• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NË SUEDI, KUVENDI I DYTË I RRJETIT TË BIZNESEVE SHQIPTARE

October 1, 2017 by dgreca

Nga Albert Jashari-Malmö/

2 rrjeti i bizneseve

Në mesin e shumë afaristëve nga qytete të ndryshme të Suedisë Rrjeti i Bizneseve Shqiptare, sot në Malmö mbajti Kuvendin e Dytë Zgjedhor dhe zgjodhi kryesinë e re me këtë përbërje:

Saranda Iséni – Kryetare

Halim Hoti – Nënkryetar

Max Tairi – Nënkryetar

Fisnik Nepola – Sekretar

Arben Talaj – Arkëtar

Afrim Bunjaku – Drejtor Ekzekutiv për Projekte

Albert Jashari – Përgjegjës për Media

Kuvendin e nderuan me pjesëmarrjen e tyre edhe Sekretari i Përgjithshëm në Ministrin e Diasporës z.Osman Shahini si dhe nënkryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Finland z.Omer Nura dhe anëtari i Kryesisë z.Lulzim Voca dhe Drejtori i Qendrës Kulturore në Suedi z.Naim Sadiku.

Kryesia e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare i falenderon të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen dhe kontributin e dhënë.

Një falenderim i vecantë ju dedikohet të gjithë afaristëve të rinj që u anëtarësuan dhe ju bashkangjitën Rjetit të Bizneseve Shqiptare në Suedi.

Malmö, 30 shtator 2017

Albert Jashari

Përgjegjës për Media

Filed Under: Mergata Tagged With: bizneset shqiptare, Kuvendi i dyte, ne Suedi, Suedi

Në Suedi u mbajt konferencë pune e mësuesve shqiptarë

May 23, 2017 by dgreca

Në seancë puneNga Hazir MEHMETI-Halmstad/Në përgjithësi në diasporë përqindja e atyre që vijojnë mësimin shqip është shumë e ultë dhe nuk e kalon 2 % , Suedia shembull me vijueshmëri rreth 60%…shtetet tona duhet ta ndihmojnë mësimin amtar,  një detyrim i tyre kombëtar e kushtetues.  Prof. Dr. Agim Vinca: “Ata që donë ta copëtojnë kombin duan ta shkatërrojnë një të arritur epokale siç është Kongresi i Drejtshkrimit” /

1Prof. Dr. Agim VincaU takuam seminareve në vendlindje me përvojat tona profesionale rrethanash të ndryshme të punës e jetës. Nevoja e mësimit nga njëri tjetri na solli në konferencën e organizuar nga Lidhja e Shoqatave Shqiptare “Iliria” në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit të Kosovës, Lidhjen e Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri” në  Suedi.  Tema e konferencës ishte “Gjuha amtare, dygjuhësia dhe integrimi”. Seminari ishte gjithëpërfshirës për gjithë mësimdhënësit e të gjitha niveleve shkollore. Drejtues i realizimit të konferencës ishte Murat Koci i rrethuar nga aktivistë të mirënjohur mes tyre nikoqiri, Nuhi Mazreku e Shaban Gashi, mësues e veprimtar. Nga vendlindja morën pjesë z.Nuhi Gashi dhe  Shyhrete Reçica nga MASHT së Kosovës, Prof. Dr. Agim Vinca.  Ligjëratat ishin të larmishme dhe me vlera praktike dhe organizative. Mësimi më efikas bëhet mes të barabartëve, ashtu ishte dhe kësaj radhe.  Në emër të organizatorit përshëndeti mësuesi Murat Koci i cili paralajmëroi programin dyditor, drejtuesit e seancave, referuesit duke shtuar se sa është mësimdhënia nxitëse dhe sfiduese në praktikën tonë, metodologjia e didaktike në rrethanat aktuale sociale e teknologjike.

Referues i parë ishte z.Christer Jönsson, shef njësie në qytetin e Halmstad-it me temën “Mirsevjen në Halmstad, informim aktual për mësimdhënien në gjuhën amtare në Komunën e Halmstad-it”. Eksperte në shumë gjuhësi, Zyrafet Loshaj, shtjelloi rolin e gjuhëve në mësim me theks në mësimin amtar.   Nga Greqia, kryetarja e Shoqatës së Mësuesve Shqiptarë  Anila Velaj shtjelloj temën e saj “Krenari kombëtare apo  ndërgjegje  kombëtare? Roli i mësuesit të gjuhës amtare në  këto dy dimensione”. Një temë hulumtuese nga realiteti në rrethin e fëmijëve dhe prindërve shqiptarë në Greqi. Entela Sörmen Tabaku, ligjëruese në Universitetin e Upsales në Suedi mbajti kumtesën “Dygjuhësia në shërbim të ruajtjes së gjuhës amtare, identitetit kulturor e kombëtar”. Prof. Dr. Agim Vinca nga  Universiteti  Prishtinës u paraqit me temën mjaftë me interes: “Letërsia dhe gjuha shqipe në funksion të ruajtjes së gjuhës dhe identitetit kulturor e kombëtar”. Pas temës u zhvillua një bisedë e frytshme ku dolën paqartësi lidhur me gjuhën e unifikuar shqipe në vitet shtatëdhjeta. Prof.Dr.Agim Vinca mes tjerash tha: “Ata që donë ta copëtojnë kombin duan ta shkatërrojnë një të arritur epokale siç është Kongresi i Drejtshkrimit” Ai dha shembuj të shumtë lidhur me vendimet e marra në atë kohë rreth gjuhës shqipe si thesar i pakrahasueshëm unifikimi me elemente të gegërishtes dhe toskërishtes në gjuhën standarde.  Shyhrete Recica, (MASHTK, inspektor) mbajti ligjëratën e saj “Shkolla shqipe në trojet etnike dhe diasporë (Suedi) dhe mbështetja reciproke”
Pas dreken e ditës së parë u organizua paneli diskutues ku morën pjesë: Prof. Dr. Agim Vinca, Nuhi Gashi, Fatmire Ismaili Bunjaku, Zyrafete Losha, Hazir Mehmeti, Anila Kila, Shyhrete Reçica, Arben Vata dhe Hazbi Lalinca. U shtruan probleme rreth vijueshmërisë, mësimdhënies, rrethanave të ndryshme të mbajtjes së mësimit në diasporë, krahasime gjuhësore. Në përgjithësi në diasporë përqindja e atyre që vijojnë mësimin shqip është shumë e ultë dhe nuk e kalon 2 % , një konstatim nga z.Nuhi Gashi. Në Suedi vijueshmëria është diku rreth 60%  si vend shembull në krijimin e kushteve për mësimin e gjuhëve amtare. Në Austri diku rreth 19% edhe pse kushtet e ofruara janë përafërsisht të njëjta. Në Greqi, Itali, Francë, Zvicër dhe disa vende tjera, mësimi amtar është në nivel shoqatash dhe nuk mbështet nga institucionet vendore.. Furnizimi me tekste është shumë i mirë falë përpjekjeve të Ministrisë së Arsimit të Kosovës dhe bashkëpunimit te saj me Shkollën e Lartë Pedagogjike të Zürich –ut , projekt i drejtuar nga Prof. Dr. Dr. Bassil Schader. Nga ky projekt tani kemi 19 tekste sipas standardeve bash kohorë me te cilat mund të mburremi karshi kombeve tjera.  Si konstatim tjetër doli, se shtetet tona duhet ta ndihmojnë mësimin amtar,  një detyrim i tyre kombëtar e kushtetues.
Në ditën e dytë seancat u drejtuan nga Xhevat Isufi dhe Shaban Gashi.  Përfaqësuesi nga Ministria e Arsimit z. Nuhi Gashi  u paraqit me kumtesë “Fenomeni “shacat” shikuar nga perspektiva të shumta dhe në raport me mësimin e gjuhës shqipe e të kulturës shqiptare”. Një hulumtim i bazuar në fenomenet në të folurit e përditshëm tek të rinjtë dhe tjerë në Zvicër. Zyrtarja e lartë në Ministrinë e Arsimit në Suedi, Nermina Vikström mbajti kumtesën “ Informata aktuale nga Enti Shkollor në Suedi lidhur me mbështetjen e gjuhës amtare dhe ndihma në studime”. Ishte një temë me interes duke mësuar mbi mundësit e shumta që institucionet përkatëse suedeze ofrojnë për mësimin dhe studimin e gjuhës amtare. Xhevat Isufi, mësues dhe veprimtar i njohur prezantoi një praktikë të re në shfrytëzimin e faqes së internetit në mësimin e gjuhës amtare. Një formë mësimore e së ardhmes e hartuar nga vet autori në faqen Qendra e Gjuhëve – Modesmalalbanska në Komunen e Ängeholmit, ku kanë qasje nxënës e prindër. Një kumtesë të përbashkët nga përvoja profesionale paraqitën së bashku mësueset Fatime Kuçi dhe Bahtije Ratkoceri. Pikë programore ishte prezantimi botimeve të reja nga Prof. Dr. Agim Vinca. Ai lexoi disa poezi nga përmbledhje e tij e fundit me poezi “Nostalgji” të cilat u pritën me interes nga seminaristët. Hazir Mehmeti, prezantoj Abetaren e parë në Austri, tekst mësimor sipas standardeve bash kohore në alfabetimin specifik në diasporë. Pjesëmarrës tjerë ishin: Qerim Raqi, Mihane Hyseni, Xhavid Hasani, Burhan Kuci, Merita Pllana, Fixhrije Syla, Shpresa Selmani, Hava Haliti, Haki Behrami,Isuf Topilla, Arben Vata, Avesta, Mirela Kurtishi, Sadik Kelmendi, Beqe Shala, Sylejman Berisha,  Sherife Kuci Morina, Emine Jashari,  Ntonika Konomi,  Qerime Gurguri,  Marjeta Pepi, Adem Qerimaj, Ymer Gerbeshi, Sanije Selmani, Ardiana Hasani, Valbona Januzi,
Konferenca u karakterizua me dialog të haptë njohës dhe kërkues në rrugëgjetjet e formave të reja të veprimit dhe mësimdhënies në afirmimin e mësimit shqip në diasporë, me theks në Suedi.  Mbrëmja kulturore me këngë shqipe të kënduara nga këngëtarja Afërdita Xani ishte për të mos u harruar, ishte orë muzikore e cila dha shije në shuarjen e mallit mërgimtar.

Halmstad, 18,19 maj 2017

 

Filed Under: Emigracion Tagged With: e mësuesve shqiptarë, Hazir Mehmeti, ne Suedi, u mbajt konferencë pune

AKTIVITETE TË SHUMTA TË FEMRAVE SHQIPTARE NË SUEDI

January 22, 2017 by dgreca

EDHE LAGR VENDLINDJES  ME FANATIZËM RRUAJNË TRADITAT  KOMBËTARE/1 Vjollca SadikuNGA VJOLLCA SADIKU/ Suedi-Mërgata shqiptare është prezente në gjith botën.  Disa mijra shqiptar jetojnë edhe në Mbretërine e Suedisë, një ndër shtetet me demokraci  dhe standadr të lartë në botë . Shqiptarët të cilët jetojnë në këtë shtet të Skandinavisë janë të organizuar nëpër shoqatat të ndryshme. Mes shoqatave të cilët kanë aktivitete të shumta ësj=htë  edhe shoqata e grave  ,, Vlora,,ecila  vepronë në qytetin e Mallmës. Shoqata në fjal mund të thuhet lirisht se është  shtyllat kryesore e organizimit të gruas shqipatere në Suedi. Me përcaktimet programore ajo në vend të parë ka bashkëpunimin të gruas shqipatre në mërgim, rruajtjen e traditave kombëtare por edhe humanizmin me qëllim që të ndihmojnë bashkëkombasit e tyre atëher kur kanë nevoj për këtë.,

Këto ditë në Mallme u mbajt një takim i grave shqiptare që jetojnë në Skandinavi. Shoqata e grave Vlora dhe Eleonora poashtu e grave shqiptare tradicionalisht për çdo vit realizojnë takimet të gruas shqiptare  në qytetin e  bukur të Mallmes. Edhe kësaj rradhe në prezencën edhe të gazetës,, KOHA,, ata në mbrëmjen në fjal u takuan , u shoqëruan , biseduan dhe u argëtuan . Kryetarja e shoqatës ,,Vlora,, Drita Egriu  ,na deklaroi se këta takime kanë një domethënje shumë të madhvje për jetën dhe bashkëpunimin të shqiptareve në Suedi. Këtu në këtë mbrëmje na tha Drita ka gra që kanë migruzar në Suedi nga Dibra, Struga., Prespa, Gostivari, tetova, Shkupi, por edhe hsum gra nga qytete të Kosovës dhe Shqipërisë. Ajo na thot se bashkëpunimi mes shoqtave të grave shqiptare në Suedi është në nivel të lartë. Një vëmendje të vepçnat siç thot ajo gratë shqiptare kanë edhe për rruajtjen e traditave kombëtare. Rrujatja  egjuhës, dokeve dhe traditave shqiptare tani më mesukses rrugenb pothuajse në pjesën dërmuesetë familjev eshqiptare në këtë shtet Skandinav. Ajo na informon se në shoqtaën Vlora të malmes ka mbi 200 anatre të cilët janë shum aktive. ,, Shoqtat e grave shqiptare liuajn një rol të veçantë në orgnaizimin të shkollimit në gjuhën amnore në sisteme private plotësues meqëllim që as gjeneratat e reja të mos harojnë gjuhën e bukru shqipe,,. Na thot kryterja Driat Egriu e cila potencon se gjenerata e re poashtu shpreh një intere të theksuar edhe për këngët dhe vallet e bukura të kombit shqiptar. Nuk ka  familje shqiptare ku nuk ka veshje kombëatre shton ajo dhe thot se në organizimin të festvae kombëatre gjithmon vije në shpçrehje dashuria e madhe që kanë për kombin edhe të rinjtë që jetojn në kërtë shtet e që me preardhje janë nga të gjith trojet etnike shqipatre.

Antarja e kryeis Dashurie e cila është nga Gostivari thotë se klubi i shoqtës Vlora gjithmon është për plot me aktiviste të denjta të shoqtës. Ajo shton se në çdo shtëpi shqiptare shpesh gatuhen edhe ushqime tradicioane . Dashuri për atdheun gjithmon është në vend të parë, thot ajo.,, me një respekt dhe dashuri të madhe veshi edhe veshjen kombëtare me rastet e festave tona historike. Të gjith kanë dëshirë që në mbrëmjet që i organizojmë të mbajn veshjen ton të bulkur që e ka mbajt edhe të parët ton,, thekson dashurie .  Dibranja Mereme Osmani ;sht;  e punësuar në komunëln e mallmes. Ajo drejt ppër drejt meret me projektet që ofrojnë shoqtat joqeveortare dhe finasimin që bën për këta projketet pushteti vendor i >mallmës. Ajo në Suedi ka migruar para dy dekada dhe ka një familje të shkëlyqer.. Është shum e kënaqur nga jeta por edhe nga bashkëpumnimi mes grave shqiptare që janë të organizuara në shoqta. Familjet shqiptare që jetojnë dhe punojnë në Suedi mund të them se e ndjejnë nivelin e lart të demokracis të këtij sistemi. Është një sitet i cili të mundëson në mënyr të barabart të jetosh tëmshkollohesh dhe të jesh aktiv në sferën ti përzgjedhish shtot dibranja Mereme osmani.

Grat shqiptare në Suedi janë teje të emancipuara dhe japin një kontribut të madh edhe në shqoërin suedeze. Ata punojnë në Spitale, institucione arsimore, pushtetin vendor, si dhe në komapani të ndryshme që meren me prodjhiumtarine  teknikës së bardh dhe arikujve ushqimor. Poathuajse në të gjith familjet punojnë të dy bashkëshortët. Fëmijët gjithmon vazhdojnë shkollimin  emesëm dhe superior dhe i madh është numri i fëmijëve shqiptar të cilët përfundojnë  fakultete.

Mallme është një ndër qytet më të bukur të Suedis. Shqiptarët shpesh ,mund ti takosh në pjesët kryesore të tij. Duke shetitur mund te gjesh shume bashkombas me qe ma mare parasisht ku ata levizin dhe nga kur kane migruar ne Suedi, flasin gjuhen e tyre te bukur shqipe.

Filed Under: Emigracion Tagged With: ne Suedi, veprimtari te femrave, Vjollca Sadiku

DIASPORE-Shoqata e Shkrimtareve dhe artistëve shqiptar në Suedi

December 17, 2015 by dgreca

*Periudhë e suksesshme katërvjeçare e Shoqatës së shkrimtareve dhe artistëve në Suedi/

*Anëtarët e kësaj shoqate kanë arritur që të botojnë libra të shumtë të zhanreve të ndryshëm, punime artistike, piktura si dhe revista e broshura e posaçërisht vlen të theksohet botimi i katër veprave voluminoze “ Thesari Kombëtar i Mërgatës Shqiptare në Suedi”. Kryetar sërish u zgjodh Hysen Ibrahimi/

Shkruan: XHAVIT ÇITAKU/

Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar “ Papa Klementi i XI Albani” në Suedi vërtetë është bërë një thesar i çmuar, e cila me mençuri, me shkathtësi të mendjes dhe me një freski të shpirtit po di aq mirë ta lartësoj aq bukur kulturën, historinë e traditat shqiptare këtu në dhe të huaj, ky ishte vlerësim i të gjithë oratorëve në Kuvendin Zgjedhor të këtij asosacioni, që u mbajt në qytetin universitar të Lundit të këtij shteti skandinav. Sipas raportit katërvjeçar të punës dhe aktivitetit të anëtarëve të kësaj shoqate, që e paraqiti z. Hysen Ibrahimi, kryetar, doli në dritë se i gjithë ky sukses i arritur ka kulmuar edhe me botimin e katër veprave voluminoze të titulluar “ Thesari Kombëtar i Mërgatës Shqiptare në Suedi”. Këta libra kanë për synim pikërisht ndriçimin e veprimtarisë së pakursyeshme të mërgimtarëve tanë që u angazhuan aq shumë për të kontribuar në ndërtimin e shtetit të Kosovës. I gjithë materiali, përkatësisht shkrimet mbështeten në hulumtimin e dokumentacionit origjinal, i cili si i tillë është burim, material shkencor dhe thesar i çmuar. Këta libra janë vlerësuar lartë nga shumë kritik, institucione, dijetar, politikanë e individë të ndryshëm.  Po ashtu, në të gjitha përurimet që u bënë në shumë qytete në Shqipëri, Kosovë e troje tjera etnike shqiptare këto vepra u priten mirë, gjë që dëshmon prania e madhe e qytetarëve në ato evenimente. Më pas, z. Hysen Ibrahimi vuri në dukje se krijuesit e kësaj shoqate janë shumë të angazhuar në botimin e librave të zhanreve të ndryshëm, punimeve artistike e piktura si dhe revista e broshura. Kështu, deri me tash ata kanë shkruar mbi 200 vepra të tilla nga gjinitë e ndryshme letrare, por kanë krijuar edhe vepra të tjera artistike që janë të përmendura në opinionin suedezë. Për realizimin e këtyre synimeve, pos dëshirës e vullnetit, kontribut të madh po japin edhe biznesmen shqiptar me ndarjen e mjeteve të konsiderueshme për botimin e librave dhe mbajtjen e sesioneve shkencore për çdo vit si dhe të organizmit të tubimeve të ndryshme me rëndësi për komunitetin shqiptar që jeton e vepron në këtë shtet të largët. Nuk ka munguar as bashkëpunimi por edhe ndihma konkrete e Ministrisë së Diasporës, që i dha kësaj shoqate, tha në vazhdim Hysen Ibrahimi. Nga kjo vister aktivitetesh përmbajtësore të zhvilluara gjatë periudhës katërvjeçare, shihet qartë se kjo shoqatë është njëra ndër më aktivet në Suedi  në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare në mërgim.

Në këtë Kuvend zgjedhor të pranishmit vlerësuan lartë punën e palodhshme që ka dhënë Kryetari Hysen Ibrahimi, pastaj Fetah Bahtiri, Saranda Iseni, Sokol Demaku dhe shumë anëtarë të tjerë të devotshëm që gjithnjë kanë vepruar e punuar duke i shërbyer kombit e atdheut. Shi për këtë, kjo shoqatë ndau shumë lëvdata e falënderime për kontributin e dhënë të këtyre anëtarëve. U pranuan edhe tre anëtarë nderi në këtë shoqatë si dhe u aprovua raporti financiar.

Në fund të këtij tubimi Kuvendi zgjodhi  organet udhëheqëse të shoqatës, ndërsa Kryesia e re Kryetar sërish zgjodhi z. Hysen Ibrahimi, sekretar Fahredin Berishën, arkëtar Rrahman Rrahmani.

Filed Under: Mergata Tagged With: ne Suedi, Shoqata e shkrimtareve shqiptare, Xhavit Citaku

Shembull i mirë i një aktiviteti përmbajtjesor të shoqatës së shkrimtarëve nga Suedia

March 8, 2015 by dgreca

Kështu u tha në manifestimin që u organizua në qytetin e Laçit me rastin e promovimit të librit “ Thesari Kombëtar 3” të SHSHASH “ Papa Klementi i XI Albani” të Suedisë/
Nga XHAVIT ÇITAKU/
Në organizim të Shoqatës së Miqësisë Shqipëri- Itali dhe të Bashkisë së Laçit, dje në këtë qytet u promovua libri i SHSHASH “ Papa Klementi i XI Albani” nga Suedia i titulluar “ Thesari Kombëtar3”. Në këtë eveniment të rëndësishëm ishin të pranishëm një numër i madh i qytetarëve, dashamirëve të fjalës së shkruar si dhe Artur Bardhi, kryetar i Bashkisë së Laçit, Besi Bekteshi, drejtor i përgjithshëm në ministrinë e Kulturës në tiranë, Ëngjëll Ndocaj ,drejtor i përgjithshëm i Televizonit shqiptar, Nikollë lleshi, kryetar i Shoqatës së Miqësisë Shqipëri- Itali si dhe përfaqësues nga qeveria e Kosovës dhe gazetar t[ mediave të ndryshme.
Në fillim të këtij manifestimi, Saranda Iseni, moderatore dhe anëtare e Kryesisë së Shoqatës së shkrimtarëve nga Suedia, pasi përshëndeti të pranishmit, shfrytëzoj rastin për të thënë edhe disa fjalë me rastin e 7 marsit ditës ndërkombëtare të gruas, ditë kjo që mbartë respekt dhe dashuri të pafund, ditë që reflekton kurajën dhe guximin e nënave që ndryshuan historinë botërore. Dera është e hapur sepse në shpirtin e një nëne nuk ka nevojë të trokasish, tha ajo.
Ndërkaq, Artur Bardhi, kryetar i Bashkisë së Laçit tha se një nder i madh i kësaj Bashkie që sot janë të pranishëm përfaqësuesit e Shoqatës së shkrimtarëve shqiptar nga Suedia për të cilën kemi dëgjuar vetëm fjalë të mira se si duhet të punohet për komb e atdhe. Me një fjalë ky asosacion është një shembull i mirë i një aktiviteti përmbajtjesor që zhvillon atje larg, në atë vend të një demokracie të zhvilluar që ua ka dhënë mundësinë që bashkatdhetarët tanë të kenë mundësi për të punuar e dhënë kontribut edhe në krijimtari dhe fusha të ndryshme të punës e jetës. Uroj që ky aktivitet i çmuat të vazhdoj edhe në të ardhmen, tha pos tjerash, Artur Bardhi. Lidhur me aktivitetin e pasur që po zhvillon shoqata e shkr”imtarëve shqiptar në Suedi foli edhe Hysen Ibrahimi, kryetar, i cili ndër të tjera tha se falë angazhimit të pandërprerë që po zhvillojnë anëtarët e shoqatës sukseset e saj përditë e më tepër po shtohen dhe se shumë krijues dhe artistët shqiptar tashmë janë bërë emra të njohur në opinionin suedez dhe më gjerë. Fryt i një aktiviteti të madh që po zhvillohet në kuadër të kësaj shoqate edhe edhe ky libër i tretë me radhë që sot po prezantohet para jush. Ndërsa në qershor të këtij viti, po ashtu, në dritë do të dalë edhe libri i katërt, tha ai.
Për librin “ Thesari Kombëtar 3” referuan Kryeredaktori i revistës “ Miqësia” Vllash Prendi, Martin Gecaj dhe Zef Gjeta, udhëheqës të Shoqatës së Miqësisë Shqipëri- Itali, të cilët vlerësuan lartë nivelin e të shkruarit si dhe përmbajtjen konkrete të të gjitha aktiviteteve që janë zhvilluar nga mërgimtarët tanë në Suedi, aktivitete këto të cilat i dhanë një shtytje dhe ndihmuan më të madhe të gjitha proceset më rëndësi që u zhvilluan sidomos në Kosovë. Po ashtu, ky asosacion, thanë ata, po kontribuon më të madhe në kultivimin e traditës, kulturës dhe gjuhës shqipe. Ky është një shembull se si duhet të punojnë edhe të gjitha format e organizimit shqiptar në diasporë, përfunduan ata.
Këtë eveniment e bëri edhe më madhështor grupi i këngëtarëve dhe valltarëve të qytetit të cilët kënduan e luajtën valle të bukura për të pranishmit. Në fund Shoqata Kombëtar e Miqësisë Shqipëri- Itali ndau disa dekorata për kontributin e dhënë në disa fusha.

Filed Under: Mergata Tagged With: ne Suedi, shkrimtaret e Shqiptar, Xhavit Citaku

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT