Mësuesit shqiptarë në mërgatë më të përkushtuarit dhe më të harruarit/
Ftoj deputetët, Presidentin, Kryetarin e Kuvendit, Kryeministrin, Ministrin e Punëve të Jashtme, Ministren e Arsimit dhe Sporteve, shoqërinë civile, median e shkruar dhe elektronike, të gjithë ata që e kanë në shpirt gjuhën e bukur shqipe, t’i mbështesin me të gjitha mënyrat mësuesit e gjuhës shqipe në mërgatë që fjala dhe germa shqipe të jetojë ndër breza…
Shpresoj që në shtator 2015, mësimi plotësues i gjuhës shqipe në mërgatë, të fillojë bazuar me një ligj të veçantë të Kuvendit të Shqipërisë, me akte nënligjore dhe me marrëveshje të dyanshme mes shtetit shqiptar dhe shteteve të tjera për krijimin e një hapësire të gjerë për mësimin e gjuhës shqipe nga fëmijët e mërgimtarëve…
Nuk jam jurist dhe nuk kam aq njohje juridike për të formuluar një projekt – ligj për tu miratuar nga Kuvendi i vendit tim, por si gazetar në mërgim, kam njohjen dhe përvojën e një armate mësuesish mërgimtarë në Greqi dhe më gjerë që mbledhin fëmijët e emigrantëve, ku të mundin dhe si të mundin dhe, si në vitet e Rilindjes Kombëtare, u mësojnë atyre të shkruajnë, lexojnë e këndojnë në gjuhën e nënës.
Mësimi i Gjuhës Shqipe në Mërgatë nga fëmijët e brezit që lindën dhe u rritën në mërgim është një detyrim kushtetues që rrjedh nga nenet 8 dhe 57 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
Këtë detyrë, përpara shtetit dhe shoqërisë në Atdhe, më mirë se kushdo e kanë përjetuar mësuesit shqiptarë në Greqi, mësues vullnetarë që pa asnjë përkrahje, pa asnjë shpërblim, pa asnjë vlerësim moral, pa asnjë fjalë të mirë, tash katërmbëdhjetë vjet, që nga 7 marsi i vitit 2001, e kanë shtrirë mësimin plotësues të Gjuhës Shqipe nga Selaniku e Kavalla në Veri të Greqisë e deri në Jug, në Patra, Arta dhe në ishujt e largët të Egjeut. Vetëm në Shkollën Shqipe të Selanikut kanë dhënë mësim në katërmbëdhjetë vite mësimore 21 mësues, të cilët u kanë mësuar më se njëmijë fëmijëve ta shkruajnë, ta lexojnë e ta këndojnë fjalën shqipe.
Përvoja dhe përkushtimi i mësuesve për t’u mësuar fëmijëve gjuhën e nënës është dokumentuar në qindra shkrime në shtypin shqip në Greqi e në gazetat shqiptare, në tre libra monografikë (“Rilindësit e kohës sonë”, “Shkolla shqiptare e Athinës” dhe “Shkolla shqipe e Selanikut”) si dhe në filmin dokumentar “Vera, mësuesja e dy ishujve”.
Njëkohësisht përkushtimi atdhetar i tyre është prezantuar në 8 seminare zhvilluar në qytete të ndryshme të Greqisë si dhe në 7 seminare mbarëkombëtare për zhvillimin e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë; zhvilluar në Durrës, Strugë, Mitrovicë, Vlorë, Prishtinë, Ulqin dhe Berat.
E kam ngrit zërin e mësuesve në letra të hapura drejtuar ministrive e ministrave, avokatit të popullit etj., por, fatkeqësisht ai ka mbetur pa përgjigje, pa zë e figurë të shtetit e të pushtetit zyrtar në Shqipëri, të shoqërisë civile dhe të organizatave jo qeveritare.
Më 23 mars 2015, në protokollin zyrtar të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, në pikën 6 flitet për një marrëveshje të bashkëpunimit për “Organizimin e Përbashkët të Mësimit të Gjuhës Shqipe dhe të Kulturës Shqiptare në Diasporë dhe Mërgatë”
Kanë kaluar muaj nga 23 marsi 2015 i mbledhjes së dy qeverive pa një zë të vetëm për organizimin e mësimit të gjuhës shqipe në diasporë dhe, sikur kjo mos ishte e shkruar e zeza mbi të bardhë dhe të ishte përcjellë nga të gjitha mjetet e komunikimit modern, për ironi Ministria e Arsimit dhe e Sporteve, ndonëse paralajmëroi se do të ishte e pranishme me një person të saj në një orë mësimi me fëmijët shqiptarë në Greqi më 26 prill dhe se do të merrte pjesë në seminarin e 8-të për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në Greqi organizuar nga Lidhja e Mësuesve Shqiptarë”, jo vetëm nuk erdhi njeri por nuk dërguan qoftë edhe një e-mail të thjeshtë në shenjë urimi për këtë ngjarje me vlera të mëdha për mbijetesën e gjuhës shqipe në brezin më të ri të mërgimtarëve.
Kanë kaluar 14 vjet nga ora e parë e mësimit të gjuhës shqipe në Greqi dhe për ironi asnjë mësues nuk është shpërblyer edhe për një orë mësimi të gjuhës shqipe, nuk i është dhënë qoftë edhe një fletë lavdërimi e thjeshtë, për mos me thënë pastaj për vlerësime presidenciale me dekorata e tituj nderi…(!)
Për mua mësuesit shqiptarë në mërgim janë NDERI I KOMBIT, Rilindësit e Rinj të Kohës Sonë.
Përballë heshtjes ndaj mësuesve dhe shkollës shqipe në mërgatë vendosa…
TË FLAS…
TË SHKRUAJ…
TË VIKAS…
Shpresoj që Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë ta vendosë këtë projekt – ligj në kalendarin e Kuvendit të Shqipërisë duke qenë i sigurt se ai do të marrë votat e të gjitha kuvendarëve.
Shpresoj që në shtator 2015, mësimi plotësues i gjuhës shqipe në mërgatë, të fillojë bazuar me një ligj të veçantë të Kuvendit të Shqipërisë, me akte nënligjore dhe me marrëveshje të dyanshme mes shtetit shqiptar dhe shteteve të tjera për krijimin e një hapësire të gjerë për mësimin e gjuhës shqipe nga fëmijët e mërgimtarëve…
Shpresoj…
Abdurahim Ashiku
Gazetar-ish mësues.
Shënuar më 1 qershor 2015, Ditën Botërore të Fëmijëve
MËRGATA NË SHPIRTIN E POETËVE MËRGIMTAR NË SUEDI
Nga Sokol Demaku/
Në Falkenberg të Suedisë në prani e anëtarëve të ShShASh në Suedi, simpatizantëve të fjalës së shkruar, miqëve suedez nga qyteti Falkenberg, udheqës komunal të këtij qyteti, mysafirë nga qyteti Lac dhe Kurin i Shqipërisë, nga Republika e Kosovës, nga Gjermani, Zvicra, Norvegjia dhe Danimarka u mbajt Sesioni i katërt shkencor kushtuar publikimit të katërt me radhë të ”Thesarit Kombëtar për mëgatën shqiptare në Suedi”vepër e autorëve anëtar të kësaj shoqate.
Sipas fjalëve të redaktorit të librit Fetah Bahtiri edhe kësaj radhe në libër ngerthehet puna e mërgatës parë nga pena e poetëve dhe shkrimtarëve mërgimtarë për vite me radhë, por është një risi në këtë botim pra në botim katërt se në te janë përfshi edhe shkrimtarë dhe poet nga mbar mërgata shqiptare në Europë.
Sesionin e përshendetën Kryetarja e Komunës Falkenberg, Përfaqësuesi i Lacit dhe Kurbinit, Përfaqësuesi i Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptar në Zvicër, përfaqësuesi i Shoqatës së shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Norvegji, Përfaqësuesi i Shoqatës së Shrkimtarëve shqiptar Danimarkë, përfaqësues nga Republika e Shqipërisë dhe e Kosovës si dhe anëtar të shoqatave kulturore shqiptare në Suedi të cilat kanë një bashkëpunim të ngushtë me këtë Shoqatë.
Më pastaj krysuesit e grupeve punuese të cilët janë nga anë të ndryshme të Suedisë prezentuan punën e bërë në lamin e kërkimit dhe mbledhjes së fakteve lidhur me punëne bërë në mërgatë vite me radhe si dhe në ditët e sotme. Në këtë botim do prezentohet puna e LASH në Suedi, dhe rëndësia e kësaj shoqate të arsimtarëve për ruajtjen dhe kultivimine gjuhës në mërgatë, kontributi i bashkëkombasëve në ndihmë vendlidjes, kontributi në mbajtjen gjatë të shkollës shqipe në vendlindje në kohën e okupimit shovensit serb, por prezentohet edhe puna kulturore dhe atdhetare e shoqtave kulturoren ë këtë vend nordik në mbajtjen gjallë të gjuhës, kulturës dhe traditës shqipe në mërgatë.
Nga redaktori i librit dhe Kryetari i ShShASH në Suedi Hysen Ibrahimi u mor vesh se libri del nga shtypi në mesine muajit që vjen pra në muajin qershor dhe se promovimi i tij do bëhet në shumë mjedise kulturore si në vendlindje, Maqedoni, shqiperi si dhe në shume vende tjera Eurpiane e në Norvegji u kumtua se do bëhet në majin tetor 2015 në qytetin Oslo në organzim të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptar atje.
Këtu u lexuian edhe shumë kumtesa pune të cilat prezentojnë angazhimin dhe punëne mërgatës shqiptare në Suedi.
Fjala e Sokol Demakut në Sesionin e katërt të ShShASh mbajtur në Falkenberg me 30 maj 2015.
Poezia ka veti dhe aftësi të mrekullueshme për të shprehur gëzime dhe hidhërime, vuajtje dhe fitore, shpeshherë në pak rreshta, por me domethenje dhe mesazhe të mëdha.
Së pari dua të shpreh falënderimet e mia të ngrohta për organizimin e këtij sesioni shkencor nga ana e Shoqatës së shkrimtarëve shqiptar në Suedi, i cili sesion është dhe do jetë një udhërrefyes i punës së palodhur të kriujuesve shqiptar në mërgatë konkretisht këtu në veriun e largët të Europës në Suedi.
Poezia shqipe ka shumë dhimbje dhe në të njëjtën kohë shumë mall për lirinë. Kuptohet se në poezi jetojnë edhe lirika, lumturia, dashuria dhe optimizmi, por jo aq shumë sa dhimbja dhe malli kur kemi të bëjmë më mërgatën dhe poetët mërgimtarë.
Qednra Kulturore Shqiptare “Migjeni” në qytetin Borås të Suedisë, themeluar këtu e tetë vite më parë nga mërgimtarë entuziastë të ruajtjes dhe kultivimit të gjuhës, kulturës dhe traditës shqipe në mërgatë deri më sot me sukses po kryen misionin e saj që i ka vu vetës dhe atyrë të cilët janë dhe punojnë në këtë shoqatë me këto tri virtyte themelore të shqiptarit. Të kultivosh dhe ruash gjuhën, traditën dhe kulturën e një populli nuk është lehtë, por kjo është kënaqësi dhe krenari për ata të cilët japin kohën dhe mundin e tyre në mënyrë vullnetare, në mënyrë që këto virtyte edhe pse larg atdheut, larg vendlindjes të ruhen dhe të jenë ne mendjen dhe shpirtin e mërgimtarëve.
Krejt këtë QKSH “Migjeni” e realizon përmes punës së anëtareve entuziastë të kësaj shoqate në kuadër të programit të Radio Diturisë, faqeve të revistës Dituria si dhe përmes ekranit televizisë të TV Dituria. Por nuk mungojnë edhe aktivitete më femijë, të rinjë dhe prezemtimi i kulturës shqiptare në mërgatë.
Entuziastë të fjalës së shkruar anëtar të kësaj Qendre këtu e tri vite më parë kanë fillua me realzimine Festivalit të fjalës së shkruar me titull “Festivali i poezisë në Borås”, festival i cili u tregua shumë i sukseshëm dhe pozitiv, me pjesëmarrje të poetëve shqiptar nga pjesë të ndryshme të botës dhe nga vendlindja njashtu edhe nga poet suedez.
Poezia kalon nepër vite dhe përmban mesazhe të rëndësishme edhe për njerëzit e kohës sonë, për njerëz të cilët kanë në shpirt idelain e pastër njerëzor. Për këtë arsye është pritur me gëzim të madh kjo iniciativë për të futur përsëri kulturën shqipe dhe poezinë në qendër të vëmendjes dhe duke shpresuar që të kemi të gjithë dobi dhe kënaqësi nga dita e Sofrës poetike. Dhe u pa se më të vërtë idceatorët e “Sofres poetike në Borås” paskan pasur të drejtë dhe se ata duhet ndihmuar dhe përkrahur në këtë drejtim.
Dua të shpreh falënderimet e mia të ngrohta për kryesinë e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Suedi Papa Klementi XI Albani, me në krye Hysen Ibrahimi, dhe të gjitha shoqatave kulturore shqiptare në Suedi të cilat ndihmojnë dhe bashkëpunojnë me QKSH “Migjeni” në realizimin e projekteve të tilla të cilat kanë vlerë kombëtare por edhe janë urë lidhjeje mes popujve konkretisht mes popullit suedez dhe ne si mërgimatë në këtë shtet në veriun e largët të Europës.
Festivali “Sofra poetike Borås” nga tani është Festival tradicional dhe mbarkombëtar dhe shpresojmë se do vazhdojmë edhe në të ardhmen me tempon të cilën e kemi që tani dhe se kjo punë frytëdhenëse e poetëve dhe poeteve në mërgim do jetë një shkendijë e cila do rrezatoj edhe në vendet tjera ku mërgata shqiptar frymon shqip, por ndoshta edhe në vendlindje do ketë një ndikim pozitiv në kultivimin e fjalës së shkruar.
Ju falmnderit
Idriz Lamaj: “Xhafer Deva në dritën e letrave të veta dhe zbulesa të tjera të mërgatës”
Nga ANTON ÇEFA/
Hulumtimi rreth ngjarjeve të së kaluarës dhe ndriçimi i figurave që kanë luajtur njëfarë roli historik, i jetës dhe veprimtarisë së tyre është i domosdoshëm, qoftë për ndërtimin e godinës historike kombëtare mbi themele të sakta-një detyrim qytetërues ndaj së kaluarës, qoftë për t’u orientuar në shtigjet politike të së tashmes-një detyrim i dyfishtë ndaj së sotmes dhe së ardhmes, qoftë për vlerësimin e veprimtarisë së tyre-një detyrim ndaj përpjekjeve, mundimeve e sakrificave të tyre, një detyrim që duhet ta lajë heret a vonë një komb i qytetëruar. Këtij qëllimi i shërben libri i fundit i studjuesit Idriz Lamaj mbi figurën e Xhafer Devës: “Xhafer Deva në dritën e letrave të veta dhe zbulesa të tjera të mërgatës”, botuar në NY, kohët e fundit.
Le të kujtojmë gjithnjë thënien e famshme të filozofit amerikan, Santayanës: “Ata që nuk kujtojnë të kaluarën, janë të dënuar ta përsërisin atë”.
Duke qenë se për një kohë të gjatë historia jonë kombëtare, si në Shqipëri ashtu edhe në trojet e robëruara, ka qenë mohuar, shtrembëruar, përbaltur, mallkuar, për ne shqiptarët, dritësimi i fakteve, ngjarjeve, personaliteteve ka një rëndësi të dorës së parë.
Duke medituar për gjendjen e sotme të rëndë në atdheun etnik, shkaktuar nga çatrafilimi i politikës shqiptare, autori hulumton me zell e durim “si një vëzhgues i akullt i kohës” shkrimet dhe letrat e personaliteteve, që hodhën vallen e politikës shqiptare në mërgim dhe u jep dritë atyre mbi bazën e kujtimeve të veta në marrëdhënie me to, duke sendërtuar kështu një shërbesë me vlerë për një trajtim sa më objektiv të jetës dhe veprimtarisë së tyre.
Përveç njohjes e letërkëmbimit personal me Devën, përveç shkrimeve të botuara në shtypin e emigracionit, ku autori ka luajtur një rol aktiv, përveç letërkëmbimit për rreth 40 vjet të Devës me shokun e mikun e tij të ngushtë, dr. Rexhep Krasniqin, Lamaj, me përpjekjet këmbëngulëse që e karakterizojnë, siguroi edhe korrespondencën që dispononte familja e Devës dhe që ia kishte dorëzuar z. Qefali Hamdisë.
“Mbasi lexova pjesën kryesore të letrave, në ato gjuhë që i mirrja vesh, mora me vete më shumë se një mijë faqe të korrespondencës së tij, ku përfshihej një periudhë prej mbi 30 vjetësh, 1945-1978”-shkruan autori dhe sqaron: “Xhafer Deva foli dhe shkroi shtatë-tetë gjuhë. Korrespondenca e tij është: shqip, anglisht, gjermanisht, italisht, frëngjisht, turqisht dhe serbisht”.
Për trajtimin e kapitullit: “Marrëdhëniet e Xhafer Devës me Blokun Kombëtar Indipendent dhe misionet e tyre parashutiste në Shqipëri dhe Kosovë”, autori u vu në lidhje me vëllezërit Kapidan Ndue Gjomarkaj dhe Nikollë Gjomarkaj, të cilët përveç vënies në dispozicion të lëndës së nevojshme, i ndihmuan në shqyrtimin e dokumenteve dhe në deshifrimin, transkribimin dhe përkthimin nga italishtja të materialeve të papublikuara deri më sot dhe që u botuan në këtë kapitull.
Libri fillon me një parathënie të shkurtër, mbas së cilës jepet një skicë e jetës dhe e veprimtarisë së Xhafer Devës në mërgim, së cilës i shtohen disa të dhëna edhe për jetën e mëparshme në kapitullin “Xhafer Deva në SHBA.”; vijon parashtrimi me hollësi i veprimtarisë së Xhafer Devës në bashkëpunim me Blokun Indipendent për organizimin e zbarkimit të parashutistëve në Shqipëri e Kosovë dhe përpjekjet e tij për krijimin e një qendre sekrete informative në Kosovë në shërbim të amerikanëve dhe riorganizimin e Lidhjes së Prizrenit në Amerikë, (gjë që u bë me inisiativën e Grupit Kosovar me banim në NY, në emër të të cilit vepronte dr. Rexhep Krasniqi, megjithëse ishte kryetar i Komitetit Kombëtar Shqipëria e Lirë), si një organizatë politike kosovare e pavarur në botën e lirë. Flitet për organizimin e kongreseve të saj, në vitet 1966 dhe 1971; për pjesëmarrjen e Devës, në vitin 1972, në mbledhjen e Madridit për koordinimin e veprimtarisë së partive politike shqiptare në megrim.
Duke u mbështetur në frymën tradicionale të Lidhjes së Parë historike të Prizrenit dhe Lidhjes së Dytë, Lidhja e Prizrenit në Mërgim pati për qëllim realizimin e bashkimit të popullatës shqiptare që jeton në trojet e veta nën robërinë jugosllave me Shqipërinë, mbi bazën e së drejtës së popujve për vetëvendosje.
Lidhja e Prizrenit në Mërgim, nën drejtimin e Xhafer Devës, u bë një organizatë e fuqishme që luajti një rol të rëndësishëm për të paraqitur gjendjen reale dhe kërkesat e drejta të popullsisë shqiptare të pushtuar nga Jugosllavia. Ajo krijoi disa degë në SHBA, dy degë në Kanada, degë në Bruksel, Paris, 3-4 degë në Gjermani, Stamboll dhe Australi.
Nëpërmjet korrespondencës së Devës, autori ka dhënë edhe disa skica portretesh për disa nga udhëheqësit dhe veprimtarët kryesorë të Lidhjes së Prizrenit në Mërgim: Kalosh Hamdia, Hysen Terpeza, Ismet Berisha, Shemsedin Vendresha, Gjon Shtufaj dhe Zef Nekaj..
Deva, gjithashtu, luajti deri në njëfarë mase rolin e një katalizatori në lëvizjen politike shqiptare në mërgim. Ai ishte për një veprimtari të përbashkët të të gjitha forcave politike shqiptare, në përpjekje për rrëzimin e komunizmit në Shqipëri dhe çlirimit të trojeve të pushtuara nga Jugosllavia. Duke gëzuar një reputacion të tillë, ai u zgjodh për të drejtuar tubimin e Madridit.
Libri mbyllet me kapitullin : “Shkrime të Xhafer Devës”, ku janë botuar : “Sfondi i depërtimit të suksesshëm të Bashkimit Sovjetik në Lindjen e Mesme” (një analizë politike që Deva e lexoi në Akademinë Ushtarake Amerikane në Ëst Point, material që botohet për herë të pare); një relacion i gjatë që Deva ia dërgoi Ministrive të Jashtme Italiane e Amerikane, nga fundi i vitit 1953 (i pabotuar) dhe një Fjalim i Xhafer Devës me rastin e 25-vjetorit të themelimit të Blokut Kombëtar Indipendent.
Forcat politike në mërgim mbështetën Lidhjen e Prizrenit në Mërgim. Që në Kongresin e saj të Parë, në vitin 1966, në emër të “Vatrës”, z. Antoni Athanas-kryetar i atëhershëm i saj, u zotua se “do të ndiqte me besnikëri idealet e Lidhjes së Prizrenit në Mërgim për realizimin e Shqipërisë etnike”. Në letrën e falënderimit që Deva i dërgon z. Athanas, shkruan: “Pjësëmarrja Juaj në Kongresin e Parë të Lidhjes së Prizrenit ishte një nderim i veçantë për mua dhe një garanci e vazhdimit të idealeve të Vatrës ndaj realizimit të Shqipërisë etnike. Fjalimi i Juaj prekës dhe zotimi se, ‘do të mbështesni me vendosmëri të drejtat e popullsisë shqiptare të Kosovës për bashkim me shtetin e lirë shqiptar’, jam i bindur se do të dëgjohen në Ëashington me respekt dhe seriozitet…”
Shtjellimin e lëndës, autori e përfundon me kërkesën për kthimin në atdhe të ështrave të Devës: “Është detyrë morale e kosovarëve, sot në Kosovën e lirë prej pushtuesit serb, ta kthejnë Xhafer Devën në Kosovë, sepse varri i tij në vendlindje do të ishte një piramidë kufiri, e cila do t’i bënte roje atdheut më shumë se një ushtar i mbërthyer në armë.”
Libri është shkruar me një ndjenjë të ngrohtë dashurie e nderimi për personalitetin e Devës e veprimtarinë e tij politike dhe, përveç vlerës historike, aty-këtu ka pjesë të bukura letrare. Nuk mungojnë as fotografitë. Botimi i tij u bë i mundur me sponsorizimin e një grupi shqiptaro-amerikanësh.
Në emër të vatranëve përgëzoj autorin, z. Idriz Lamaj, anëtar i këshillit të “Vatrës”, për botimin e këtij libri dhe botimet e tjera me vlerë dhe i uroj shëndet dhe suksese në veprimtarinë e tij të mëtejshme krijuese e botuese.( Autori ishte editor i Diellit nga viti 1994-2009 Dielli-Arkiv)
SHKOLLA SHQIPE NË MËRGATË URË QË LIDHË FËMIJËT TANË ME ATDHEUN
Shkruan Shaban Cakolli/
Shkollat me mësim plotësues në gjermani-ura që lidhin fëmijët tanë me atdheun/
Mësuesit tanë e kuptojnë punën e tyre të shenjtë dhe me vullnet të pashuar përballojnë vështirësitë e udhëtimeve të gjata ,si dhe format e punës që nuk janë fare të lehta(me klasë të kombinuara):Se shkollat shqipe në këtë Land me sukses po e kryejnë misionin e vet,pra arsimin dhe edukimin e fëmijëve shqiptarë në frymën kombëtare,ka përplot dëshmi.
Shkollat me mësim plotësues në gjermani-janë ura që lidhin fëmijët tanë me atdheun
Nxënësit të cilët vijojnë me rregull mësimin plotësues shqip,ka shumë dëshmi se janë treguar shumë më të zellshëm dhe të sukseshëm edhe në mësimet në gjuhën gjermane.
Ata jo vetëm që fitojnë një njohuri të lartë për atdheun e tyre,të cilët qenë të detyrruar të e braktisin,shkaqet të cilat tani i dijmë të gjithë,mësojnë historinë,gjuhën,kulturën e traditën kombëtare,por fitojnë një eksperiencë të lartë në shkollat gjermane,të cilën po deshtën të e bartin në atdhe,kur të kthehen do të ndihen të barabartë me moshatarët e tyre në vendlindje.
Kjo është ana e tyre pozitive,të cilën e kanë arritur me punën e shejtë të mësimdhënësve tanë në mërgatë,padyshim edhe me përkujdesëjen e prindërve të tyre.
Fëmijët tanë në mërgatë janë dhembja jonë më e madhe. Ata erdhën e hynë në këtë skëterrë pa fajin e tyre. Në vendet ku janë strehuar ndihen të pasigurt në vetvete, të pabarabartë me moshatarët e tyre vendas,ndihen të përbuzur më rrethin ku jetojnë,nga moshatarët e tyre në shkollë,shoqëri,kulturë …..
Në vendet ku mësimi plotësues shqip nuk zhvillohet fare,shumë fëmijë janë traumatizuar,janë thyer shpirtërisht e psiqikisht. Në Gjermani një numër i madh fëmijësh,nga mosinteresimi i prindërve të tyre, kanë mbetur pa u përfshirë në mësimin plotësues shqip. Për këtë arsye duhet të vetëdijesohen të gjithë ata prindër që fëmijët e tyre nuk e përcjellin mësimin plotësues shqip,janë të dënuar të asimilohen.
Asimilimi vjen qetë dhe padiktueshëm. Kështu detyrë e çdo prindi mbetet që të hulumtojnë të gjitha mundësitë që fëmijët e tyre të i përgatisin për kthim ne atdhe nga se këtu jemi në vende të huaja,ku fëmijët tanë nuk mund të lëshojnë rrënjë. Qëndrimi i tepërt në vende të huaja do të bëjnë që pas shumë vjetësh kur të kthehen,të ndihen të huaj në vendin e vet..Por ,në Gjermani mund të flitet edhe për anët pozitive,për punën e shenjtë që bëhet në ruajtjen e identitetit kombëtarë të fëmijëve tanë.
Në Landin e NRW-së,shkollat shqipe me mësim plotësues me sukses kanë rrumbullaksuar rreth tri të punës.Puna edukativo-arsimore shumë vjeqare në shkollat shqipe në Gelsenkirchen, Bocholt, Dorsten, Münster, Warendorf, Reclinghausen, Botrop, Gladbeck ishte shumë e lidhur me emrin e mësuesit tanë të paepur Sejdi N Gashi(tani në pension),i cili një jetë iu përkushtua ngritjes të nivelit sa më të lartë të personalitetit të fëmijëve tanë në diasporë dhe ti mbroj ata nga asimilimi. Mbarëvajtjes së këtyre shkollave u ka kontribuar edhe mbështetja e Ministrisë së Arsimit të Kosovës, por edhe mbështetja e organeve arsimore shtetërore gjermane.
Mësuesit tanë e kuptojnë punën e tyre të shenjtë dhe me vullnet të pashuar përballojnë vështirësitë e udhëtimeve të gjata ,si dhe format e punës që nuk janë fare të lehta(me klasë të kombinuara):Se shkollat shqipe në këtë Land me sukses po e kryejnë misionin e vet,pra arsimin dhe edukimin e fëmijëve shqiptarë në frymën kombëtare,ka përplot dëshmi.
Këtë sukses të tyre e kemi vërejtur edhe ne Lidhja e Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani(LSHAKSH) të cilët bashkëpunojmë me shumë nga shkollat shqipe në Gjermani,zatëm edhe ky është qëllimi ynë,të kyqim sa më shumë të rinjë në aktivitetet tona.
Duke u falemnderuar mësuesëve tanë në mërgim,të cilët kanë mbështetur bashkëpunimin tonë,kanë bërë stërvitje me nxënësit e tyre,kanë shënuar organizime kombëtare me lidhjen tonë,ne jemi ndier aq të kënaqur me talentin e tyre,qoftë në letërsi,art,muzikë,pikturë,vallëzim.
Një gjë na bënë të sigurtë:Fëmijët tanë në mërgim të cilët i recitojnë dhe këndojnë atdheut,çlirimtarëve,që pikturojnë figura të ndritshme kombëtare,që ndjekin kulturë e traditë kombëtare,padyshim i kanë shpëtuar asimilimit.Ne u jemi mirënjohës edhe prindërve tyre për interesimin e shtuar të tyre,nga se çdo vit në shënimet tona ne po lumturohemi,kur na paraqiten artist të rinjë të cilët kanë njohuri me një diapazon të gjërë për atdheun e tyre:Kemi njohur fëmijë të talentuar të mërgimtarëve tanë,të cilët e ardhmja do të i gjejë artist të vërtetë,si të familjes Kurtishi,Bellaina,Gara,Begisholli,Makolli,e shumë tjerë,fëmijë të cilë kanë bërë emër në kulturën tonë kombëtare.Ne kemi bashkëpunuar me mësues të ndritshëm,të cilët me përkushtim i kanë aftësuar nxënësit e tyre për shënimet tona,si me Sejdi Gashin,Rifat Hamitin,Sami Thaçin,SHQIPE Gara,Adem Shala,e shumë mësues tjerë,puna e tyre arsimore dhe kombëtare është e ndritshme.Bisedat tona me mësuesit në mërgim na bëjnë shumë optimist,se fëmijët tanë që gjinden në mërgim pa fajin e tyre,do të i shpëtojnë asimilimit.Gjatë një bisede me mësuesen nga SHTUTGARTI;e cila është e njohur me punën plot përkushtim,,
Mësuesja nga Shtutgarti Miradije Gashi thotë: Nxënësit që vijojnë me rregull mësimin plotësues shqip,janë zakonisht shumë më të mirë jo vetëm në mësimin plotësues shqip,por edhe në shkollat gjermane. Ata aftësohen në gjuhën e tyre amtare me njohuri nga historia shqiptare,gjeografia,arti,tradita dhe kultura shqiptare,në mënyrë që në raste të kthimit të tyre në atdhe mund të ndihen të barabartë me moshatarët e tyre.
Në këto paralele deri më tani kanë kaluar mijëra nxënës shqiptarë,ku prej tyre shumë kanë vazhduar shkollat e mesme profesionale,e disa prej tyre kanë arritur me suksese të larta të kryejnë univerzitete gjermane,duke fituar eksperienca të larta..Nxënësit e këtyre shkollave veç arritjeve të sukseseve të larta në lëndët mësimore,dallohen edhe në aktivitetet e lira jashtë shkollore,ku fitojnë njohuri të larta kombëtare dhe përgatiten shënime kulturoro-kombëtare,të cilat ja u mbajnë ndezur atdhedashurinë dhe ruajnë lidhjet shpirtërore me atdheun e tyre.