• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Liria e Shqipërisë sime, është burimi i kulluar i diellit tonë poetik

February 13, 2017 by dgreca

Nga Violeta Mirakaj/*

1 a Torta3 Kokalaret

Mbresa nga Veprimtaria kushtuar Musine Kokalarit në 100 – vjetorin e Lindjes organizuar nga  Organizata e Gruas Shqiptare – Amerikane “ Hope & Peace” në bashkëpunim me Federatates’VATRA”/2 Beqir

– Përsëri si1a Lulushi gjithmonë dyert e sallës “ Vatra” këtu në New York janë të hapura për veprimtari, dhe aktivitete të ndryshme./

1 ekrani,1 evi me portret1 flet musafirja1 esati Cezari1 esat ramiz

E shtunë 11 Shkurt 2017 u organizua sesion përkujtimor për nder të Heroinës Shqiptare Musine Kokalari, 100- vjetori i lindjes së shkrimtares së parë, së gruas fisnike që iu desh të përjetojë ferrin mbi tokë. Kjo përkujtimore u organizua nga Organizata e Gruas Shqiptare – Amerikane “ Hope & Peace” me kryetare Mimoza Dajçi, mbështetur nga Federata Panshqiptare “Vatra”, New York ; muzeu “Musine Kokalari” Gjirokastër: familjarët Kokalari, SHBA dhe realizimi -gazetari Dritan Haxhia. Moderator -Beqir Sina, mbështetur nga Dalip Greca-editor i “Vatrës”, TV – Albania Culter – Adem Belliu…

IMG_22501 a kokalaret21 Besiana Peter1 astriti besiana1 ademi6

1 a Moza ok1 Evi Kokalari1 esati51 Fran1 Muca

Prezenca e saj imponuese nëpër mjet fotove të më dha të vendosura në sallë duket sikur na thotë :- Po të dëshirosh të jesh diçka, mund të bëhesh. Duhet të zbulosh se je unik në botë, sepse Ti je një kombinim i veçantë me një qëllim të caktuar….. Ti je ai lloj kombinimi, sepse vetëm Ti mund të bësh atë që është thelbësore për të bërë. Nuk duhet të besosh asnjëherë se nuk ke një kontribut për të dhënë në jetë. Bota është si një qilim që s’ka përfunduar së enduri, dhe vetëm Ti mund të plotësosh figurën në hapësirën e vogël që të përket. Vetë thëniet e Musine Kokalarit për atdheun dhe krijimtarinë e saj e tregojnë më së miri.

1 ambasadorja1 Besiana Zef evi1 Pellumbi1 Balaj Zef1 Flet drita

“Besa , shpresa dhe dashuria ato pra na lartësojnë. Përçarja dhe marrëzia na poshtërojnë e na mjerojnë.” ( Shkup, 10 / 07/ 1943)/

1 a salle1 toma flet2 salle1I1 artistja1 a Leta flet

“Prodhimi im letrar që në fillim, kur zura të hidhja çapat e para, është lidhur ngushtë me ndjenjën kombëtare. Liria e Shqipërisë sime, është burimi i kulluar i diellit tonë poetik.” ( Tiranë , 06/ 07/ 1944)

IMG_2302“ Të punojmë për të mbjellë farën e lirisë, ku respekti i çdo njeriu do të jetë gjëja e parë dhe individualiteti i mbrujtur mbi baza të shëndosha morale në çdo kryerje, është ideal. Një ideal që nuk i largohet realitetit, po që i vjen në ndihmë duke rrojtur me nder dhe me djersën e ballit. Një ideal me virtytet më të larta dhe me ndjenja njerëzore.” ( 18/ 02/ 1945)

1 asllan muahrrKujtimet e mbesës së heroinës për hallën e vet, Artemis Kokalari, si dhe dëshmitë konkrete me dokumente dhe fotografi në munitor, nga famijarët e tjerë krijuan një atmosferë sa emocionale dhe njohëse për auditorin.

1 flet musafirjaPara syve tanë del diplomantja e Universitetit të Romës në degën e Letërsisë dhe Arteve të Bukura, që nuk pranon vendin në katedrën e atij universiteti, sepse ka bindjen që vetëm si shkrimtare, si intelektuale mund t’i shërbejë atdheut. Ajo kishte vizionin e saj për zhvillimin e historisë dhe kombit shqiptar. Heroina e kulturuar ishte aq shumë e apasionuar pas fjalës së bukur shqipe njëkohësisht mbante mbi supe tragjedinë e përherëshme të njeriut me karakter të papërkulur.

1 dr Uruci gjoni etj

Kumtesë pas kumtese të mbajtur nga të pranishmit, si Kryetari i “Vatrës” Gj. Buçaj, nga Besa Kadare ambasadore në Kombet e Bashkuara në New York, poetja dhe humanitarja Rita Saliu, ish të perdjekurit politik D.Saraçi, Pëllumb Lamaj i cili e quan Musinenë, se ajo është Zhandarka e Shqipërisë; plotesohen nga Mimoza Dajçi, Remka Huruglica (kryetare e shoqatës së gruas shqiptare në Kanada, e cila vjen si e ftuar për këtë aktivitet) dhe shumë të tjerë; u krijua një tablo e plotë e figurës intelektuale martire Musine Kokalari.1 a saliu R1 agroni libri

Gjatë kohës së studime1 Dauti Haxhive në Romë, Musineja shkruan një studim- “Ali Pascia di Janina” dhe e boton ne L’Albania më 1940. Shkruan novelën “Nënua Plakë” në Romë, dhe ditarin autobiografik “Jeta ime universitare”. Me tezën e doktoraturës “Letteratura Albanese – Naim Frashëri” laurohet në vitin 1941.Vendi i saj ishte Shqipëria, këtu ajo besonte dhe ëndërronte t’i vinte në ndihmë vendit të saj.Kthehet në Shqipëri e vendosur për të vijuar rrugën e zgjedhur si shkrimtare. Lexon shumë, përkthen Luixhi Pirandelon dhe mbledh mijëra e mijëra vargje nga folklori shqiptar, nga gjuha e popullit, fjalës artistike të mençurisë popullore. Ajo është e apasionuar dhe zhytet e tëra në botën e përrallave, gjë e gjëzave në folklorin shqiptar.

Skicat e ciklit “Këngë Varfërie”,(…botuar në rubrikën frymëzime në verën e vitit 1937) janë shumë domethënëse dhe për kohën e sotme. Ajo kërkonte me këmbëngulje të vërtetën e jetës, për të bërë të vërtetën e thelbit artistik të veprës së saj.

Ja si shprehet :- “Vizitova anembanë. Vura re kudo. Pashë të ligun, që quhet i mirë, pashë gënjeshtarin që kishte të drejtë, pashë katilin që nuk i skuqej faqja. Qesha se ky ishte brumi i shoqërisë, thelbi i njerëzisë.

Hodha hapat e para. Ktheva kokën prapa e një grusht më dhanë. E mbajta përpara e në perde e zezë më doli në sy. Duhej forcë që të çdukej. E ktheva majtas, një sy tallës më drejtohej, e kthej djathtas, në vajtim i thellë dëgjohej. Unë hesht, habitem. Pyes, se ku jam. “Në jetë”, më përgjigjen. Jam i varfër…më mirë. S’kam njeri – shoh më vonë. Më shtypin… Ktheju grushtin të luftoj, po, po. Atëhere kuptova se ku ndodhesha dhe ç’ishte jeta: Luftë!”

Dhe gjithë jeta e saj tregoi se Musineja mbarte vlera të mëdha, të denja ashtu si gjatë gjithë historisë gra, burra të guximshëm, kanë mbajtur qëndrime të kundërta me mendimet e zakonshme të kohës së tyre. Kanë përballuar tiraninë politike, fetare, raciale, duke i dhënë jetën për çështjen e tyre.

Krijimtaria e saj në tre librat e njohur, një enciklopedi e vogël e jetë së gruas gjirokastrite, si psh në romanin e parë të saj “ Sa u tund jeta”, në pasthënie shprehet “….pasqyrë e një bote të perënduar, shtegu i kapërcimit nga vajzëria në mes të këngëve, në një nusëri, për ta hedhur gruan prapë në vargonjtë e rëndë të robërisë së fanatizmit”. Përmbledhja me përralla të përpunuara për fëmijë e vënë M. Kokalarin edhe si themeluese e kësaj letërsie sjell mesazhin se ndër netët që kalojnë fëmijët , si të gjithë shqiptarët, “Rreth vatrës”, (simbol i atdheut dhe familjes) marrin nocionet e së mirës dhe së keqes, të bukurës dhe të shëmtuarës e ushtrimit të mendjes (gjë a gjëzat) dhe gjithçkaje, që trashëgohet aq natyrshëm e me aq dashuri e mirëkuptim për brezat.Vlerësimet e personaliteteve të shquara shqiptarë dhe të huaj tregojnë për mendjekthjelltësinë, mendjendritur të intelektuales së shquar M. Kokalari psh:-

Sotir Kolea : – “ Qëmtimet e tua me titull: “ Siç më thotë nënua plakë”, të cilat i prisja prej kohësh të gjatë, i mora ka ditë dhe të falemzemret që pate mirësinë të mos më harrosh. Pashë me gëzim që i shfaqe sakaq dhe mikut tim A. Xhuvani, duke i uruar se nuk i vajti dëm mundimi që derdhi në bibliotekë.Pas disa ditësh, i mora me nge prapë në dorë, i shfletova në fund e krye dhe thashë : “ I lumtë asaj dore”.

Maksimilian Lambertz :- “ Me dhuntinë e një talenti të gjithanshëm si ai i Kokalarit, është dhënë në tablo piktoreske e në gjuhe me ngyra të gjalla, të mrekullueshme, që kanë spikatur karakteret femërore.”

Lazgush Poradeci:- Admirimin tim nga zemra për veprën tuaj:- “Siç më thotë nënua plakë”.

…”Me sa vërejtje të përpiktë, plot gjallëri dhe plot freski, janë zënë këto miniatura të Musine Kokalarit. Të thuash si të kish këputur një copë të gjallë të jetës…

…Janë skica këto me një intuim psikologjik të madh.

…..Nuk i afrohen sipërfaqes vetëm për ta rilevuar me një ngjyrë të lehtë, me një efekt pamjeje të çastit. Nuk përdorim frymën as humorin as ironinë ose sarkazmën e tharbët të shkurtër të një lloji letrar me qëllim dhe ekspresivitet të përcipshëm siç janë skicat nga natyra e tyre.

Musine kokalari hyn në thellësi drejtpërdrejt në thelbin psikologjik. Menjëherë ajo bashkëjeto me atë që na rrëfen. Nuk tall, as qesh përciptaz, nuk vajton duke spiritizuar. Situacioni komik i saj përmban një tragjedi, një tragjizmë me të vërtet për të ardhur keq mbi karakterin ose fatin që është destina e njeriut, veçanërisht i njeriut Grua. Gruaja e lagjes, e dyerve dhe e portave, vizitonjësja e vatrës dhe oborrit, fjalamania tradicionale që përfaqëson tipin e përbashkët dhe të përditshëm të intrigonjëses, të intrigantes të asaj që bën intriga,…….përbën fondin e inspirimit të librit “ Siç më thotë nënua plakë”

Epigon, Mefistofel femëror, Meduzë me gjarpërinjtë gati, ajo e ka për gjakun, prandaj di dhe e përmbush mirë mjeshtërinë e saj. Dhe të gjitha këto me një stil origjinal, në një stil të sajin, të shfaqur për së pari me kaq përmbledhje në letrat tona!”

Vlerësime kemi dhe nga K.Taljavini, Dott. Prof. Anxhelo Loti, Karlo Mearini etj…

Intelektualja M. Kokalari vijoi luftën për dinjitetin njerëzor dhe kombëtar. U bashkua me rezistencën, që kërkonte zgjedhje të lira, duke i quajtur zgjedhjet e Djetorit 1945, antidemokratike. U bë pjesëtare e “Bashkimit Demokratik” që ishte zëri i vetëm demokracisë, kundër dhunës e diktaturës. Dënohet nga Gjykata e Lartë Ushtarake si sabotatore e pushtetit dhe armike e popullit me 20 vjet burgim e konfiskim të pasurisë….. Musineja e përballoi trimërisht fatin e saj. Gjashtëmbëdhjetë vite burg dhe pjesën tjetër të jetës deri në vdekje , internim me Luksin- një kafe dhe respekti për veten

Pra intelektualja shkrimtare aq e apasionuar pas fjalës shqipe, e apasionuar pas lirisë e cila mendonte se ligji të jetë njerëzia dhe e drejta të sundojë, mbajti mbi supe trgjedinë e përherëshme të njeriut me karakter të papërkulur.

Mësimi nga jeta e Musine Kokalarit, shkrimtare e parë e letrave shqipe, e burgosur dhe e groposur për së gjalli, që mbeti më e gjallë se shumë të gjallë për së vdekuri është se – Njeriu mund të jetë i lirë edhe pse i burgosur. Njeriu mund të jetë i burgosur dhe pse është lënë i lirë.Jeta e Musine Kokalarit është një thirrje për ne të gjithë, për të kuptuar se qemë “të lirë me tru të burgosur”, përderisa askush s’mundi të bëjë sado pak për Musinenë, e cila ishte një ndër mijëra fajtorët pa faj, apo për të vetmin faj të saj : Intelektin e rrallë.

*Korrespondencen e aktivitetit do ta lexoni ne Diellin e printuar. Per me shume fotografi shkoni ne fb(dielli Vatra)

Filed Under: Featured Tagged With: 100 vjetori, Hope & Peace, Musine Kokalari, Violeta Mirakaj

Musine Kokalari, simboli i sakrificave të vajzave dhe grave në diktaturë

February 11, 2017 by dgreca

Flet, Mimoza Dajçi, themeluese e The Women’s Organization “Hope & Peace”/2 mimoza-dajciIntervistoi: Albert Vataj/

Nga përtej Atlantiku, nga toka e premtuar e kauzave të shenjta të lirisë dhe demokracisë, nga SHBA-të, mbërrin në tokën që lëngon prej kujtesës së vuajtjeve, zëri i një ndërmendeje, kushtrimi i një mirënjohjeje, solemniteti i një kremteje. E kush do ta meritonte më mirë këtë kujtesë të përkorë, këtë sublime përkujtuese, se sa Musine Kokalari, simboli i martirizimit të vajzave dhe grave në diktaturë. E kush më me ndjenjë dhe pasion, përkushtim dhe përgjegjësi, zemër dhe shpirtërore do ta bënte këtë më mirë se Mimoza Dajçi, ajo e cila ka qenë dhe vijon të jetë në radhën e parë të uraganit të të denoncimit të veprave makabre të diktaturës. Sepse ajo e di e di më mirë se askush se si dhëmb plaga e asaj të shkuare.

Emri i Musine Kokalarit lidhet me veprën më sinjifikative që është plazmuar në eterin e Shqipërisë së kohëve të errëta të diktaturës, të kohës së absurdit, të kohës së nënshtrimit, persekutimit, represionit dhe masakrave, të asaj kohe që gjithçka ishte e ndaluar. Kontributi vetmohues patriotik dhe ai i vleftë letrar i Musine Kokalarit, mbeten edhe sot një pikë referimi. Ndërgjegjja e shoqërisë shqiptare, vetëdija e opinionit publik, kujtesa, gjenden kushtruese në këto ditë kremteje, në këtë vlerësim që kapërcen kufinjt.  Është 100- vjetori i lindjes së Musine Kokalarit, përkujtimi si obligim, ajo që ka bashkuar shqiptarët në SHBA. Është Mimoza Dajçi, themeluese e Organizatës së Gruas The Women’s Organization në SHBA, nismëtarja dhe finalizuesja e kësaj ndërmendje. Në intervistën dhënë për “Koha Jonë” ajo rrëfen gjithçka që ka lidhje me finalizimin e këtij kushtimi për martiren Musine Kokalari. Ajo kërkon të ndajë me lexuesit e gazetës për aktivitet që janë organizuar në nderim të emrit dhe veprës së Musine Kokalarit, disidentes së parë shqiptare, gruas që mbetet shëmbëllim i kalvarit të gjatë të vuajtjeve dhe sakrificave të dhjetëra e dhjetëra grave dhe vajzave, të cilat besuan te aspiratat e larta të atdhedashurisë, besuan tek liria dhe u bënë theror i këtyre idealeve.

– Znj. Dajçi si themeluese e Organizatës së Gruas The Women’s Organization “Hope & Peace” në SHBA, si përfaqësuese e interesave dhe rolit të gruas çfarë mund të na thoni në lidhje me veprimtarinë në përkujtim të 100-vjetorit të lindjes së heroinës shqiptare, Musine Kokalari, a do të kishit diçka që do të dëshironit ta ndanit me me lexuesit e “Koha Jonë” për këtë kremtim?

Së pari dëshiroj t’ju falënderoj juve për interesimin e treguar në vlerësimin e figurës shumëdimensionale të martires së deomkracisë, Musine Kokalari. Kjo figurë, emri dhe vepra, kurajoja dhe kontributi, meritojnë një vëmendje dhe vlerësim të veçantë. Ky përvjetor nuk mund të kalonte as këtu në SHBA pa atë interesim që është në një farë mënyre një mirënjohje e jona për gjithçka bëri ajo grua e kurajshme, ajo idealiste që nuk u step në realizimin e aspiratave të saj as para represionit dhe mizorisë së diktaturës. Organizata jonë e Gruas “Hope & Peace” në New York ose “Shpresë dhe Paqe”, ku si bashkëthemeluese është edhe Znj. Merita Shkupi, morëm inisiativën për të përkujtuar 100-vjetorin e lindjes së Musine Kokalarit.

Në mënyrë që kjo veprimtari të na dalë sa më mirë dhe me nivelet që kërkon koha, e denjë për këtë emër dhe këtë vepër guximi dhe krenarie, puna organizative zë fill katër muaj më parë. Gjithçka nisi me krijimin e një grupi pune, i cili do të merrej me hartimin e platformës dhe realizimin e çdo komponenti përbërës të kësaj strukture organizimi. Në këtë grup pune përfshimë personalitete të njohura shqiptare nga fusha e letërsisë, historisë, artit dhe gazetarisë, si dhe poeten dhe humanisten e njohur, Rita Saliu, shkrimtaren Eglantina Mandija, e cila në krijimtarinë e saj ka shkruar shumë për heroinën Musine Kokalari. Gjithashtu në këtë organizëm veprues, vlerësojmë pjesëmarrjen e veprimtares së njohur, Merita Shkupi, gazetares dhe autores së “Hymnit të Nënë Terezës”, Dijana Toska, publicistes dhe gazetares, Elida Buçpapaj, gazetarit dhe ish-të persekutuarit politik, Beqir Sina, studiuesit dhe historianit ish-të persekutuar politik, Agron Alibali, violinistes me famë botërore, Suzana Nehani Bezhani, balerinës, Tatjana Petrela, pianistes, Elona Muça, aktivistes, Violeta Mirakaj, Dia Saraçi, Lindita Semanjaku, etj… Në mënyrë që gjithçka të funksiononte sa dhe si duhet me të gjithë anëtarët e këtij grupi pune kemi patur takime dhe konsultime të herëpashershme, këtu në në New York, me disa të tjerë që jetonin më larg kemi zhvilluar “Conference Call”.

Në hapat vijues, sipas asaj platforme ne u drejtuam Fedaratës Pan Shqiptare, “Vatra” në New York, ku u pritëm nga Presidenti i saj, Dr. Gjon Bucaj, i cili e mirëpriti iniciativën tonë dhe shprehu gatishmërinë për të na mbështetur duke na ofruar ambientet e “Vatrës” për zhvillimin e aktivitetit. Dhe me këtë rast ne e falënderojmë Dr. Buçaj për përkrahjen që na afroi.

Po pse vendoset që ta mbanit pikërisht në “Vatër” këtë veprimtari, apo keni bashkëpunim të rregullt me Organizatën “Vatra”?

