• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“NOSTALGJIA” E AUTORIT MARIO CALIVA PROMOVOHET NË VJENË

September 1, 2021 by s p

Nga Hazir MEHMETI, Vjenë

 Vjenë, 29 gusht 2021. Vjenën e njohur në historinë shqiptare si vatër ku studiuan dhe vepruan shumë intelektual shqiptarë, figura të njohura të kombit, u prezantua shkrimtari arbëresh Mario Caliva me veprën e tij të fundit “NOSTALGJIA”.  Një promovim që përputhët me 533 vjetorin e themelimit të qytezës Hora e Arbërshëvet  nga Piana degli Albanasi nga banorët e shpërngulur në ishull pasi perandoria osmane sulmoi trojet shqiptare. Organizimi i promovimit u ndihmua nga Ambasadat e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës në Austri,  Europhaus, Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë “Aleksandër Mosisu” në Austri, Piana degli Albanesi- Hora e Arbërshëvet dhe Kultura e Jonë KA-ZA.  Në fillim Lirjetá Avdiu prezantoi autorin Mario Caliva duke dhënë pjesë nga biografia e tij e cila pastaj e drejtoi bisedën me autorin. Në fjalën e tij   Mario Caliva foli mbi jetën e arbëreshëve, traditave, gjuhës dhe krijimtarisë artistike e letrare. Në vazhdim ai zbërtheu përmbajtjen e dramës NOSTALGJIA duke lexuar pjesë nga libri dhe krijimtaria e tij poetike. Në emër të Lidhjes së Shkrimtarëve e Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu” në Austri përshëndeti Violeta Allmuça, shkrimtare. Pjesë nga vështrimi rreth dramës NOSTALGJIA të autorit Mario Cavia shkruar nga Hazir Mehmeti. Derisa para publikut vjen si monodramë, NOSTALGJIA, në realitet ngërthen në vete dramën e kombit tonë, respektivisht pjesës së tij i cili kërkoi fatet përtej Adriatikut.  Tani kjo dramë vjen si nostalgji gjeneratave duke kaluar nivelin e kujtimit deri në përmasat e mitit.   Rrjedha e ngjarjes ka rrënjët që nga toka e bekuar me kryetrimin Gjergj Kastrioti- Skënderbeu të cilit Papë Callisto i dha ati pseudonimin Atlet i Krishtit me gjithë lavdinë dhe tragjiken e bashkëkombëseve të tij si brumi i realitetit dramatik i shoqëruar me qëndresë dhe vuajtje e krenari deri në ditët e sotme.  Fjalët kanë fuqinë të zbulojnë të gjitha sekretet dhe të tregojnë të gjithë historinë e ekzistencës, shprehet autori. Këto u shkruan në shumë libra nga vetë ata që e përjetuan nga fillim kur takuan tokën e Kalabrisë e Sicilisë dhe formuan Horën e Arbëreshëve. Kësaj rruge të kujtimeve në kohën tonë vjen edhe autori Mario Caliva. Arbëreshet me gjysmë zemre të larguar nga mëmëdheu i tyre iu nënshtruar skenarit të drejtimit të jetës duke kujtuar me nostalgji deri në mit tokën e tyre, zakonet, traditën dhe bekimin e Krishtit në dramën ekzistenciale. Të pa lodhur në kujtimet e tyre, në tokën e zgjedhur nga Mbrojtësja Hyjnore në një distanca tokësore, Hora e Arbëreshëve kujtoj rrënjët me nostalgji mbi gjashtë shekuj përmes shpirtit poetik e artistik: “Ah sa e bukur ishte toka jonë! E lash e dhe më s’e pashë!”  Melodia e këngës flet fuqishëm në çdo kohë, në çdo zemër shqiptare kudo në glob, edhe pse shpesh përcjell me lot malli, dashurie shoqëruar me tragjiken e mërgimit biblik. Guri i parë i Arbërisë u skalit madhështor fillimisht në Truallin e Ri duke flakëruar Diellorin Pellazgë shekujve në muret e Virgjëreshës Odigitria, në “ E mësueme e Krishterë” si teksti i parë tek Arbëreshet pas Mesharit. Apo, Giorgio Guzzetta i cili mbolli vazhdimisht identitetin arbëresh. Pa dyshim figura madhor kombëtare e periudhës së Rilindësve të Mëdhenj është Jeronim De Rada me shkrimet e tij që mbetën lapidar në kujtesën kombëtare.  Dhe sot, pa dyshim, njëri nga ata që trason rrugën e shenjtë të kujtesës dhe ruajtjes së gjuhës arbëreshe është autori i NOSTALGJIA, Mario Caliva. Ai e ka kuptuar rrezikun që kërcënon arbërishten në kohën e uniformimit global. Ky uniformizëm rri si Shpatë Demokleu për të gjithë të mërguarit shqiptarë të cilët e anashkalojnë gjuhën e nënës duke iu folur fëmijëve në gjuhë të huaj.      Monodramës NOSTALGJIA i dëshiroj sukses në jetën dhe porosinë e saj gjatë rrugëtimit  në qendra tjera evropiane. Vjena ishte dhe do mbetët qendër e kontakteve dhe njohjeve me vepra e veprimtarë falë aktivistëve të pa lodhur.  Urime autorit, vëllait tonë, Mario Caliva! Në fund autorit iu ndanë mirënjohje nga organizatorët e promovimit. 

          Jetë përshkrim 

          Mario Calivà është një poet dhe dramaturg arbëresh. U diplomua në “Dramaturgji dhe Skenar” në Akademinë Kombëtare të Artit Dramatik “Silvio d’Amico” në Romë. Përveç titullit Doktor Ekonomisë dhe Financave, mori dhe një diplomë universitare në Disiplinën e Shfaqes me një tezë mbi Teatrin Arbëresh si vektor i komunikimit të identitetit. Calivà ka punuar në redaksinë Rai Cultura të Romës dhe si praktikant në Teatro Massimo në Palermo. Që nga viti 2012 ai ka vënë në skenë shfaqet e tij në gjuhën arbëreshe. Ka botuar disa koleksione poezish: Percezioni (Perceptimet), La luce dei punti lontani (Drita e pikave të largëta), Oltre l’oblio della voce (Përtej harresës së zërit). Në vitin 2017 botoi librin “Portella della ginestra 1 maj 1947, Në dhjetor 2020 monologu “Ara” shfaqet në Teatrin Kombëtar të Kosovës në Prishtinë. Në vitin 2020, shtëpia botuese Besa shtyp “Le Leggi razziali e l’ottobre del 1943” (Ligjet racore dhe tetori 1943) që tregon për hebrenjtë e Rromës, dhe historia monolog në gjuhë arbëreshe “Nostalgjia” e prezantuar në Berlin, Paris dhe Gjenevë. Në shkurt 2021 shtëpia botuese Besa shtyp “Poezi Arbëreshe”. Në janar 2021 në Prishtinë (Kosovë) për shtëpinë botuese OM është shtypur “Dety me Ngyren Portokall” një dramë në akt i vetëm. Së fundi me sukses u promovua në Vjenë. 

Filed Under: Kulture Tagged With: Hazir Mehmeti, Mario Caliva, Nostalgjia

Artikujt e fundit

  • Lot të bardhë…
  • UDHËKRYQET E KOSOVËS…
  • Çfarë është deliri madhështisë?
  • Nevoja urgjente për lidership
  • NJË KËSHILL MBARËKOMBËTAR, PËR TË KOORDINUAR STRATEGJITË DHE MBROJTJEN E INTERESAVE TË SHQIPTARËVE NË BALLKAN…
  • Woodrow Wilson: Do të bëhej një komb i harbuar…
  • Veprat bamirëse të Mehmet Ali Pashë Kavallës në vendlindjen e tij
  • “VATRA” DHE SHTETFORMIMI KOMBËTAR
  • Aktivitetet e Vatrës kanë gjurmë të fuqishme në historinë e re të Kosovës
  • SOT NE PERVJETORIN E VDEKJES
  • STATEMENT BY AMBASSADOR JEFFREY M. HOVENIER September 24, 2023
  • Sulmi terrorist serb ndaj policisë së Kosovës, sulm ndaj sovranitetit të Kosovës
  • Kryeministri Kurti me anëtarë të kabinetit ndezën qirinj në nderim të heroit, Afrim Bunjaku
  • Më 23 Shtator 2023 Presidentja e Kosovës Dr. Vjosa Osmani Sadriu u takua me Diasporën Shqiptaro Amerikane në Manhattan
  • “Kosova do të jetojë përgjithmonë”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT