(Reagim i SHSHA-së në Çikago)/
Shkruan: Skënder Karaçica/
Në tëejtër gjitha vendet e Ballkanit ku shqiptarët jetojnë të ndarë padrejtësisht po përjetojnë skenarët e vjetër të kohës antishqiptare të regjimeve pansllaviste,thuhet në fillim të reagimit të SHSHA-së në Çikago.Në të gjitha qarqet politike dhe diplomatike të BE-së në bashkërenditje më SHBA-në i kanë dhënë transformimit dhe të kohezionit të vlerave universale të demokracisë dhe të lirisë së popujve të këtij rajoni të trazuar me luftërat shekullore për liri dhe të ndarjes së vijave të mëvetësisë kombëtare.Në këtë rrugëtim të shpalimit të vlerave europiane,në Mal të Zi shqiptarët ende po përballën me politikën ditore të regjimit me skenarët e vjetër të Kral Nikollës,që dihet historikisht përmasat e përbuzjes dhe të shtypjes kombëtare të vrasjeve kolektive deri te debimi me dhunë nga toka etnike.
Pushteti aktual në Mal të Zi ndaj shqiptarëve po lejon para syve të Europës ,,standardet,,e dyfishta dhe pse jo me auforinë me sytë e urrejtjes që dalngadalë po e zbraz truallin shqiptar përmes udhës së mërgimit si dhe të mekanizmave tjerë të ligjor,që kanë shkuar aq larg sa në tokën shqiptare tashmë ia kanë vënë syrin për të ndërtuar kishat artodokse si shënja të kultit dhe përthekimi i tërë çështjes shqiptare nën hijen malaziase,kështu thekson ky asociacion kombëtar nga Amerika për opinionin e gjerë dhe të institucioneve relevante ndërkombëtare të BE-së,të SHBA-së dhe të OKB-së.
Kujt i duhen tashti dhe para syve të Europës,shpalimi i skenarëve të vejtër të kohës së Kral Nikollës dhe shpërblimi i Shoqatës Vullnetare të vrasjeve të shqiptarëve (1912-1918)që është organizuar para subjekteve politike dhe të shetit malazias,qkëta në mes dledhjet e përbashë hapi plagët e vjetra dhe lëkundi eshrat ndër varre të qindra shqiptarëve të vrarë në Mal të Zi,pyet me indijatë ky asociacion politiko-kombëtar në Çikago.Krejt diçka tjetër trumbetohet gjatë ditës për spektrin e gjerë të proceseve të demokracisë dhe të barazisë së qytetarëve në këtë vend të vogël dhe problematik gjatë shekullit të kaluar,e krejt diçka tjetër po veprohet në praktikë me ,,standardet,,e dyfishta kur kihet parasysh çështja e popullit shqiptar në truallin e vet.Nuk është e rastësisheme vizita pas dhjetë vjetësh në Beograd e kryeministrit Gjukanoviq dhe aktivizimi i programeve të përbashkëta politike në Ballkan.Kësaj rruge kohë më parë u nis edhe qeveria e Nikolla Gruevskit që mbajti mbledhje të përbashkëta në mes të dyja qeverive serbo-maqedonase për të krijuar frymën politike të Jugosllavisë së Tretë(!).Tërë këto lëvizje të përbashkimit rretqiph boshtit pansllavsit kanë për qëllim të dalin përball realitetit të ri politik dhe demokratik të krijimit të shtetit të ri të Kosovës dhe për ballansimin me çdo kusht të çështjes shqiptare.
SHSHA-ja në Çikago,përmes këtij reagimi,u bënë thirrje të gjithë shqiptarëve të shpërngulur nëpër botë dhe SHBA që të kthejnë në tokën e tyre etnike në Mal të Zi dhe të kërkojnë që përmes ,,shtetit ligjor,,dhe të përkrahjes me zërin tuaj të faktorit ndërkombëtar të krijihen kushtet e parandalimit të skenarëve të vjetër hegjemonist të Kral Nikollës dhe të regjimit komunist të ish-Jugosllavisë,që çështje shqiptare në këtë vend të brishtë të marrë kahet e reciprocitetit aq sa kërkon pushteti në Mal të Zi për pakicën malazeze në Kosovë,po aq të kenë të drejtat legjitime dhe kombëtare për shqiptarët në Mal të Zi.Në gjithë transformimet e jetës politike dhe të pushtetit lokal,propozojmë që komuna e Ulqinit të marrë statusin e veçantë si qendër e afrimit të pushtetit për shqiptarët në të gjitha fushat e jetës.Ndërkaq,përmes privatizimit të objekteve kapitale ekonomike(hoteliere)përgjtë bregdetit rreth Ulqinit nga biznesmenet nga Rusia,ky kapital të participohet edhe për shqiptarët dhe të krijohen kushtet për të jetuar me dinjitet dhe i barabartë me popullin malazias dhe pakicat tjera.Kërkojmë nga institucionet e BE-së dhe Uashingtoni që të jenë më afër me shqiptarët që kanë mbetur në geto dhe pa përkrahjen e duhur të ligjeve kushtetuese të Malit të Zi dhe nën hijen e kohës politike të shtetit i diskriminuar para derës së shtëpisë!E gjitha loja e strucit ka filluar në bregdetin malaziasë kur për çdo ditë vijnë nga 100 aeroplanë i pushtuar me turistët rusë që tregon qartë se privatizimi i objekteve ekonomike(hoteliere)edhe në Ulqin ka për qëllim (ri)pushtimin e tokës shqiptare dhe në heshtje të krijojë politikën e spastrimit etnik dhe para syve të botës së lirë demokratike europiane,thekson zëshëm SHSHA-ja në Çikago për aktualitetin shqiptar të pambrojtur në trojet e veta etnike në Mal të Zi.