Ne kemi patur në vijimësi një bashkëpunim të frytshëm me Federatën “Vatra”, që në kohën kur drejtohej nga i nderuari, Agim Karagjozi, për të cilin sigurisht ruajmë akoma respekt e konsideratë të veçantë. Përsa i përket përzgjedhjes, ne jo se nuk kishim ambiente të tjera se ku mund ta mbanin këtë veprimtari, pasi na u afruan edhe disa të tjerë auditore universitare dhe kulturore, por qëllimi ynë ishte sa fisnik dhe patriotik aq edhe historik. Dhe është pikërisht “Vatra” ajo vatër e nderuar dhe e vlerësuar, ai tribun i fjalës edhe veprës patriotikëve të shqiptarëve në SHBA dhe jo vetëm, që i jep atë shkallë të lartë vlerësimi, i atribuon këtij aktiviteti atë çfarë e ngre në nivel kremteje kombëtare. Sepse “Vatra” është e para qendër historike shqiptare në SHBA qysh në kohën e figurave potenciale historike, si Fan Noli dhe Faik Konicës. Ne si organizatë i kemi zhvilluar shpesh aktivitetet tona në ambiente të tjera shumë prestigjioze siç janë universitetet amerikane, ku sallat na janë afruar pa pagesë, ku me këtë rast falënderojmë Profesorin e “Monroe College” në Bronx patriotin e devotshëm Z. Haxhi Berisha, i cili na ka përkrahur gjithmonë në çdo veprimtari tonën. Por për vlerat që folëm më sipër ne vendosëm që ta mbanim në “Vatër”.

Gjithashtu nuk mund të rri pa e shprehur faktin se sapo u shpërnda njoftimi, patëm shumë telefonata, e-mail-e nga personalitete të ndryshme shqiptare, të cilët ishin të gatshëm të jepnin sado pak ndihmesën e tyre për mbarëvajtjen e kësaj veprimtarie madhore. Ndërmjet tyre dëshiroj të përmend mbështetjen e madhe që na dhanë, Muzeu Historik “Musine Kokalari” në Gjirokastër dhe vetë mbesat e Musine Kokalarit – zonjat Arjeta, Evi dhe Enit Kokalari Lulushi.

Çfarë ndihme konkretisht ju afroi muzeu “Musine Kokalari” dhe mbesat e saj?

Mbështetja nga Muzeu Historik “Musine Kokalari” dhe mbesave, Arjeta, Evi dhe Enit janë konkrete dhe shumë me vlerë, që kishin të bënin me me materialet ekskluzive që na dërguan dhe paraqitën, të cilat e pasuruan së tepërmi arkivin e këtij aktiviteti nga jeta dhe vepra e Musine Kokalarit, ku përfshihen dorëshkrimet origjinale të Musinesë, dokumentet, krijimtari, foto të saj me familjen, letra e korrespondenca me familjarët etj. Me këtë rast më lejoni të falënderoj në mënyrë të veçantë, Arjeta Kokalari është edhe njëra nga mbesat e familjes që kujdeset në mënyrë të shkëlqyer për Shtëpinë Muze, “Musine Kokalari” në Gjirokastër, ndërsa Evi dhe Enit i janë bashkangjitur punës tonë përgatitore me të gjitha mundësitë dhe kohën e tyre.

A mund të na flisni pak për figurën e lartë te martires, Muisne Kokalari, që nuk kurseu as jetën e saj të re për çështjen kombëtare?

Musine Kokalari lindi më 10 shkurt të vitit 1917, në Adanë, të Turqisë. Në vitin 1921, familja e saj kthehet në Shqipëri dhe vendoset në Gjirokastër, ku Musineja kreu shkollën fillore. Nëntë vjet më vonë, familja Kokalari vendoset në Tiranë. Në vitin 1937, Musineja mbaroi shkollën e mesme “Nëna Mbretëreshë” dhe më pas shkoi për studime në Universitetin e Romës, në Itali, të cilin e mbaroi shkëlqyeshëm në vitin 1941. Ajo botoi librin e saj të parë “Seç më thotë nëna plakë” në vitin 1939. Ishte viti 1943, kur Musine Kokalari së bashku dhe me disa shokë të tjerë formuan Partinë Socialdemokrate. Një vit më vonë, me përpjekjen e saj, doli numri i parë i gazetës “Zëri i Lirisë”. Në vitin 1944, botoi librin e saj të dytë “Rreth vatrës”, ndërsa më 12 nëntor të po këtij viti u pushkatuan vëllezërit e saj, Muntaz e Vesim Kokalari. Katër ditë më vonë e arrestuan dhe Musinenë, të cilën e mbajtën 17 ditë në burg. Në janar të vitit 1945, u botua libri i tretë i Musine Kokalarit “Sa u tund jeta”. Më 23 janar të vitit 1946, ajo u arrestua për së dyti nga forcat e Mbrojtjes së Popullit e gjyqi e dënoi me 20 vjet heqje lirie. Në vitin 1961, e nxjerrin nga burgu dhe e internuan në Rrëshen, ku dhe doli në pension me gjysmë page. Në vitin 1981, sëmuret nga sëmundja e kancerit, që dy vjet më pas do ta largonte përgjithmonë nga jeta. Dhjetë vjet më vonë, pra në vitin 1993, Presidenti i Republikës i dha pas vdekjes medaljen “Martir i Demokracisë”.

 

“Për shëndetin tim nuk i drejtohem kujt, aq më pak atij që kishte në dorë të më lehtësonte dënimin”. Kështu shkruante Musineja vetëm pak kohë para se të vdiste, duke lënë të kuptohej se “ai” nuk ishte veçse Enver Hoxha, i cili u kujdes deri në fund për dënimin e saj. E konsideruar si kundërshtare e regjimit komunist, ajo u dënua me 20 vjet burg dhe më pas u internua për 22 të tjerë në Rrëshen, ku vdiq në vitin 1983, nga kanceri. Bashkëkohësit tregojnë se nuk iu dha mundësia as të kurohej në spitalin onkologjik. Vdiq e vetme dhe u varros nga varrmihësit. Kur e zhvarrosën vite më vonë, u pa se duart e saj ishin të lidhura me tela me gjemba.

Diçka më specifike në lidhje me atë që do të çonte atë në bankën e të akuzuarve?

Fakti që ajo kishte krijuar së bashku me Skënder Muçon, Partinë Socialdemokrate, në vitin 1943, nuk mund të anashkalohej nga sistemi njëpartiak i Enver Hoxhes. Pas Luftës së Dytë Botërore, kur Shqipëria po vihej nën diktaturë, si kundërveprim i kësaj të fundit u themelua më 6 nëntor të vitit 1946, në Tiranë, grupimi i parë opozitar antikomunist “Bashkimi Demokratik Shqiptar”, një aleancë e Partisë Socialdemokrate, kryesuar nga Musine Kokalari, me Frontin e Rezistencës, drejtuar nga Sami Qeribashi dhe me Grupin Monarkist, të drejtuar nga Qenam Dibra.

Musineja u bashkua me disidentët e tjerë të opozitës, e cila sipas ideve të saj, do të ishte ilegale dhe do të luftonte me mjete demokratike për një Shqipëri ndryshe. Ajo nuk mund të pranonte diktaturë, ndaj dhe i shfaqi hapur bindjet politike, por në të njëjtën kohë dhe diktatura nuk mund ta pranonte Musinenë, ndaj e goditi për vdekje.

Në hetuesi dhe në gjyq, Musine Kokalari do të depononte: “Mbas Mbledhjes së Mukjes, kam marrë pjesë në Ballin Kombëtar si socialdemokrate dhe kam qenë përgjegjëse e gazetës ‘Zëri i Lirisë’, ku kam botuar artikuj ku flitet për çështjen e Kosovës në bazë të Kartës së Atlantikut. Kriteri për të luftuar ishte jo për qëllimin e përfitimit të disa klikave, por për demokratizimin e vendit”.

Me rastin e 100-vjetorit të lindjes së heroinës, Musine Kokalari dhe me kërkesë të familjareve të saj, nga Komisioni Shtetëror i Autoritet Hapet Dosja është kërkuar më në fund fillimi i të shumëkërkuarës hapjes së dosjeve të Sigurimit të Shtetit, konkretisht me dosjen e Musine Kokalarit, ju si e shikoni këtë proces dhe si po e vlerësoni shpërndarjen e dëmshpërblimeve për ish-të përndjekurit politikë në Shqipëri?

Hapja e dosjeve ndoshta është shumë e vonuar, por mbetem me bindjen se ato duhet të kishte ndodhur kohë më parë që shoqëria shqiptare, politika, shteti të ishin të çliruar nga barra e rëndë e së shkuarës. Hezitimi i vazhdueshëm i politikës për ta shtytur për në një kohë të mëtëjme këtë hap të distancimit nga diktatura komuniste, nga veprat e përbindshme të Sigurimit të Shtetit, është sa i pakuptimtë aq dhe absurd. Nuk përjashtohet mundësia se kanë qenë  segmente të caktuara brenda klasës politike shqiptare të interesuar që hapja e dosjeve të mos konkretizohej. Është pikërisht kjo klasë politike, e cila ka në radhët e saj njerëz të ish-nomenglaturës komuniste, ka ish-bashkëpunëtor të zellshëm të Sigurimit të Shtetit, të cilët jo vetëm nuk kanë kërkuar ndjesë për veprat e së shkuarës, por duket se janë bërë pengesë energjike që ky detyrim moral dhe politik të mos merrte zgjidhje. Përsa i përket dëmshpërblimeve ato duhen përshpejtuar pasi mijëra njerëz që kanë vuajtura nga ai regjim po ndahen nga kjo jetë pa marrë shpërblimin e torturave që hoqën nëpër burgje e kampet e përqendrimit shqiptar dhe kjo është e dhimbshme dhe e pafalshme, pasi siç dihet Shqipëria është klasifikuar si vendi që ka përjetuar diktaturën më të egër në Europë.

Nga media kemi lexuar se organizata juaj i ka kërkuar Presidentit Bujar Nishani që për gruan intelektuale dhe të guximshme të vendoset Çmimi “Musine Kokalari”, a keni marrë përgjigje nga Ai, nëse po a mund ta bëni publike?

Jo nuk kemi marrë përgjigje akoma, por shpresojmë të na miratohet si kërkesë.

Po ju Mimoza Dajçi a keni qenë pjesë e asaj viajtje, atij persekucioni politik gjatë rregjimit komunist në Shqipëri?

Po sigurisht që kam vuajtur edhe unë nga ai regjim makabër. Xhaxhai im Rasim Dajçi është pushkatuar pa gjyq nga rrëgjimi sllavo – komunist në Prizren. Edhe im at, Enver Dajçi, ndjesë pastë, i përket atij kalvari të gjatë vuajtjesh, ai dënua për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor. Në këto kushte linda dhe u rrita unë. Më kujtohet se kur isha ende fëmijë sa sa herë ngjitesha dhe zbrisja shkallëve të pallatit me dukej vetja e padukshme, sepse nuk më përshëndesnin disa nga  komshinjtë tanë. Aq keq dhe aq të parespektuar silleshin ata edhe me mua fëmijë në atë kohë në lagjen ku jetonim në Tiranë. Sigurisht nuk kam vuajtur si mijëra fëmijë, të rinj e të moshuar të tjerë nëpër kampet e përqendrimit shqiptar, por përsëri peshën e rëndë të luftës së klasave dhe diskriminimin e diktaturës komuniste e kam ndjerë në çdo kohë dhe kudo. Shkolla e lartë nuk me doli, zyrat e lagjes më dërguan për të punuar për disa vite radhazi, me punë të detyruar në fermë dhe nëpër disa punë të tjera të rënda.

Shqipëria po pret në qershor të mbajë zgjedhjet e reja parlamentare ku përfshirja e gruas në politikë është në kuotën 30%, sipas jush a është i mjaftueshëm ky përfaqësim ndërkohë që atje ka shume probleme sociale dhe dhunë nëpër familjet shqiptare?  

Unë mendoj se përfshirja e gruas në politikë në kuotën parlamentare 30% është e pamjaftueshme. Shqipëria ka shume probleme sociale, ekonomike por edhe politike, femra atje diskriminohet edhe në auditorët e politikës dhe rastet i kemi të shumta. Në Shqipëri ka shumë dhunë, ka shumë krime ordinere, ka vrasje pa fund, ka prerje kokash nga kryefamiljari tek bashkëshortja, ka hedhje të nënës nga dritarja duke mbetur fëmijët jetimë. Kemi mos barazi gjinore në politikë. Prandaj nëse kjo shifër do të rritet do të shikojmë se atje do të kemi ndryshime të dukshme mes palëve dhe brezave që do të vinë. Pra unë jam për përfshirjen e gruas në politikë dhe vendimmarrje në kuotën 50%.

Cili është misioni i organizatës tuaj dhe në çfarë ndihmash keni operuar konkretisht?

Ne jemi një organizatë joqeveritare, jofitimprurëse, humane që merremi me kujdesin e gruas, nënave dhe fëmijëve, përfaqësimin dhe mbrojtjen e tyre. Shpesh kemi ngritur zërin për të drejtat e gruas ish të persekutuar politike në Shqipëri, për të drejtat e gruas së vrarë, zhdukur e keqtrajtuar nga makineria makabre serbe në Kosovë, kemi ngritur zërin për të drejtat e gruas në Çamëri, Maqedoni e për të gjitha trevat shqiptare. Në një rast përmbytjesh në Shqipëri ne së bashku me Z. Aleks Nilaj dhe Znj. Edith Blitzer kemi dërguar ndihma humanitare në Jug të vendit nëpërmjet Kryqit të Kuq Shqiptar.

Ne Mimoza, ju kemi përcjellë nëpërmjet medias elektronike dhe asaj të shkruar, ku jemi informuar se ju edhe disa anëtare të organizatës që ju tashmë drejtoni jeni dekoruar nga personalitete të larta të Amerikës, si do ti vlerësonit këto medalje që u janë akorduar?

Po është e vërtetë që si unë ashtu edhe disa nga anëtaret e organizatës tonë jemi vlerësuar me disa tituj e çmime prestigjioze nga personalitete të larta amerikane. Akordimet që na janë dhënë, sigurisht flasin për kontributin tonë human dhe shoqëror që japim për të drejtat e gruas dhe fëmijëve dhe komuniteteve të ndryshme në SHBA, por për ne një vlerësim, një çmim do të thotë shumë dhe na jep kurajon për të ndërruare nisma akoma më të mëdha në ndihmë të komuniteteve. Ne jemi dekoruar nga Presidenti i Bashkisë në Bronx Z. Ruben Diaz Jr. për “Merita të Veçanta” nga Kontrollori i Lartë i New York-ut Z. Scott Stringer me Mirënjohje të Ndryshme, si dhe nga disa organizata që bashkëpunojnë me OKB me Medaljen “Ambasadore e Paqes”.

Faleminderit Znj.Dajçi

Faleminderit edhe juve.

Filed Under: Interviste Tagged With: Mimoza Dajci, Musine Kokalari, ne diktature, simboli i sakrificave të vajzave

Musine Kokalari-Një shqiptare në Universitetin La Sapienca

February 10, 2017 by dgreca

Hulumtim nga Liliana Pere/15 Musine ok

“La mia vita universitaria” / Antropologu italian Mauro Geraci sjell në një libër ditarët e studentes shqiptare në Romën e viteve 1937-1941. Dashuria me djaloshin italian, letrat nga fronti i luftës …/Nën kujdesin e Institutit Italian të Kulturës, Mauro Geraci, Antropolog dhe Profesor promovoi një tjetër studim kushtuar vendit tonë, “Prometeu në Shqipëri”.Gati 70 vjet nga koha e studimeve të saj në “La Sapienca” një italian kërkon të ndalë kohën dhe të ringjallë kujtimet e studentes shqiptare. Ai është Mauro Geraci, antropolog dhe profesor, i cili kontakti me Shqipërinë do ta bënte të zbulonte jetën e një gruaje, me të cilën fati kishte qenë i pamëshirshëm. Mauro do të donte t’i kthente një faqe të lumtur kësaj shqiptareje kaq romantike, që dukej sikur kishte dalë nga një prej librave të letërsisë klasike italiane.

“La mia vita universitaria”, quhet autobiografia që Mauro ka në proces botimi në Itali, kushtuar viteve që Kokalari jetoi në Romë, 1937-1941. Mauro ka studiuar në të njëjtin universitet si Musine, dhe kjo e ka bërë më të lehtë rrugëtimin e tij në të panjohurat e saj. Në projektin e tij ai është ndihmuar nga arkivistja e Arkivit të Romës, Simonetta Ceglie, e cila ka bërë transkriptimin e vështirë të ditarit në origjinal të Musinesë në italisht. “Në këtë punim kritik të ditarit-roman të Musine Kokalarit, veç meje marrin pjesë Novruz Shehu dhe Visar Zhiti, por edhe Simonetta Ceglie, arkiviste në Arkivin e Shtetit në Romë, e cila ka bërë transkriptimin jashtëzakonisht të vështirë të dorëshkrimit origjinal, plot me ndërhyrje, korrektime, fshirje, mendime të shtuara.

Sfida është pikërisht kjo: të nxjerrësh në pah në një studim tërësinë e aspekteve të shumëfishta historike, memuaristike, psikologjike, antropologjike, letrare, sentimentale, që e bëjnë interesant tekstin autobiografik të Kokalarit”, thotë ai. Teksa ka lexuar ditarin e saj, ai ka gjetur të njëjtat dhoma, të njëjtat korridore, të njëjtën frikë, të njëjtat shpresa që dhe ai i ka përjetuar aty, në të njëjtin qytet universitar, ku ka jetuar Musineja.“Nga shkrimi i saj, Musineja duket një studente skrupuloze, shumë e përgatitur, e hapur ndaj nxitjeve që merrte prej leksioneve që ndiqte … Një studente shumë e ëmbël dhe ndjeshme, kaq e vendosur dhe e kthjellët në konceptimin e përmbajtjes politike të studimeve të saj që donte t’i vinte në dispozicion të ndërtimit të një Shqipërie demokratike, por që për fat të keq, nuk ishte kështu”, thotë prof. Geraci. Musineja nuk është i vetmi kërkim i tij që e lidh me Shqipërinë.

Letrat që djaloshi italian i shkruante nga Afrika: Më prit, do të dal i gjallë nga lufta…

Nga dritarja e pallatit të ri në “Piazza Bologna”, Musine Kokalari shihte pikat e shiut që binin mbi këtë qytet që e kishte mbyllur natyrën diku larg njerëzve. Roma i qe dukej aq e bukur teksa ecte në piazza “Venezia” apo teksa merrte rrugën “Umberto”, për të mbërritur në universitet. Kur lodhej nga zhurmat e këtij qyteti kaq të madh, ajo niste shëtitjet e gjata në rrugën “Nomentana”, që u bë dhe rruga e saj e preferuar. Ecte dhe mendonte për të papriturat që duhet të ishin gjithnjë diku. Rashela, mikesha e saj izraelite, i kishte folur aq shumë për gjuhën e shenjave. Aq sa Musine, kjo vajzë shqiptare me trupin e imët, flokët mbi supe dhe sytë plot jetë, besonte se këto shëtitje ishin më shumë se një çlirim për të. Përtej tyre ndodhej një histori, që do të vinte dhe do t’i ndryshonte jetën vajzës. Mbrëmjeve kur errësira pushtonte gjithçka, Musine ulej në krevatin e saj, merrte nga komodina bllokun e shënimeve dhe shkruante. Gjithçka çfarë përjetonte kjo e huaj në këtë qytet ku melankolia përzihej me historinë, ajo e shkruante me italishten e saj në ditar. Shkruante për vjeshtën në rrugën “Nomentana”, mbushur me gjethe të rëna që i rrëmbente era nëpër këmbë, e i shpërndante kushedi ku. Përjetimet për trishtimin e natyrës së zhveshur. Roma në vjeshtë. Mund të dilje nga shtëpia me një diell që të përvëlonte e të ktheheshe e qullur deri në palcë. Koha në vjeshtë ndryshonte befas dhe shpesh shiu binte aq pa pritur me pika të mëdha, sa s’kishe as kohë të hapje e mbyllje sytë. Nën kujdesin e Institutit Italian të Kulturës, ai promovoi një tjetër studim kushtuar vendit tonë, “Prometeu në Shqipëri”.

Por, ditarët e Musinesë marrin një kontekst tjetër duke u nisur dhe nga fati i saj i trishtë pas kthimit nga studimet në Shqipëri. Roma dhe këta ditarë ishin të vetmet vite të bukura të kësaj studenteje që ëndërronte të ishte shkrimtare dhe kishte një lidhje kaq të bukur me librin. Eglantina Mandia është një tjetër shkrimtare shqiptare që i ka kushtuar një roman jetës së Musine Kokalarit, në morinë e njerëzve që kanë shkruar për të. “Sonata e hënës” quhet romani i Mandisë që përpiqet të ndërtojë një tablo të jetës dhe karakterit të kësaj shqiptareje të rrallë. Musine e dashuroi Romën me gjithçka që ky qytet i fali.Historia e kësaj studenteje duket si një libër, për vetë mënyrën sesi ajo përpiqej ta shihte jetën.

Dashuria e pamundur me djaloshin Italian X..

“Ne s’kemi fuqi për të ndryshuar asgjë në këtë botë Musine. Ne vetëm mund të përpiqemi të jetojmë jetën tonë, ditën tonë, çastin tonë. Ti je një vajzë interesante dhe mua më pëlqen shumë”. Djaloshi italian x do t’ia thoshte këto djalë Musinesë një mbrëmje pas lajmit të hidhur që mikesha e saj izraelite nuk kishte mbërritur ende në shtëpi dhe nuk dihej fati i saj. Mes trishtimit të këtij lajmi, i cili kishte kohë që shoqërohej me studenten shqiptare, duke u konsultuar për temën e diplomës, gjen rastin t’i shprehë fjalët e zemrës. “A nuk është e bukur dashuria? Ti je mikja ime, po unë të dashuroj, Musine!”, i thotë ai. Por Musine nuk pëlqente ta dëgjonte zemrën, ajo ishte e përfshirë nga historia dhe i thotë që nuk mund të harrojë 7 prillin, raportet që dy vendet kishin pasur. “Se unë jam tepër, tepër e ndjeshme ndaj problemit ‘Shqipëri’, se nuk pranoj të më shikojë askush nga lart si racë superiore, si racë ariane, ta zemë? Dhe se vendimin, që të punoj tezën për poetin tim kombëtar e kam marrë për të treguar se krahas Dantes, Petrarkës, Pirandelos, edhe Shqipëria ime e vogël

ka Naim Frashërin…’”, i thotë Musine, sipas librit të Mandisë. Nëna e saj nuk mund ta pranonte asnjëherë lidhjen me një italian. Por historia dhe gjithë problemet që mund të sillte kjo dashuri për familjen e saj shqiptare u dorëzuan para zemrës. Ishte shkurt i vitit 1940. Sapo kishte mbushur 23 vjeç. E së bashku me ndjenjën e dashurisë, një luftë e egër shpirtërore dhendjenjash që ishte si një betejë. Në fund të fundit, edhe ndryshimet e fesë s’ishin një pengesë për t’u harruar. Dhe Musineja pyeste veten: “Si ndjehesh tani që zemrën ta ka rrëmbyer dashuria?”.

“As e lumtur, as e palumtur, i përgjigjej zëri brenda shpirtit. E dua s’e mohoj, po kjo luftë me vetveten dhe mendimet e mia janë kaq të ndryshme, do të thosha, të kundërta nga ato që Musineja u mbyll në vete, dëgjonte vetëm monologët e saj pa iu përgjigjur veçse në heshtje i cili ankohej: -Përse nuk më thua kurrë sa më dashuron? “Po përse, vijonte ajo mendimin e saj? Është e vërtetë që e dashuroj, vazhdimisht e çdo ditë e dua më tepër, po kjo ndoshta vetëm sepse jam përballë burrit të kulturuar dhe mendimi i tij e sundon mendimin tim totalisht? Atëhere përse u dashka të përsëris të dua, të dashuroj? Për hir të dashurisë s’do t’i ndryshoja kurrë idetë e arsyetimet e mia për jetën”.

Musineja nuk kishte asnjë dëshirë ta pyeste ..“Ç’ke bërë sot? “Ku ishe?”, “Përse s’ishe në shtëpi kur të telefonova? Etj. etj. I dukej sikur humbiste lirinë, që e kishte aq të çmuar. Po siç dukej kishte shumë dëshirë të fliste. Por, fillimi i Luftës së Dytë Botërore do të ndërpriste dhe dashurinë e tyre.. u thirr në ushtri. Dhe Italia e Roma provuan shijen e hidhur të bombardimeve të para. Musineja mbaroi provimet. Më 15 qershor 1940 u nis për në Napoli. Dhe filluan letrat e tij që vinin ditë për ditë, po që arritën në Romë më 22 qershor. Frika që ndihej se do ta nisnin në Afrikë u bë realitet. Musineja e dinte që po nisej për Tripoli, që andej erdhi letra e parë: “Këtu s’duken nëpër pragjet e qytetit veçse leckamanë dhe burra të veshur në të bardha. Siç duket do të futemi në thellësi. Ti më prit do të kthehem i gjallë sigurisht”. Musineja kishte mbetur krejt vetëm në Romë. Vëllai, Fejzia e Karolina u kthyen në Shqipëri. Shoqet ishin kthyer për pushime në Shqipëri. Erdhi letra tjetër nga Afrika: “Jemi në udhëtim. Kam mbetur pas të mive. Jemi të rrethuar vetëm nga rëra. Njerëzit ngjajnë si fantazma, ndërsa era e rërës vërshëllen e të nxjerr sytë. Më në fund arritëm në Nalut. S’duken veç gërmadha e kazerma. Jetojmë me shpresë që të kthehemi sa më parë. Hamë më tepër rërë dhe pimë të tromaksur mos gëlltisim ndonjë akrep. Në freskinë e natës, ndoshta çasti i pritur për qetësi, dëgjohen së largu ulërimat e hijenave, që s’të lënë të mbyllësh sy”. “Më fal, Musine, që ta vonova letrën një javë. Isha në një fortesë për pak ditë. Tani po bashkohem me shokët që pushojnë në tenda të shoqëruar me minj. Më shkruaj sa më shpejt. Më trego ç’bën, si e kalon kohën? Ji gjithnjë e gëzuar, sepse unë do të kthehem se s’bën”. Pastaj përsëri vinin letrat nga Naluti dy herë në javë.. përshkruante hollësisht vapën e jashtëzakonshme dhe mërzinë që po i merrte frymën si vapa. Ditë të mbushura me lodhjen e ushtrimeve e stërvitjeve ushtarake dhe vetëm në natën e thellë një pushim i shkurtër. Musineja e ndiente veten të lodhur. Posta nga Afrika po vonohej. Kishte mbetur e vetme në Romë, duke pritur letrat që t’i sillnin fjalët e dashurisë. Më 28 gusht 1940 mori një letër nga “Jam në Tripoli dhe nesër nisem në frontin egjiptian. Ti duhet të kesh besim Musinea ime e dashur. Unë jam i ri dhe do të rikthehem pranë teje. Nuk më shkruan kurrë një fjalë përkëdhelëse dhe s’më thua asnjëherë sa shumë më dashuron. Sapo të arrij në Egjypt do të të dërgoj lajme”. Pas kësaj letre kaluan afro dy javë pa lajm. Në datën 10 shtator 1940 erdhi përsëri një letër tjetër nga Bengasi: “Tani jemi vendosur këtu dhe shpresojmë të qëndrojmë më gjatë. Më fal se ta kam vonuar letrën. S’kam dashur të të jap lajme të pakëndshme, si plagosja ime e lehtë në Sidi Baram. Gjatë kësaj kohe kam qenë i shtruar në një spital fushor. Tani jam fare mirë. Këmba është krejt e shëruar aq sa mjeku s’e pa të nevojshme të më jepte pushime. Studjo, veç mos u mbyll si e ke zakon në shtëpi natë e ditë, sepse ti e di, sforcimi me studimet dhe monotonia e jetës të shpien deri në ezaurimin nervor. Si po shkon ‘Nënua plakë në Romë’? Do të qe shumë interesante të vinte edhe këtu në Afrikë. Mos u mërzit. Kur të kthehem do të të rrëfej shumë gjëra”. Gjatë kësaj kohe shërbimi postar në Romë sillte çdo javë në adresën e Musinesë nga një letër. “Bengasi është një qytet i bukur. Shtëpia ime është në breg të detit dhe valët vijnë deri afër palmave. E di që ti e do shumë detin. Të kujtohet? Më ke treguar si ke filluar të shkruash me mikeshën tënde pikërisht në breg të detit. Dhe kur ishe e vogël, prisnje mbi një shkëmb, si ajo ‘vajza e valëve’ që këndojnë në vendin tënd, ç’do të tregojë deti. Unë dal shpesh këtu në breg dhe kujtoj atë mbrëmje kur dolëm nga koncerti i ‘Sonatës së dritës së hënës’. Dhe thamë që një vajzë që është rrëmbyer nga kjo sonatë dhe nga Bethoveni është vajza ime, që më pret. Është Musineja ime. E mençura dhe shkrimtarja ime e talentuar. Ndërsa po të shkruaja, filluan bombardimet e këtij muaji. Po s’ndodhi asgjë. Jam fare mirë”.Më ka marrë malli: “Një minë galezhante shpërtheu pranë shtëpisë sime e shkatërroi një pjesë të fasadës. Të falënderojmë Zotin se për çudi shpëtuam të gjithë shëndoshë e mirë. Filluam të rindërtojmë shtëpinë duke vendosur në vend të mureve thasë me rërë. Edhe ky rrezik s’na preku fare. Kaloi siç kaluan edhe të tjerët. Shpesh më merr malli jo vetëm për ty, po edhe për ato vrapimet tona nëpër Romë dhe veçanërisht çastet kur studjonim në bibliotekë. Përpiqem të lexoj ç’më bie në dorë. Këtu kemi një kopësht të vogël që e kemi mbjellë, kemi edhe një viç që po shëndoshet çdo ditë dhe bashkë me ne, natën, ‘shtie mbi armikun’”.

Letra e të vëllait:

“E dashur Musine. Pardje mora letrën tënde, i mësuam sa më shkruan. Vetëm ti nuk na vë në korrent për të gjitha. A ia ke paguar pensionin zonjës Tomassini dhe gjer në ç’ditë? Na lajmëro menjëherë në qoftë se të duhen të holla, në rast se nuk ke marrë gjysmë burse akoma. Aty ka ardhur z. Vila, shko në legatë dhe e vizito se, më tha Hamiti, nuk do të qëndrojë shumë kohë. Me mësime si vete? Dje mbrëma më tha edhe z. Roço se dëshironte të dinte si vete me mësime. As mua nuk më ke shkruar gjë në letër, jam kurioz të di si e ke punën. Po deshe më shkruaj gjerë e gjatë, po deshe ndërro pak dorën, është e pamundur të këndoj shkrimin tënd. Këndej jemi të gjithë mirë. Hektori mëson mirë dhe veçan në arithmetikë. Shkruan shumë më qartë se halla e tij. Fejzia me Lolën mund të kthehen pas 10-12 ditësh, pse këtë radhë Hektori është i malluar shumë. Babait i ka mbetur pak hatëri që nuk i ke shkruar asnjë letër; ka të drejtë se të ka bërë kokën aqë. Më shkruaj kur janë provimet dhe kur parashikon të kthehesh? Anea, babai, Muntazi, Hamiti, Hektori, Milja e Hamit Seferi të përshëndesin.

I jap fund letrës duke të përqafuar me mall”.

Yt vëlla Vesimi

Tiranë 18 korrik 1940

E nderuar dhe e ndritur Zonjushe.

Besoj se do ta keni marrë letrën time të fundit, prej saj kuptuat brengën që kam gjer të ve në udhë çështjen e provimeve. Sot po Ju lutem të më ndjeni për këtë çqetësim të ri. Besimi që kam ne mirësia e zemrës t’uaj më bën t’Ju sillem kësisoj dhe këtë m’a jep ndjenja se më jeni shoqe e shkrimit. Ju lutem kësisojdhe këtë m’a jep ndjenja se më jeni shoqe e shkrimit. Ju lutem të bëni dhe njëherë mundimin dhe të blini e t’m’dërgoni librat si dhe dispencat e vitit të parë universitar (1939-40) për magjistër në pedagogji dhe filozofi. Të më shkruani njëkohësisht (në është e mundur) dhe kur në ç’muaj e ç’ditë bëhet kërkesa për të dhënë provimet e sesionit të vjeshtës 1940. Këtu mbyllur po u dërgoj një çek prej 25 frangash shqiptare për çmimin e librave dhe dispencave. Nuk mund t’Ju them me shkrim mirënjohjen time për shërbimet t’uaja fisnike, vetë me shpresë se do të kem nderin t’Ju shoh njëherë në kryeqytet.I Juaji me falënderime nga zemra ime.

Lasgush Poradeci

Biografi

Musine Kokalari lindi më 10 shkurt të vitit 1917, në Adanë, të Turqisë. Në vitin 1921, familja e saj kthehet në Shqipëri dhe vendoset në Gjirokastër, ku Musineja kreu shkollën fillore. Nëntë vjet më vonë, familja Kokalari vendoset në Tiranë.Në vitin 1937, Musineja mbaroi shkollën e mesme “Nëna Mbretëreshë” dhe më pas shkoi për studime në Universitetin e Romës, në Itali, të cilin e mbaroi shkëlqyeshëm në vitin 1941. Ajo botoi librin e saj të parë “Seç më thotë nëna plakë” në vitin 1939. Ishte viti 1943, kur Musine Kokalari së bashku dhe me disa shokë të tjerë formuan Partinë Socialdemokrate.Një vit më vonë, me përpjekjen e saj, doli numri i parë i gazetës “Zëri i Lirisë”. Në vitin 1944, botoi librin e saj të dytë “Rreth vatrës”, ndërsa më 12 nëntor të po këtij viti u pushkatuan vëllezërit e saj, Muntaz e Vesim Kokalari.Në janar të vitit 1945, u botua libri i tretë i Musine Kokalarit “Sa u tund jeta”. Më 23 janar të vitit 1946, ajo u arrestua për së dyti nga forcat e Mbrojtjes së Popullit e gjyqi e dënoi me 20 vjet heqje lirie.Në vitin 1961, mbasi kishte kryer denimin jeton në Rrëshen,. Në vitin 1981, sëmuret nga sëmundja e kancerit, që dy vjet më pas do ta largonte përgjithmonë nga jeta, vdiq në vitin 1983, nga kanceri.Dhjetë vjet më vonë, pra në vitin 1993, Presidenti i Republikës i dha pas vdekjes medaljen “Martir i Demokracisë”.Sot eshte ngritur Muzeu “Musine Kokalari” në Gjirokastër vizitohet nga studiues të shumtë nga Kosova, Shqipëria, Gjermania, Belgjika me synim njohjen dhe vlerësimin e veprës së Musine Kokalarit.

Hulumtoi

Liliana Pere

Filed Under: Histori Tagged With: -Një shqiptare në Universitetin La Sapienca, Liliana Pere, Musine Kokalari

MUSINE KOKALARI, “Zëri i Lirisë”

February 10, 2017 by dgreca

(Në 100-Vjetorin e Lindjes)/

Nga Keze Kozeta Zylo/

 Musine Kokalari: Unë jam nxënëse e Sami Frashërit. Me mua ju doni të dënoni Rilindjen”. –(Nga qëndresa e saj titanike ne gjyqin komunist)/

1Musine

Titulli “Zëri I Lirisë” do të quhej gazeta e botuar nën kujdesin e shkrimtares së parë grua shqiptare Musine Kokalari.  Musine Kokalari kjo dallandyshe e Lirisë, një grua e bukur dhe plot finesë që sfidonte vdekjen e zezë me diellin e shpirtit dhe të penës së saj vjen duke braktisur dimrin e egër komunist në 100 vjetorin e lindjes, më 10 shkurt, 1917-të.Vajza e bukur gjirokastrite edhe në momentet e fundit të jetes së saj e la në dorëshkrim aktin kriminal dhe barbar që kishte kryer sistemi përkundrejt trupit te saj dhe mospajtimit me idealet e kuqe komuniste dhe ja si shkruan ndër të tjera autorja: “Komunistët më varrosën për së gjalli… nuk iu kërkova falje në gjyq për aktivitetin tim.  Dhe pse do të kërkoja falje?…. Unë s’jam fajtore…”2KezjaBrezi im i rritur nën diktaturë nuk i lexoi kurrë veprat e saj letrare, ato fshiheshin dhe digjeshin si në turrën e druve nga inkuizioni.  Një ditë të bukur vere u ndodha përballë stendës të të persekutuarve politikë në Muzeumin e Kalasë së Gjirokastrës dhe pikërisht përballë Musine Kokalarit…Shtanga drithshëm para portretit të saj, ca mjegulla m’u dukën se më zunë si perde e trashë dhe s’më linin të lexoja të pathënat e fshehura të një martireje për të cilën aq shumë nevojë kishte populli im i droguar nga ideologjia enveriste.  Ajo qëndronte e bukur, e heshtur, femërore, madhështore para nesh.  Vështrimi i saj i butë dhe i plotë zgjonte dhe tundte kalanë hijerendë të Gjirokastrës.

Ja i tregova Valbones bijës sime e edukuar në Amerikë kjo është shkrimtarja e parë shqiptare, gruaja që u burgos, internua dhe u varros me duar të lidhura nga sistemi diktatorial.  Dua që historinë e saj tragjike t’jua mësosh dhe bijave të tua, është kultura dhe historia e një kombi me të vërtetat e hidhura dhe të ëmbla të tij.  Pasi e lexuam të dyja në heshtje çfarë ishte shkruar aty iu drejtova bijës sime me këto fjalë:  “Tmerr i thashe ç’eshte bërë në Kombin tonë.  Janë ekzekutuar pa gjyqe, pa dhimbje njerëzore mijëra veta.  Kjo vajzë kaq inteligjente e cila mbaroi studimet në Romë vjen dhe vritet barbarisht nga kriminelët sepse donte Lirinë, demokracinë, Atdheun…  A e mendon një ditë bija ime se ja psh: “ sikur të kthehesh në Tiranë tani që ke mbaruar studimet në Amerikë dhe atje të dënohesh me burg, pushkatim, internim!…  Prandaj ketë histori të dhimbshme dhe të shumë të tjerëve shqiptarët kudo që janë duhet ta mësojne që ajo të mos përsëritet prapë, por jo vetëm kaq, shqiptarët e integruar plot kulturë në botë duhet të mbajnë qëndrim dhe t’i dënojnë krimet barbare… vetëm ky brez mund të sjellë ndryshime cilësore, kulturore dhe të domosdoshme për Kombin…

Aktet djallezore dhe të zeza të sigurimit mbuluan gjithë familjen Kokalari ku dy vëllezërit e Musinesë,  Muntazi dhe Vesini, së bashku me kushëririn e tyre, Surja Kokalarin, u arrestuan dhe u pushkatuan pa gjyq në bodrumet e hotelit “Bristol”. Ata ishin njëkohësisht dhe fqinj të Enverit si Salim Kokalari, Izvi Kokalari, Isa Kokalari, Vera Kokalari, Emin Kokalari, ndërsa Munir Kokalarin, e detyruan të vrasë veten.  Saga e vuajtjeve te familjes Kokalari është e jashtëzakonshme do të duhen libra të tërë për të shkruar jetën e tyre nën kafshimet helmuese dhe vdekjeprurëse të sistemit.

Gjithe jeta e saj eshte një dramë si e shkruar në librat e Shekspirit, por me personazh grua dhe jete shqiptare.  Nga kupat e helmit që kishte pirë doemos do t’i shkaktonin dhe strese dhe sëmundje fizike.  Asaj papritur i shpiket dhe kanceri kjo lloj sëmundje qe ha njerëzit pakuptuar.  Pashpirtësia, urrejtja e pashoqe karshi saj dhe klasës së persekutuar do të shfaqeshin si gogol dhe do ta mundonin gjer në frymën e fundit të jetës.  Dhe ja si e përshkruan fatin e saj në fund të jetës:  “Ç´fat tragjik!  Më doli edhe sëmundja kundër. Të paktën të kisha pak qetësi në vitet e fundit të jetës sime”.Në universitetin e studimeve në Romë në fakultetin e arteve të bukura për vitin akademik.1940-1941 ajo e mbrojti diplomën me tezën rreth letërsisë shqipe “Naim Frashëri” 1846-1900.Atdhedashuria e saj e zjarrtë djeg si llavë në studimin dinjitoz të veprës së Naimit. Ajo shkruan se: “ “Naimi donte të edukonte rininë, sepse atje shpresonte.  Për të shkruajtën natë e ditë sepse donte të mbillte me duart e tij zellin e mësimit, sepse vetëm në këtë mënyrë kish të drejtë të kërkonte punë dhe sacrificë prej tyre.  Filizat e reja duheshin ushqyer mirë që të kuptonin idenë e dashurisë për Atdhe, vëllazërinë, edhe më në fund Lirinë.  Mblidhte që të korrte…se ashtu mendonte”. Kjo grua e hekurt shqiptare nuk u mposht, dhimbja e saj është dëshmi, sprovë, qëndrimi i saj çliron energji diellore, ripërtëritëse dhe njëkohësisht kuron njerëzit që vuajtën nga sistemet totalitare.Musine Kokalarin dhe të vdekur e lidhen me tela dhe ashtu e çuan ne varr do të shkruajënë ditarin e tij Hektor Kokalari, nipi i tij marrë nga vëllimi i parë përgatitur nga shkrimtari Novruz Xh.Shehu.  Po sjellë në vëmendjen e lexuesve fragmentin nga ky vëllim sipas dëshmisë së tij në ditarin në vitin 1991:

