Alfons Grishaj/
Ndjesë Pastë/
-Ndjesë pastë…, qe i mirë ./
Sa i dashtun dhe i vshtirë./
Qen bir qeni, – një nga fundi./
Plaka e krrusun ,- hë, zullumi!…/
Tek dera një “burri i madh”/
Gjyslykë ngjesh, gojës një shall./
Çdo i pranishëm kundroi,/
Nuk pa , nëse qeshi a vajtoi…/
Hapën rrugën në xhenaze,
Neraxhesës me avaze ,
Në dorë i vyshkur karafil
Përkul’ në vesh i thot’: “debil”!
Ra përsipër rrasa e vorrit
Nga një sy dy lot prej zorit,
U çliru njaj kallaballëk
Shpirti tij shkoi porsi melek.
Tuj fluturu për në hava :
“Gabriel, ma ndaj kyt dava…
Thu kam kenë dhe unë si kta ?
Nuk jam un’, por ata me u qa”!
Të madhe qeshi Gabrieli…
“Krejt i afërt asht exheli,
Fjalët boshe kot së koti
Mos gjyko , se i gjykon Zoti”!…
Besimtari
Tastieret rruaza në qafë,
Lirat e Turkut, kryq e hënë,
L’kurën e palltos nga xhirafë,
Kapelë lëkure nga ujk rënë.
Këpucët vesh’ prej papirusi,
Çorape teli, çakshir argjile,
Kuti duhanit me myshk pusi,
Qaforen gëzofi prej një skile.
Ai, ekscentriku i vetëtimës
Fjaloset me erën e tërbuar,
Mprehur brisk përmes mjaullimës,
Brenda breshërit të gjymtuar.
Fuqia e shpirtit kur është i lirë
Si ajri i pranishëm gjithkund,
As breshër, as kohë e nxirë,
Asgjë s’e ndal, askush s’e mund.
Rrënjët krejt çakshirë argjile.
Qëmot’ këpucë papirusi.
Yll’ e kryq stoli vigjilje,
Simbol i frymës nga Jezusi!…
Se atëherë o mik’, …
Gëzohu kur dielli lind në agim
Për ditën e re plot dritë e jetë.
Kundrimi e luleve galdim,
Aromat shijoji i(e)qetë.
Duaje xixëllonjën që ndrit në terr,
Mushkonjën që të pickon drejt në vesh.
Në vuajtje harro satana e ferr ,
Në kup të qiellit gëzo e qesh!
Kupën e verës mik(e) amshuar…
Pije me fund , të mbush me lumturi,
Armikun e mposhtur e të rrënuar
E sheh me paqe e dhembshuri!
Me dashuri natyrën e përsosur
Në paqe vishe me kënaqësi,
Mendo dhe për jetën e pasosur…
Se atëherë o mik’, ke lindur sëri!
Vashës -Grua
Në prarimin e mrekullisë qiellore
Ku mblidhen gjitha andjet dhe ndjesitë,
Skulpturë e gjallë një mijë kolore
Mjeshtërinë e vet gdhendën perënditë…
Porsi dikur , kuror dafinash Rozafat,
Shëmbëlltyrë Morsinie e Kostandini,*
Mbi kullën e shekujve dashuri , o fat !
Lavdi yjeve ! Se bën roje , Kerubimi*…
*- Kostandini e Morsinia. Një histori e Skenderbeut…
Kostandini ishte vëllau binjak i Ballaban Pashës. Shpesh herë Turqit , e ngatërronin Konstandinin me Ballabanin , dhe ushtria e Kastriotit , e ngatërronte Ballaban Pashën me Konstandinin.
Morsinia dhe Konstandini , u martuan në kështjellën Rozafat, nën kurorat e dafinave . Sipas legjendës, Skënderbeu u kujdes për martesën e tyre…
*Kerubimi(Cherubim) = Engjëll . Roje i dritës dhe i yjeve.Pamja e tij përbëhet prej katër fytyrash : Një fytyrë burri, kau , luani dhe ëngjëlli.
– Shënimet e mia.