dhe veprën e fishtajne dhe për ta ngritur në nivelin që meriton.

Së pari At Gjergj Fishta ka qenë kandidati i parë në letërsinë shqipe, për çmimin NOBEL në letërsi. Kështu që kërkojmë më zë të lartë rikthimin e çmimit NOBEL për At Gjergj Fishtën.

Së dyti ditëlindja e At Gjergj Fishtës duhet të jetë një festë kombëtare e shoqëruar gjithashtu me një çmim me emrin e Fishtës. Ky çmim për Fishtën të jetë çmimi i vetëm ndërkombëtar, që jep Shqipëria, pra të jetë NOBELI shqiptar.

Së treti një muaj para ditëlindjes së Fishtës, të quhet muaji fishtjan dhe të jetë shoqëruar me aktivitet, konkurse të të gjitha niveleve, ese, poezi, studime, etj.

Së katërti personaliteti i At Gjergj Fishtës të jetë edhe në prerjet e kartëmonedhave të reja, që po bëhen në shtetin shqiptar, pra Tirana zyrtare ta kenë në vëmendje për zbatim këtë kërkese thelbësore në lidhje me figurën e Fishtës.

Së pesti të kërkojmë hapjen e një pavijoni në Muzeun Historik Kombëtar kushtuar Gjergj Fishtës dhe veprës së tij madhore.

Së gjashti, t’i kërkojmë Federatës Universale për Paqen Botërore, titullin “Ambasador i Paqes Universale”, pasi Fishta ishte edhe një promovues i paqes në botë.

Së shtati, të krijohet një revistë shkencore dhe akademike, me një bord editorial të zgjedhur që kanë promovuar figurën e Fishtës, me emrin GJERGJ FISHTA. Kjo revistë të jetë ekuivalente me revistën e themeluar nga Ernest Koliqi në Itali, ku në 70%  e numrave të kësaj reviste është promovuar figura dhe vepra e Fishtës.

Së teti, vepra e At Gjergj Fishtës duhet të jetë më e pranishme në plan programet e teksteve shkollore.

Dhe së fundi ndërtesat kulturore, të cilat janë në funksion të publikut të gjerë, të kenë emrin e Gjergj Fishtës, si universitet, biblioteka, shkolla, qendra kulturore etj.

Filed Under: Featured Tagged With: Dr. Rovena Vata-Fishta- Cmimi Nobel

Artikujt e fundit

  • JETËSHKRIMI I GJERGJ KASTRIOTIT
  • NJË KUJTIM PËR PROFESOR FEHMI AGANIN
  • Kujtojmë në përvjetorin e ndarjes nga jeta shkrimtarin arbëresh të Italisë, Lekë Matrënga
  • Albanian Roots Parade, Saturday, June 20
  • DEBATI NË WASHINGTON — PSE FINANCOHET SHOQËRIA CIVILE JASHTË VENDIT?
  • Qyteti 2400-vjeçar që i përket njerëzimit – pasuri e UNESCO-s
  • Skënderbeu në medaljonin e vendosur në pullën e parë postare shqiptare, më 1 dhjetor 1913
  • Ervin Toro: “National Albanian Registry”, një investim në identitetin, fuqinë dhe të ardhmen e komunitetit shqiptar në Amerikë
  • Dualiteti juridik dhe kriza strukturore e barazisë në Maqedoninë e Veriut
  • Beqir Derhemi, një emër në zanafillën e Televizionit Publik Shqiptar
  • Bashkë me pranverën, çelin edhe lulet e shkollave shqiptare në diasporë
  • Vittore Carpaccio nga Panteoni i Harruar në premierë dokumentari në Nju Jork
  • Rruga “Skënderbeu” në Bronx, një simbol i gjallë i krenarisë, unitetit dhe trashëgimisë shqiptare
  • Një komb pa kujtesë nuk ka themele
  • Kush ishte gazetarja shqiptaro- amerikane që u shpall “non grata” nga qeveria komuniste

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT