• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NGA BOSTONI NË VATËR PËR TË URUAR KRYETARIN MISHTO

September 22, 2017 by dgreca

Me mysafirët u diskutua edhe zhvillimet në komunitetin e Bostonit si dhe për traditën vatrane të  Bostonit dhe për përpjekjet që ai dhe ekipi që ka rreth vetes do të bëjnë për ta ripërtërirë këtë traditë në vendthemelimin, atje ku Vatra lindi, u rrit dhe u moshua…/

21687190_1795516637143936_5585678288706326479_o

Një grup atdhetarësh, aktivistë të komunitetit shqiptar në Boston, udhëtuan të premten me 22 Shtator 2017 drejt Nju Jork-ut për të vizituar Vatrën dhe për të uruar Kryetarin e zgjedhur në Kuvendin e fundit,z. Dritan Mishto.

21753147_1795516840477249_816810653360087100_o

Ata ishin: Petrit Alibeaj, Fuat Memelli,Sami Ajdini dhe Jimi Shehu. Mysafirët u pritën nga Kryetari i Vatrës z. Dritan Mishto,anëtari i Kryesisë së Vatrës dhe arkëtar i saj, z. Marjan Cubi,  Editori i Diellit Dalip Greca, Koordinatori i medias në Vatër Dritan Haxhia,  dhe ish zv/Kryetari i Vatrës Asllan Bushati.

Në emër të vizitorëve z. Petrit Alibeaj uroi Kryetarin Mishto për zgjedhjen në Krye të Vatrës . Ne, tha ai, shprehim  konsideratën më të lartë për zotin Mishto dhe kemi besim të plotë se ai do të çojë më tej Organizatën më të vjetër të shqiptarëve të Amerikës, Kryeveprën historike të Nolit dhe Konicës me bashkëpunëtor-mbajtur gjallë nga breza shqiptaro-amerikanës me mund e sakrificë, -dhe do ta ngenë atë në të ardhmen e afërt  në një stadin që e kërkon koha, mundësisht duke e kthyer në kohët më të mira, kur Vatra hapte dyert e Washingtonit dhe Europës.

Urime shprehën edhe mysafirët e tjerë. Kryetari i Vatrës i falenderoi për rrugëtimin nga larg dhe për fjalët e mira  që adresuan për Vatrën dhe zgjedhjen e tij në krye të saj.

  1. Mishto tha se Vatra mbetet një institucion i konsoliduar, pavarësisht nga sulmet që i vijnë herë pas here, ajo mbetet Institucioni më seriozKombëtar dhe më i rëndësishëm i shqiptarëve të Amerikës. Vatra është udhëheqë nga atdhetarë të devotshëm, që kanë dhënë gjithçka për të.
  2. Mishto tha se gjatë mandatit të tij , ai do të bëjë më të mirën e mundshme, duke e çuar atë në lartësin që e kërkon koha e sotme, përveç vlerave historike ajo t’u afrojë shqiptarëe të Amerikës shërbime që i kërkon realiteti i sotëm dhe natyrisht do të arrijë sërish të jetë një zë i fuqishëm edhe në Washington. Vatra, tha z. Mishto nuk është pronë e asnjë partie politike, por e pronë e Kombit shqiptar dhe si e tillë do të mbetet.

Me mysafirët u diskutua edhe zhvillimet në komunitetin e Bostonit si dhe për traditën vatrane të  Bostonit dhe për përpjekjet që ai dhe ekipi që ka rreth vetes do të bëjnë për ta ripërtërirë këtë traditë në vendthemelimin, atje ku Vatra lindi, u rrit dhe u moshua. Kjo do të ndodhë në një të ardhme të afërt, duke ngritë një degë aktive në Bostonin vatran.

Në diskutime morën pjesë edhe zotërinjtë: Petrit Alibeaj, Sami Ajdini, gazetari Fuat Memelli dhe Jimi Shehu si dhe Marjan Cubi, Asllan Bushati dhe Dritan Haxhia. Në fund editori i Diellit i prezantoi mysafirët me historinë 100 vjeçarë të Vatrës, me arkivin e saj dhe gazetën Dielli.

Filed Under: Featured Tagged With: Fuat Memelli, Jimi Shheu, Kryetari Dritan Mishto, Nga Bostoni ne Vater, Petrit Alibeaj, Sami Ajdini

BOSTON- NA IKU NJË NGA SINICARËT MË TË MIRË

August 27, 2017 by dgreca

-Homazh për Petraq Dimashin/nga Fuat Memelli/

Petraq Dimashi
         Dhimbja për Petraqin ishte e veçantë, pasi ai kishte një zemër të madhe; se i deshte njerzit dhe e donin; se punoi me përkushtim 14 vjet që shërbeu si oficer në Shqipëri; se punoi 20 vjet në dy punë në Amerikë dhe kudo la gjurmë të pashlyera; se e deshte Sinicën dhe sinicarët me gjithë shpirt; se kur duheshin mbledhur kontribute për fshatin, për ndërtimin e kishës së Shën Thanasit , për kishën e Shën Kollit apo për rikonstruksionin e shkollës së fshatit, etj, ishte ndër të parët. Ai jo vetëm jepte vetë, por edhe mblidhte nga sinicarët e tjerë në Çikago, për t’i dërguar në fshat. Në kontributet që jepte, e mbështesnin edhe gruaja e tij, Mimoza si dhe djali, Nasi. 
        Emigrantë të rinj që vinin pas tij në Amerikë, e kujtojnë Petraqin  për zemërgjerësinë që kishte duke i dhënë jo vetëm kurajo, por edhe lek sa t’i ndodheshin. E ç’duhet të bëjë më shumë një njeri i mirë?! -Malli për vendlindjen e digjte si prush. Kur shkoi pas disa vitesh, takoi çdo fshatar dhe shkoi e piu ujë në shumë burime. Një natë vajti te Guri i Boshkos ku e kishte fshatin si në pëllëmbë të dorës. Donte të shkonte përsëri, thotë Momoza, por sëmundja nuk e la.
Petraqi me bashkëshorten Mimoza dhe djalin, Nasi
 
KUSH ISHTE PETRAQI?
Kujtim nga vitet
e ushtrisë

Po themi shkurt disa fjalë për ata që nuk e njohin. Ishte një nga djemtë e Irakli Dimashit, nga Sinica që tani përfshihet në rrethin e Devollit. (Para viteve ’90, bënte pjesë në rrethin e Korçës.) U lind dhe u rrit në Sinicë. Pas mbarimit të shkollës 7 vjeçare në fshat, vazhdoi shkollën “Skënderbej” si dhe “Shkollën e Bashkuar të Oficerëve” në Tiranë, të cilën e mbaroi në vitin 1980. Këtë vit kur ishte me stazh në fshatin Drenovë, u njoh me Mimoza Nolen, e cila u bë bashkëudhëtarja e jetës së tij. Punoi në disa reparte të rrethit të Korçës si shef ndërlidhje në repartet e  Dardhës, Drenovës, Bellovodës, në Korçë ,etj. Në vitin 1994, si shumë oficerë të tjerë, e liruan edhe Petraqin. Në vitin 1996, ardhi në Amerikë dhe u vendos në Çikago, ku kishte patur edhe më parë mjaft sinicarë, midis tyre edhe të afërm të tij. Në fillim punoi si mekanik e supervizor në kompaninë e sinicarit, Xhorxh Shamata. Më pas u punësua në kompaninë e njohur të shitjeve”Wollmart”, ku qëndroi për disa vjet. “Imperiali” ishte kompania tjetër e njohur ku Petraqi gjithashtu la gjurmë të pashlyera.

NJË VLERËSIM I VEÇANTË
            Kompania “Imperial” ku ai punoi për disa vjet, një ditë organizoi një veprimtari me punonjësit e saj. Ishte ftuar edhe Petraqi me bashkëshorten. Në fillim foli pronari i kompanisë për punën dhe arritjet e saj. Para se ta mbyllte fjalën, ai tha:”Këtu mes nesh, ndodhet një punonjës të cilin dua ta falenderoj në mënyrë të veçantë. Ai nuk është vetëm mekanik, por është i gjithanshëm, bën çdo punë. Petraqi ka bërë edhe punën e doktorit. Një ditë, një punonjës i yni, kishte pësuar atak dhe rezikohej të vdiste. Petraqi si të ishte mjek, i bëri frymëmarje artificiale dhe e shpëtoi. Kur mbriti ambulance, personi në fjalë e kishte kaluar situatën.(Kështu si “mjek” në momentet e para, ai i është gjendur edhe personave të tjerë në kompanitë që ka punuar.) Unë nuk e di se çfarë shkollash qënkan ato në Shqipëri që përgatitkan njerëz të tillë? Pastaj presidenti i kompanisë, një burrë i vjetër, u afrua te Petraqi dhe e përqafoi. Pas tij, e përqafoi edhe i biri. Salla shpërtheu në duartrokitje. Mua më shpëtuan lotë, shprehet Mimoza. Po ky bos i kompanisë, si mirënjohje për punën e mirë që bënte, për Krishtlindje i jepte Petraqit një çek të mirë.
Në Çikago me nënë Ollgën, vëllanë Andrea,  me Mimozën, Nasin, etj.
“LERENI DUHANIN TË MOS PËSONI FATIN TIM”  
    
            Petraqi vuajti nga sëmundja më shumë se një vit. Kishte patur kancer në mushkëri. Familja dhe mjekët bënë çdo gjë për ta shpëtuar por pa rezultat. Pas një mjekimi të posaçëm, gjendja u përmirësua dhe familja mendoi se ia hodhi. Por, nuk qe e thënë. Sëmundja kishte “dremitur” brenda trupit të tij të shëndoshë dhe pastaj kishte kaluar në tru. Kjo ishte edhe faza finale që e mposhti Petraqin. Pas analizave që bënë mjekët e Çikagos, dolën në përfundim se sëmundja e tij ishte”Big one smog cancer”( një kancer i madh nga duhani.) Mjekët kishin qëlluar në shenjë. Petraqi kishte pirë duhan për afro 40 vjet. E la kur u sëmur, por ishte vonë. Mjeket thanë:”Po ta kishte lënë para dy vjetësh, do kishte shpëtuar”. Kur mësoi shkakun e sëmundjes dhe fundin që e priste, i bëri apel djalit, miqve e shokëve:”Lereni duhanin që mos pësoni fatin tim”.
        Petraqi u përcoll me nderime nga shumë pjesëmarrës: sinicarë, qytezarë, dardharë si dhe shokë e miq të tjerë. Ai do prehet në vorrezat e shqiptarëve në Çikago, pranë të afërmve të tij. Ja kështu na iku edhe një nga sinicarët më të mire, por që nuk do të harrohet.
 
Kujtime nga Sinica. …..  ..

 

Me Thoma Pazollin e Perikli Panon
Me Marjon Panon e Koço Dimashin

 

Gusht, 2017.

Më 20 korrik të këtij viti, në ditën e Shëndëllisë, ndrroi jetë në Çikago në moshën 61 vjeçare, sinicari Petraq Dimashi. Jo vetëm familja, por shumë shokë e miq të tij, ndien dhimbje. Është dhimbja për njeriun që ikën e nuk vjen. Por, për Petraqin u ndie shumë kjo dhimbje, jo vetëm se “nuk e kishte rradhën” siç shprehet  nënë Ollga për djalin e saj.-Rradhën e kisha unë se jam 86 vjet por sëmundja nuk pyet, thotë ajo. 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Fuat Memelli, homazh, për Petraq Dimashin

Kur tingujt e një fizarmonike kthehen në tinguj kujtese

August 6, 2017 by dgreca

Mbi filmin e  Fuat Memellit “Njeriu që mposhti errësirën me tingujt e fizarmonikës” kushtuar muzikantit Hakifejzi Tarrelli/1 i verberiNga Namik Selmani/
Në këtë kohë ku të gjithë kemi rënë në grackën e trishtuar të poezimanisë dhe kur poezia po ndjen  dhe rënien e  cilësisë artistike, një lajm i bukur na vjen nga Devolli. Këtë radhë kineasti mjaft i njohur, poeti, skenaristi, artisti i gjithanshëm Fuat Memelli, na jep një vepër të  bukur filmike.

1 maseNjë gjetje artistike nga ato që ai i lë të zgjuara përherë interesin e shikuesve dhe jetëgjatësinë artistike, duke i shërbyer më shumë së ardhmes.  Ende dhe sot filmi që ai ka bërë para disa vitesh për Devollin, është një ndër më të mirët filma dokumentarë për këtë krahinë për shumë vite të tjera që do të vijnë. “Njeriu që mposhti errësirën me tingujt e fizarmonikës” është nga dokumentarët më të fundit kushtuar një prej figurave të njohura të muzikës  te kesaj treve e me gjere, muzikantit të verbër, Hakifejzi Tarelli.

1 namikuAi sjell dashurinë, pasionin dhe përkushtimin e një prej artistëve të muzikës devollite. Tarelli një muzikant autodidakt, ndonëse i verbër ka lënë gjurmë të pashlyera në festivalet folklorike e aktivitete të tjera, në Devoll e më gjerë. Për kontributin që ai dha në lëmin e muzikës, është vlerësuar me urdhërin “Naim Frashëri” pas vdekjes, nga Presidenti i Republikës. Dokumentari është një krijim i gazetarëve të apasionuar Fuat Memelli dhe Kosta Naka. Fuat Memelli një gazetar i njohur i RTSH, aktualisht në pension, është kujdesur edhe për kameran dhe regjinë. 4 namikDokumentari u shfaq dy herë në Devoll, në fshatin Braçanj që është vendlindja e muzikantit Hakifejzi Tarrelli si dhe në qytetin e Bilishtit. Pjesëmarrësit që e morën fjalën në promovim, vlerësuan punën e realizuesve, të cilët me pasion e përkushtim, brenda një kohe të shkurtër sollën të gjallë Hakifejziun, muzikantin me të shquar të Devollit.

>>> Filmi ka një historik të veçantë. Që 16 vjet më parë, Fuati  pergatit një kronikë për një fizarmoniçist të verbër. Një artist të tastierës që shoqëronte aktivitete të ndryshme, në mbrëmje të ndryshme rinore e sidomos kur në Devoll vinte kryepoeti i Devollit dhe i Shqipërisë, Dritëro Agolli. E pra një ngjizje e tillë e linte si i thonë fjalës, të pagjumë Fuat Memellin. Poetin dhe regjisorin e dhjetra filmave, fituesin e disa çmimeve, shqiptarin e mirë që jeton mes Bostonit,  Devollit dhe Tiranës .
>>> Duket se ishte risia më e bukur që kishte atë dite Bilishti, qendra e Devollit kur u promovua premiera e dokumentarit.
>>> Një film që vuri në provë edhe fjalën e mençur të Kosta Nakes që është bashkëskenarist i filmit.
>>> E më tej çdo gjë flet për Fuatin.  Ai është regjisori,  ai është operatori, ai është ideatori. Nuk e quante të kryer detyrën Fuat Memelli pa e mbaruar këtë film dhe pa e promovuar atje mes bashkëfshatarëve dhe miqve të vetë artistit të fizarmonikës.
>>> Filmi ndjek linjën tradicionale të rrëfimit artistik. Vijnë njëri pas tjetrit para mikrofonit njerëz të thjeshtë, artistë, familjarë të artistit të verbër të fizarmonikës, motra, vëllai. Të tillë janë Nexhmi Tarrelli, Oliver Topçiu, Pellumb Agolli, Miço Palloi, Febi Kanina, Endri Fifo, Zhaneta Tarrelli, Nafiz Babi, Kujtime Babi, Destan Dangellia, etj. Është një Devoll i tërë që flet për të. Vetë Fuati ka shfrytëzuar edhe arkivin e tij filmik me disa xhirime të këtij artisti kur ai jetonte , te cilat i ka vënë në filmin e paraqitur.
>>> Është shumë me vend dhe e harmonizuar muzika e filmit. Vetë filmi ka dhe disa pjesë të ekzekutuara nga artisti i verbër.
>>> Zëri i ngrohtë dhe i mrekullueshëm i folesit Xhelil Aliu, pa dyshim që ia ka ngritur shumë vlerat. Po kështu edhe montazhi i Esmerlada Sulës është shumë funksional në varësi të idesë dhe të skenarit . Në qendër të filmit janë intervistat  që shumë miq kanë dhënë për jetën aktivitetin e këtij artisti. Edhe pse filmi është me një kohë relative të shkurtër, ai ka dhënë shumë detaje artistike si udhëtimi në rrugë që përkon me kujtesën që ka krahina për te. Është bari që e rreh era e Devollit dhe që të jep përshtypjen e një dallgëzimi tingujsh. Janë çatitë e kuqe të Devollit. Me shumë art është vënë dhe jë valle e fëmijëve devollinj që interpretohet me virtuozitet.
>>> Jo vetëm kujtesa artistike për këtë muzikant por edhe përpjekjet për të realizuar një film te bukur dokumentar, janë masa  më e madhe e vlerësimit për kineastin Fuat Memelli.

Filed Under: Emigracion Tagged With: Fuat Memelli, MUZIKA, namik Selmani, njeriu i veberi, Tarelli

“UNË U RRITA ME DRITËROIN”

June 30, 2017 by dgreca

sadije dritero -Mbresa nga takimi me zonjën , Sadije Agolli/
1 libri diteroit
Nga Fuat Memelli/Boston/1 perkushtimPrej vitesh, por edhe tani që jam në Amerikë, një herë në vit, shkoja për vizitë te shtëpia e Dritëroit. Si të gjithë bujtësit te ajo shtëpi, edhe unë largohesha me mbresat më të bukura, që më linte biseda me Dritëroin si dhe bashkëshorten e tij fisnike, zonjën Sadije. Me vete merja mikpritjen e tyre, dashurinë për njerzit, për Atdheun, thjeshtësinë e tyre si dhe fjalën e mënçur. Dhe, më kujtohej thënia e Dostojevskit:”Në kujtesën e popullit, mbetet vetëm ai të cilin populli e ka dashur”. Por, në qershorin e këtij viti, kur shkova nga Amerika, mungonte i zoti i shtëpisë. Në të majtë të sallonit të tyre të pritjes, aty ku rinte vazhdimisht Dritëroi, ku ka pritur e ka përcjellë sa e sa njerëz, ishte ulur Sadija. Tek e vështroja ashtu të ulur te ai vend, më dukej sikur thoshte : “Vend i Dritëroit nuk është bosh”. Megjithëse e mërzitur nga humbja e bashkëshortit, e njeriut që e deshi aq shumë dhe iu bë krah i  djathtë për 52 vjet, ajo të pret e respekton, si të thuash “dyfish”, sikur don të plotësojë edhe boshllëkun që ka lënë ai. Pas ngushëllimit të rastit për ndarjen nga jeta të Dritëroit, me gotën e rakisë me të cilën dhe ajo të shoqëron,  biseda sillet rreth tij. Kujtimet buisin njëri pas tjetrit.-Unë u rrita me Dritëroin, nis tregon Sadija. Isha vetëm 21 vjet kur u lidha me të. Kaluam së bashku një rrugë të gjatë prej 52 vjetësh. Na lidhi jeta jo vetëm si bashkëshortë, por edhe si dy njerëz që e donin artin dhe letërsinë. Shumë nga veprat e Dritëroit, i kam shtypur unë. Flija 3-4 orë dhe ngrihesha në orën tre të natës për të shtypur  krijimet e tij . Në orën shtatë, nisesha për në punë. Kjo nuk ka ndodhur vetëm një natë por me qindra netë. Pas viteve ’90, kam shtypur edhe shkrimet e tij për gazetat. I shtypja unë pasi Ditëroi kishte merak se mos gazetarëve u shpëtonin gabime. Jam e qetë se i qëndrova në krah gjithë kohën që kaluam bashkë. Dritëroi e gëzoi jetën.  Edhe kur po ndëronte jetë, ai ishte me fytyrë të qeshur. 2,5 vitet e fundit, pas thyerjes së këmbës, nuk doli nga shtëpia.
3 sadijeUnë kujdesesha për të si për një fëmijë. Dilja nga shtëpia vetëm një herë në muaj, kur shkoja për të marë pensionet. ( Disa ditë më parë , tek pinim kafe te Libraria “Agolli” së bashku me devollinjtë Kosta Nake dhe Fahri Imaku, djali i tyre Artani, na tha se edhe ai dy vitet e fundit nuk kishte ikur me pushime, pasi i shërbente Dritëroit.) Situata që kalonte Dritëroi vitet e fundit si dhe pastaj ndarja e tij nga jeta më stresoi, vazhjdon Sadija, por do të kalojë. Lëmshin e dhimbjes, u mundova ta mbaj në zemër, pasi desha t’i jepja kurajo Elonës, Artanit, mbesave e niprave e njerëzve të tjerë të afërt . Dua të jem e fortë sa të mbaroj disa punë që ka lënë pa mbaruar Dritëroi. Për shembull, ai ka shumë aforizma të pabotuara, të cilat dua t’i sistemoj e t’i botoj.

1 dritero4

 

Sivjet më 14 shtator, kam 75 vjetorin e lindjes, por do ta festoj pa Dritëroin. Në vitin 2015, festuam 50 vjetorin e martesës. Dritëroi, megjithëse jo mirë me shëndet sidomos vitet e fundit, atë ditë ishte i gëzuar. Dhëndri ynë , Luani, na përgatiti një album me foto nga ai përvjetor, të cilat janë për mua një kujtim i çmuar.
 I shoh ato foto ku spikat gëzimi i Dritëroit dhe Sadijes , i fëmijëve të tyre, i nipave e mbesave si dhe miqve të tyre të pranishëm në atë ngjarje. Te albumi si dhe të një stampim i veçantë, spikat dedikimi i Dritëroit për Sadijen:” E dashur Sadije, të dua si jetën time, madje më shumë , unë dëshiroj sinqerisht të vdes dhe ti të jetosh. Unë edhe i vdekur do të të ndjek për të parë buzëqeshjen tënde, megjithëse kjo buzëqeshje brenda errësirës së varrit nuk duket , unë do të bëj të pamundurën, qoftë edhe me anën e një fluture që do të dalë nga kockat e mia”. 13 maj, 2014.
Para se të largohesha, Sadija më dhuroi librin e fundit me poezi të Dritëroit “Prit dhe pak”. Aty ka shkruar edhe dedikimin e saj: “Fuatit, ja dhuroj këtë libër të fundit me poezi të Dritëroit. Po të ishte ai gjallë, do t’ia jepte me shumë dashuri, prandaj ia plotësoj unë dëshirën e tij. Me shumë dashuri, Sadija”. 19 qershor, 2017.
Ka pak ditë që jam këthyer nga Shqipëria në Amerikë. Krahas mbresave të shumta nga takimet me familjarë të mi, me miq e shokë, një vend të veçantë ze ajo e vizitës në familjen Agolli, ze biseda me zonjën fisnike, Sadije Agolli , e cila “ u rrit me Dritëroin”.

Filed Under: ESSE Tagged With: “UNË U RRITA ME DRITËROIN”, Fuat Memelli, Sadije Agolli

PRINDËR E FËMIJË PËR ZBUKURIMIN E QYTETIT

May 3, 2017 by dgreca

5 lule -Mbresa nga një e dielë te qyteti ku jetoj dhe një paralele me Shqipërinë/
1 Fuati
Nga Fuat Memelli/2 lule
Mëngjezin e të dielës që kaloj, tek shkoja për të pirë kafe në qendër të qytetit Medford, i cili ndodhet pranë Bostonit, më bënë përshtypje grupe fëmijësh e të rriturish, që punonin për pastrimin dhe zbukurimin e qytetit. Disa mblidhnin papastërti në trotuaret e qytetit si dhe vendet çlodhëse. Në fakt këtu gjen fare pak mbeturina që prishin pastërtinë e qytetit, megjithatë edhe ato duhen pastruar.
3 luleI afrohem një grupi dhe i pyes:-Të kujt shkolle jeni?-Nuk jemi shkollë por një grup prindërish dhe fëmijësh, që dalim në këtë stinë për të pastruar e mbjellë lule për qytetin. Fëmijët janë bashkuar në bazë të shoqërisë që kanë me njëri-tjetrin. Ka disa vjet që e bëjmë këtë punë.-A mund të bëj ndonjë foto?- i thashë unë pasi u prezantova.- Me kënaqësi!- ishte përgjigja e tyre.
1 luleBëra disa foto, një pjesë e të cilave shoqërojnë këtë shkrim. Vazhdova pastaj në grupe të tjerë. Disa pastronin trotuaret , të tjerë mbillnin lule në vazot e mëdha të vendosura aty. Ndjeje kënaqësi të veçantë tek shikoje si punonin së bashku fëmijë e prindër.Te nja nga grupet, ishte edhe kryetarja e bashkisë së qytetit, zonja Stefanie Burke.-Sa pjesëmarrës janë sot këtu? -e pyes unë.-Janë 80 fëmijë e prindër që punojnë vullnetarisht. Ka grupe edhe në pjesë të tjera të qytetit. E bëjmë vazhdimisht këtë punë në stinën e pranverës dhe të gjithë janë vullnetarë.-Po lekët e luleve, kush i paguan? – vazhdova unë.-Lekët i paguajnë bizneset që janë këtu përballë. Ju mund të pyesni ndonjërin prej tyre.
1 Pronarja e lul
Hyra në kafe dhe pyeta pronaren  e lokalit, Sharon Hepburn, për shpënzimet e luleve,- Ka dy vjet që lulet këtu në qendër të qytetit, i paguaj unë. E bëj me kënaqësi këtë pagesë, pasi këtu jo vetëm është qendra e qytetit, por është edhe  biznesi im. Të gjithë duhet të kontribuojmë për zbukurimin e qytetit ku jetojmë, më tha ajo. Mësova se punët vullnetare për qytetin, i organizon Koalicioni i Komunitetit të qytetit. Ky grupim, është një organizatë jo fitim prurëse, i dedikuar për të punuar së bashku me qytetarët e interesuar, organizata të tjera të qytetit si dhe bizneset lokale, për të krijuar dhe mbajtur një mjedis sa më të pastër.
Duke parë këto punë, më shkoi mendja te vendi ynë, në Tiranë e qytete të tjerë. Çështë e vërteta , vitet e fundit kur bashkinë e Tiranës e drejton Erjon Veliaj, janë bërë mjaft punë vullnetare për pastrimin dhe zbukurimin e qytetit , bile edhe në disa fshatra që përfshihen në këtë bashki, pa përmendur punët që janë bërë në bashkëpunim me disa biznese për regullimin e kopshteve dhe shkollave, etj. Në krye të këtyre punëve, ka qënë kryebashkiaku  Veliaj. Këtë e them, sepse si shumë emigrantë, ndjek çdo ditë televizionet shqiptare dhe shoh se çfarë bëhët në Shqipëri. Punë të ngjajëshme për pastërtinë e mjedisin, janë bërë edhe në ndonjë qytet tjetër të vendit tonë.
Fryma e vullnetarizmit që është aq e përhapur në Amerikë, duhet të përhapet më shumë edhe në vendin tonë. Ka njerëz që e krahasojnë këtë frymë me punët vullnetare të regjimit të kaluar dhe nuk i nuk i vlerësojnë ato. Sigurisht ai regjim e kishte tepruar me punët vullnetare, duke i nxjerrë njerzit edhe me zor e duke i stërmunduar. Sot duhet një frymë tjetër vullnetarizmi, që këto punë të kryhen me vetëdije qytetare, pa u tepruar dhe pa stëmunduar njerzit. Nuk duhen mbajtur sytë vetëm nga shteti për këto punë, i cili sigurisht ka pjesën e vet të detyrimeve. Shoqatat e ndryshme që veprojnë në këtë fushë, shkollat, prindërit, institucionet, bizneset, etj, duhet ta përqafojnë më shumë frymën e vullnetarizmit. Ajo duhet të ndihet aq më tepër në Shqipëri, ku siç dihet papastërtia dhe ndotja e mjedisit, janë me shumicë. Ato lenë një shije të hidhur për banorët, e aq  më shumë për turistët.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Fuat Memelli, mbjellin lule, printer dhe femije

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Lufta hibride ruse dhe mësimi për shqiptarët
  • Paradoks gjuhësor dhe letrar
  • “Dardanët”
  • Zhvillimi e përdorimi i Gjuhës Shqipe në diasporë
  • Diaspora, kapitali kombëtar që ende nuk dimë ta vlerësojmë
  • HOMAZH E NDERIM PËR TË GJITHË ATA QË NDIHMUAN TË BËHEJ SHQIPËRIA
  • FEDERATA VATRA DHE RIKRIJIMI I SHTETIT SHQIPTAR 1920-1921
  • Kolë Idromeno, “parganjoti” që u bë artist i madh në Shkodër
  • KRIJIMTARIA POETIKE E DRITËRO AGOLLIT
  • IL PICCOLO DI TRIESTE (1914) / INTERVISTA EKSKLUZIVE ME PRENK BIB DODËN NË DURRËS RRETH “AKSIONIT TË TIJ USHTARAK” PËR TË SHPËTUAR PRINC VIDIN
  • Ja pse Venezuela e Maduros nuk është viktimë, dhe pse SHBA po vepron ?
  • Rizza Milla: Radio “Zëri i Shqiptarëve” në Chicago, 3 dekada në shërbim të komunitetit dhe çështjes kombëtare
  • Promovohet filmi dokumentar “Shaban Murati-diplomati antitabu”
  • SHKRIMTARËT, LEXUESIT, KRITIKA…
  • REZISTENCA ANTIFASHISTE SHQIPTARE NË KONTEKSTIN E KOMBEVE TË BASHKUARA KUNDËR NAZIZMIT GJERMAN NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT