Komandanti suprem i forcave të NATO-s gjatë fushatës ajrore kundër Serbisë, Wesley Clark, deklaroi se 15 vjet pas çlirimit të Kosovës, ai krenohet me shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë, të cilët sipas tij i kanë dëshmuar Evropës së janë evropianë të vërtetë./
Nga Halil MULA/
Ambasada e Kosoves ne Washington, shenoi 15 vjetorin e çlirimit te Kosoves dhe diten e paqes me nje eveniment qe u organizua ne Kongres te SHBA-ve, ne nje nga sallat ceremoniale te senatit te SHBA
Pjesemarres ne kete ceremoni ishin zevendes asistenti i sekretarit te shtetit te SHBA, Hoyt Yee, kongresisti Eliot Engel, ish komandanti i NATO-s gjenerali Wesley Clark, Ambasadori Nikolas Burns, Ambasadori Morton Abramowitz , drejtori i KKSHA Avni Mustafaj, diplomat, kongresistë, zyrtar amerikanë dhe miq të Kosoves.
Me kete rast Ambasadori Akan Ismajli i dorëzoi mirenjohjet e Presidentes se Kosoves, Medalje per Merita, Ambsadorit Morton Abramowitz, Ambasadorit Nik Burns dhe post mortum Ambasadorit Lari Rosin.
Te pranishmit i pershendeten Ambasadori i Republikes se Kosoves Akan Ismajli, Kongresisti Eliot Engel, Ambasadori Burns, Ambasadori Abramowitz dhe gjenerali Klark, te cilet folen me respekt dhe dashuri per Kosoven dhe popullin shqiptar ne pergjithesi
Në një intervistë ekskluzive, dhene bashke[punetorit tone Halil Mula, Komandanti suprem i forcave të NATO-s gjatë fushatës ajrore kundër Serbisë, Wesley Clark, deklaroi se 15 vjet pas çlirimit të Kosovës, ai krenohet me shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë, të cilët sipas tij i kanë dëshmuar Evropës së janë evropianë të vërtetë.
Pyetje: Gjeneral Klark, në vitin 2000 më treguat se si ministri i Jashtëm i Shqipërisë gjatë fushatës së bombardimeve, Pandeli Majko, gjatë një takimi me ju, ju ka thënë se i gjithë territori i Shqipërisë është në dispozicionin tuaj në shërbim të fushatës së NATO-s. Në retrospektive, si e vlerësoni ju këtë ndihmë sot?
Klark: Mirë, kur flasim për Shqipërinë sot, duhet të themi se Shqipëria ka bërë një punë të mrekullueshme. Kur shkon në Tiranë sot, në aeroport ke një terminal të ri. Kur shikoj përtej aeroportit, shoh vendin ku kishin aterruar helikopterët në baltë dhe çdo gjë duket sikur ka ndodhur para një përjetësie të tërë. Tirana duket shumë më e bukur, bizneset po hyjnë aty, shteti po forcohet, tani keni atje një autostradë të mrekullueshme, që lidhë Shqipërinë me Kosovën. Vërtetë krenohem me shqiptarët në Kosovë, si dhe me ata në Shqipëri, ngase i kanë dëshmuar Evropës se janë qytetarë të mrekullueshëm evropianë, se besojnë në demokraci, në zhvillim ekonomik dhe kjo është tejet trimëruese.
Pyetje: Duke vlerësuar gjërat nga këndvështrimi i sotëm, a kanë përmbushur kosovarët pritjet tuaja.
Klark: Absolutisht po. Ata po ecin në rrugën e drejtë.
Pyetje: Jam takuar shpesh me ambasadorin e Rusisë, Vitali Çurkin. E kam pyetur për Ukrainën, për Gadishullin e Krimesë.
Klark: Në Ukrainë nuk ka pasur pakicë të shtypur. Nuk ka pasur shkelje të të drejtave të njeriut. Bëhet thjeshtë fjalë për një plaçkitje të territoreve nga ana e Rusisë. Kjo është ajo që ndodhi. Më pas tentuan ta mbulojnë këtë aksion me të njëjtën gjuhë, të cilën ne e kemi përdorur kur luftuam për të drejtat legjitime të shqiptarëve të Kosovës. Kemi të bëjmë me dy situata krejtësisht të ndryshme. Kishim një krizë të vërtetë, tjetra është krizë krejtësisht e fabrikuar.
Pyetje: Çurkin ka bërë krahasimin mes Kosovës dhe Krimesë.
Klark: Ky krahasim mes dy vendeve nuk ekziston. Nuk kishte represion, nuk është ndërmarrë asnjë aksion kundër popullit në Krime apo në lindje të Ukrainës, për të justifikuar një invadim rus. Përveç kësaj, ata po e bëjnë Krimenë pjesë të Rusisë. Është njejtë sikur ne të tentonim të bënim Kosovën pjesë të SHBA-së. Kjo është një çmenduri. Nuk ka kurrfarë lidhje mes këtyre dy krizave. Duhet kuptuar se diplomatët paguhen për të thënë atë që e thonë. Prandaj nuk mund të kesh një diskutim të vërtetë. E njoh Zotin Çurkin. Ai është diplomat i mirë, i aftë në mbrojtjen e interesave të Rusisë, por mos harroni, janë këto qëndrimet e Rusisë.
Pyetje: A do ti kthehet Krimeja Ukrainës?
Klark: Po, në fund do ti kthehet.