Alfons GRISHAJ në Sofrën Poetike të Diellit /
Tiara e Herës*/
Krahë çadër Kerubini,/
Porsi tendë në shkretëtirë…/
Perri qelq vesh si rubini/
Shtamb plot nektar për të pirë./
Në prehrin e Mirelës
Si në parajs më zë gjumi…
Fluturim i pëllumbeshës,
Seç më zgjoi buzë një lumi!
Ja ! Tridhjetë e dy ura…
Më e vjetra Pont Neuf,
Aty qau dhe e bukra Sura*
Për Seitin trimin si Wolf!
Flauroi më e dashura mike,
Më e bukur vash’ s’ ka le,
Alda , kjo nimfë magjike
Plot me rreze feks mbi dhe!
E kthej kryet larg në vite,
Copë në dhimbje Rrenatë,
Në qeli paasnjë plas drite
Si balsam , herë shtrëngatë.
Litar shelgjesh grua e bukur
Më lidhi këmbët si shtrigë
Desh’ Alden për ta zhdukur,
Dhe Mirelën copë e çikë.
Pont Neuf , lash rremat në sule,
Vara Tiaran në parmak.
Mbusha lumin plot me lule,
Theva vazon plot farmak !
U çliruan mijra emra
Si petalet përmes erës,
Erëmuan të bukurat femra
Për trofe Tiarën e Herës.
Disa me kunorë shparg*
Sytë me bisht si razaki,
Zbukuru në qafë varg
Lloj –lloj lulesh n’harmoni.
Asnjë buzëvarur , maraz.
Tok të gjithë si njëemrak,
Stolis kandshëm me topaz*
Xhent’s bastun , shik me frak.
Mbusha kupën plot me verë…
E ngrita për at’ madhështi!
Ca trokitje derë me derë
Për t’ sëmurët në ligështi.
Me Mirelën në një amulet*
Mbush me parfum’n e dashnisë,
Ca kujtime në kulet,
Pal’ betimin e rinisë.
Rrah krahët Kerubini
Tek kulmon në hapësirë,
Jasht prej llampe si flet Xhini:
“ Ke me zgjedh veç një dëshirë!”
Por , seç ngryset në fytyrë
Tek përshkon tokën e tërë,
Dhe më tregon për mynxyrë,
Si shkëmbinjt’ do bëhen rërë…
Prapa andjes se Parisit,
Vrik në ethe seç u çova
Tek u gris hija e mrizit
Më fanitet supernova !
Rrugës qiellit për tek Zoti,
Më kallzoi se çfarë thot’ Hyu,
Hije e zezë , tmerr prej morti
Ka me ra rrrept tek njeriu.
Se ata janë aq shumë,
Sa as Zot’ s’ mund ti numëroj…!
Që notojnë në të pistin llumë
Si në Gamor do i shkatërroj.
Si Saturni tinguj tmerr,
Zjarr’ e llava do bëhen hi,
Porsi n’Mars shpirt i bjerr
Ka me u tretet në hon të zi !
Si Abrahami koh më parë,
Metani* për disa shpirt’ra…
Hyu mu kthye : “ Heratiarë,
Ka shpëtu frymët e dlirta.”
Zot’ në tokën kanistër ,
Gardianët do jenë qiellorë,
As tiranë e as glistër ,*
Veç njerëzit e adorë.*
————————————
Shpjegim Fjalësh:
1-Tiara e Herës = Tiara apo diadema e Herës , e gjetur në Crotone. Mendohet se i përkiste gruas së Zeusit , Hera . Tiara e Herës është e artë me ca gjethe dhe gonxhe përreth … Kam patur fatin ta shoh nga afër gjatë vizitës time(Crotone)tek bashkpuntorët e mi , Dr. Modesto dhe Xhino … Lart në foto, Tiara e Herës.
2-Kurt Seit dhe Sura , tek Tele-drama Turke.
3-Shparg= Bimë zbukurimi me fije të imta të vogla e të dendura, që formojnë një
kuror të gjelbër e të bukur (Fjalori Shqip).
4-Topaz = Metal i çmuar , bëhen gurët e unazave , vathëve dhe gjerdanëve.
5-Amulet = Varëse qafe , stoli…
6- Glister= Krimb që rri në tokë në lagështirë , zakonisht në pleh.
7- Adorë = Dashuri , devocion…glori.
8-Metani= Bije në gjunjë në lutje para një shenjtori , Engjëlli apo Zotit…