Munro është mjeshtre e rrëfimit të përditshmërisë. Historitë që ajo përshkruan zhvillohen shpesh në mjedise të një qyteti të vogël, të kontesë së saj, ku lufta për egzistencë përshkohet nga konflikte të forta morale, përplasjet e gjeneratave.Konfliktet që përshkruan Munro shpesh rezultojnë që të vijnë nga marrdhëniet e tendosura dhe konfliktet morale/
Çmimin Nobel për lertërsinë këtë vit e mori mjeshtrja e tregimeve te shkurtra, kanadezja Alice Munro, së cilës gëzimi i madh i trokiti në moshën 82 vjecare. Akedemia Suedeze Mbretërore e Arteve e shoqëroi çmimin me motivacionin “mjeshtre e tregimeve të shkurtëra me temë bashkëkohore”.Komisioni që i akordoi cmimin Nobel kanadezes, e krahasoi Munro me mjeshtrin e tregimit te shkurter te Shekullit XIX, rusin Anton Cehov.
Për habi, kanadezja nuk u ndodh e gatshme për ta marrë lajmin drejtëpërdrejtë nga Juria, e cila në njoftimin e shpërndarë tha se nuk mundi ta takonte as në Tëeeter, kështu që lajmi i madh iu la asaj si mesazh.
Munro është mjeshtre e rrëfimit të përditshmërisë. Historitë që ajo përshkruan zhvillohen shpesh në mjedise të një qyteti të vogël, të kontesë së saj, ku lufta për egzistencë përshkohet nga konflikte të forta morale. Konfliktet që përshkruan Munro shpesh rezultojnë që të vijnë nga marrdhëniet e tendosura dhe konfliktet morale. Temat që Munro trajton rrjedhin në shtratin e marrdhënieve të përditshmërisë,që vijnë nga diferencat e breznive , nga konfliktualiteti i gjeneratave. Alice Munro është njëkohësisht edhe fituese e çmimit Man Booker Prize në vitin 2009.
Shumë prej librave të Munro përqendrohen në vendlindjen e saj, kontene Huron të Ontarios, në Kanada, dhe sipas Jurisë së Nobelit, por edhe sipas kritikës, fokusimi i saj rajonal është një prej aspekteve kryesore të rrëfimeve.
Nobelistja filloi të shkruajë tregime në vitet e saj të adoleshencës dhe në vitin 1968 botoi vëllimin me tregime që tërhoqi vëmendjen e lexuesit dhe të kritikës. Munro përvec vlerësimit me cmimin më të lartë moral e profesional, merr të plotë pagesën që shoqëron çmimin Nobel, 1, 25 milionë dollarë.(DIELLI)
Nobelit në kimi ndahet në tresh
Çmimin Nobel për Kiminë këtë vit e morën tre shkencëtarë: Martin Karplus, Michael Levitt, dhe Arieh Ëarshel.
Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave vlerësoi punën e tyre kërkimore në fushën e modeleve të elementeve me veti të shumëfishta të sistemeve komplekse kimike.
Çmimi me vlerën e 1,25 milionë dollarëve i ndahet në mënyrë të barabartë tre fituesve. Ata janë shkencëtari nga Austria Martin Karplus, i cili mban titullin e profesorit në Universitetin e Strasbourg-ut dhe në atë Harvardit në Shtetet e Bashkuara; jugafrikani Michael Levitt, i cili gjithashtu e zhvillon punën e tij shkencore në Universitetin e Stanfordit dhe shkencëtari nga Izraeli Arieh Ëarshel, i cili punon në Universitin e Kalifornisë Jugore, në Los Angeles.
Çmimet për arritje në fushat e shkencës, letërsisë dhe paqes u dhanë për herë të parë në vitin 1901, sipas amanetit që la zbuluesi të dinamitit dhe bisnezmeni suedez Alfred Nobel.(VOA)