• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Georges Leka : “Shqipja në Historinë e qytetërimit Europian “ në Paris

June 30, 2014 by dgreca

Studiuesi Georges Leka zhvilloi një takim në Paris në Galerinë Espas të qëndrës ALBinfos , organizuar nga ALBATROY dhe ALBINFOS me temë “Shqipja në Historinë e Qytetërimit Europian”, ku ishin të pranishëm njerez të njohur të artit dhe të kultures. Ky takim ku ishte i pranishëm edhe ambasadori shqiptar në Paris, Dritan Tole ishte i pari në rradhë nga cikli bisedave që vë në fokus shqipen dhe rolin e saj në Historinë e Qytetërimit Europian”.
Zamir Mati, artist i cili prej vitesh jeton në Paris, një nga organizatorët e aktivitetit i tha ATSH-se se, se studiuesi Leka, shpjegoi dhe prezantoi në këtë takim, metodën e zgjedhur duke u ndalur e mbështetur në mjaft referenca të deritanishme të historisë, gjuhës, arkeologjisë, dokumentave materiale dhe studiuesve me botimet e shumta të kësaj teme.
Ai u ndal, në rëndësinë dhe këndvështrimin shkencor larg interpretimeve politike, rënies në gjykime nacionalizmash dhe interpretimeve pasionante e delirante ku shpesh nga mosnjohja e mos respektimi i kritereve shkencore e historike shfaqen qëndrime e ide të gabuara në mjaft ndërmarje të tilla prej amatorësh…
Një rëndësi të veçantë për studiuesin Georges Leka ka edhe zhvillimi i jashtëzakonshëm i informatikës dhe teknologjisë e cila ka zhvilluar duke e demokratizuar jo vetëm pasurimin e informacionit në komunikimin e njohjen e shpejtë por edhe pjesmarrjen e mbështetjen shkencore mbi trashëgimin historik, arkeologjik të materialeve nga gjithë kultura historike botërore e njohur deri tani larg kufizimeve që kohët e mëparshme dhe politikat shovene pengonin e pengojnë herë, herë njohjen e plotë të të gjithë materialeve historike ( sidomos shkrimeve të vjetra ) ekzistuese që edhe mbahen të mbyllara padrejtësisht në arkiva apo zhduken për qëllime të këqia Një nga mjetet më të rëndësishme është edhe komunikimi e në veçanti gjuha dhe gjuhët me historinë e zhvillimit të tyre gjatë shekujve. Në këtë aspekt vlerësimi, opinioni dhe përcaktimi i deritanishëm dominant në historinë e gjuhëve për gjuhën shqipe si një gjuhë e vjetër është tepër i rëndësishëm dhe bazë e studimit për kontributin e saj në Historinë dhe qytetërimin Europian. Biseda u shoqërua me imazhe dhe figuracion të çdo pjese që përbënte metodën dhe strukturën e saj të përdorur nga Georges Leka.
Doktori i Shkencave Historike të Qytetërimeve Antike Mathieu Aref vlerësoi punën e kujdesëshme të studiuesit Georges Leka, rezultat i një studimi, njohje, e paraqitje nëpërmjet një metode të zgjedhur në të gjithë përbërësit e saj.
Ai gjithashtu theksoi se vetëm në mënyrë shkencore e kritere rigoroze në zbatimin e tyre duke u mbështetur në trashëgiminë e shkrimeve më të vjetra, referencave konkrete të autorëve antikë pa tjetër që studimet në këtë fushë do të përparojnë, pasurohet dhe do të marrë vendin e duhur më shumë historia e Pellazgëve, Ilirëve dhe Shqiptarëve vazhdimësia e tyre që na vjen e argumentuar e cituar qysh prej 2500 vjetësh prej autorëve antikë. ( zoti M. Aref është përkrahës i tezës Pellazge )
Ndërsa prof. doc. Tomorr Plangarica i atashuar në Institutin e Gjuhëve Orientale në Paris vlerësoi shtrimin e përbërësit e metodës së zgjedhur prej studiuesit Georges Leka dhe i sugjeroi që rezultatet e dëshieuara duhet të mbështen edhe më shumë në kriterin gjuhësorë edhe të interpretimit fonetik. Mjeku i njohur Kujtim Drishti vlerësoi punën e strukturuar deri tani nëpërmjet një metode shkencore ku rezultatet e së vërtetave historike nuk do të ndërtohen nga pushtetet politike por nga e vërteta shkencore dhe kjo e vërtetë shpesh herë është një paradoks i tiparit demokratik ku një person mund të fitojë me mendimin e tij mbi një shumicë konservatore dhe e mbështetur me sajesa të cilat shumë herë vështirësojnë daljen e së vërtetës.
Gjuhëtari dhe përkthyesi Agron Hasku i atashuar në Universitetin 8 të Parisit, u ndal në aspektet gjuhësore të shkimeve të vjetra të autorëve antikë dhe strukturave gjuhësore krahasuese të tyre për të ndihmuar e thelluar më tej studimet e deritanishme.
Në pjesën e fundit të bisedës u shfaq materiali filmik shkencor i prodhuar nga ALBATROYnga Georges Leka në bashkëpunim me Piktorin e Merituar Zamir Mati.
Në këtë takim zoti Mathieu Aref i dhuroi të gjithë korpusin e veprave të tij studimore bibliotekës së qëndrës ALBINFOS dhe drejtuesi i saj dashamirësi i artit e i kulturës zoti Gjergji Themeli e falenderoi për këtë gjest dhe dhuratë të çmuar.
Mati : “Roli i shqipes në historinë e Qytetërimit Europian është i qartë “
Siç tha për ATSH-në zoti Zamir Mati, “: …takimi ishte biseda e parë i ciklit prej disa të tilla që Albatroy dhe Albinfos i kërkoi të zhvillonte studiuesi Georges Leka mbi “Shqipen në Historinë dhe Kulturën e Qytetërimit Europian” ajo të tërheq me pasurinë e materialeve të gjetura dhe të paraqitura por edhe nga interesi i madh që treguan pjesëmarrësit për këtë temë tashmë të rihapur edhe si një dritare plot ajër e dritë shpresash shkencore edhe nga zoti Mathieu Aref me laurimin e tij nëpërmjet punimesh plot informacion si Doktor i shkencave të historisë dhe qytetërimeve antike nga Universiteti i Sorbonës, pas një pune dhe kërkimesh dyzet vjeçare. Pata fatin, vazhdon Mati, të prezantoja në këtë mbrëmje studjuesin Georges Leka të cilin e ndjek në punimet e tij prej shumë vjetësh njëkohësisht shoh të përbashkëta në kulturën e qytetërimit europian dhe shprehje kuptimplote të eksistencës së saj në antikitet alfabetet pothuaj të njëllojta që janë gjendur e përdorur në të gjithë pjesën lindore të pellgut të mesdheut, alfabete me të cilat mund të kuptojmë nëpërmjet gjuhës shqipe shumë shkrime të ardhura nga antikiteti … Tashmë në botën e kulturës shqiptare po lëvrojnë këto tema një grup i madh autorësh të cilët botojnë librat dhe tezat e kërkimet e tyre të cilat ndoshta po plotësojnë një mungesë të madhe në këtë fushë, gjithashtu frymëzojnë për kërkime të mëtejshme dhe organizim institucional të këtyre mendimeve. Unë nuk dua të harroj pa përmendur librat e parë për gjuhën tonë nga mësuesit e mi dhe historinë e saj që im Atë e kishte pasion dhe kështu të na i propozonte librat për ti lexuar e midis tyre të zgjidhte studimet e Eqerem Çabejt, librin plot pasion “Gjuha jonë” të Skënder Luarasit, librat e rilindasve, arbëreshëve, që flisnin për gjuhën e ëmbël. Pasionin e dashurinë për historinë e gjuhën shqipe e vazhdoi me vepra konkrete duke udhëtuar në botën e etruskëve vëllai im Ilir Mati . Po ashtu për mua atëherë merrte një vlerë të veçantë libri mitik i Historianit e gjuhëtarit Spiro Konda i diplomuar në Universitetin e Athinës në vitet 30. Im atë na shpjegonte librin plot informacione fjalësh të përbashkëta të gjuhës së vjetër shqipe e “greke të vjetër”, formim fjalësh e toponimesh dy emrash të përsëritur në gjuhën e fqinjëve, që të lejonin të imagjinoje treva të përbashkëta e historitë e tyre në mugëtirë të shekujve. Këto na lejonin ne të hynim e kuptonim më lehtësisht historitë vjetra të Homerit të përkthyera me një bukukuri stilistike të dialektit të veriut prej mjeshtrit të përkthimit të këtyre veprave nga Gjon Shllaku e Pashko Gjeçi. Tani duke ndjekur studimet më të mira për lidhjet e ndërthurje e gjuhëve të vjetra kuptojmë kjartë edhe rolin e shqipes në historinë e Qytetërimit Europian.
Takimin e përshëndeti edhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Francë, Dritan Tola.

Filed Under: Kulture Tagged With: e qytetërimit Europian “, Georges Leka, në Historinë, ne Paris, shqipja

Artikujt e fundit

  • Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për mobilizimet ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën
  • Për At Artur Liolinin, shpirtin gjallërues të shqiptarëve në Amerikë
  • “Vdekja nuk është gjë tjetër veçse të kthehesh në shtëpi tek Perëndia, lidhja e dashurisë do të jetë e pandërprerë për gjithë përjetësinë”
  • Mesazh ngushëllimi i Presidentit të Republikës së Shqipërisë Z.Bajram Begaj për ndarjen nga jeta të At Arthur Liolin
  • KOMUNITETI SHQIPTARO-AMERIKAN MBAN ZI – NDËRROI JETË KANCELARI I KISHËS ORTHODOKSE AUTOQEFALE SHQIPTARE, AT ARTHUR LIOLIN
  • SHKOLLA SHQIPE “CHILDREN OF THE EAGLE”, GJUHA DHE IDENTITETI KOMBËTAR I SHQIPTARËVE NË AMERIKË
  • SUKSES I MADH I SHAHUT SHQIPTAR
  • Fantazi e çuditshme
  • Kuvendi miratoi Rezolutën nëpërmjet së cilës dënon sulmin terrorist të organizuar nga Serbia në veri të Kosovës
  • Njohja njerëzore, ky proces që fillon nga vetja
  • Për të gjithë të interesuarit…(Reklamë)
  • Evropë apo Europë?
  • SHUHET ATË ARTHUR LIOLIN
  • SOT NE PERVJETORIN E VDEKJES
  • Lamtumirë At Arthur Liolin

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT