• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Presidenti Trump u largua nga Shtëpia e Bardhë

January 20, 2021 by dgreca

Mandati i Presidentit Trump përfundon të mërkurën. Ai u largua nga Shtëpia e Bardhë paradite për një fluturim të fundit me avionin presidencial drejt rezidencës së tij të pushimeve në Florida. 

Pas mbërritjes me helikopter në bazën ajrore Andrews në Uashington, presidenti mbajti një fjalim ku përshëndeti të ftuarit dhe foli për arritjet e administratës së tij. Para futjes në avion ai u përcoll me një ceremoni me tapetin e kuq, me bandë ushtarake dhe përshëndetje me 21 gjëmime topash. 

Në të njëjtën kohë që presidenti mbërrin në Florida, në Uashington do të jetë në zhvillim ceremonia e inaugurimit të presidentit të ri, Joe Biden. Këtë radhë një traditë e vjetër do të thyhet, pasi Presidenti Trump nuk do të jetë i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri. 

E ardhmja e zotit Trump, përfshirë edhe ndonjë aspiratë politike, mbetet e paqartë. 

“Duhet ta dini që lëvizja që nisëm është vetëm në fillimet e saj,” tha presidenti në një mesazh lamtumire të bërë publik të martën me një videoklip. “Nuk ka pasur diçka të ngjashme më parë. Bindja se vendi duhet t’u shërbejë qytetarëve nuk do të lëkundet, por do të forcohet nga dita në ditë”. 

Presidenti Trump largohet nën hijen e një procesi të dytë gjykues, i vetmi president në historinë amerikane ndaj të cilit janë ngritur dy herë akuza për shkarkim të mundshëm. Nuk është e qartë se kur Senati mund ta fillojë gjykimin lidhur me rolin e tij në sulmin e dhunshëm të turmës ndaj Kapitolit më 6 janar. 

Të martën, ai foli shkurtimisht për sulmin, duke thënë se amerikanët “ishin tmerruar” dhe se dhuna politike “nuk mund të tolerohet kurrë”. 

Presidenti Trump përmendi edhe një numër nismash të politikës së jashtme të realizuara nga administrata e tij, përfshirë tërheqjen nga marrëveshja tregtare, e njohur si Partneriteti Trans-Paqësor si dhe nga Traktati i Parisit për Klimën, arritjen e një marrëveshjeje të re tregtare për Amerikën e Veriut si dhe tarifat ndaj importeve nga Kina. 

“Rikthyem sovranitetin duke u ngritur për Amerikën në OKB dhe duke u tërhequr nga traktate që ishin në interes të palës tjetër dhe jo tonin,” tha zoti Trump. “Tani vendet e NATO-s paguajnë qindra miliarda dollarë më shumë se sa para administratës sime. Ishte shumë e padrejtë”. 

Ai u shpreh se kishte qenë një “privilegj i jashtëzakonshëm” që shërbeu si president. 

Presidenti miratoi edhe një numër faljesh të reja, përfshirë për ish-bashkëpunëtorë të tij. 

Po ashtu, zoti Trump anuloi një urdhër ekzekutiv që kishte nxjerrë në fillim të administratës ku ish-zyrtarë amerikanë nuk lejoheshin të bëheshin lobistë për pesë vjetët e parë pas largimit nga detyra zyrtare. Kur e shpalli atë masë, presidenti e prezantoi si pjesë e përpjekjeve për të “tharë moçalin” dhe për të çrrënjosur korrupsionin në Uashington.(Kortezi-Zeri i Amerikes)

Filed Under: Featured Tagged With: Largimi, Presidenti Trump, shtepia e bardhe

Si mund ta largojmë aromën e pa dëshiruar të trupit ?

May 31, 2018 by dgreca

Shprehja “era e trupit” i referohet aromës që liron trupi i njeriut, e cila te disa persona mund të jetë aromë e pakëndshme (erë e keqe). Aroma e keqe, shpeshherë e vë në siklet personin e caktuar, në rastet kur ai gjendet në një rreth shoqëror. Për më tepër, e bën atë nervoz, gjë që rezulton me më shumë djersitje dhe përkeqësim të erës së trupit./

ajshe-leka

NGA AJSHE LEKA/*

Era e keqe mund të vijë nga lëkura, goja, organet gjenitale, nënsqetullat ose pjesë të tjera specifike të trupit. Faktikisht, trupi nuk ka erë të veten, por era vjen nga djersa që prodhohet thjesht nga kripëra dhe uji. Megjithatë, mikrobet që banojnë në lëkurën tonë, krijojnë një aromë karakteristike kur përzihen me djersën. Era e trupit shkaktohet për shkak të keqfunksionimeve të ndryshme fiziologjike. Një diagnozë e duhur, e ndjekur nga masa adekuate përmirësuese, mund të ndihmojë një person që të heq qafe këtë problem.

Aroma e trupit mund të shkaktohet prej disa arsyeve: dëmtimit të dhëmbëve, gingivit, çrregullimeve të mushkërive (era ndjehet nga goja), infeksioneve të traktit urinar, sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, rritjeve kanceroze në trup, diabetit dhe gabimeve të caktuara të metabolizmit.

Gjithashtu, edhe disa nga ushqimet që konsumojmë, prodhojnë erën e keqe të trupit. Konsumi i tepërt i pijeve alkoolike, duhanit, qepëve, hudhrave, dieta yndyrore, droga ose toksina, mund të kontribuojnë gjithashtu në një erë të keqe të trupit.

Simptomat përfshijnë një erë të keqe nga trupi, ose ndonjë pjesë e trupit, veçanërisht në pjesën e ijëve dhe sqetullave. Erë e trupit bëhet më e theksuar në pubertet, kur aktivizohen gjëndrat djerse.

Sipas Qendrës Mjekësore të Universitetit të Ilinoisit, është e nevojshme të konsultoheni me mjekun për të gjetur shkakun themelor, sapo të kemi ndjerë aromën e keqe të trupit. Përveç këtyre kushteve të veçanta, aroma e rregullt e trupit, mund të mbahet nën kontroll nga një numër i gjërave të zakonshme që kemi në shtëpi, siç janë: glicerina, rrepka, alkooli, uthulla e bardhë, uthulla e mollës, patatja, vaji rozmarinë, rrepa, gruri, ekstrakti i gjethes neem, lëngu i domates, lëngu i limonit, sapuni antibakterial dhe deodorantët antiperspirant, sikurse duhet të pihet shumë ujë, të mbahet higjiena e duhur, rrobat e pastra dhe të tjera.

Glicerinë dhe rrepkë: Bëni një lëng nga rrepka dhe përziejeni atë me një gjysmë luge të vogël glicerinë. Kjo përbërje duhet të përdoret në nënsqetulla, këmbë dhe qafë, për të parandaluar erën e keqe të trupit.

Alkool dhe uthullë e bardhë:  Një zierje e alkoolit dhe uthullës së bardhë mund të aplikohet mbi zonat që djersitën më shumë.

Uthullë e mollës:  Është antiseptik natyror dhe mund të ndihmojë në vrasjen e baktereve dhe infeksioneve në sipërfaqen e lëkurës. Spërkateni me uthull molle zonën ku kundërmon dhe pastaj pastrojeni duke e tharë vendin. Kjo metodë largon dukshëm aromën e pakëndshme.

Rrepë: Lëngu i rrepave ka veti antibakteriale dhe mund të aplikohet mbi zonat që djersiten rëndë.

Grurë:  Është e këshillueshme që të konsumoni grurin kur përpiqeni të trajtoni problemet e erës së trupit. Rekomandohet që të merrni grurin në mëngjes herët në stomak bosh.

Patate:  Janë të njohura për efektet e tyre të ftohjes. Feta e saj mund të aplikohet në nënsqetull, meqë ndihmon në kontrollin e djersës në atë pjesë të trupit.

Vaj rozmarinë:  Shtoni disa pika të vajit rozmarinë në vëllim të vogël të ujit dhe aplikoni në pjesët e trupit për të shmangur erën e keqe.

Gjethe neem:  Duhet zier në ujë dhe ekstrakti i përfituar hidhet në një kovë me ujë, e cila përdoret për të bëre një banjë. Ky është një aktivitet i mrekullueshëm antimikrobik që mund të parandalojë jo vetëm erën e keqe, por gjithashtu do të mbrojë lëkurën tuaj nga infeksionet e ndryshme kërpudhore.

Lëng domate:  Është vërtetuar se duke shtuar dy gota lëng domateje në vaskë, trupi juaj do të ndjehet më i freskët dhe i liruar nga aroma e keqe për një kohë të gjatë.

Lëng limoni: Është një nga gjërat më të mirë që keni në shtëpi. Nëse e aplikoni në pjesë të ndryshme të trupit gjatë verës, lëngu i limonit do ta pengojë krijimin e erës së keqe.

Sapun antibakterial dhe deodorantë antiperspirant: Për larje, sapunët me përmbajtje të ekstraktit të limonit, ekstrakt neem dhe kamomil duhet të përdoren në baza të rregullta. Personat që janë më të ekspozuar, mund të përdorin deodorantët antiperspirantë, edhe pse ata shkaktojnë kruajtje te disa njerëz.

Ndryshoni dietën tuaj:  Disa lloje të ushqimeve dhe erëzave mund të shkaktojnë aromën e keqe të trupit pasi t`i keni ngrënë. Këtu përfshihet qepa, hudhra, pijet me kafeinë.

Pini shumë ujë:  Uji është një tretës që mund të shpërndajë të gjitha barnat, toksinat dhe produktet e ndryshme metabolike.

Higjiena e duhur dhe veshja e pastër: Të bërit rregullisht banjë, heq lëkurën e vdekur dhe mikrobet nga trupi, kështu që duhet të sigurohemi që rutina e përditshme të ndiqet rreptësishtë, sidomos nga ata persona që kanë ankesa për erë trupore. Jo vetëm kushtet higjienike, por edhe rrobat, ndonjëherë kontribuojnë në erën e keqe te një person. Kështu, rrobat e pastra, që janë bërë nga pëlhura të bukura dhe janë të rehatshme për t’u veshur, duhet të përdoren nga njerëzit që kanë probleme me aromën e trupit të tyre.

Lëkura e trupit: Sipas Mayoclinic, pas bërjes së dushit, nuk duhet të visheni assesi, para se të largoni tërësisht lagështirën nga trupi, duke përdorur një peshqir. Zakonisht, vendet që mbeten të lagura përbëjnë zona të shkëlqyera për zhvillim dhe banim të mikrobeve. Kjo gjithashtu çon në parandalimin e erërave të këqija, veçanërisht nga nënsqetullat, këmbët dhe zonat gjenitale.

…………………………………….

Autorja është konsulentë për nutricion dhe dietologji: fb.com/nutricistedietologe  

Filed Under: Analiza Tagged With: Ajshe Leka, i eres se trupit, Largimi

LARGIMI

August 25, 2014 by dgreca

Nga Albert Z. ZHOLI/
Burrë e grua kishin mbi një orë që shihnin, të heshtur, akrepat e orës. Ai rrinte i shtrirë, me këmbën e djathtë të prerë deri mbi gju dhe ajo rrinte në karrige, aty pranë. Kur vinte ndonjë zhurmë nga koridori, ata sytë i mbërthenin te dera. Ora shënonte 23-30. Emanuela, fëmija e vetme, ende nuk ishte kthyer. Në dy-tre muajt e fundit, qyshkur babai kish prerë këmbën, ajo kthehej gjithmonë e më vonë. Pas mbarimit të gjimnazit e ndaloi vazhdimin e shkollës, por edhe punë nuk po kërkonte. Nëna e kish parë disa herë me një rom-grek, një mustaqelli të zi, këmishëlëshuar e gjithmonë në shregullt, siç duken të gjithë romët e botës. Ulërima e motorit “JAMAHA” para shtëpisë dhe ajo pamje e romit mbi motor e tërbonin nënën e Emanuelës. Disa herë i kish bërtitur të bijës, por më kot. Kur ora donte edhe tre minuta të shkonte 24 u dëgjua “ulërima” e motorit. Dy-prindrit u lehtësuan disi, në heshtje dhe sytë akoma nuk ia ndanin derës. Dera u hap dhe vajza hyri pa thënë asnjë fjalë. I pa të dy në sy dhe i dha një qeshje buzës së poshtme.
-Pse më shihni sikur do më hani të gjallë?
-Si u flet kështu prindërve?
-Sikur të jem kriminele, ç’ju kam bërë?
-Ende nuk po e kupton? Në shkollë nuk po shkon, në punë-jo, bredh e nuk mblidhesh në shtëpi…
-Dhe shoqërohesh me një njeri që nuk ka asgjë të përbashkët me ne-vazhdoi nëna.
-Ai ka para dhe më trajton mirë.
-Si të mos të të trajtojë mirë, ku do gjente një vajzë të tillë?!
-Pse të mos gjejë kur ka para. Me para sot blihet shteti e jo një femër.
Ata pane njëri-tjetrin në sy. Nuk mund të kuptonin logjikën e atyre fjalëve. Ajo fliste me siguri të plotë.
-Po ne kemi tjetër moral moj bijë, ne gjithmonë kemi bërë jetë të qetë e të varfër-dhe fërkoi këmbën e cunguar.
-Atëhere ishte ndryshe jeta, ishte tjetër sistem. Nuk kishte as celular, as vetura, as vila, as xhinse, as banane pa le koka-kola.
-Ne robëtohemi në punë për të të siguruar ti jetën. Babai mbeti sakat për tërë jetën-foli nëna duke lotuar.
-Ç’më kini dhënë?!Ju punoni sa për qeranë e shtëpisë e për të ngrenë, pse kjo është jeta?!
-Por aq janë mundësitë tona, me punë të ndershme nuk mund të vesh miliona.
-Dhe unë nuk duroj dot që shoqet e mia ta jetojnë jetën e unë vetëm të shikoj. Kur më lindët nuk e menduat?!
Babait i erdhi dhoma rrotull. Këto fjalë si mund t’i dëgjonte nga goja e vajzës së tij. U ngrit në të ndenjura dhe i bërtiti:
-Turp, turp të kesh! Nuk e meriton të jesh vajza jonë-dhe pështyu në drejtim të saj.
-Turp për juve që nuk jini të zotë t’i siguroni një jetë normale vajzës së vetme,-foli ajo dhe u ngrit – unë s’kam për të shkelur më në këtë shtëpi. Doli. Burrë e grua mbetën me sytë nga dera…
Ajo derë tashme u dukej si nje bunker hermetik.

Filed Under: ESSE Tagged With: Albert Z. Zholi, Largimi

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT