In memoriam Mentaz Allajbegu, traineri legjendar i sportit të mundjes, NJERI-BESIMTAR-ATDHETAR/
Në vend, faqe njëmijë, vetëm në ca rreshta, më e shkurtëra, mini-biografi!/
Edhepse mund të shkruhet një vepër e tërë, me karakter hulumtues dhe investigues gazetaresk, shkencor-publicistik, bile edhe në ca vëllime, përgjegjësi, e cila, iu dedikohet, në radhë të parë teoricientëve, gazetarëve dhe sportistëve të mundjes, por edhe të degëve të tjera, për shkak të vendit të kufizuar në mediat vizuele, sidomos, por edhe në ato të shkruara dhe të tjerat elektronike, në mënyrën më koncize munde të kufizohemi vetëm me ca mbitituj, tituj dhe nëntituj, apo edhe kapituj, të cilët, poshtu mund ta arrinin numrin me tri shifra!
I. NJERI ME DINJITET
1.- I lindur, rritur, zhvilluar dhe përfunduar tipik dibran, me dinjitet, krenari dhe modesti;
II. PEDAGOG I RRYER
2.- Filloi të punojë si pedagog i rryer në Dibrën Heroike, për të ia mbyllur dyert e arsimit, pas kthimit nga shërbimi ushtarak i sistemit monit-titist dhe antishqiptar?!
III. NGA SHKUPI E DERI NË EUROPË, BOTË DHE OLIMPIADË
3.- Veprimtarinë pedagogjike-sportive dhe atdhetare e vijoi në Shkup, edhe si trainer i sportit me pasionin kulminant, të mundjes dhe gati të të gjitha degëve më kruciale, për të arritur nxënësit e tij edhe zenitin e kampionëve dhe medaljeve më të shtrenjta të metaleve më fisnike në kampionatet shtetërore, rajonale, evropiane dhe botërore, duke përfshirë edhe Lojërat Olimipike;
IV. SUKSESE EDHE NË PRISHTINË E KOSOVË
4.- Aktivitetin sportiv dhe patriotik e vijoi edhe në Prishtinë dhe në shumë qendra tjera të Kosovës martire, duke i lidhur trojet etnike shqiptare si ambasadori më i devotshëm!
V. ME SHENJËTARINË PËR SHKAQE LUFTARAKE-ÇLIRIMTARE!
5.- Bashkëpunoi me të gjithë, edhe me sportet tjera, por duket se më së shumti, në mënyrë më entuziaste me trainerin dhe sekretarin gjeneral të Federatës së Shenjëtarëve të Kosovës, tanimë, poashtu qe mbi katër muaj në amshim, Sulejman Ramadanin, duke e kuptuar se stërvitja rreth tri dekada e të rinjëve dhe të rejave të këtij sporti, nuk ka vetëm qëllim zbavitës dhe garash, por me paradestinim kombëtar, me prioritet logjistik për përgatitjen e kuadrove të afta për përsosjen e artit ushtarak, për përdorimin profesional të armëve të të gjitha llojeve dhe kalibrave, sepse do të iu duhej shqiptarëve për kryengritje të armatosur, ose për mbrojtje nga armiku i përbetuar i popullit shqiptar,siç edhe ndodhi në vitin 1999, 2000 dhe 2001 në tri luftërat, apo skenarët sllavo-artodokse-shqiptare, duke e paramenduar, por edhe mos ditur se i njëjti i ka ushtruar në Zonën Operative të Llapit, sidomos edhe ushtarët dhe komandantët e lavdishëm të UÇK-së!
VI. MBI TË GJITHA: NJERI, BESIMTAR-ATDHETAR
6.- Përveç si trainer kulminant dhe me famë botërore, me shumë medalje dhe mirënjohje tjera të panumërta në mbarë rruzullin tokësor, i Madhu mbi të mëdhenjtë, Mentaz Allajbegu, ishte NJERI, BESIMTAR dhe ATDHETAR I DEVOTSHËM dhe i PALUHATSHËM!
VII. I DASHUR, ORATOR, I ANASHKALUAR,
7.- I dashur nga të gjithë, i çmuar, por edhe i anashkaluar tmerrësisht, edhe nga kundërshtarët dhe diletanët, nga ca takime, për të cilat i rihapa inçizimet në internet edhe tani kur i radhis këta rreshta, Mentaz Allajbegu ishte edhe orator i pasionuar, gojëmbël, i dashur dhe i çmuar, jo vetëm nga shqiptarët nga të gjitha trojet etnike dhe Diaspora e Madhe shumëmilionëshe Shqiptare, por edhe nga sportistët, ekspertët dhe personalitetet më të informuara në tërë rruzullin tokësor!
VIII. NDIHMË VËLLAZËRORE NË KOHË TË VËSHTIRË…
8.- Personalisht unë kam dy përshtypje të jashtëzakonshme: Kur vepronte në Prishtinë, në qershor të vitit 1988, me rastin e rrënimit skandaloz nga ana e pushtetit komunal dhe qëndror të godinës me dy banesa zyrtare në Poligonin e Shenjëtarisë e ndërtuar qysh në vitin 1935, në zemrën e Tauk-Bahçes së Prishtinës, me skenar për zhdukje fizike personale dhe familjare, me plot eskavatorë,19 policë dhe punëtorë-hajna, duke m’i vjedhur nga djepi i palltos në banesë, 3.000 DM dhe revolen me po atë vlerë, Mentaz Allajbegu, ngarendi si me shpejtësi rrufeje për ndihmë morale, teknike dhe materiale, duke na u gjendur 10 anëtarëve të familjes,në momentet më të vështira dhe jetike, kur mund të ndodhte edhe tragjedia më makabre, edhepse me të vëllanë dispononim me të gjitha llojet dhe kalibrat e armëve në depo, duke na inkurrajuar si dibran dhe shqiptar i vërtetë!
IX. EDHE NË ZYRËN E DREJTORIT TË PALESTRËS
9.- Pas skenarit të 2001, në një takim rasti në Qendër të Shkupit, më shoqëroi si mik i vërtetë, duke shkuar bashkërisht te Drejtori i Palestrës së Sporteve nën Kala të Shkupit, te z. Palloshi për të ma lëshuar atë në rast të nevojës për ndonjë tubim të madh me karakter kulturor ose thjeshtë kombëtar, e cila u premtua me respektin më të madh!
X. NË FUND, I VETMUAR, SI ROBINSONI?! (Turp!)
10.- Absurdi mbi absurdet, as i pari, as i fundit dhe as i vetmi, anashkalimi fashizoid pas të gjitha atyre meritave të Legjendës së Mundjes Shqiptare dhe Botërore, duke e lërë në gjendje të mjerueshme dhe të izoluar si Robinson Krusoja i Daniel Defosë (1660-1731), pasi nuk i përkuleshte kurkujt dhe mbeti stoik i përbetuar tërë jetën, duke e konkretizuar nga bashëpunëtorët dhe nxënësit e tij më të devotshëm, për ta zbuluar një të vërtetë historike që të mos përsëritet më!
XI. NË ELITËN E PARË TË ILIRIDËS SHQIPTARE DHE MË GJERË
11.- Dhe duke përfunduar, një koinçidencë mbi koinçidencat, citoj nga notesi me laps për ta përpunuar dhe përpiluar në kompjuter:” E enjte, 16.01.2014, qe, 04:10, pasi më doli dhe s’më zente gjumi, duke menduar, (ri)IDE MADHORE…”, kur e përpilova një listë prioritare nga rreth 100 personalitete më cilësore nga Ilirida Shqiptare, ndër mbi 30 të parët për publikim, u shënua edhe emri i Mentaz Allajbegut (sikurse edhe i dy Shabanave poashtu legjendarë, fryt i tij i merituar), emrat e të cilëve, krahas artikullit programatik dhe pragmatik e strategjik, me qëllimin e shenjtë, do të publikohen së shpejti në rreth 50 media të shkruara dhe elektronike, me të cilat Kabineti… dhe unë, krahas atyre gjysmëshekullore, që nga viti 1956, me rreth 20 emra konspirativë, bashkëpunojmë qe më shumë se tri vite, sidomos, që nga ato të Kërçovës, Tetovës, Shkupit, Prishtinës, Preshevës, Malësisë së Madhe, Tiranës dhe deri te ditorja më prestigjioze e Nolit dhe Konicës, “Dielli” (me traditë 95 vjeçare:1909-2014…) dhe “Illyria” të Amerikës…;
XII. NGUSHËLLIME DHE INKURRAJIME
12.Dhe krejt në fund: me rastin e kalimt në amshim të Legjendës së pakrahasueshme të sportit të Mundjes, Atdhetarit të Devotshëm, Bashkëpunëtorit dhe mikut tim të paharrueshëm, të të Madhit Mentaz Allajbegut, familjes, farefisit, nxënësve të tij, dashamirëve, dibranëve, shkupjanëve, prishtinasve dhe të gjithë shqiptarëve të Iliridës Shqiptare, të të gjitha trojeve etnike, të Diasporës së Madhe Shqiptare në tërë rruzullin tokësor, por edhe të tjerëve, NGUSHËLLIMET më të sinqerta, duke i inkurrajuar për humbjen e madhe dhe të pakompenzueshme në historinë e sportit shqiptar dhe botëror!
Lavdi e përjetëshme, bashkëpunëtorit dhe mikut tim të Madh, Mentaz ALlajbegut!I paharrueshmi për jetë:
Sali Ramadani-Kërçova
…………………………………………………………………………………………………
PS(Postcriptum) Duke qenë se momentalisht gjendem jashtë venldindjes, i lutem Redaksisë së nderuar më të afërt që këtë tekst të ia dorëzojë familjes së të nderit, me propozim që të publikohet edhe në rubrikën respektive, bile, për shkak të peshës së burimit, INA prestigjioze në atë EKSKLUZIVE, sepse duket se edhe mëtej hakerët i sulmojnë në mënyrë mafioze tekstet tona , pasi ky in memoriam do të jetë pjesë e veprës voluminoze “Çështje Shqiptare (Si? Të zgjdhen!), ose edhe në vepër të veçantë “IN MEMORIAME”, që nga fjalimi mortor për deputetin e viteve të ’60-ta, Rrahim Likën, Heroin e Kombit Sulejman Elezin dhe Sulejman Ramadanin, Eshref Saraçini, Bahtiar Rrushaj, Hajro Ukalli dhe deri te Bekim Fehmiu etj.