TERMET I FUQISHEM NE SHQIPERI, 31 TE VDEKUR 650 TE PLAGOSUR/
– Federata Pan Shqiptare e Amerikës po i përcjell me shqetësim e dhimbje ngjarjet e pas tërmetit në Shqipëri, lutet për viktimat që humbën jetën si dhe për të lënduarit. Te Shtunen, 30 Nentor 2019, Ora 12.00 PM NE VATER HAPET FUSHATA PER TERMETIN/
Të paktën 31 persona janë vrarë dhe 650 të tjerë janë plagosur pas një tërmeti te fuqishem me një magnitude prej 6.4 , që goditi Shqipërinë të marten, 26 nentor 2019, raportoi media dhe rrjetet sociale.Sondazhi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara raportoi se tërmeti goditi nga një thellësi e përafërt prej 20 kilometrash (12 milje) herët të martën sipas kohë lokale.Epiqendra ishte në qytetin portual të Durrësit, rreth 13 milje larg kryeqytetit Tiranë. Videot e mediave sociale nga zona tregojnë se disa ndërtesa janë shembur dhe nen rrenoja jane gjetur edhe persona te vdekur.Ministria shqiptare e Shëndetësisë tha të martën në mëngjes se të paktën pesembedhjete njerëz ishin vrarë nga tërmeti, por media orëve të fundit po raporton se numre i viktimave die i te plagosureve ndyshon ne vijimesi, pasi skuadrat speciale pga Shqiperia, Kosova, Italia, Turqia etj.Jane nen kerkim neper rrenoja die se ndjehen zera qe kerkojne ndihme.Ministria e shëndetësisë,po ashtu ka konfirmuar se të paktën 650 njerëz janë lënduar dhe kane marre ndihmen ne spitalet e Durresit, Tiranes dhe Krujes. Shkollat janë mbyllur në tre qytete – Durrës, Lezhe dhe Tiranë – deri në njoftimin e mëtejshëm.Presidenti Ilir Meta u shpreh perms nje mesazhi te postuar se “e rëndësishme të punohet me përkushtim e profesionalizëm për të shpëtuar çdo jetë njerëzore që ndodhet nën rrënojat e ndërtesave dhe të ndihmohen të plagosurit. E rëndësishme të evidentohen banorët që s’mund të kthehen në shtëpitë e tyre dhe që kanë nevojë për strehim.Qeveria t’u kërkojë institucioneve ndërkombëtare ndihmë. Besoj se të gjithë qytetarët tanë do dinë ta përballojnë këtë fatkeqësi me solidaritet, kurajo dhe duke i’u gjendur pranë me çdo mënyrë vëllezërve dhe motrave tona më të dëmtuar”Qeveria perms kryeministrit raportoi se : “Të gjitha strukturat e shtetit janë në këmbë qysh në momentet e para pas goditjes. Punohet intensivisht për të shpëtuar çdo jetë të mundshme në disa pika fatale në Durrës e Thumanë. Eshtë një moment dramatik ku sidoqoftë duhet të ruajmë me çdo kusht qetësinë,të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit e ta përballojmë këtë goditje së bashku. Ne do të bëjmë gjithçka kemi në dorë dhe me miqtë e mëdhenj në krah do ta kalojmë edhe këtë situate”.Kanë reaguar edhe udhëheqësit e kosovës, Presidenti Thaci dhe Krryeministri në detyrë Haradinaj.Presidenti Thaci shkroi ne fb: “Kryeministrin Rama e sigurova se Kosova do të jetë në mbështetje dhe përkrah Shqipërisë. Tashmë njësitë përkatëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë nisur drejt zonave të dëmtuara nga tërmeti”. Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, shkroi se “me shqetësim po i përcjell lajmet për tërmetet e njëpasnjëshme që goditën Shqipërinë dhe një pjesë të Kosovës gjatë natës.Mendimet dhe lutjet e mia janë me të gjithë qytetarët që pësuan dhe ata që presin me padurim lajme për familjarët e tyre. Kosova është e gatshme t’i ofrojë ndihmën e saj të pakursyer popullit dhe shtetit të Shqipërisë për të tejkaluar këtë situatë të rëndë. Të gjithë të lënduarve shërim sa më të shpejt dhe për ata që pësuan do të jemi në dispozicion të plotë”. Ushtria e Kosoves nderkohe mberriti ne Shqiperi.Për situatën e tërmeteve në Shqipëri ka reaguar Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, Ambasada e SHBA-ve dhe ambasadori i BE, Luigi Soreca.Ata kanë shprehur mbështetjen e tyre për situatën ku ndodhet vendi.Në një postim në rrjetet sociale, Sassoli shkruan: “I gjendem pranë vëllzërve dhe popullit shqiptar. Europa është në tuaj”.Ndërsa Ambasada e SHBA reagoi duke u shprehur: “Shtetet e Bashkuara shprehin ngushëllimet më të thella për të gjitha familjet dhe komunitetet e prekura nga tërmeti. Shtetet e Bashkuara janë pranë miqve tanë në Shqipëri, ashtu si amerikanët dhe shqiptarët kanë qëndruar gjithnjë pranë njëri-tjetrit në kohë të vështira. Ne vijojmë të ndjekim situatën nga afër dhe jemi në gatishmëri për të ofruar mbështetjen tonë.”Ndërkohë ambasadori i BE në vendin tonë, Soreca shkroi në Twitter se janë të pikëlluar nga humbjet e jetëve dhe se Bashkimi Europian është në kontakt me autoritetet për të ofruar ndihmë.Luigi Soreca: “Jemi shumë të pikëlluar nga humbja e jetëve dhe dëmet e shkaktuara nga tërmeti shkatërrimtar. Zemrat tona janë me popullin shqiptar dhe të gjitha familjet e prekura nga kjo tragjedi. Bashkimi Europian qëndron pranë popullit dhe mbetet në kontakt me autoritetet për të ofruar ndihmë.
“Federata Pan Shqiptare e Amerikës po i përcjell me shqetësim e dhimbje ngjarjet e pas tërmetit në Shqipëri, lutet për viktimat që humbën jetën si dhe për të lënduarit.