… NGA AUTORITETI PËR INFORMIMIN MBI DOKUMENTETE E ISH SIGURIMIT TË SHTETIT/
Ditën e Enjte, 22 Gusht 2019, Editori i Gazetës”DIELLI”, Dalip Greca, tërhoqi nga Autoriteti për Informimin Mbi Dokumentet e Ish -Sigurimit të Shtetit Dosjen e VATRËS. Kërkesa ishte bërë me shkrim nga Kryetari i Vatrës z. Dritan Mishto, me 15 Prill 2019. Çështja e kërkesës së Vatrës u mor në shqyrtim në mbledhjen e datës 22 gusht 2019 në prani të Znj.Gentiana Sula, Kryetare, Z. Altin Hoxha, Anëtar dhe z. Marnglen Kasmi -anëtar.
Dosja iu dorëzua Editorit të DIELLIT, pas firmosjes së deklaratës së Konfindencialitetit në ambjentet e punës së Autoritetit. Në prani të z. Marnglen Kasmi dhe Dr. Ornela Arapi, editorit iu vunë në dispozicion dokumentacioni i administruar nga Autoriteti. Informacioni është konfidencial për deklaruesin dhe do të përdoret prej tij për qëllime studimore.
Dosja totale e Vatrës ka rreth 1056 faqe të dixhitalizuara. Ajo ka në përbërje:
1- Dosje objekti “Vatra”, nr 102, deklasifikuar me vendim nr.12, dt. 17.06.2019, me numër total fletësh 277 (të dixhitalizuara 296 faqe)
2-Dosje objekti “Vatra”, nr 128, deklasifikuar me vendim nr. 12, dt. 17.06.2019, me nr. total fletësh 491(të dixhitalizuara 582).
3- Dosja objekti VATRA, vëll 3, deklasifikuar me vendim nr.12, dt.17.06.2019, me nr.total fletësh 159(të dixhitalizuara 178 faqe).
Dosja e survejimit të Vatrës dhe Gazetës së saj Dielli është hapur në vitet ’50 dhe ka vazhduar deri në vitin ’91 të shekullit të shkuar. Në 1056 faqet e saj janë të fshehur raportime të agjentëve të Misionit Shqiptar në Nju Jork, si dhe Drejtorive përkatëse të Sigurimit të Shtetit në Ministrinë e Brendshme, janë fshehur emra të rekurtuarish përreth dhe brenda Vatrës, Plane operative kundër Vatrës, Studime rreth veprimtarisë “armiqësore” të Vatrës dhe masat e Shqipërisë komuniste për ta paralizuar atë, Plan Masash Agjenturor-Operativ për ndjekjen, Zbulimin dhe Parandalimin e Veprimtarisë Armiqësore të Organizatës Vatra dhe gazetës së saj Dielli etj. Në shënjestër ishin editorët e Diellit. Sigurimi shqiptar duket se ka investuar shumë në drejtim të paralizmit të Vatrës dhe të krijimit të konflikteve të saj me organizatat e tjera nacionaliste të Diaspoërs në SHBA. Një front tjetër ishte injektimi i konflikteve brenda Vatrës duke nxitur përplasjen mes grupit të intelektualëve me vatranët e tjerë, apo vatranët e vjetër me të arratisurit, apo mes vatarnëve patriotë siç shprehen ofiqarët e Sigurimit dhe agjentëve jugosllavë brenda Vatrës apo Organizatae të tjera. Vatra në të gjitha relacionet, udhëzimet, planet operative për paralizmin e saj, etiketohet si reaksionare, armiqsore, vegël e depratamentit të Shtetit, bashkëpunëtore me FBI e CIA. Sigurimi shkon deri atje sa kërkon paralizmine punës së editorëve të Diellit, duke filluar që me Qerim Panaritin, Athanas Gegaj, luftë e ashpër për të ndaluar emrimin e Bilal Xhaferrit si editor i Diellit dhe shumë investim për të mos lejuar ardhjen e Eduart Liços, Arshi Pipës në krye të Diellit, lufët e kurthe për të larguar Xhevat Kallajxhiun nga drejtimi i Diellit( Sigurimi shkruante Letra Anonime për demskimin e Kallajxhiut(etj etj……Etj.
Në faqet e dosjes ka pseudonime(Luani, Kështjella, Korabi, Shigjeta, Teli, Pellgu,Tablloja, Mali, Gjahtari, Vullkani, Malësia, Sazani, Shqiponja, Ngjala, Blloku,dhe pseudonime shifrore …, persona që fshihen pas shifrave, agjentë, që ushqejnë me raporte Sigurimin etj etj… Kaq sa për fillim.(Editori)