• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Si u identifikua flamuri me të cilin u varros Ismail Qemali?

February 2, 2019 by dgreca

Dokumente dhe letërkëmbime të vitit 1933/

Nga Gëzim Llojdia/

1.

Flamuri me të cilën u varros plaku i Vlorës është gjendur 8 vjet më parë .Këtë e vërtetojnë  Dr. Ariola Prifti dhe Prof. Dr. Frederik Stamati.Prof Stamati një restaurator i njohur  ka dhën edhe intervista dhe ka publikuar edhe shkrim me këtë rast.

Dr. Ariola Prifti thotë:”.Me datë 2 dhjetor 2011 u zbulua në fondin etnografik të Qendrës së Studimeve Albanologjike flamuri me të cilin u varros Ismail Qemali!Flamuri  gjendej në një kuti të fondit. Duke u shtyrë më tej në kohë Dr A.Prifit shprehet:”Në darkën e  10  shkurtit 1919 luftanija italiane “Alpino” solli në Skelë të Vlorës arkivolin me trupin e pa jetë  të njeriut të madh.Në atë kohë Vlora ndodhej nën pushtimin italian. U vendos që Ismail Qemali të varrosej në Kaninë, në varrezën familiare të familjes Vlora, me që në   qytet nuk kishte mundësi urbanistike. Komanda italiane, që i a kishte frikën rebelimit, urdhëroi që në ceremoni të mos përdorej asnjë flamur shqiptar. Kjo ishte poshtëruese për ndjenjat e një populli, patriotizmi i të cilit mbushte  grykën e pushkës. Këshilli bashkiak i Vlorës këmbënguli në përdorimin e simbolit shqiptar. Komanda italiane e kuptoi mirë ultimatumin atdhetar dhe lejoi që gjatë ceremonisë arkivoli të mbulohej me flamurin shqiptar. Dhe ashtu  u bë. Arkivoli u mbulua me flamurin e kuq me shqiponjën e zezë. Më tej Dr A.Prifti shprehet se ku u gjetë flamuri:Këtë  flamur i a kishte dhuruar Ismail Qemalit duka i Monpasiesë në mars të vitit 1913, kur ai bëri një vizitë në Vlorë. Në ato ditë flamurin e mbante me vete djali i madh i Ismail Qemalit, Et’hem Bej Vlora.Cermonia e varrimit u bë me 12 shkurt 1919. Ishte e mërkurë. U mbajtën dy fjalime mbresëlënëse  nga Jani Minga dhe nga Qazim Kokoshi. Mbas heshtjes u ekzekutua himni mbretëror italian. Pastaj kortezhi i gjatë u nis për në Kaninë. Ishte ora dhjetë. Karroca ku ndodhej arkivoli tërhiqej nga gjashtë kuaj. Anash ecnin me ngadalë dy rreshta  ushtarësh. Banda ushtarake ekzekutonte melodinë e përmortshme “Jone” të kompozitorit italian Petrella. Kortezhi prihej nga dymbëdhjetë kurora që mbaheshin nga “Djelmoshat e Vlorës”, të shoqërisë me po këtë emër.  Kurorat ishin gjithë lule, nderim dhe dashuri nga populli i Vlorës, nga shkollat, nga shoqëria “Djelmoshat e Vlorës” dhe nga gazeta “Kuvendi”. Mbas këtyre vinte “Shoqëria djaloshare”. Pastaj ecte banda ushtarake qe luante marshin funebër. Mbas bandës ushtarake ishin ushtarët e regjimentit 86 dhe reparti i mitralierëve italianë. Mbas këtyre ecte karroca me arkivolin e mbuluar me flamurin e kuq dhe shqiponjën e zezë, e nderuar dhe e ruajtur nga dy rreshta ushtarësh. Mbas karrocës ecte grupi i hoxhallarëve dhe mbas tyre të tre djemt e Ismail Qemalit. Pastaj gjenerali Settimo Pacentini, kundëradmirali Lrubetti, autoritet ushtarake dhe civile të krahinës, paria e qytetit dhe e qarkut, qytetarët, nxënësit e shkollave dhe në fund ushtarët e kavalerisë. Përpara varrimit flamurin e morën djemtë e Ismail Qemalit, të cilin flamur e përdorën përsëri në rivarrimin e tij në “Sheshin e Flamurit” me 28 nëntor 1932. Mbas kësaj Et’hem Bej Vlora e dhuroi flamurin për Muzeun Kombëtar.Në Arkivin e Shtetit ruhen disa dokumente që vërtetojnë ngjarjen.

2.

            Dokumenti: AQSH, fondi 195, viti 1933, dosja 173.

 “MBRETNIJA SHQIPTQRE

Prefektura mbretnore

                 Vlonё

Nr. 172

Vlonë me 21. Kallnuer. 1933

            P.T.

Ministris Aresimit TiranË

Këtu ngjitun kemi nderin me Ju paraqite proces-verbalin e mbajtun me rastin e marrjes në dorëzim té Flamurit qé ashte ngritun për té parën here né Vlonë, prej Patriotit Ismail Qemalit. Gjithashtu në pako të veçantë dhe po me këtë shkresé dërgohet edhe Flamuri në fjalé. Shtojmë se me gjithqë Z. Etéhem Vlora pretendon se ky Flamur ashte ngritur për té parén here né ndërtesën Qeveritare me dorën Atit tij, por nga sa kemi hetue ky Flamur ashte ngritur me të vërtet mëm 28 Nanduer 1912, por jo né ndërtesën Qeveritare, por né Zyrën e doganave né Vlone.Lutemi me na njoftue marrjen né dorëzim.

                                                                                                             Prefekti

                                                                                                                  A.  Nepravishta”

Shkruar me dorë:

“T’i dërgohet ky

flamur Bibliotekës”

Nën këtë shënim, është një tjetër, që konfirmon marrjen e flamurit në dorëzim:

“asht këtu në bibliotekën t’onë”

(firma)

28/10/33

Vijojnë disa vula dhe firma dhe në fund:

“Marrë në dorëzim me 29-X-933”.Po paraqesim edhe proces-verbalin shoqërues:

                                            “Proces-Verbal

Sot mé 28 Nanduer 1932, ditën e Hënë, me rastin e transferimit të eshtravet të shënjtorit tëéKombit té ndjerit Ismail Qemalit nga Kanina né Pemendoren kujtimore té ngrehun prej N.M. Tij Mbretit dhe në pranie të Përfaqësuesit té N.M.Tij Mbretit Shkëlqesisë së tij Gjeneral Leon De Gjilardi dhe të shkëlqesave të tyne Z.Z. Hil Mosi, Ministër i Arsimit, Milto Tutulani, Ministër i Drejtësisë dhe té Prefektit té Vlonés Z. Abedin Nepravishta, Zoti Ethem Bej Vlora, i biri  i té ndjerit Ismail Qemal pér kujtim Kombëtar i dorëzoj Prefektit të Vlonés Flamurin Kombëtar té cilin mé 28 Nanduer 1912 ati i tij Eroj i Kombit i ndjeri Ismail Qemal e ngriti né qytetin e Vlonës tue prokllamuar indinpendencën e Shqipnisë pas shumé shekujsh rrobnije.Kété Flamur té shenjté Prefekti i Vlonës ja dorëzoj Ministrit té Arësimit Shk. tij Z. Hil Mosi për t’a dépozituar né Muzeun Kombétar né Tirané.

Për sa ma nalté u redaktua ky Proces-Verbal i mbajtun në katër kopje dhe i nënëshkruem prej të gjithëve që  përmendën ma sipër.

Ministri i Arësimit               Ministri  i Drejtësisë               Përfaqësuesi i N.M.Tij

        Hil Mosi                           Milto Tutulani                             Mbretit

                                                                                         Gjeneral Leon De. Gilardidrejt

 

I biri i té djerit                                    Prefekti i Vlonës

Ismail Qemal                                       A. Nepravishta

Etem Vlora”       

 

Nga shkresa e mëposhtme, e firmosur nga vetë ministri i arsimit Mirash Ivanaj, vërtetohet se flamuri i u dorëzua Muzeut Kombëtar. E citojmë:

Dokumenti: AQSH, fondi 195, viti 1933, dosja 173.

“ Ministri E Arsimit

Nr. Prot. 1208. Dërgohet Flamuri Komtar i ngrehun për herë të parë në Vlonë.

Drejtorisë së Muzeut Komtar, Tiranë

Këtu ngjitun i dërgojmë asajë Drejtorije kopjen e process-verbalit të mbajtun me 28 Nanduer 1932 mbi flamurin komtar qi asht ngreh për herë të parë nga i ndjeri Ismail Qemali në Vlonë.Për njiherit me këto shkresa ju dërgojmë dhe kët flamur historik për t’a ruejtun me kujdes në muzeun komtar.

                                                                                    Ministr’i Arsimit

                                                                                       Mirash Ivanaj (firma)

Nisur me 6/XI/1933”

Kështu, në bazë të këtij dokumenti, Shqipëria u bë me flamur kombëtar. Por kjo nuk ishte e vërtetë. E vërtetojnë mohimet që i u bënë faktit të servirur nga dëshmitarët e atyre ngjarjeve, që detyruan autoritetet e kohës të bënin verifikime të shumta, për të sqaruar të vërtetën. Mirëpo patriotizmi vulosi mendimin. Për shumë kohë u besua se flamuri i pavarësisë ndodhej i ruajtur në Muzeun Kombëtar. U desh kohë që ngatarresa të shpështillej, por kjo është çështje që nuk lidhet me këtë shkrim, aq më tepër që është sqaruar.

 

“M.A.

Nri 402/749

Flamuri i Vlorësë

                                              Mënistërijës’ së Arësimitë

                                                                                                   Q y t e t

Bashkë me shkresën’ Nri 1208 të së 6s’ së këtij muaji, të shoqëruarë me verbalin’ e endur’në Vlorë më 28 të Vjeshtës’ së Tretë 1932. Muarëm’ në dorëim:

Flamurin’ kombëtar që shtolli në Vlorë vetë Ismail Qemal Vlora, mbë 28 të Vjeshtës së Tretë 1912.Ky flamur zu vëndin’ në rjeshtën’ e kujtimevet’ t’ tjerë, me vlejë të jëstorijëtë, që ruhen’ në Tiranë,  9 Vjesht’ e Tretë 1933

                                                                                       Drejtori

                                                                                 (Firma dhe vula )

Ngjitur’ pas kësaj’ dorë-dëftesa

e jonë Nri C. 208”

Dokumenti: AQSH, Fondi 195, viti 1936, dosja 62.

                                                 “Flamuri i Vlorësë

 

 

Për punën, e flamurit’ kombëtar që valoj në Vlorë për here të pare ditën’ e të lëҫiturit’ të Shqipërijsë mbë krye të vehtë, Zoti Et-hem Bej Vlora, bir i të ndjerit Iamail Qemal Bej Vlora, pati mirësijën’ të shtronjë këta kujtime:

1)      flamuri upat nga shtëpija e Zotit’ Syreja Bej Vlora. (Shënim nga F.Stamati: fjalët, “nga shtëpija e Zotit’ Syreja Bej Vlora”, janë të shuara me një vijë përsipër).

2)      Pëlhura e flamurit’ qe e leshtë dhe shkaba e shtampuarë; nuk’ mban mënt të ketë pasur,’ theka o kravatë.

3)      Të madhët’ të tijë, gjer sa mund të caktohet’ me të maturë syri, munt të qe afëro 0 m. 80 për së gjati, dhe 0 m. 50 për së gjëri.

Sa për fundin ‘ e këtij, flamuri Zoti Et-hem Bej Vlora ësht’ i mejtimit’ se flamuri nuk’ ka qënë shdukurë, po se ndodhet’ i ruajturë në Shqipërijë, ndër duar’ që do të kujtohen’ ndofta  ndonjë  ditë t’i a falin’ Muzejës’ Kombëtare.

Tiranë, 10 shkurt 1936”

            Më poshtë, në të majtë, është vula e Bibliotekës dhe Muzeut Kombëtar, si dhe firma, ndërsa në të djathtë, firma e Ethem Bej Vlorës. Poshtë ka një shënim:

(a)     Zoti Et-hem Bej Vlora ndreqi me dorën’ e vehtë:

“nga shtëpija e Zotit’ Xhemil Bej Vlora”.

            Ёshtë me interes edhe një dokument tjetër:

Dokumenti: AQSH, fondi 195, viti 1936, dosja 62. Po e citojmë:

                                                 “Flamuri i Doganës’ së Vlorësë.

Me shkresën’ e Mënistërijës’ së Arësimitë Nri 1208 të së 6s’ së Vjeshtës’ së Tretë 1933, i udorëzua Muzejës’ Kombëtare një flamur i trajtuarë prej dy fijesh pëlhure të leshtë, 1 m. 45 i gjatë dhe 0 m. 95 i gjërë, me shkabën’, me dy krerë dhe me krahë të shtallurë mbë të përpjetë, pa theka dhe pa kravatë.

Pas shkresës’ që i përsillte Muzejës’ Kombëare këtë flamurë, janë mpështeturë:

1)      një verbal me ditë  28 të Vjeshtës ‘ së Tretë 1932, në të cilin’ kan’  vënë duarëtë:

Përfaqësi I L. Madhërijës’ së Tijë Mbëretitë, Gjeneral Leon de Ghilardi,

Ministri i Arësimitë, Hil Mosi,

Ministri i Drejtësijësë, Milto Tutulani,

Zoti Et-hem bej Vlora, përfaqësi i Fëmijës’ së të ndjerit’ Ismail Qemal Beutë, Prefekti i Vlorësë, A. Nepravishta.Në këtë verbal është shënuar se flamuri i dhuruar  Muzejës’ Kombëtare është mu ay  që pati ngriturë në Vlorë me dorën’ e vehtë i ndjeri Ismail Qemal Beu, të 28në të Vjeshtës’ së tretë 1912.

2)      një shkresë e Prefekturës’ së Vlorësë, Nri 172 me ditë 21 Jenar 1933, në të cilën’, ndër

3)       t’jera, është shënuarë se si pas kërkim’ e hetimeve të bërë nga Prefektura e Vlorësë, ky flamur nuk ‘ ka qënë ngritur’ kurrë mbi ndërtesën’ qëverritare as ditën’ që ulëҫit të krye-mbë-vehtët’ të Shqipërijésë as mëë  pas, po ka valuarë vetëm për një kohë të gjatë mbi godinën’ e Doganës’ së detitë  të Vlorësë.

Për të kthillurë këtë pikë ukërkuanë hollësija nga Zoti Et-hem Bej Vlora, i cili pati mirësijën’ të apinj’ këta shënime:

1)      flamurin’ që  i udorëzua Muzejës’ Kombëtare, i a fali të ndjerit’ Ismail Qemal Beutë Duku i Monpansierit’, kur pat’ ardhurë në Vlorë, nga Marsi i vitit’ 1913.

2)      qëverrija e Shqipërijësë e përdori për Doganën’ e Vlorësë, mbi ndërtesën’ e së cilësë valoj gjer ditën’ që Ismail Qemal Beu hoqi dorë nga Kryesija e Qëverrijësë.

3)      mbë t’ ularguarë nga Vlora  Ismail Qemal Beu, kërkoj të ketë si kujtim një nga flamuret’ të Qëverrijësë; usgjoth ky flamur dhe i udorëua Zotit’ Et-hem Bej Vlora, i cili e pati me vehte gjatë kohës’ që bashkë me t’ anë undodhën’ ndëpër Evropë.

4)      ditën’ që i ndjeri Ismail Qemal Vlora ndërroj jetë në Perugia të Italijësë (25 Jenar 1919) Zoti Et-hem Bej Vlora mbuloj trupin’ e t’et me këtë flamur.

5)      kur upru i vdekuri në Vlorë dhe uvendos në sallën’ e fllugërijës’ së përmortëshme, që pati navaturë Kumanda e Ushtërijës’ Italjane, prapë ky flamur under mbi arqivolin’ e të vdekuritë.

6)      gjatë përsjellës’ së trupitë nga Vlora në Kaninë, arqivoli qe mbuluarë me po këtë flamur.

7)      edhe ditën’ që eshtërat’ të të ndjerit’ Ismail Qemal Beutë umbartën’ nga Kanina në Vlorë, për t’ ukallurë në varrin’-monoment, që ngrehu Qëverrija Mbëretërore e Shqipërijësë, ky flamur qe nderur’ mbi arqivolin’ edhe gjatë rrugësë edhe gjer sa  mori funt shërbesa e të kalluritë, pas së cilësë Zoti Et-hem Bej Vlora u a dorëzoj  Përfaqësvet’ të Qëverrijësë Mbëretërore, si kujtim për t’ uruajtur’ në Muzejën’ Kombëtare.

Tiranë, 10 Shkurt 1936”.Më poshtë, majtas,  është firma dhe vula e Bibliotekës dhe Muzeut Kombëtar, ndërsa djathtas firma e Et-hem Bej Vlorës.

3.

 Si u rajtën dokumentacionet.Dr.A.prifti shprehet:” Në vitin 1946 materialet e Muzeut Kombëtar i kaluan Institutit të Shkencave. Në vitin 1957, kur u krijua Universiteti i Tiranës, mori jetë edhe Instituti i histori-gjuhësisë, i cili pati në vartësi të vet edhe Muzeun arkeologjik-etnografik, si edhe fondin etnografik. Në këtë fond kaluan edhe flamujt, që ndodheshin dikur në Bibliotekën dhe  Muzeun Kombëtar. Mirëpo nuk pati asnjë dokument për historinë e tyre. Kështu, ata mbetën enigmë. Edhe i ndjeri Rrok Zojsi, themeluesi dhe shefi i etnografisë dhe i fondit etnografik, e kishte me të dëgjuar se dikush i kishte dorëzuar flamujt pa dhënë ndonjë sqarim për ta, duke thënë: merrini dhe ruaini edhe këta! Punonjësja më e vjetër e fondi etnografik Znj. Pandora Plaku, kujton edhe në ditët e sotme porosinë e Rrok Zojsit për kujdesin ndaj ketyre flamujve dhe punën që ka bërë ajo me kolegët e saj për t’i mbrojtur këta flamuj nga infeksionet e insekteve dhe nga dëmtime të tjera.Ishin tetëmbëdhjetë. Puna për identifikimin e tyre filloi dhjetë vjet më parë. Me 2 dhjetor 2011 i erdhi rradha këtij. Se si ndodhi mund ta tregojmë ndonjë herë tjetër.Flamuri është i plotë, por ka dëmtime të shumta. Ngjyra e kuqe është zbehur nga veprimi i diellit.

 

Filed Under: Histori Tagged With: Gezim Llojdia, Ismail Qemali, Si u identifikua flamuri me të cilin, u varros

Akademi Përkujtimore në Vlorë për figurën e Ismail Qemalit

January 21, 2019 by dgreca

1 Bujar LeskajAkademi Përkujtimore  në Vlorë për figurën e Ismail Qemalit/

1 a Ismail QemaliNga Gëzim Llojdia/

1.Në qytetin e lindjes  në kuadër  të 100 vjetorit të Ismail Qemal Vlorës, me organizimin e Bujar Leskaj,Instituti :”Ismail Qemali”,Kolegji Universitar “Pavarësia Vlorë dhe shoqatës ;’Ismail Qemali” është mbajtur në sallën “Aula Magna”të Kolegjit Pavarësia”,një akademi përkujtimore  me temën:”Ismail Qemali,themelues i shtetit shqiptar,Atë i Pavarësisë”.Në këtë akademi u mbajtën këto kumtesa : Pikepamjet e Ismail Qemalit mbi formen dhe ndertim administrativ te shtetit shqiptar.profDR Kaliopi Naska.Ismail Qemali, babai i Shtetit Shqiptar dhe anetare i nje trinie te shenjte te kombit shqiptar.  Prof.Ndricim Kulla.Dokumenta te reja mbi vitet e fundit te veprimtarise se Ismail Qemalit.  Prof.Dr.Bardhosh Gace.Historia ka nevoje per modele.. .ne kemi detyrimin t’a njohim ate.  Prof.Dr. Perparim Kabo. Jehona e shpalljes se Pavaresise ne shtypin e kohes. Dr.Etleva Domi. Prof:Bedri Islami  e trajtoi kumtesën etij rreth pavarësisë së   Kosovës dhe Pavarësisë së Shqipërisë. Nga kjo akademi u kërkua që viti 2019 të shpallet  nga Qeveria me VKM :”Viti i Ismail Qemalit.

Bujar Leskaj  në fillim të akademisë tha :Kjo akademi përkujtimore  organizohet në kuadër të 100 vjetorit të ndarjes nga jeta të themeluesit të shtetit shqiptar,Atit të Pavarësisë:Ismail Qemal Vlorës”.Është dëshmi e veneracionit që ne pasardhësit e tij formulojmë dhe adresojmë si një mirënjohje kombëtare për gjithshka ,që Plaku i urtë nisi dhe e kreu për Shqipërinë dhe kombin tonë si askush tjetër,mbas Skënderbeut. Nëse emri i Skënderbeut simbolizon epopenë e madhërishme shqiptare të shekullit të XV   si kalorës i lirisë dhe krishterimit,vëllezërit Frashëri rilindjen e ndritur kombëtare  të shek XIX. Emri i  Ismail Qemal Vlorës simbolizon në ndërgjegjen tonë  shpalljen e Pavarësisë kombëtare në 28 Nëntor 1912 dhe krijimin e shtetit shqiptar. Emri i tij i pavdekshëm barazohet me Pavarësinë dhe është i lidhur pazgjidhmërisht me shpalljen e Pavarësisë Kombëtare të Shqipërisë,jo rastësisht ,jo se ashtu si e pruri fati siç kanë pretenduar  kundërshtarët e tij ,por se shpallja  e Pavarësisë dhe krijimi i shtetit shqiptar ishte synimi i tij i hershëm dhe fryt i punës  së tij largpamëse e nisur qysh në vitet e rinisë së tij. Në moshën 20 vjeçare  ai merr pjesë  në mbledhjet me nismën e Kristoforidhit  në kryeqytetin turk dhe për më tepër se 30 vjet  1870-1900,Ismail Qemali zhvilloi një ide të madhe komplekse i bindur  se shqiptarët nuk mund të çliroheshin nga zgjedha turke  nqs nuk çlirohej vete  në të njëjtën kohë kombi turk,sipas idesë së tij,leva ku duhej të mbështeteshin të gjithë  do të ishte kushtetuta.Në tetor të vitit 1900,kur poeti Naim Frashëri mbyllte sytë,Ismail Qemali i drejtonte popullit shqiptar një manifest programatik për lëvizjen historike shqiptare .Me tej B.Leskaj tha se   aty nga vitet 1900 ai braktisi postet e larta në perandorin osmane.Leskaj vuri në Dukje  meoradiumin e Gërces, kryengritjet epergjithshme të vitit 11-12 deri në mbërritjen e ditës finale të aktit madhor  të Shpalljes së Indipendencës kombëtare.

2.Pikepamjet e Ismail Qemalit mbi formen dhe ndertimi administrativ te shtetit shqiptar ishte një nga temat e Prof.Dr.Kaliopi Naska e cila ndër të tjera thekësoi:”Ismail Qemali është një personalitet historik me një veprimtari politike shumë të begatëshme dhe tepër komplekse. Kjo veprimtari poliedrike pushton nje periudhe gati 60- vjecare të ngjeshur me levizje të armatosura, me luftë parlamentare, me kryengritje clirimtare, me batica e zbatica te vrullshme në të cilat ai ka qene pjesemarres mjaft aktiv në lufte, si ideolog, si udheheqes, si organizator e diplomat. Veprimtaria dhe pikepamjet e tij janë të shumanshme. Një vend të rëndesishem në sistemin e pikepamjeve të tij zen dhe konceptet që ai kishte mbi ndertimin shteteror. Per te kuptuar bazen e koncepteve të Ismail Qemalit mbi formën dhe ndertimin administrativ te shtetit shqiptar.Kapitullin e jetës si nëpunes i shtetit në administraten e Perandorisë Osmane, ai e filloi në Stamboll, ku shumë shpejt u shqua si një person i pajisur me kulturë të gjerë, me një erudicion të thelle e konstruktiv. Thellimi i studimeve në  shkencat juridike dhe inteligjenca e tij, të gjitha këto i dhanë dorë, që ai s Lane shpejt te hyje ne administraten osmane dhe te kryeje funksione të ndryshme të rëndësishme si guvernator, si sekretar i pergjithshem i Ministrisë së Puneve te Jashtme, deri si keshilltar shteti. Gjate ketyre viteve me veprimtari tëe larmishme shtetërore, ai njohu problemet e shumta, te mprehta e te veshtira, qe kerkonin zgjidhje ose që kërkonin të pakten të mbahej qëndrim pëërballë shtetit dhe publikut.Këto shqetesime, formimi kulturor e ideor e shtyne atë të mendojë se Perandoria Osmane duhej të dilte nga gjendia e nderë në të cilën qe zhytur. Për të dalë nga kjo situate, ai mendonte se e vetmja doktrine qe do t’i jepte rruge zgjidhje asaj, ishte zbatimi i doktrines se Mithat Pashes, e cila ishte me perparimtaria per Turqine ne ate kohe. Permbajtja e kesaj doktrine e 9oi Ismail Qemalin te lidhej me Mithat Pashen, qe ishte udheheqesi i levizjes liberale osmane. Ne menyre te ve9ante, ai u pajtua me thelbin e ideve te tij, te cilen e perbente bindja se Perandoria Osmane mund te hynte ne rrugen e perparimit dhe modernizimit me anen e reformave dhe jo me ane te revolucionit. Keshtu ai mendonte se do te likujdohej sistemi absolut i Sulltanit, i cili do te zevendesohej me nje regjim kushtetues pa eleminuar kuroren mbreterore, por duke i kufizuar pushtetin absolut sovranit. Ai u pajtua gjithashtu me parimin e decentralizimit te pushtetit administrativ shteteror ne favor te borgjezise dhe ne menyre te vecante te kombesive te shumta te Perandorise, te cilat ne kete menyre do te fitonin te drejten per nje vetqeverisje provinciale ne kuadrin e Perandorise Osmane. Pra sikurse shihet Ismail Qemali synonte te airinte te vetqeverisja provinciale e kombesive nepermjet rregullimit rrenjesor te Perandorise dhe jo duke u interesuar vetem per autonomine e njeres apo tjetres kombesi, por per te gjitha kombesite ne te njejten kohe, nepermjet rregullimit radikal te Perandorise. Keto ide Ismail Qemali jo \ e pervetesoi, por u mundua t’i zbatonte gjate karieres se tij si funksionar i Perandorise Osmane dhe disa prej tyre e shoqeruan dhe ne detyren e kiyetarit te shtetit te pare kombetar. Ismail Qemali u be armik i absulutizmit sulltanor pikerisht nga kendi i ketyre pikepamjeve liberale. Kjo e shtyri ate qe te marre pjese ne hartimin e kushtetutes se vitit 1876, apo ne hartimin e disa memorandumeve derguar Portes se Larte ku kundershtohej politika absolute e Sulltanit dhe nxirrej ne shesh kalbezimi i sistemit administrativ konservator. I gjithe ky aktivitet i dha dore Ismail Qemalit te kuptoje mjaft mire mekanizmin e administrates shteterore. Aktiviteti qe zhvilloi ne Perandorine Osmane si funksionar i saj, tregoi qarte se ai ishte nje iluminist e veprimtar reformator, perfaqesues i interesave te borgjezise liberale te te gjitha kombesive. Prestigji i madh qe gezoi ne Turqi dhe ne rrethet e larta diplomatike, patriotike dhe intelektuale dhe te Evropes, ndjenjat e tij liberale demokratike e perparimtare e bene ate nje figure mjaft te njohur dhe me autoritet, por dhe armik te rrezikshem e nje shenje goditje per autokracine anakronike osmane me te cilen Ismail Qemali nuk pajtohej dot. Per dhjetra vjet deri ne fund te shek. XIX Ismail Qemali u shqua si militant i levizjes demokratike liberale osmane ne kuadrin e se ciles ai mendonte se do te gjente zgjidhje dhe feshtja nacionale shqiptare. Por ne fillim te shek. XX, kur levizja liberale osmane. hyri ne rrugen e nacionalizmit turk, qe e nderlikoi zgjidhjen e ceshtjeve nacionale ne perandori, atehere Ismail Qemali pa hequr dore nga pikepamja e tij liberale e shkeputi levizjen naciona^lirimtare shqiptare nga levizja liberale borgjeze osmane dhe e ktheu ne geshtje me vete.Me nje pergatitje te tille politike dhe horizont kulturor, ai u ingranua shume shpejt ne iTadhet e levizjes kombetare shqiptare duke marre pjese aktivisht n&^^u u shqua si politikan, diplomat dhe statist i madh qe u mbrujt me flPPP-t e kultures me perparimtare te kohes e te vendit te vet, qe asimiloi gjithcka te mire qe kishte levizja 9lirimtare shqiptare me arme e me pene dhe qe e ndoqi kete levizje deri ne kun-orezimin fatlum. Kombi shqiptar me plot te drejte e konsideron ate si protagonistin kryesor te Kuvendit te Vlores i cili shpalii me 28 Nentor 1912 pavaresine kombetare. Pavaresisht nga origjina per vete formimin e tij shumevjecar, ai u brumos si burre shteti demokrat duke u zgjedhur dhe kryetar i qeverise se pare shqiptare, duke u bere keshtu udheheqesi kryesor i jetes politike te vendit ne momente jashtezakonisht te nderlikuara dhe te veshtira qe kaloi Shqiperia e rilindur ne periudhen kritike te nderhyrjeve te Fuqive te Medha dhe te monarkive fqinje, te cilat u turren per ta asgjesuar ate.Shpallja e pavaresise shenoi fillimin e nje etape te re historike qe shtronte detyra te reja dhe te nderlikuara perpara popullit shqiptar dhe udheheqesve te Levizjes Kombetare, qe kishin marre persiper barren e rende te krijimit te shtetit te pavarur.Kryetarit dhe qeverise i dolen detyra te medha per organizimin e shtetit dhe ngritjen e administrates shteterore, sigurimin e njohjes nderkombetare te Shqiperise dhe kufijve te saj qe perfshinin trevat e banuara prej shqiptareve.Qe ne dhjetor te vitit 1912 u morren masat per hedhjen e bazave te para te organizimit te shtetit dhe u miratuan aktet e para legislative qe u percaktuan nga vendimet e kuvendit kombetar i cili perfshinte delegate nga te gjitha krahinat e Shqiperise dhe perfaqesonte objektivisht vullnetin e gjithe kombit, duke u bere organi me i larte i shtetit shqiptar, mbrojtesi dhe shprehesi i sovranitetit shteteror. Prandaj vendimet e tij kishin vleren e ligjeve kushtetuese qe sanksiononin vullnetin e popullit shqiptar per shkeputje nga Perandoria Osmane e per krijimin e nje shteti te pavarur tha mes të tjera Prof Dr k.Naska. Prof :Bedri Islami në kumtesën e tij tha:Kam ardhur në këte akademi për një figurë nder me te shquarat e kombit tone. Ismail Qemal bej Vlores.Kam ardhur me shume’ dëshirë dhe me ftesën e një miku të vecantë, respekti ndaj të cilit është i gjithmonshëm, për vecoritë që shfaq, seriozitetin, përkushtimin, mirësinë dhe atdhedashurine, profesor Bujar Leskaj. Me shumë dashamiresi desha të falenderoj atë dhe gjithë organizatorët që më bënë vend.Ndërkohë, në emër të Presidentit të Kosovës, zotit Hashim Thaci, desha të falenderoj të gjithë kontribuesit vlonjate që, disa kohë më parë, bënë të mundur që permendorja e Ismail Qemal Vlorës të vendoset në mesin e Prishtinës, si gjëja me e arsyeshme dhe me normale në botë. Ismail Qemali ndjehet në Prishtinëe si ne mesin e Vlores. Ai bën ndër Kosovës, po aq sa edhe Labërisë, dy krahinat e mëdha liridashese të kombit tonë.Disa histori janë të përgatitura për të qene pjesë e legjendës. Koha, që vjen pas tyre, nuk ben asgje tjeter, vecse brymos deri nëë fund atë që ishte e domosdoshme, jetike dhe shpresëdhënese për vete të ardhmen, sidomos kur është fjala për të ardhmen e një kombi të vogël.Historitë i ndërtojne njerëzit përmes një vepre të madhe, të pashlyer nga ajo që vjen dhe gurthemeli për të, atë që është ëndërruar. Këto njerëz, të denjë për bashkëkombasit e tyre, janë edhe më të dinjitetshem në brezat që vijnë.Jo rastësisht, këto njerëz që janë shtetformues dhe liberatore, ne i njohim me mire nga bashkekohesit e tyre. Largesia nga vitet i madhon ato.Do te thosha se i njohim ashtu si i njohu historia që krijuan, dhe që ishte njëkohësisht edhe ëndrra e tyre.Mes tyre, më se e shkëlqyer dhe e dinjitetshme, historike dhe aktuale, përshkruese dhe
solide, ëndërr dhe në të njëjtën kohë, liberal i madh dhe nacionalist i dorëës së parë,erudit dhe njeri
i        ështe figura e Ismail Qemal bej Vlorës, njeriu që, në të njëjten kohë ka lidhur emrin e tij me tre personifikime kombetare: me shtetin shqiptar, pavarësinë e tij dhe me flamurin.Ismail Qemal bej Vlora, mes shumë të tjerave, ka tri karakteristika kryesore: dhembshurine për vendin dhe njerëzit e tij, seriozitetin me te cilin merr përsiper shtetformimin e vendit te tij dhe, ai eshte njelloj i dashur në të gjitha trojet shqiptare, cka ka ndodhur në përgjithesi me tri personalitete shqiptare: Skenderbeun, Ismail Qemal Vlores dhe Adem Jasharin.Per te gjithe figurat e tjera, shume te njohura apo me pak te njohura, koha dhe mendimi politik e shoqëror ka konstetime, ndërsa për keto bashkohen te gjithe ne nje mendim te perbashket. Ata , si kurrë më parë, i pranojnë të gjithë, dhe, cka ndodh rralle herë në historinë e një vendi, cdo krahine shqiptare, cdo qytet e qyteze, cdo fshat apo edhe rrugine, do të kishte dashur t’i kishte bashkevendas dhe, megjithëse mund të konceptohet se Ismail Qemal Vlora ishte thjeshtë një vlonjat i famshem, si ishin përgjithsisht nga familja e njohur e Vlorajve, familje kryeveziresh dhe kryeministrash, ate e quajnë baba i kombit kudo, e kanë të vetin në cdo cep, e vendosin në dhoma, në institucione, dhe, kur është dashur dhe e ka kërkuar koha, e kanë bërë simbol të kryengritjes së tyre, si ndodhi në luftën e fundshekullit të shkuar në Kosovë dhe ne devizen e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, për një bashkim të kombit, për Shqiperinë natyrale si e kishte projektuar Ismail Qemal Vlora, dhe rreth idesë të së cilit ishin bashkuar dy nga figurat me eminente tëë shqiptareve, jo vetëm të atyre të përtej Drinit, në Kosovë, por kudo, Isa beg Boletini dhe Hasan Prishtina.Të  dy këto burra tëeshquar të Kosovës, vërtet të shquar nga mendja dhe nga trimeria, nuk ishin rastesisht miq nga më të ngushtët dhe nga me besnikët të Ismail Qemalit, qe, edhe kur ndonjq ish funksionar i larte u largua disa muaj pas krijimit te qeverisë së parë shqiptare, e rrethuan atë që është në fakt Plaku i Shqiperisë, me përkujdesje, mirësi, me armët e tyre dhe, kur ranë në gjunjë para flamurit, akti ishte me tepër se simbolik, ishte pranimi i aktit të prirjes së Ismail beut drejt bashkimit të kombit.Isa beg Boletini, figura mitike e të cilit bëhet edhe më e pranueshme kur është pranë diplomatit dhe luftëtarit të vjetër,             Ismail beut, ishte nga Mitrovica e Veriut, ku ende janë kullat e tij dhe ku më në fund prehet në varrin e tij. Ishte në  pikën e fundit veriore ku ishin tkurrur viset shqiptare, pas dëbimeve masive vdekje medha, qe nga trojet e vjetra dhe per te cilen, kryetari i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Ymer Prizreni, lëshonte kushtrimin, ” Cohuni burra, se shkau na e mori Nishin”.Për të mos marrë edhe Mitrovicen e Isa Boletinit duhej mendja e Ismail Qemalit. Për të ndodhur si ndodh jo rrallë në histori, kur qeverite përmbysen nga falangat serbe greke a malazeze apo nga verbëria   e momentit, duheshin armët e Isa Boletinit. Për të prirë mendimin politik të shqiptareve në parlamentin turk duhej mendja e Ismail Qemalit, njëë mendje liberatore, iiberale, si nxenesi me i shkelqyer i mentorit te tij, Mithat pashes. Për të dëshmuar se Shqiperia është një njësi e vetme politike dhe kombëtare, për të bërë të njohur realisht një thënie të mëvonshme të Poradecit, për Drinin e Zi që rrjedh mespërmes Shqipërisë, duhej edhe forca politike e Hasan Prishtines. Duke ardhur më tej në kohë, shumë më këtej, në ditet e operacioneve të tmerrshme serbe ndaj Ushtrise Clirimtare të Kosoves, shkurtin e vitit 1999, në këtë qytet, së bashku me një vlonjat teper atdhetar, profesor Sabit Brojka, u organizua ardhja e djalit, dhe e dy nipave te Adem e Hamze Jasharit, si dhe nga familja e lavdishme e Lladrovceve. Në këtë qytet u bë njëri nga demonstrimet më të mëdha te mbështetje të  luftës në Kosovë dhe, duke qenë për ju ndoshta e zakonshme, pasi një krahinë si Laberia e ka tepër të lehte të bëjë luftë, kjo ka patur jehonën e saj shpresëdhënëse në ata që luftonin dhe që mund të vritesin dhe nga të cilët u vranë, sëbashku me gra, femije, pleq, 12 mije shqiptare.Ashtu si u vra mbi telat e pushtuesit Musa Salaria, 74 vite më vonë, mbi tankun serb u vra Bekim Berisha, i njohur si AB-ja, per te cilin shteti kroat shpaili nje tri dite zie ne vendin e tyre; dhe, si e kam shkruar në njerin nga librat e mi për luften e Kosoves, e vetmja bijë e shpëtuar nga lufta tri diteshe ne Prekaz, ishte mbesa e Adem Jasharit, Besarta. Ne qershorin e vitit 1999, kur lufta mbaroi dhe u kthyem në Kosove, kam pasur fatin që nga qyteti i Mynihut dhe deri në Drenicë të udhëtoj me familjen e Jashareve, e pyeta Besarten, në se kishte patur frikë. Me tha se, sa kendonte bali Adem, nuk kam pasur frike, ma vone, po. E pyeta se cilen këngë këndonte Adem Jashari. Me tha se gjithe tri dite nete këndonte dy këngë, atë këngen e Kamber Loshit, qe digjte kullen e nuk e bente dorezimin dhe, ma se shumti këngën e Cerciz Topullit, me milazimet që i skuq dhe i ben me bojen e gjakut.Koha sjell prane vetes njerezit. Nese koha eshte fisnike ajo sjell pranë vetes njerëz fisnike, krahina fisnike dhe mbështetje fisnike.Lufta në Kosovë është  bërë edhe përmes simboleve. Ismail Qemal bej Vlora ishte njeri nga simbolet më të mëdha, më të perhershem dhe më të ndritur.Si e thashë në fillimin e fjalës sime, jam këtu fale dashamiresise se profesor Bujar Leskajt dhe organizatoreve te Akademise së sotme.Me eshte bere nje nder i madh, i pashoq, te cilin do e kujtoj gjateNdoshta une dhe profesor Bujari mund të kemi, në ndonjë shikim të vecantë ndaj politikes, por kurre te kunderta. E rëndesishme të duan këtë vend, ndaj të cilit janë sulur mjaft oktopode të politikes.Para se të nisej lufta në Kosovë, qe ishte lufta e fundit që mund të bëhej,pasi njeë e nesërme do të ishte tepër vonë dhe fatale, ne bëm tonën dy koncepte. Së pari: se ” në këtë luftë, askush nuk është i tepërt dhe askush nuk është i vonuar” dhe se, ” nacionalizmi i bën nder një kombi të vogël që kërkon lirinë”.Edhe sot mendoj po ashtu. Në Shqipëri, gjithnëe njerëzit e mirë, atdhetare dhe solide, nuk janë as të tepërt e as të vonuar për të bërë këtë vend parajsen e Zotit, si e desh Ismail beu, per te cilen u vra Isa Boletini, dhe, kurre mos qofsha i gabuar, për tëe cilën, këtu në Vlorë, luftuan Hysni kapo dhe Hysni Lepenica, duke thene se është koha të gjejmë të  përbashktën.

Ndërsa Prof. dr. Bardhosh Gace trajtori temën:” Ismail Qemalit perballe diplomacise’ së Fuqive të  Medha ndëer të tjera  tha:Në kushtet e daljes ne drite te ngjarjeve, fakteve, shenimeve, kujtimeve lidhur me momentet madhore, si shpallja e Pavaresise ne VIore ne vitin 1912, historiografia shqiptare gjithmone do te kete nevoje per te sjelle në vemendje perjetime, pamje, te dhena dhe deshmi per personazhet e kesaj periudhe, per raportet diplomatike, per marredheniet qe ajo pati dhe krijoi jo vetem brenda vendit, por edhe ne Perendim, ne kancelarite evropiane dhe induksionet e ve9anta qe lidhen me te. Sado qe eshte shkruar, sado qe eshte kornizuar pamja dhe deshmia historike per te, kohet kane treguar se ka akoma mundesi per te sjelle ne kete deshmi te rendesishme fakte, interpretime dhe per te pranuar burime te tjera te nevojshme dhe per nje arsye tjeter; ngjarja jone kombetare, pervecse ishte mu ne qendren dhe vlugun me te nxehte te Gadishullit te Ballkanit, ajo pleksi dhe nje opinion te gjere diplomatik nderkombetar te kohes.Sado qe historiografia shqiptare eshte perpjekur te krijoje nje kornize te qendrueshme per ngjarjen rrethanat, personazhet, aleancat dhe kunderaleancat, burimet, arkivat, librat e shkruar vone, madje dhe ne ditet tona, afrojne nje reflektim dhe vemendje per te shkruar per te. Pavaresia e Shqiperise, e cila u be e mundur ne dekaden e pare te shekullit XX. i cili në një hark të shkurter kohor i shkaktoi globit dy luftera boterore, ka qenë nje zhvillim kompleks, jo vetem shqiptar e ballkanik, por ajo valorizon nje politike here te hapur dhe here nen rrogoz te diplomacise se Lindjes e Perendimit, tëë nacionalizmit e shovinizmit, te berrylave qe shtetet nacional – shoviniste te Ballkanit kishin me njeri – tjetrin dhe me fuqite e kohes. Po ashtu ajo shpalon nje radiograme me te plote drite – hije te diplomacise se kohes, e cila dhe per ironi te kohes, i faturoi vecmas Ballkanit nje konfiktualitet te hapur, nje marredhenie aktive nacional – shoviniste te fqinjeve qe rrethonin Shqiperine.E perfshire ne nje realitet real dhe ireal, te miqve dhe armiqve, pavaresia e Shqiperise “angazhoi” nje qerthull te madh diplomatik dhe politik te kohes, qe ne njefare menyre i ka afruar historiografise dhe mendimit politiko – diplomatik mjaft reflektime, per njerezit e kesaj ngjarjeje te madhe, per bashkepunimet, rrugetimet, refleksionet e shtypit te kohes n« ilence te gjate dhe te gjere kohore dhe te gjeopolitikes se kohes. Ngjarje te tilla ka, . _.thmone arsye te vine ne vemendjen e kohes, pasi ato lidhen me njerin nga fondamentet me te rendesishme te qenesise shqiptare, lidhen me tabanin kombetar dhe mbi ekzistencen tone, qe per shkaqe po themelore, po gjeopolitike, vijojne te krijojne batica dhe zbatica te herepashershme ne Ballkan dhe me gjere. Gjeopolitika bashkekohore evropiane dhe me gjere, ketyre referencave te hershme nuk u eshte shmangur, madje ato ne jo pak raste kane qene dhe vijojne te jene rezultante te bashkepunimit diplomatik dhe te fushave te tjera te veprimtarise se shteteve ballkanike. Per arsye te ndryshme, keto marredhenie ne thelb, shpjegojne ngarkesat e historise, termat nacional- shoviniste ne Ballkan, ne Jugun dhe ne Veriun e Shqiperise, po ashtu lidhur me Kosoven dhe treva te tjera, si Cameria, te cilat vijojne te kene nje fat tragjik dhe ne kohen e globalizmit.

Filed Under: Featured Tagged With: 100 vjetori i vdekjes, Akadmeia Perkujtimore, Gezim Llojdia, Ismail Qemali

Virgjëreshë e betuara shqiptare si u njohën në botë?

January 12, 2019 by dgreca

burneshat 1Nga Gëzim Llojdia/

1.Poeti,studiuesi,shkrimtari Dr Moikom Zeqo një ndër eruditët më të talentuar  shqiptar , ka shkruar 3 vjet më parë dicka rreth temës së virgjëreshave shqiptare dhe kryesiht këtë temë e ka trajtuar një autore si Alice Monro.Alice Monro, subjekti i virgjëreshës shqiptare, absurditeti i një tradite të maleve,shkruan Zeqo ku ndër të tjera ai thotë:” Në vitin 1996, drejtova për disa muaj gazetën letrarokulturore “ABC”. Në një nga numrat e kësaj gazete, botova një lajm që lidhej me librin “Virgjëresha Shqiptare” e shkrimtares Alice Munro.M.Zeqo më tej shkruan:”Po si vallë kjo grua jetoi kaq larg Shqipërisë dhe të ketë shkruar një subjekt shqiptar? Si vallë një grua që nuk ka qenë asnjëherë në Shqipëri, madje edhe në ditët tona të shpejtësive reaktive, të jetë interesuar me figurën tipologjike të një femre shqiptare? Enigmat e këtij krijimi lidhen me ndërgjegjen e krijueses. Alice Munro ka lexuar një libër të Miss Durhamit, Mbretëreshës së Pakurorëzuar të maleve shqiptare. Në këtë libër, ajo ka reflektuar, përsiatjet janë bërë inkandeshente, është habitur nga zakonet e shqiptarëve alpinë të Veriut. Kjo është zanafilla. Në një intervistë të 22 qershorit 2005, shkrimtarja thotë: “Dikur shkrova një rrëfim rreth Shqipërisë, që më ka pëlqyer shumë”.Ajo u interesua për Shqipërinë edhe nga biseda me një bibliotekare nga qyteti i saj i lindjes. Bibliotekarja i tregon se kishte lexuar një libër për njëfemër kanadeze që duke udhëtuar nëpër Europë në vitin 1920, kishte kaluar edhe në Shqipëri dhe kishin kapur disa banditë shqiptarë. Por ata vetëm e kishin vjedhur dhe nuk e kishin prekur me dorë, për arsye se nderi i femrës konsiderohej i shenjtë te shqiptarët. Pasi kishte shfletuar librat e Miss Durhamit, Alice Munro u habit kur konstatoi se në shoqërinë patriarkale shqiptare, femra nuk konsiderohej e rëndësishme dhe nuk vlerësohej. “Nuk kisha dëgjuar ndonjëherë për ndonjë shoqëri tjetër në botë, ku ndryshimet gjinore e vinin femrën në një pozitë të tillë shoqërore”, thotë ajo për “Nju Jork Taimsin”. Ajo shkroi një tregim që fillimisht u botua në shtypin e rrethit letrar. Në 1994-ën, e përfshiu këtë krijim në librin “Sekrete të hapura”; më pas “Virgjëresha Shqiptare” iu fut në vëllimin më të njohur të Alice Munrosë, “Tregime të zgjedhura”, në vitin 1996.

2.

Albinfo.ch  në një shkrim të Arif Ejupi ,20 Shkurt 2016  shkruan:” Nëntë mbrëmjet e “Virgjëreshës së Betuar” në kinematë e Gjenevës.Filmi” Virgjëresha e Betuar”me skenar dhe regji të Laura Bispuri dhe Franceska Manieri,është shfaqur nëntë mbrëmje me radhë në kinemanë “ Grütli” të Gjenevës. Ky film fund e krye është bazuar në romanin “Hana” të shkrimtares dhe publicistes Elvira Liçaj Dones.Ky roman përveç tematikës mjaft tërheqëse, dhe tmerrësisht reale e ka shtyrë regjisoren dhe skenaristen italiane relativisht të re Laura Bispuri që në konsultë me autoren Elvira Liçaj- Dones, të nisë skemën rreth  filmit  “Virgjëresha e betuar”.Xhirimet janë bërë në Valbonë të Shqipërisë dhe në Milano të Italisë.Filmi si bashkëproduksion i Kosovës, Shqipërisë, Zvicrës, Italisë dhe Gjermanisë,ka debutuar me shumë sukses më  20 shkurt 2015 në Festivalin e filmit në Berlin “Berlinale Palast”.Rolin kryesor në këtë film e luan aktorja me origjinë italiano-gjermane  Alba Rohrëacher,e shpërblyer si aktorja më e mirë në Festivalin e Venedikut.Diku tridhjetë femra të këtyre zonave  malore janë transformuar  në  burrnesha.Sakrifica finale e tyre ka qenë të mbeturit e virgjër gjatë gjithë jetës. Në të shumtën e rasteve ato janë shndërruar në burrnesha në mungesë të meshkujve në shtëpi.Ato kanë ruajtur me mjaft besnikëri trashëgimin  e lënë nga  prindërit, dhe kanë rritur vëllezër e motra të mbetur jetimë.Aty –këtu ka pasur  edhe ndonjë rast kur me transformim në burrneshë të përjetshme, është shmangur martesa   e  negociuar apo e padëshiruar.

3.

Internazionale është një revistë javore,boton artikujt më të mirë ajo shkruan:”Virgjëreshë e betuar ishte një grua e një vendi ballkanik, zakonisht veri të Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi, i cili vendosi për të marrë rolin e njeriut dhe si e tillë është njohur nga shoqëria në të cilën ai jeton. Në komunitetet më arkaike shqiptare kjo nevojë doli nga supozimi se një grua nuk mund të jetonte vetëm.Kanuni, kodi më i rëndësishëm zakonor shqiptar, pranon se gratë që zgjedhin shtetin burrnesh marrin të njëjtat të drejta dhe detyra ligjore që tradicionalisht, në shoqëritë patriarkale, i atribuohen figurave mashkullore. Për t’u bërë burrnesh , gruaja merr pjesë në një ceremoni në të cilën ajo bën një “betim të konvertimit” përballë burrave më me ndikim të fshatit. Me këtë rast, veshja zyrtare bëhet me veshjet e meshkujve dhe flokët. Por mbi të gjitha, gruaja bën një premtim të dëlirësisë.Motivimet që qëndrojnë pas kësaj zgjedhjeje janë shumë: mungesa e trashëgimtarëve meshkuj pas vdekjes së kreut të familjes, refuzimi i një propozimi për martesë ose për shkak se vajza është lezbike dhe nuk mund ta deklarojë haptazi atë. Sot shqiptarët e rinj nuk duhet ta zgjedhin këtë rrugë, por shumë burrshe , tashmë të vjetra, janë gjallë për të treguar historinë e tyre.Për këto “virgjëreshë të betuara”, fotografja  Paola Favvoino ka kushtuar projektin Je burrneshe! , në shfaqje në  galerine e Raffaella De Chirico në Torino. Puna paraqet një sërë fotosh dhe një film të shkurtër që nga viti 2010. Pas udhëtimeve të shumta në Shqipëri, Favoino u bë i vetëdijshëm për këtë realitet dhe takoi Gjin, burrnesh i parë , i cili tani është tetëdhjetë vjeç. Këtu gratë e përshëndesin njëri-tjetrin duke thënë “je burrneshe?”, “A jeni një burrë ose jeni një grua?”.Gjin ishte udhërrëfyesi i tij në një mikrokozmos ku ka gra që jetojnë si burra, por nuk janë burra.  Për t’i definuar ato përdorim fjalën burr që nuk pranoi si femer. Historia e Gjin, dhe e pesë burrsheve të tjera Favoino ka arritur të takohet, është historia e një diversiteti të pranuar shoqërisht. Nëse për disa kjo ishte një sakrificë dhe për të tjerët një zgjedhje e lirisë, ajo që bashkon ata është një vetmi e pashmangshme që shkon krah për krah me gjendjen e tyre.

Filed Under: Politike Tagged With: Gezim Llojdia, Virgjereshat shqiptare

Kur Petro Marko kritikohej për tregimet, në vitin ‘68

January 8, 2019 by dgreca

Nga Gëzim Llojdia/

1 PETRO MARKO

1.Ata, që e kanë njohur Petro Markon kujtojnë  peripecitë të  mëdha  hasi shkrimtari, gjatë jetës së tij .Ferri i varrit të vet, ju bë vetë krijimtaria  e  tij, që në të vërtetë godiste rëndë dhe në një farë mënyre, talenti i vet ju kthyen në të kundërt. Petro Marko shkrimtari antifashist  e shqyrton vetë këtë gjendje  në një botim botuar pas viteve ‘90  dhe kjo ftohje e shokëve gjente një arsye të thellë. Mërinte nga dyert  e rënda të K.Q,madje atij i kishin thënë:”Ta dish ti kush e pengon…,bëhej fjalë për të madhin fare….”.Shokët e vjetër  ndërronin rrugë, dyert i mbylleshin para syve. Petrua ka pasur frymëzimin e detit, me atë gjënë hyjnore,fryhej e kërkonte ta derdhte nëpër fletëzat e vogla,si velëzat e detit harbut në një dimër kokëfortë .Poeti dhe shkrimtari Petro, ishte antifashistë, njeri ateistë ,megjithëse kishte lindur në një fshatë të bregut si Dhërmiu  me besim të krishterë. Në librin e tij, gjendet përshkrimi për murgjit brazilian. Ai përdorë satirën në shumë krijime, kur flet  për religjionet. Ai,një krijues realist .Në të vërtetët figura e tij është një lloj ndriçimi  yllësor, tashmë ndriçon në planetin  e letrave. Ai është udhërrëfyesi i poetëve dhe shkrimtarëve,njeriu që sakrifikoi. Mirëpo a kishte pranga për të burgosur Petron?A kishte kurthim, për zemrën e poetit.A kishte hekura për ti lidhur duart?Ndonëse dhimbshëm  e lanë të pres,ku poeti i robëruar nga ai realitet më mirë thotë, të vdesë.

2.

Në 28 prill 1968 ,në gazetën :”Drita” botohet  një shkrim  dy kolonësh, ashiqare ishte një kritikë e hapur për botimin  fundit të Petro Markos .I kuptueshëm shkrimi i autorit V.Q  që thotë: “Cikli i tregimeve të  Petro Markos, përmbledhur në «Urata, dhia dhe perëndia”,është një rrëfim i thjeshtë i autorit rresh disa ngjarjeve të së  kaluarës, kur priftërinjtë, të mbrojtur nga ligji dhe me «fjalën e shenjtë» të perëndisë në gojë, kryenin akte të pashembullta grabitjeje, mashtrimi, imoraliteti, spiunazhi etj. Nëpërmjet tyre, autori ka bërë përpjekje, të  portretizoje klerin reaksionar para çlirimit të vendit, të përshkruajë trajtat e ndryshme të  figurës se tij hipokrite dhe qesharake, si vegël e verbër e regjimit obsikurantist të cifliksahibinjëve, vegël që  është orvatur ta mbajë popullin në  injorancë  të  plotë  duke qenë edhe vetë mishërim i injorancës mesjetare.

 Duke analizuar këto tregime autori thotë:Nga ana tjetër autori është përpjekur të na tregojë se objekt i c’frytëzimit të ty­re hipokrit, ka qenë populli i thje­shtë. Shkrimtari ka krijuar në tregimet e tij tablo të gjendjes së  varfër e të pambrojtur të familjes fshatare në regjimin e rëndë feudo-borgjez, të zbrazësisë shpirtërore e të qëllimeve djallëzore e cinike të priftërinjve, që as vetë s’besonin, të  bashkëpunimit të  tyre me forcat e tjera reaksionare të vendit, për të luajtur mbi kurriz të fshatarit të gjitha llojet e dramave .Të gjitha tregimet ,kanë në qendër të subjektit të tyre një prift, i cili shërben si strumbullar rreth të cilit vërtiten pastaj ngjarjet. Kështu në tregimin e parë: «Urata, dhia dhe perëndia”, është treguar se si mbi fatkeqësinë e një gruaje të varfër fshatare, të cilës i vdes burri, prifti i pamëshirshëm i fshatit vazhdon të lozë dramën e hidhur të grabitjes së ligjshme, dhe në këtë padrejtësi fillojnë luhatjet shpirtërore dhe zgjohet urrejtja e Lekes së vogël, djalit të vejushës. Autori ka përshkruar momentet psikologjike të luhatjeve të këtij djali të vogël, që nën influencën e ngjarjeve qysh në fëminin e tij nis të zgjohet nga ajo letargji fetare, nga e cila s’ka mundur të zgjohet nëna e tij. Por ky nuk është një zgjim prej ateisti dhe as që mund të pretendojmë, që një fëmi të na kthehet  përnjëherë në ateist jashtë botëkuptimit të formuar në luftën e gjerë të klasave. Ky është embrioni i zgjimit,që  nesër shoqëria do ta kthejë  patjetër në një zgjim të ndërgjegjshëm revolucionar,  si një njeri parazit në shoqëri (tregimi «Kusari»).Por atje ku autori është prirë nga karakteri anekdotik i rrëfimit të ndodhive dhe s’ja ka nënshtruar këto ndodhi një përpunimi të gjerë ideor, jeta ka mbetur në interpretim të ngushtë, dhe qëndrimi ndaj popullit ka dalë inkonseguent. Të marrim tregimin «Shënjtoret e uritur». Në të autori rrëfen, si një çoban, i gënjyer nga prifti, arrin t’u shpjer shenjtoreve në  ikonat e një kishe, mish të pjekur, të cilin e hanë  katër gjahtarë, sipas planit të kurdisur në bashkëpunim me uratën. C’përfaqëson çobani dhe c’përfaqësojnë gjahtarët? Mendojmë, popullin. Shkallë të ndryshme të zhvillimit, natyrisht, ka pasur. Por edhe në qofte se autori do të tregojë, se në c’gjendje primitive ishte ndërgjegjja shoqërore te disa fshatare, ai duhet ta shihte këtë  si c’faqje shoqërore që i ka rrënjët në sistemin obskurantist të cifliksahibinjve,  të  klerit reaksionar dhe jo ta tregonte si një fragment anekdotik. Duke iu referuar së kaluarës historike, shkrimtari Petro Marko tregoi se e njeh atë, por ai nuk ka mundur gjithmonë të na riprodhojë nga e kaluara tablo realiste të jetës së fshatit, të na zbulojë fizionominë shoqërore, morale dhe psikologjike të fshatarit shqiptar në të kaluarën. Ne do t’i kthejmë sytë nga e kaluara, do ta njohim atë, do të nxjerrim andej mësime, se përndryshe do të shkonim symbyllas përpara. Natyrisht letërsia jonë do t’i japë epërsi pasqyrimit të kohës, të kontradiktave të reja në gjirin e shoqërisë sonë socialiste, të zbulojë,  p.sh, luftën kundër ideologjisë fetare, që është në ditët tona një c’faqje e luftës së klasave, por pa e injoruar pasqyrimin e së kaluarës. Autori i këtij shkrimi  në gazetën” Drita”shkruan: Nuk mund të dakord me pikëpamjen, që mohon trajtimin e kësaj teme lidhur me të kaluarën, të shprehura nga dy autorë rreth librit të mësipërm. Edhe një libër me temë nga e kaluara mund të jetëaktual në ditët tona dhe t’u përgjigjet kërkesave revolucionare të kohës”. Kishte një vit në Shqipëri,prej 6 shkurtit 1967, kishte filluar lufta kundër religjioneve fetare .Tema ,që filluan të trajtojnë shumë  autorë rrek pikërisht subjektet e krijimeve temën mbi religjionet. Duke vijuar kritikën e tij autori shkruan:”Prej këtej na duket skematike dhe e padrejtë ankesa, që «autori nuk na jep gjë të kuptojmë se c’duhet të  bëjmë sot për të shkulur rrënjët e mbetura të ideologjisë fetare». Duke analizuar një tregim tjetër si thotë:”I përafërm me c’gënjimin dhe indinjatën, që  zgjohet që në fëmini ndaj priftit është edhe tregimi «Urrejtje», ku Pavllua i vogël sheh me sytë e vet ,se prifti afetar i fshatit nuk është vec një kalorës i shenjtë  i interesit dhe fitimit. Autori tregon gjithashtu nëpër faqet e tregimeve ,viktimat e hipokrizisë makutërisë dhe poshtërsisë se klerit në  fshatin shqiptar në  të  kaluarën. Por duke pasqyruar të kaluarën e fshatit shqiptar, kryesisht në fushën e marrëdhënieve midis klerit dhe popullit, autori e ka ngushtuar kornizën shoqërore, nuk ka mundur të japë gjithmonë fshatin si një organizëm social, në të cilën lëvizin edhe heronjtë e tij negative  priftërinjtë. Autori  ka lokalizuar veprimet e heronjve, e kanë tërhequr në përgjithësi bëmat, aventurat e tyre, dhe nuk ka zbuluar thelle domethënien shoqërore të veprimeve. Kështu të gjitha ngjarjet e treguara, sido që  janë marre nga jeta, ato kanë mbetur pjesërisht të shkëputura nga jeta, shpesh si tregime me karakter anekdotik. Tipik në këtë drejtim është  tregimi «C’gënjimi i Marisë», ku autori tregon  si një grua fshatare humbet çdo respekt për priftin, të cilin e gjen natën të dehur në përrua të fshatit,me rason të hedhur mbi shkëmb. Autori me të vërtetë e ironizon dhe e stigmatizon këtu fenë, por ne nuk shohim stigmatizimin e ideologjisë fetare, sepse tregimi mbetet gjithnjë në kufijtë e një’ tregimi anekdotik. Është detyrë e letërsisë së realizmit socialist jo vetëm të tallë e të stigmatizoje fenë e njerëzit e fesë por edhe të thellohet edhe në burimet ideologjike të saj, në lidhjen e saj te gjerë me jetën dhe kohën që përshkruhet. Pikërisht duke mos ja nënshtruar ngjarjet analizës së thellë shoqërore, por duke i rrëfyer ato shpesh si ngjarje të shkëputura nga jeta, autori nuk ka arritur të  na japë një qëndrim plotësisht konsekuent ndaj popullit. Ai vende-vende këtë qëndrim e ka të  përcaktuar mirë  ka zbu­luar edhe diferencimet në radhët e popullit në qëndrimin ndaj fesë, bi­le është ngjitur gjer atje sa të tregojë se fshatari ynë i thjeshtë është në thelb afetar dhe se e sheh priftin. Çdo vepër letrare është pasqyre realiste e një periudhe të caktuar shoqërore dhe ajo u shërben edhe periudhave të tjera të mëvonshme nëpërmjet materialit të saj njohës dhe reflektimit të ideve të saj përparimtare, duke dalë kështu nga kufijtë e një periudhe të  vetme. Mendojmë se vëllimi «Urata, dhia dhe perëndia» në tërësinë  e vet i zbulon lexuesit botën e klerikëve të vdekur, si forcë e errët shoqërore, ka një sarkazëm të thellë mbi këtë force të errët.Që të krijonte figurën e tyre, ai padyshim do të kri­jonte edhe ambientin, aq me tepër, që t’i ironizonte ata,ai do t’i vinte në atë ambient fetar, që për ne është sot i huaj, prandaj gjithashtu na duket e padrejtë vërejtja e artikullshkruesve që zumë në goje për të mos i përmendur lexuesve tanë «hollësira për fenë, te cilat shumëkush nuk i di». Qëllimi i autorit nuk ka qen  përmendja e kamilafit, ujit të bekuar, epitropit apo kallogjerit, por krijimi i atmosferës në të cilën lëvizin personazhet. Vec kësaj këtu mohohet njohja. Sic thamë më lart, tregimet kanë thuajse një strumbullar ideo tematik dhe kjo ka sjelle krijimin e situatave të përafërm dhe një farë monotonie, të cilat autori mund t’i kishte evituar me një përpunim artistik më të mirë të materialit. Kështu  thuajse të gjitha tregimet e ciklit janë të zgjatura, me përsëritje momentesh të njëjta psikologjike, të cilat nuk pasurojnë përmbajtjen ideore. Duke pasur vërejtjet që përmendem më lart për ciklin e tregimeve, ne nuk pajtohemi me kërkesat, shumica jashtë përmbajtjes së  librit, në  artikullin e lart përmendur…

Filed Under: LETERSI Tagged With: Gezim Llojdia, Kritik per tregimet, Petro Marko

Ja si po njihet në botë dinastia fotografike :”Marubi”

December 20, 2018 by dgreca

1 marubi

Nga Gëzim Llojdia/

1.Nëse shfleton një sërë blogesh apo gazeta nga vendi fqinjë, më gjerrë emri Marubi,për shqiptarët ka kuptimin e  njeriut të fotografisë”Rapsodët e dritës” i kanë quajtur fqinjët tanë.Me një histori të till shkruhet në Internacionale .it.foto.

Pietro Marubi u lind në Piacenza në 1834. Pas iku nga Italia për 22 vjet, arsyet politike arriti në Shkodër, në Shqipëri, ku ai themeloi studion e parë fotografike në  në vend. Ai e quajti:” Dritëshkronja (shkrimtar i dritës) dhe e hapi në  ambientet e shtëpisë së tij.

Konsumatorët e Marubit,nuk ishin vetëm udhëtarët perëndimorë të cilët dëshironin që të kenë një foto suvenir i udhëtimit të tyre në një vend ekzotik, por kryesisht shqiptarë, të të gjitha moshave dhe të të gjitha klasave shoqërore. Përveç portreteve të studimit, Marubi ka punuar për disa revista, duke përfshirë edhe” The Illustrated London Neës, edhe udhëtime jashtë Shqipërisë, veçanërisht në Mal të Zi.Në vdekjen e tij në vitin 1903, ai la një arkiv prej mbi katër mijë negativash. Aktiviteti i studios së  e tij dhe emrin e tij të fundit ishin të trashëguara nga djali I adoptuar  Kel Kodheli , i cili vazhdoi punën e babait të tij, ka fotografuar liderët politikë, shkrimtarë dhe artistë dhe dokumentimin e ndryshimeve sociale dhe kulturore në vend. I fundit për të kryer biznesin fotografike të  familjes ka qenë Gege Marubi, djali i Kelit, i cili kishte studiuar kinema dhe fotografinë  në Shkollën e vëllezërve Lumiere në Paris.Gjatë rreth një shekulli, tre brezat e fotografëve të Marubit kanë treguar historinë e Shqipërisë. Arkivi i tyre, i vendosur në muzeun kombëtar të fotografisë Marubi, në Shkodër , është në qendër të ekspozitës Arkivi i Marubit. Rituali fotografik , ikuruar nga Zef Paci dhe zbriti në Trienale të Milanos nga 16 nëntori deri më 9 dhjetor 2018. Për ekspozitën, Zef Paci kishte  përzgjedhur rreth 170 fotografi.

2.Mërgimtari  Piacentino, një refugjat në Shkodër vulosi pllakën e parë në 1858. Ata e quanin atë “magjistari” nga  djegia e lëngjeve  në një fletë ku ka pasur imazhin .Vogue që njihet në botë ka nxënë mjaftë rreshta për Marubët që po I stivosim më poshtë:Ishte emigran politik nga Piacenza, që solli artin fotografik të parë në Shqipëri. Nëse francezi Luis Daguerre ishte në gjendje për të bërë fotografinë e parë në vitin 1839 (por e parë në histori ka qenë në vitin 1826 nga Niépce), në “vendin e shqiponjave” arti i ri erdhi vetëm 17 vjet më vonë. Në 1856, Pietro Marrubi ( ose Marubi) hapi studimin e parë fotografik shqiptar në Shkodër. Marubi ishte një Garibaldino, u arratis nga Piacenza për arsye politike. Në fillim ai shkoi në Turqi, pastaj në Greqi dhe së fundi në Shqipëri, në Vlorë. Në asnjë nga këto vende nuk ishte në gjendje të merrte azil politik të përfshirë në vrasjen e kryetarit të atëhershëm të Piacencës.Në vitin 1856 ai arriti në Shkodër dhe këtu filloi të punonte si fotograf, në një vend ende primitiv, i zhytur në të kaluarën dhe në të cilin askush nuk dinte të fotografonte. Në të njëjtin vit ai hapi një studio fotografike të quajtur “Driteshkronje. Në fletët prej qelqi të mbuluar me ligament argjendi ai bëri mrekullinë duke  paraqiten figura që i përkiste  një Mesjete shqiptare edhe pse ne ishim tashmë në gjysmën e dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Meshkujt me fytyra arkaike të ngarkuar me armë, në rroba tradicionale, në të cilat mbërthenin pistoleta të mëdha të zjarrit, ose mbajnë pushkë dhe stilolozi. Dhe gratë  plotë me bizhuteri  apo me costume.Pietro Marubi ishte gjithashtu një piktor i shkëlqyer: një artist, një vizionar, një pionier me një pasion për fotografinë. Duket se fotografia e luftëtarit Hamza Kazazi, e vitit 1858, është fotografia e parë shqiptare. Marubi u quajt “magjistari” sepse djegte materiale dhe lëngje nga të cilat një fletë e trashë doli me një imazh mbi të. studio e tij e specializuar në shërbimet foto jo vetëm për individët (Portrete të njerëzve ose familjet), por në vitet ’70 të atij shekulli  Pietro ndërkohë bëhet Pjetër Marubi  dhe kryen  shërbime gazetarie për “London Neës” dhe revistën italiane ” Ilustrim italian “në vilajetin e Shkodrës.Marubi mori si ndihmës një djalosh të ri me emrin Kel Kodheli, i cili ndonjëherë punoi me të në studio fotografike. Kel filloi të merret gjithnjë e më shpesh me fotografi, si dhe me punët e shtëpisë. Fotografët e Marubit ishin të njohur në të gjitha rajonet e Shqipërisë. Ata ishin të preferuarat e të gjitha klasave shoqërore. Sipas Angjelin Nenshatit, një nxënës i Pjetrit, shpesh njerëzit duhej të ishin të lidhur me karrigen për t’i bërë ata të qëndronin drejt ndërsa ndreqnin imazhin e tyre. Në qelizat e Marubit mbizotërojnë peizazhet, traditat, aristokracia, gjykata mbretërore, veshjet popullore dhe gjithë jeta shqiptare. Në veçanti ai dokumentoi momentet vendimtare të historisë së Shqipërisë në lidhje me luftën kundër sundimit osman, si kryengritje në Mirditë e 1876 dhe Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878-81).Garibaldi nga Pianceza  ishte në gjendje të thyente edhe ndalimin, në modë në kohën e perandorisë osmane, për të fotografuar gruan muslimane. Një foto e një vajze muslimane që sapo ka hequr velin, admirohen nga studiuesit si për freskinë, qoftë për bukurinë e virgjër dhe të brishtë që përfaqëson Shqipërinë.
Pietro Marubi vdiq në vitin 1903 dhe i la  fotografisë Kelin dhe gjithashtu mbiemrin e tij. Kel Marubi (1870-1940) vazhdoi traditën fotografike shqiptare. Ai fotografoi të gjitha klasat shoqërore, duke përfshirë lypësit. Me ardhjen e shekullit të ri, ai përsos teknikën e re e fletëve të thatë me xhelatinë argjendi, e cila lejoi një cilësi më të madhe në punë , me kalimin e kohës bëhet I preferuar i Ballkanit për të fotografinë profesionale dhe zhvillimin e negativëve.Brezi i tretë i dinastisë Marubi është e përfaqësuar nga Gegë, i biri i Kel, i cili në vitet e njëzeta ai shkoi në Paris, ku ai u diplomua në studio e  Lumiere Brothers. Gega ka aplikuar teknikat më moderne të këtij arti, duke përdorur rrezet infra të kuqe, djegien nga dielli dhe foto.Gegë Marubi fitoi çmime të rëndësishme ndërkombëtare, në 1936 në Bari dhe në 1938 në Selanik. Ai jetoi deri në vitin 1984, duke lënë një depozitë prej rreth 150.000 fotografive të marra në mes të viteve 1858 dhe 1950, konfiskuar nga diktatura rreth 1970. Sot këto imazhe, të ruajtura në muzeun:” Marubi “të Shkodrës, Shqipëri dhe krenarisë janë të mbrojtura nga UNESCO, edhe pse – shkruan Andrzej Stasiuk në një artikull të kohëve të fundit në L’espresso -në muze vetëm rreth tridhjetë%  janë të ekspozuara.”Pra, Garibaldi – përfundon gazetarimund të kishte për të ikur në Amerikë, por Peter Marubi mundi të përfundojë në Shqipëri një vend evropianë  ë ishte më i vjetëri në Evropë.” Në 1856, Pietro Marubbi (më vonë Marubi), fillimisht nga Piacenza dhe emigruar në Shqipëri, në fillim të njëzet viteve të tij hapi një studio fotografike që menjëherë u bë një pikë reference në Shkodër. Duke mos pasur fëmijë të vetin, ai i miraton ato të kopshtarit të tij Rrok Kodheli dhe kujdeset që të lejojnë një trajnim fotografik në Trieste. Pasioni për studiot fotografike dhe dëshira për të vëzhguar kohën e tyre me një sy modern dhe estetik, transmetohen nga një fëmijë në tjetrin për më shumë se tre breza.Në vitin 1970, Gegë Marubi i dhuron shtetit shqiptar të gjithë arkivin negativ të familjes dhe emërohet si përgjegjës. Gjesti i tij i bashkangjiten edhe fotografë të tjerë të qytetit (Pici, Jakova, Rraboshta dhe Nenshati) të cilët vendosin të depozitojnë koleksionet e tyre në :”Fototeka Marubi”, sot një nga trashëgimia më të rëndësishme fotografike evropiane.Kështu filloi historia e Muzeut Marubi të Shkodrës. U hap në vitin 2016, ajo përfshin një arkiv prej mbi 500.000 negative që përshkruajnë familjet, qytetarët, ushtarë, politikanë dhe tregtarët lokalë dhe kalimin në Shkodër, momentet e përditshme dhe ngjarjet historike nga mesi i shekullit të nëntëmbëdhjetë në fund të shekullit të njëzetë. Imazhet e gjurmojnë jetën e qytetit, të kapur në aspektin e saj historik, social, kulturor dhe antropologjik përmes një fotografie dokumentare dhe artistike në të njëjtën kohë, e cila sot kontribuon në rindërtimin e më shumë se një shekulli të kulturës shqiptare.

Filed Under: Kulture Tagged With: dinastia fotografike, Gezim Llojdia, Ja si po njihet, marubi, ne bote

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • …
  • 70
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PRAPË BIEN KAMBANAT NË KISHËN E CURRJAVE T’ EPËRM
  • Çerçizi…
  • BIOGRAFIA E SHKRIMTARIT DHE LETËRSIA…
  • Rrugës për sovranitet
  • #SiSot, më 18 gusht 1887, u lind një nga përfaqësuesit më të rinj të lëvizjes për pavarësi të Shqipërisë, Ferit Vokopola
  • Kujtime për xhaxhain tim Peter Prifti, 12 vjet larguar
  • Fazli Graiçevci, dëshmori i shkollës shqipe
  • TË HIQEN PËRGJITHMONË ARMËT BËRTHAMORE
  • Borrell: Nuk ka marrëveshje Kosovë – Serbi, bisedimet vazhdojnë
  • Fjala e Kryeministrit Kurti në konferencën e përbashkët me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg
  • DEKLARATË e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, lidhur me takimin e nesërm Kurti-Vuçiq
  • DREJTËSIA DHE PASTËRTIA E LUFTËS SË UÇK-së
  • TË PIKTUROSH ATË QË NDJEN…
  • JO NDARJE, ASOCIACION, EKSTRATERRITORIALITET-JO SHAMIJA, JO PËRÇARJE DHE PIKË
  • Presidentja Osmani ia dorëzoi “Urdhrin Hero i Kosovës”, familjes së heroit Sali Çekaj

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT