E dashur Zonja Kancelare,
kam nisur një bisedim të përditshëm me Ju në kohën e Pandemisë Covid 19.
Ju nuk më dëgjoni se çfarë Ju them, sepse nuk keni se si, pasi unë flas me veten time.
Por sot kur në Shqipëri ndodhi një gjëmë,
kur diktatori mizor Edi Rama shembi Teatrin Kombëtar, skenën ku kanë interpretuar gjithë gjenitë e artit shqiptar,
ky akt barbarie i shtetit kundër identitetit kombëtar më bëri që t’Ju shkruaj.
Si një SOS!
Jemi gati të mbytur, pasi Shqipëria jeton nën diktaturë dhe Ju kërkojmë ndihmë!
Ju a do të na lini të mbytemi ?
Shembja e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë më solli ndër mend vargun biblik të poetit Heinrich Heine shkruar rreth dy shekuj më parë :
«Dort, wo man Bücher verbrennt, verbrennt man am Ende auch Menschen» – ”
– ” Që shqipërohet pak a shumë “Kur të digjni libra, do të digjni njerëz”.
Heinrich Heine ishte poet, ishte gjerman, ishte hebre.
Heinrich Heine ishte hebre gjerman dhe poet, i biri i një bankieri që kishte lindur në Düsseldorf më 1797 dhe që ndërroi jetë në Paris më 1856.
Poetët janë profetë ! Heinrich Heine e kishte paralajmëruar Gjermaninë për atë gjëmë që do t’i vinte, duke i dhënë kohë që të shmangej.
Por Gjermania nuk ia vuri veshin Heinrich Heines dhe dogji veten,
por e nisi duke kaluar në turrën e druve në fillim librat, kulturën!
Në pranverën e 1933 partia naziste e Gjermanisë nisi Bücherverbrennungen – futjen në turrë të librave.
Sipas Jonathan Rose, historian dhe autor i librit “The Holokaust and the Book”, gjatë 12 vjetëve, dmth nga 1933 deri më 1945, nga të gjitha bibliotekat e Europës janë djegur 100 milionë libra, ndofta edhe më tepër
Pikërisht më 10 maj 1933 në Opernplatz – Babelplatz ku sot është një Monument simbolik i kujtesës të asaj dite tragjike – nazistët startuan me organizimin e djegies së librave. Dogjën librat e atyre autorëve që sipas tyre vinin “kundër shpirtit gjerman”. Po t’i kishin patur në dorë do t’i digjnin edhe nëpër krematoriaumet e mëvonshme. Midis tyre ishin gjermanë dhe jo gjermanë, të gjithë autorë botërorë: Albert Einstein, Franz Kafka, Bertolt Brecht, Emile Zola, Ernest Heminguej, Erich Maria Remarque, Andre Gide, Isaak Babel, Sigmund Freud, Marcel Proust, Stefan Zweig, Upton Sinclaire, Lev Trockij etjerë e tjerë.
Midis turrave të librave ishin edhe librat e poetit Heinrich Heine i cili kishte paraparë këtë skenë apokaliptike, por gjermanët nuk ia kishin varur ta dëgjonin.
Pas çuarjes në turrën e druve të librave, inkuizicioni nazist kaloi në furrat e digjes hebrejtë dhe njerëzimin! Lufta e Dytë Botërore kushtoi 75 milionë viktima, midis tyre 6 milionë hebrej.
Me të njëjtin agresivitet antihuman u sollën edhe diktaturat stalinste, ku bën pjesë edhe diktatura shqiptare e Enver Hoxhës, që shfarosi 100 milionë viktima.
Për çdo libër që kanë djegur, nazistët dhe stalinistët bashkë kanë eleminuar nga 2 të pafajshëm.
E solla këtë shembull për të treguar gjendjen e Shqipërisë sot, kur diktatura nazisto-staliniste-mafioze e Edi Ramës shembi Teatrin Kombëtar, nga simbolet e pakta që i kanë mbetur shqiptarëve të identitetit kulturoro-kombëtar.
Diktatori mizor i Shqipërisë anëtare e NATO-s, në mesnatën e 17 majit 2020, në mes të pandemisë, në mes të krizës botërore që ka tronditur edhe vetë Perëndimin, kur populli shqiptar i varfëruar, ndodhet në karantinë, në lockdown nëpër shtëpi, sikur nazistët hitlerianë në 10 majin e 1933 kur nisën me djegien në durra drush të librave të kollosëve gjermanë dhe të njerëzimit, Edi Rama shembi Teatrin Kombëtar!
Tërbimi i tij kundër artit, kulturës dhe Artistëve shqiptarë është po aq i çmendur sa i të gjithë ideologëve që ushqyen katastrofën gjermane me emrin nazizëm.
Shqiptarët kanë më tepër se dy vjet, duke i kërkuar ndihmën e Perëndimit, që diktatori mafioz Edi Rama të mos e prekte Teatrin Kombëtar.
Teatri Kombëtar vigjëlohej natën dhe ditën prej dy vitesh nga aktorët dhe qytetarët shqiptarë deri kur sonte në mes të natës të 17 majit 2020, krimineli Edi Rama dërgoi fadromat, ushtrinë, policinë dhe e shembi Teatrin!
Për ne shqiptarët shembja e Teatrit Kombëtar është sikur diktatori Edi Rama të vinte në Berlin sot t’jua shembte sot Reichstag-un!
Zemërimi i shqiptarëve ndaj diktatorit Edi Rama është sikur i gjermanëve sot nëse Edi Rama do të vinte dhe t’ju digjte Reichstag-un.
Do të desha që edhe gjermanët sot të ndjejnë atë zemërim sikur shqiptarët për shembjen e një Monumenti të identitetit kulturor kombetar.
Ne jemi shqiptarë, jemi europianë! Gjermanët dhe Perëndimi duhet të na mbrojë sikur mbron Gjermania mbron Gjermaninë ose sikur Perëndimi mbron Perëndimin, pra sikur mbron veteveten!
Në emrin e shqiptarëve Ju lutem dhe Ju bëj thirrje të reagoni sikur Ju takon, për ta justifikuar besimin që Shqiptarët kanë ndaj Jush.
Me respektin më të lartë
Elida Buçpapaj
Gazetare, poeteshë
Fjalë kyçe: Elida Buçpapaj, HEINRICH HEINE, Kancelarja Angela Merkel, Bücherverbrennungen