“Bashkë me djalin u nisëm në Rrëshen. U paraqitëm në Komunale, të cilët na dhanë lejen e zhvarrimit. Hapëm varrin, ishin eshtrat e saj. E kuptova nga pelerina që vishte gjatë jetës. Kjo pelerinë ishte nga ato të ndihmave të UNRAS, që për çudinë time, nuk ishte konsumuar!Djalin e dërgova të merrte arkivolin. Unë mora të nxirrja eshtrat e saj, duke i pastruar nga balta. Befas nxora kocka të lidhura me një tel hekuri i ndryshkur, 5-6 mm i trashë dhe shumë i sertë. U mundova ta çlidhja, por nuk arrita. Ishte ftohtë. I mora ashtu siç ishin dhe i futa në arkivol. U nisëm. Gjatë rrugës, në dalje të qytetit, po fillonte mitingu i PD-s. Në qarkullim ishin organet e Sigurimit me në krye vet shefin e Degës.Arritëm në Tiranë në mbrëmje vonë. Vazhduam rrugën për në Shesh- Tufinë. Vendi ishte i ndriçuar me qirinjtë. Koinçidoi Nata e Kadrit. Natën, e lashë me varret e familjes. Të nesërmen në të gdhirë, vajtëm dhe e varrosëm bashkë në varr me nënën dhe babanë e saj, ngjitur”…Kjo grua martire e Lirisë të kujton Kierkegaard ku shkruhet:”Tirani vdes dhe sundimi i tij mbaron, martiri vdes dhe sundimi i tij fillon.”…Shpresoj shumë që Musineja me veprat e saj, shkrimet, kulturën, qëndresën të bëhet sunduese në ndërgjegjen e njerëzve dhe t’i frymëzojë për pëparimin e jetës se shkrimtarët dhe martirët e Lirisë dritësojnë çdo errësirë të kobshme…  Librat e saj, dorëshkrimet e shumta janë shenjëza drite ku duhet të kalojë rinia dhe brezat, janë shenjëza që s’mund t’ja grabiti më askush sepse Musineja është Zëri I Lirisë…

9 shkurt, 2016

Staten Island, New York

 

Filed Under: ESSE Tagged With: (Në 100-Vjetorin e Lindjes), Keze Zylo, Musine Kokalari

MUSINE KOKALARI,DUART E ARTA EDHE NEN DHE’ ME PRANGA….

February 9, 2017 by dgreca

MUSINE KOKALARI, DUART E ARTA EDHE NEN DHE’, LIDHUR ME TELA  ME GJEMBA/

1 MusinejaFoto:Musine Kokalari- Foto te sjella nga e mbesa Evi Kokalrai per veprimtarine qe organizohet te Shtunen, 11 Shkurt 2017, ne sallen e takimeve te Vatres, me rastin e 100 vjetorit te Lindjes/

Nga Agim Xh. Dëshnica/

Kthim në kohë/

Teksa shfletojmë librat e letërsisë së dënuar, na dalin parasysh, si mirazh në shtegtimin e dhimbshëm, poetët e shkrimtarët e lirisë, Musine Kokalari, e munduar në burg  e internim, e harruar në vetmi deri në fund të jetës; poetët atdhetarë françeskanë, të masakruar mizorisht; poetët Namik Mehqemeja e Trifon Xhagjika, Vilson Bloshmi e Genc Leka, të pushkatuar pa mëshirë, Havzi Nela, i varur barbarisht në litar, të gjithë për poezitë  kushtuar lirisë  e dashurisë ndaj jetës, edhe shumë të tjerë; poetët, shkrimtarèt e gjuhëtarët Arshi Pipa, Martin Camaj, Isuf Luzaj, Bilal Xhaferri e të tjerë, të ikur nga përndjekja drejt lirisë, por të përmalluar për atdheun deri në fund të jetës.

Në shtatë vitet e para, pas mbarimit të luftës, sidomos në shkollat e mesme pothuaj gjithë të rinjte lexonin me ëndje librat jo vetëm të autorëve të huaj,  por edhe  të poetëve e shkrimtarëve tanë, të botuara para e gjatë luftës. Në mjediset e ngrohta e të pasura të librarive private ende të pambyllura, shumë vetë kërkonin librat, “Seç më thotë nënua plakë” e “Rreth Vatrës” të shkrimtares Musine Kokalari, “Vallja e Yjeve” të Lasgush Poradecit, “Kapllan Aga i Shaban Shpatës” të Mitrush Kutelit, “Nga Tirana në Stokholm” të Vedat Kokonës, romanet, “Afërdita” të Sterjo Spasses, “Gremina e Dashunisë“ të Mustafa Greblleshit etj. Mandej nisi dhuna, grabitja e librarive, mbartja me kamionë, shfarosja e shkatërrimi i librave dhe i kulturës kombëtare. Një rrymë shkretane me kundërvlera letrare, me emrin “realizëm socialist” u shfaq ,edhe në vendin tonë, me armë e mburrje,  me hymne e lavde për diktaurën, edhe kjo e shqyrtuar imtë nga lart. Letërsia e bukur e Rilindësve, e zhvilluar më tej nga pasardhësit e tyre, u ndërpre, heshti trishtueshëm.

Ardhja e shkrimtares së ardhëshme në jetë e në atdhe.

Musine Kokalari e lindur në dhjetë shkurt 1917 në Adana të Turqisë, kthehet më 1921 në atdhe me pjestarët e tjerë të familjes, mëspari në Gjirokastër. Aty mori mësimet e para në shqip. Nëntë vjet më vonë, familja shpërngulet në Tiranë. Më 1937, mbaroi shkollën normale “Nëna Mbretëreshë”. Pas një viti vijoi studimet në Universitetin e Arteve të Bukura në Romë, La Sapienza. Gjatë viteve universitare Musineja, krahas studimeve, jetoi çaste të lumtura, duke u marrë, me krijime letrare me tema familjare. në shqip e italisht. Ndërkohe pati letërkëmbim të pasur me shkrimtarët e shquar, Lumo Skëndo (Mi’hat Frashëri) e Alberto Moravia të cilët vlerësonin krijimet e saj në letërsi. Ende studente në Romë, përgatiti librin e parë me skica e tregime, “Seç më thotë nënua plakë”, botuar më 1941 në Tiranë. Një libër ky i këndshëm për të gjitha moshat, kushtuar jetës në qytetin e saj, që u prit mirë nga lexuesi i gjerë. Dita e botimit të këtij libri shënon shfaqjen e shkrimtares së parë shqiptare në botën e letrave shqipe. Më 1941 mbrojti shkëlqyeshëm doktoratën me temën “ Shqipëria dhe Naim Frashëri”. E kthyer në atdhe, Musineja dëshironte të merrej vetëm me letërsi. Në një letër të vitit 1943, ajo shkruante: “Unë dua të shkruaj, të shkruaj, të shkruaj vetëm letërsi e të mos merrem me politikë Ata që kanë patur fatin ta njohin nga afër, tregojnë se ajo ishte e çiltër, e dashur, e butë, e ditur, jashtëzakonisht e zgjuar, altruiste, por edhe krenare, dinjitoze e me karakter të forte, të pathyeshëm, mishërim i aftësisë dhe ndeshmërisë njerëzore. Si e tillë, ajo bashkëpunoi me dijetarët Sotir Kolea e Selman Riza, Namik Resuli e Aleksandër Xhuvani, poetët Lasgush Poradeci e Arshi Pipa, shkrimtarët Vedat Kokona e Sterjo Spasse. Pas një viti botoi librin e dytë “Rreth Vatrës”, me përrallat e bukura të gjyshes në mjedisin e këndshëm të jetës së përditëshme familjare. Pas disa muajsh librin e tretë, “Sa u tund jeta”. Kritika letrare e vlerëson si një roman etnografik të arrirë, ku tregohet historia e një dasme në Gjirokastër me ritet e njohura të jugut e me këngë të mbledhura me kujdes, vatër më vatër. Atje tregohet fati i një gruaje në familjen gjirokastrite, vihen re ngjyrime realiste të përshkrimit, njohja e jetës shpirtërore dhe e zakoneve, kujdesi i veçantë për gjuhën, shprehitë dhe ligjërimin e grave të qytetit. Me këto libra, Musineja na kujton françeskanët. At Bernardin Palaj e At Donat Kurti, mbledhësit e palodhur të këngëve e rapsodive, përrallave e fjalëve të rralla në malet e veriut, të cilët jashtë çdo logjike, pas luftës u ndëshkuan, njeri humbi jetën në hetuesi, tjetri  u plak burgjeve.

Lufta e ndëshkimi i idealit kombëtar.

Lufta e përhapur, edhe në Shqipëri, rrëmbeu më 1944, edhe shkrimtaren atdhetare. Si një nga themelueset e Partisë Socialdemokrate, me punën e saj, doli numri i parë i gazetës “Zëri i Lirisë”. Më 12 nëntor të po atij viti, nisi kalvari i përgjakur i mundimeve. Vëllezërit Muntas e Vesim Kokalari, botues të kryevepra botërore, kushëriu Syrja Kokalari, u pushkatuan pa gjyq nga terroristët komunistë. Pas katër ditësh u arrestua edhe vetë Musineja. Rreth 17 ditë në burg, e torturuar me pyetje e kërcënime, ajo me përgjigjet e saj, i hutoi komisarët e armatosur. Më tej do të vijonte, pa u ndalur, goditja kundër tërë fisit të Kokalarëve.

Paslufta  e mundimeve.

Në dimrin e ftohtë 1945, një vit ky i turbulluar nga dënimet mizore kundër atdhetarëve të pavarësisë; nga zhurma  e  shtypit dhe fjalimet, për kinse votime të lira, demokraci e fjalën e lirë, Musine Kokalari për ironi te fatit u pranua në Lidhjen e shkrimtarëve, Në atë vit  mundi të botonte librin me 60 esse “Sikur të isha lule”, por prapësitë e kohës  nuk iu ndanë. Në 11 Janar 1946, pas votimeve të 2 dhjetorit 1945, sipari “Qeveria Demokratike”, rrëshkiti e ra dhe u shfaq dhunshëm Republika Popullore, me një parti, Partinë e Punës. Pa kaluar as dymëdhjetë ditë, Musineja u arrestua përsëri për qendrimin e saj opozitar, në mbrotje të ideve atdhetare e lirive demokratike. Një lukuni hetuesish, prokurorësh e kryetarësh me dorën e hekurt të diktatorit, u sulën kundër asaj vajze të kulturuar. Pas torturash çnjerzore, para trupit gjykues shkrimtarja demokrate, u mbrojt vetë: “unë nuk dëshiroj të jem komuniste për të dashur vendin tim, por unë e dua vendin tim. Përherë mendoj se s’jam komuniste, e dua progresin në vendin tim. Ju mburreni se fituat dhe tani doni të asgjësoni ata të cilët i quani kundërshtarë politikë. Une mendoj ndryshe nga ju, por vendin tim e dua. Ju më dënoni për shkak të idealit tim. Unë jam nxënëse e Sami Frashërit. Me mua ju doni të dënoni Rilindjen.” Në çastin, kur një britmë e porositur u dëgjua në sallë: “me vdekje në litar” kryetari tha: “e degjon çfarë kerkon populli?“ Musineja me qetësi u përgjigj: “nesër ketë do të kërkojnë edhe për ju!” Asnjë avokat, as dëshmitar mbrojtës, nuk u pa pranë saj.  Edhe sot zëri shkrimtares jehon: “S’jam komuniste dhe ky s’mund të quhet faj, në burg nuk duhet të jem!”

Si kryetari, edhe prokurori u ngritën në këmbë dhe thanë: “Ne nuk lejojmë të vazhdosh mbrojtjen”.  Vendimi i caktuar qysh më parë: 20 vjet heqje lirie, me burgim të rëndë në Burrel. Ndër të tjera, u ndalua të botonte dhe u përjashtua nga Lidhja e shkrimtarëve. Libraria e saj u mbyll. Lexuesit e rinj prisnin më kot para portës së kyçur. Edhe librat u dënuan e u mbartën me kamion në drejtim të panjohur. Të gjitha këto ngjarje u zhvilluan në harkun kohor nëntor 1944-1946.

Edhe pse burgimi u mbajt tepër sekret, papritur emri i shkrimtares shqiptare, u bë i njohur ndërmjet tridhjetë shkrimtarëve të burgosur në botë më 1960. Jehona për lirimin e tyre u përhap edhe në vendin tonë. Diktatori dinak kërkoi largimin nga burgu e nga sytë e botës, duke e internuar në Rrëshen, më parë fshat, më 1949 qytet e qendër e rrethit të Mirditës. Pra, shkrimtaren demokrate e fshehën në thellësi të maleve, ku dielli dukej e zhdukej, nga një kep në tjetrin dhe nata binte, përhapej e qetësonte shpirtrat e munduar në kampe minierash e internimesh. Me ata njerëz të varfër e të harruar nga bota, Mirdita e bukur e pishave, e lumejve, e ajrit të pastër, për habi ngjante si burg. Vendasit e kujtojnë me nderim, të drobitur nga punët e rënda, me krahë, në bujqësi e ndërtim, në dimrin e ftohtë me borë e në vapën e verës. Ajo binte në sy menjëherë, me pamjen fisnike, veshjen e hijshme e të ecurit midis atij qyteti të varfër. Një mësues e poet nga kryeqyteti, i harruar edhe ai në fshatrat mbi Rrëshen, shënonte në kujtimet e veta, se teksa zbriste në atë qytet të vogël, udhës ishte hasur me Musinenë, madje e pat përshëndetur, kur në kohën e lirë ajo shkonte në bibliotekë, ulej, lexonte e shkruante. Ndëshkimi, përndjekja e çdo prapësi ndaj saj, vinin nga dora e fshehtë e diktatorit zilar E. Hoxha. E sëmurë rëndë, askush nga zyrtarët s’pyeti për të, askush nuk u kujdes për mjekimin e saj në spital. U shua në vetmi më 1983. Siç tregojnë, në ditën, kur do të pushonte përgjithmonë në tokën që e deshi aq fort, u mbart me kamion zhavori dhe u mbulua, vetëm nga varrmihësit.

Nga doreshkrimi “Mbi jetën time.”

Sado diktatori u rek më kot t’ia mbyllte gojën vajzës së hijshme shkrimtare prapa maleve me burgje e kampe, ajo flet, edhe sot me dorshkrimin e saj: “Komunistët më varrosën për së gjalli, se nuk iu kërkova falje në gjyq për aktivitetin tim. Dhe pse do të kërkoja falje? Une s´jam fajtore ”.Më tej shënimet vijojnë: “C’fat tragjik, Më doli edhe sëmundja kundër. Të paktën të kisha pak qetësi në vitet e fundit të jetes sime. Për shëndetin tim nuk i drejtohem kujt, aq më pak atij që kishte në dorë të më lehtësonte dënimin. Këtu kuptova një gjë. Për mua jo vetëm që nuk interesohen, por duan të më zvarritin. Dhe vetë kontrollet e këtyre muajve s’kanë gjë tjetër veçse fjalë të kota. Sipas rregullave, unë duhet të isha operuar këtu e gjashtë muaj më parë. C´do të ngjase? Njoha kulturën demokratike, njoha tragjedinë e përmbysjeve të mëdha revolucionare. Njoha një gjyq special. Njoha 16 vjet burg dhe 22 vjet internim me përplasje andej-kendej. Njoha punën e punëtorit me normë individuale, njoha punën e krahut me normë kolektive në bujqësi e ndërtim. Njoha vetminë e vetëkërkuar, shoqërinë e rastit në burg dhe gjithë ndryshimet që pasojnë nga ky tërmet i pandërprerë për të konsoliduar diktaturën e proletariatit.  Kam 38 vjet që nuk e di c’domethënë familje. Nëse vdes, në valixhen e vogël kam disa sende me vlerë etnografike për Muzeun e Gjirokastrës. Ato pak kursime dhe gjithçka tjetër le të hyjë në fondin e shtypit që duhet të krijohet për punëtorin e krahut, i cili është i domosdoshëm, që të demokratizohet puna e krahut dhe të kultivohet punëtori i thjeshtë”.

Vetëm nga këto pak rreshta kushdo mund të përfytyrojë, se cila qe e dënuara pa faj, demokratja e pahepur deri në fund me ëndërra për një jetë më të mirë në demokraci, shkrimtarja me shpirt bujar.

Dhimbje e nderim.

Në shkrimet kushtuar vajzës demokrate dalin në dritë  ngjarje të panjohura e rënqethëse.  Nga kërkimet e juristit e historianit Mexhit Kokalari, bëhet e ditur një ndodhi tronditëse, kur u zbulua gropa, ku prehej Musineja pas vuajtjeve të shkaktuara nga diktatori i egër, u pa se duart e saj, ishin të lidhura me tela me gjemba!! Tela të ndryshkur kufiri?! Tela të përgjakur burgjesh e kampesh?! Tela pushkatimesh? Veçse ai, që urdhëroi dhunimin e fundit, gabohej! Telat ishin këputur e tretur, ndërsa mbi tokë çelin lule, vepra jeton e shpirti saj, yll ndër yje.

                                                           ***

Musine Kokalari megjithëse iku nga kjo botë dhe nuk e pa ditën e lirisë, ajo mbeti e paharruar në zemrat e  mendjet e atyre që kanë lexuar veprat e saj. Nga ajo kohë, do të kalonin dhjetë vjet, kur pas ngadhnjimit të demokracisë, Presidenti i Republikës, aso kohe doktor Sali Berisha e nderoi me medaljen “Martir i Demokracisë”, më pas me titullin “Nderi i Kombit,” Më 2009 u botua vëllimi i parë i veprave të saj. Antropologu Mauro Geraci botoi në Itali “La mia vita universitaria”, ditar ku Musine Kokalari rrëfen miqësitë e ngrohta të viteve universitare. Dr. Agata Fijalkowski në Universitin e Drejtësisë në Lankaster shkruante: “Duke e përkujtuar herë pas here me nderim,  imazhi i Musinesë është një tregues kyç për të gjetur, se çfarë duhet kujtuar, dhe kush duhet  ndëshkuar.” .

Tashmë pasardhësit e Kokalarëve e përjetësojnë nëpër muze, me mbledhje  letrash e dorëshkrimesh. Çmime letrare, shkolla e rrugë, mbajnë emrin “Musine Kokalari”. Qindra vajza e gra, të rinj e të moshuar, shoqërojnë përherë me miratim çdo shkrim kushtuar kujtimit të shkrimtares pa tela me gjemba rreth duarve të arta, teksa dëgjon nga nënua plakë këngët e jetës pranë vatrës që t’i dëgjojë bota.

                                        ***

Shkruesi i këtyre radhëve te trishtuara  në shenjë nderimi  i ka kushtura këto vargje:

*PËR TY QË DESHE

TË ISHE LULE!

Motër e muzave, Musine,

të pret qyteti me legjenda,

te Mali i Gjerë, shtëpitë përpjetë,

me lule, gjethe sipër muresh,

teqe, selvi në qiell lartuar!

 

Qyteti i Bajos e i Çerçizit,

qyteti i dijes, i Çabejit,

tek sillen retë mbi kala,

mbi Argjironë ndër mendime,

në gji fëmijën me dridhërimë!

 

Ja, Palortoja po hap dritaret!

Ka mall, të pret mëhallë e bukur!

O motër moj, o Musine!

Me çantë visaresh, lehtë e lehtë,

e qeshur ngjitesh nëpër sokak!

Të pret krahëhapur portë e lartë,

shtëpi e gurtë, zemër e mirë,

oda e qetë, vatër e ngrohtë!

O motër moj, o Musine!

 

Por çfarë të thoshte ty nënua plakë…

atje rreth vatrës, urtë e butë?

Mos vallë kërkoje ndër shkëndi

për miturinë yjet e bukur,

shpresat si ëndrra për rininë,

o motër moj, o Musine?

 

Në qiell shpirti të harrohej,

me fjalë të arta për Naimin,

për ditë me dritë nga perëndon,

kur qark fantazma endej në botë,

me gjak e tmerr sa tundej jeta!

 

Më kot një dorë me adhurim

e pafuqishme drejt teje nderej!

Më kot dhe grusht i rreptë i dhunës,

padrejtësisë nëpër zymti,

ngrihej mbi ty me kërcënim,

kur ne me mall kërkonim vjollca,

për ty, që deshe të ishe lule,

o motër vuajtjesh, o Musine!

 

Filed Under: Featured Tagged With: DUART E ARTA, EDHE NEN DHE', Musine Kokalari, pranga

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT